Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku gabojnë Tomas Brey dhe DPA

Shko poshtë

Ku gabojnë Tomas Brey dhe DPA Empty Ku gabojnë Tomas Brey dhe DPA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:56 pm

Ku gabojnë Tomas Brey dhe DPA

Valon Kurtishi


Shtetet europiane dhe shtetet e tjera jashtë Europës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës pas intervenimit ushtarak kundër makinerisë serbe të luftës. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Serbia është shkaktarja kryesore e destabilizimit të situatës në Kosovë dhe në rajon. Një Kosovë e vogël dhe e dobët nuk mund ti bëjë ballë një Serbie të madhe e të fuqishme dhe me shumë aleate publikë e të fshehur ballkanikë e globalë. Për këto arsye dhe shumë të tjera, një pjesë e mirë e botës perëndimore ka filluar të ketë mirëkuptim serioz për projektin e bashkimit doganor e kulturor të Shqipërisë dhe Kosovës. Fuqizimi ekonomik i shqiptarëve sipas këtyre qarqeve do të sillte një baraspeshë të forcave, e me këtë dhe një paqe të qëndrueshme në Ballkan. Vija e kuqe është shkelur nga Serbia disa herë në dy dekadat e fundit. Perëndimi nuk ka pasur dhe as do të ketë vijë të kuqe për bashkimin e shteteve sepse vetë perëndimi është duke shkuar drejt një modeli mbishtetëror të bashkimit të më shumë shteteve në një Union më të madh, më të fuqishëm dhe më kompetitiv në skenën globale. Nëse gjithë struktura si një dhe e tërë shkon drejt bashkimit , është absurde dhe jologjike që pjesët e saj përbërëse të shkojnë drejt kufizimit, dezintegrimit apo copëtimit.
Çështja shqiptare prej më shumë se 100 vitesh mbahet peng nga interesat kolonialiste dhe të padrejta të shteteve ballkanike dhe u rishfaq me forcë në rend dite me rënien e perandorive sllavo-komuniste të ish-BRSS dhe ish-RSFJ. Rreth 8 milionë shqiptarë në Ballkan jetojnë të ndarë në 6 shtete. Në Shqipëri jetojnë 4.2 milionë, në Kosovë 2.2 milionë, në Ish republikën jugosllave të Maqedonisë jetojnë mbi 800.000 mijë, në Mal të zi rreth 100.000 mijë, në Serbi reth 100.000 mijë të tjerë dhe në Greqi 1.5 milionë.
- Në jug të Serbisë si dhe çdo kund ku jetojnë shqiptarë autoktonë në Ballkan jashtë Republikës së Shqipërisë, dhuna kundër gjithë popullatës shqiptare nuk ka të ndaluar që nga viti 1912 e këndej. Edhe në luginën e Preshevës pati intensifikim të dhunës së zakonshme në javën e fundit. Policia speciale e Beogradit dhe njësi tjera speciale për dhunë ndaj njeriut, sulmuan edhe njëherë civilët e pafajshëm shqiptarë atje. Kjo erdhi si shkak i vënies së eksplozivëve të ndryshëm nga organe tjera të specializuara të Beogradit në këto punë, të cilat mjete eksplozive asnjëherë nuk dëmtojnë ushtarë apo policë serbë dhe gjithmonë shpërthejnë në atë periudhe kohore kur në Kosovë ndodh diçka e rëndësishme me çështjen e saj. Është interesante si nuk vritet ndonjë polic serb nga këto shpërthime dhe si njësitë e specializuara të Beogradit nuk arrijnë të zbulojnë në asnjë rast të vetëm kryerësit e akteve të tilla.
- Gjatë 20 viteve të shkuara si pasojë e dezekulibrave ndërkombëtare pas rënies së komunizmit, të gjitha zonat shqiptare u gjendën nën sulme të egra gjenocidale të pushtuesve të ndryshëm. Në Kosovë, bombardimet e SHBA dhe Anglisë ndaluan holokaustin e parë në Europë pas luftës e dytë botërore që e ndërmori Serbia ndaj shqiptarëve të atjeshëm. Në IRJM u desh intervenimi i NATO që ti shpëtojë shqiptarët etnikë nga ndonjë masakër sllave e ngjashme me atë të Kosovës nga viti 1999. Me ndihmën kryesisht të Amerikës iu dha fund diskriminimit flagrant dhe vrasjeve masive që kishte ndërmarrë ushtria dhe policia terroriste serbe ndaj shqiptarëve të luginës së Preshevës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi