Demir Krasniqi: Çoroditje të mëdha në spektaklet e muzikës folklorike dhe atyre humoristike
2 posters
Faqja 1 e 1
Demir Krasniqi: Çoroditje të mëdha në spektaklet e muzikës folklorike dhe atyre humoristike
Aktualitete kulturore:
ÇORODITJE TË MËDHA NË SPEKTAKLET E MUZIKËS FOLKLORIKE DHE ATYRE HUMORISTIKE
Nga Demir KRASNIQI
Me pavarësimin dhe demokratizimin e vendit, në vend të gëzimit dhe krenarisë sonë, për aq shumë institucione kulturore, aq shumë grupe e ansamble muzikore, aq shumë mediume publike dhe të pavarura elektronike – shpeshherë lind dëshpërimi, zhgënjimi dhe iritimi ndaj çoroditjeve dhe kundërvlerave aq të mëdha, me të cilat ushqehet shpirti, mendja, veshi dhe syri i spektatorit , i cili bie viktimë e këtyre çoroditjeve dhe kundërvlerave që i servohen ditë e më shumë përmes spektakleve të muzikës folklorike dhe atyre humoristike.
Çoroditjet e tilla, janë pasojë e joseriozitetit ndaj artit, kulturës dhe spektatorit, por mbi të gjitha, në to frymon mungesa e kritereve profesionale dhe përgjegjësia morale.
Për keqpërdorimet dhe çoroditjet e mëdha që po i bëhen ditë e më shumë artit dhe kulturës sonë tradicionale kombëtare , mund të shkruhet me ditë të tëra, mirëpo kësaj radhe në vija të trasha do t’ i përmendim vetëm disa segmente, për të cilat mendojmë se janë më të prekurat dhe më të diskriminuara publikisht.
1. Muzika burimore folklorike
Çoroditjet dhe diskriminimi më i madh gjatë viteve të fundit, nëpër spektaklet dhe mediumet tona publike, pa dyshim se po i bëhen muzikës burimore folklorike.
Diskriminimi dhe nënçmimi më i madh po i bëhet kostumografisë sonë tradicionale, si nga ana e meshkujve, ashtu edhe nga ana e femrave.
Në radhë të parë, kostumografia që po përdoret sot , nëpër skenat e ndryshme publike, koncertale dhe spektaklet meditative, nuk përkon as për së afërmi me origjinalitetin dhe autoktoninë e tyre, nga se çdo krahinë shqiptare e ka kostumografinë e vet karakteristike që dallon me shumë çka nga kostumet e krahinave tjera.
Kostumet kombëtare, me të cilat këngëtarët, rapsodët, instrumentistët dhe valltarët folklorik na prezantohen me programet dhe spektaklet e tyre muzikore, kryesisht janë një kostumografi e kamufluar dhe e falsifikuar që është shumë larg burimit dhe origjinalitetit.
Përdoruesit e këtyre kostumeve, në radhë të parë, nuk dinë se si duhet veshur ato, madje shumica prej tyre dalin në skenë pa veshje të kompletuar kombëtare, duke mos qenë të vetëdijshëm se me këto veprime, i bëjnë nënçmime dhe përbuzje perlave të traditës sonë popullore.
Nënçmimet dhe përbuzjet më të mëdha po i bëhen plisit të bardhë, të cilin shumica e këngëtarëve, valltarëve, instrumentistëve dhe rapsodëve tanë popullor, hezitojnë që ta vënë atë simbol kombëtar mbi kokë, nga se frikësohen se do t’ ua prishë frizurat, kaçurrelat, gellin, llakun dhe sprejn mbi flokë, por mbi të gjitha , keqpërdoruesit e këtillë druajnë se po ta vënin plisin mbi kokë – do të bëhen tebdil dhe nuk do t’ i njohin dashnoret e tyre?!
Në skenat dhe spektaklet e muzikës burimore folklorike, qoftë në festivale, qoftë në spektaklet televizive, rrallëherë ndodhë që t’ ia shohim ndonjërit, opingat tradicionale të mbathura bashkë me çorapët, pastaj shokat ose nuk i lidhin fare, ose nuk dinë se si t’ i veshin e pastaj ato ju mbështillen nëpër këmbë dhe më në fund edhe ju bien nëpër skena!
Të njëjtat përbuzje të veshjeve kombëtare i hasim edhe tek femrat, të cilat përbuzjen dhe diskriminimin më të madh ia bëjnë shamive, të cilat rrallëherë mund të shihen mbi kokat dhe frizurat e tyre!
Ajo që të iriton më së shumti nëpër skenat dhe spektaklet e muzikës burimore folklorike, pa dyshim janë rapsodët popullor, të cilët këndojnë këngë të vjetra rapsodike me gjysmë veshje kombëtare, por pa plis mbi kokë?!
A nuk është nënçmuese dhe qesharake skena e tillë, kur rapsodi me çifteli del në skenë pa plis mbi kokë?! A nuk është përbuzje dhe nënçmim ndaj plisit të bardhë kombëtar, kur një rapsod –lahutar del në skenë për të kënduar ndonjë këngë legjendare, por pa plisin e bardhë kombëtar mbi kokë?!
Skenat koncertale dhe spektaklet televizive të muzikës burimore folklorike, marrin pamje edhe më të çoroditur, kur në skenë dalin grupe dhe ansamble këngëtarësh, instrumentistësh dhe valltarësh, ku gjysma prej tyre janë me plisa e gjysma pa plisa, gjysma e femrave me shamia , e gjysma pa shamia!
Atëherë, spektatori nuk di se a do të shohë vlera të veshjes kombëtare, apo vlera të kaçurrelave e frizurave të kurdisura tek floktarët enkas për këto spektakle?!
Në rastet e skenave të tilla, me doemos shtrohet pyetja:- Ku janë regjisorët, skenografët, etnografët dhe drejtuesit artistik të këtyre spektakleve?!
2. Orkestrimi i moderuar i këngëve folklorike dhe orkestrinat e moderuara
Tentativat për ta moderuar këngën, vallen dhe instrumentin muzikor tradicional, nuk është asgjë tjetër, pos një devalvim i vlerave të trashëguara popullore, të cilat janë ruajtur shekuj me radhë brez pas brezi. Çdo ndërhyrje në ndryshimet e instrumenteve tradicionale dhe në këngët e vallet tona burimore, do të ishte devalvim dhe humbje e vlerave, ngjyrave dhe karakteristikave të tyre autoktone. Operimet e tilla, do të ishin të barabarta me një operator mjekësor – kirurg, i cili kokë në veti, do t’ ia amputonte njeriut dy palë duar, dy palë këmbë, dy palë sy, dy palë veshë....etj!
Pra , operimet e tilla, në radhë të parë i janë bërë çiftelisë, të cilës “operatorët profesionist” , ia kanë vu semitonet (gjysmë-tingujt) , me qëllim që ta shndërrojnë këtë instrument të lashtë e fisnik – në një instrument të temperuar e të moderuar, në mënyrë që të munden pastaj ta përcjellin çdo këngë e valle, nëpër shkallë të ndryshme muzikore!
Ndërhyrjet dhe çoroditjet e tilla mbi instrumentin e lashtë tradicional kombëtar, e rreshtojnë çiftelinë në familjet e instrumenteve të temperuara të vendeve të huaja, si që janë: primi, mandolina, buzuki e ndonjë instrument tjetër i ngjashëm !
Për t’ ua humbur shijen, ngjyrën dhe tingëllimën instrumenteve tradicionale kombëtare, keqpërdoruesit dhe “moderuesit” e muzikës sonë tradicionale, tani shkojnë edhe më larg drejt hulumtimeve të tyre “moderne”!
Ata, në kombinim me çiftelinë, do ta fusin edhe kitarën akustike, utin, bas kitarën, flautin, violinën, sintisajzerin dhe seksionet ritmike në vend të defit dhe tupanit tradicional, do t’ i përdorin efektet e sintisajzerit?!
Kështu që , me këto kombinime të “orkestracioneve moderne”, do të humbë përgjithmonë burimi, origjinaliteti, ngjyra dhe tradita e këngës dhe valles sonë autoktone!
Formacionet orkestrale me kombinime të këtilla instrumentale, më tepër iu përngjajnë orkestrave të tamburinëve hungareze, kroate, maqedone, bullgare, greke, turke... por jo muzikës tradicionale shqiptare!
Kur jemi tek modernizimi i orkestracioneve burimore, atëherë nuk mund të anashkalohet pyetja akute:
-Pse askujt deri më sot, nuk i shkoi mendja që ta themeloi një Ansambël të mirëfilltë në përbërje të instrumenteve tradicionale muzikore shqiptare, në përbërje të: lahutave, fyejve, kavalleve , mezhnicave, surlave, çiftelive, sharkive, defeve dhe tupanëve?!
3. Repertori i këngëve folklorike pa kritere – pasojë e mosnjohjeve etimologjike të këngëve
Në varganin e çoroditjeve të mëdha në skenat dhe spektaklet e muzikës tonë folklorike , bëjnë pjesë edhe përzgjedhjet e repertorit të këngëve nga ana e interpretuesve të tyre, me ç’ rast nuk përfillen absolutisht kriteret e këngëve për interpretim, me ç’ rast automatikisht vihet në dyshim se interpretuesit e këtij zhanri , nuk njohin etimologjinë e këngës që e marrin në interpretim.
Kështu që, në shumë raste, nuk logjikohet se cila këngë i takon gjinisë femërore, e cila i takon gjinisë mashkullore?! Cila këngë i takon gjinisë së moshuar (pleqve) e cila këngë i takon të rinjve?! Kur duhet të këndohen këngët e gëzimit, e kur duhet të këndohen këngët e pikëllimit?! Cilat këngë mund të këndohen me shoqërime të vallëzimeve koreografike, e cilat këngë nuk mund të vallëzohën?!
Nuk janë të rralla rastet, kur rapsodët meshkuj të moshuar dhe pleq , na prezantohen me këngët e dashurisë së të rinjve, me tematikë skajshmërish erotike , këngë këto që nuk përkasin me etikën dhe moralin tradicional familjarë, nga se këngët e këtilla në kohërat e mëhershme kanë mundur të dëgjohen vetëm nga goja e çobanëve nëpër male dhe nga goja e mullixhinjëve, por as se si nëpër oda, dasma e ambiente familjare!
Për interpretuesit e kësaj kategorie, do të shtrohej pyetja :
-Ku është ndërgjegjja e tyre, para familjarëve të tyre: vajzave , rejave, nipave dhe mbesave të tyre?!
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Demir Krasniqi: Çoroditje të mëdha në spektaklet e muzikës folklorike dhe atyre humoristike
Ndërsa, për të tillët, një proverb popullor thotë:”Kryet gjog e mendjen zog”!
Dhe për derisa të vjetrit na “argëtojnë dhe disponojnë “ me këso këngësh, disa të rinj na prezantohen me këngët që u përkasin rapsodëve të moshuar dhe pleqve ?!
Nga mungesa e logjikës së përzgjedhjeve të repertorit të këngëve për interpretim publik, shpeshherë rezulton se meshkujt (burrat) i këndojnë këngët e femrave, siç janë ato të dashurisë, këngët dasmore dhe ato të konagjeçit !
Ndërkaq, femrat në të shumtën e rasteve i interpretojnë rapsoditë e burrave me tematika të ndryshme historike, epike, legjendare...!
Pra, thjeshtë, interpretuesit e sotëm të këngëve burimore folklorike, nuk i përfillin as moshat, as përkatësitë gjinore, me rastin e përzgjedhjes së repertorit të tyre.
Përbuzja dhe nënçmimi tjetër që po i bëhet në vazhdimësi këngës dhe muzikës sonë tradicionale folklorike, na vjen nga ana e mediumeve publike – elektronike, të cilat këtë zhanër të muzikës sonë e nëpërkëmbin pa kurrfarë përgjegjësie morale, profesionale, as kombëtare, nga se emisionet e sajuara me zhanrin e kësaj muzike, vazhdimisht emetohen në terminet më të pa përshtatshme kohore, kur adhuruesit e tyre besnik, as që kanë fare mundësi që t’ i përcjellin!
Emisionet e zhanreve të muzikës folklorike, ose emetohen në orët e para të mëngjesit, kur e gjithë bota është në gjumë, ose në orët e mesditës – kur adhuruesit e këtyre zhanreve gjenden në vendet e tyre të punës, ose në orët e para mbrëmjes, kur është koha më ideale për emisionet për fëmijë, apo filma të vizatuar?!
Sajuesit dhe hartuesit e këtyre emisioneve , e dinë fare mirë se sipas traditës sonë, kënga dhe muzika folklorike dëgjohet në orët e pas darkës e deri kah mesnata!
4. Truprojat e këngëtarëve nëpër emisione dhe spote televizive
Nëpër spektaklet tona televizive, në emisionet e muzikës folklorike, si dhe në shumë spote të këngëtarëve, sikur është bërë “modë” që këngëtari, apo këngëtarja, gjatë xhirimit të shoqërohet me “truproja statiste” për rreth tij dhe prapa shpinës, ku me dhjetëra statist, gjoja, mundohen që t’ ia plotësojë dhe dekorojë skenën, me disa lëvizje qesharake të cilat ata i bëjnë, gjoja, në emër të vallëzimit?!
Ato lëvizje të çakorduara me ritmet e këngës, të iritojnë, nga se nuk përkasin aspak me koreografinë dhe natyrën e këngës, por më tepër i përngjajnë truprojave të kryetarëve të shteteve, flladitjeve të këngëtarëve , pritjes së mizave e mushkonjave , që të mos e sulmojnë këngëtarin dhe të mos i hyjnë në gojë a në sy, gjatë xhirimit!
5. Vallëzimet popullore
Vallëzimet popullore të cilat kultivohen sot nga grupe e ansamble të ndryshme muzikore, nuk e ruajnë autoktoninë, emërtimet , karakteristikat e vendeve dhe krahinave ku janë krijuar ato, as përmes stilit të vallëzimit, as përmes kostumografisë, as përmes orkestrimit!
Mungon koreografia profesionale.
Vallet e rënda të burrave dhe ato me karakter luftarak , më shumë tentojnë që t’ i luajnë femrat, kurse meshkujt (burrat) më me ëndje do t’ vallëzonin vallet dasmore të femrave!
6. Spektaklet humoristike nëpër mediat tona publike
Thesari i humorit burimor popullor tek populli shqiptar është shumë i pasur, kuptimplotë, me porosi të qarta edukative, me tekst të matur që të bënë të qeshesh në të gjitha moshat dhe gjinitë. Por humori popullor duhet vjelë, kultivuar dhe jetësuar në skenat publike.
Këtë dhunti të madhe të krijimtarisë gojore popullore, fatkeqësisht, skenaristët e humorit të sotëm , nuk e vjelin, nuk e kultivojnë dhe nuk e përfillin!
Skenaristët e humorit të sotëm, si duket, kanë mendjen se humori mund të bëhet vetëm me banalitete, fjalor rrugaçërie dhe budallallëqe të pa kurrfarë logjike!
Madje , në spektaklet e humorit të sotëm, mbisundojnë temat e amoralitetit, pornografia, lakuriqësia e tepruar, ku edhe gjestet e mimika të cilën e përdorin aktorët e humorit, tërësisht janë në shërbim të amoralitetit, banalitetit dhe degjenerimit të gjeneratave të reja!
Nga produktet e tilla të “prodhimeve vendore”, më së tepërmi e pësojnë gjeneratat e reja dhe fëmijët, që janë konsumuesit më të mëdhenj të këtij humori! Dëmi më i madh moral me këto humore po iu bëhet fëmijëve tanë që jetojnë në kurbet e që mezi presin që të shohin diçka në gjuhën amtare nga atdheu i prindërve të tyre, të mësojnë diçka, të argëtohen e të qeshin me vlerat e artit tonë humoristik !
Në spektaklet tona humoritike televizive, si duket “aktorët e humorit modern demokratik”, janë vu në garë se cili prej tyre do t’ përqeshë dhe tallë më mirë se tjetri, fytyrat dhe personalitete më të shquara të artit, kulturës dhe jetës sonë politike?!
Duken të mjerë dhe të shëmtuar ata “aktorë – humorist” , të cilët nuk hezitojnë që t’i përqeshin, imitojnë dhe nënçmojnë p.sh. Migjenin, Lulin e Vocërr, Lasgush Poradecin , Çajupin – emrin e të cilit madje, nuk e citojnë në origjinal, por më me ëndje e thërrasin:”Çupi” e shumë personalitete tjera të shquara të historisë, artit dhe kulturës sonë kombëtare.
Imitimet dhe talljet e këtyre “shoumenëve” të humorit, në llogari të liderëve tanë politik dhe udhëheqësve të vendit, janë bërë mëlmesë e këtyre spektakleve, mu sikur biberi mbi gjella ! Nuk dua që ta marrë në mbrojtje asnjërin nga liderët as udhëheqësit e vendit tonë, por nuk duhet harruar e vërteta se këta liderë dhe udhëheqës shtetëror , janë produkt i vet votave tona! Andaj, ata duhet respektuar deri në përfundimin e mandatit të tyre, e jo t’ i mësojmë fëmijët që t’ i urrejnë dhe imitojnë nëpër rrugë, çerdhe e shkolla!
Ku ishin humoristët tanë , në kohërat e okupimit, që nuk guxonin as t’ ua përmendnin emrat diktatorëve dhe kasapëve të popullit tonë?!
Çoroditjet edhe më të mëdha të spektakleve tona humoristike, na vijnë nga disa pseudo- aktorë, të cilët humorin e tyre na e prezantojnë në rolet e romëve, turqve, serbëve, apo të ndonjë minoriteti tjetër?!
Rolet e tilla, janë më se të pa nevojshme dhe nënçmuese për humorin shqiptarë. Dihet se të gjitha minoritetet që jetojnë në Kosovë, i kanë të drejtat dhe liritë e barabarta me popullin shqiptar! Madje, secili minoritet i ka edhe emisionet e veta kulturore e informative në Radio Televizionin Publik të Kosovës! Andaj, konsiderojmë se rolet dhe humoret e tilla, nuk paraqesin asgjë më tepër për teleshikuesin shqiptar, pos shprehje e një nostalgjie për të kaluarën e “Vëllazërim – Bashkimit” serbo-jugosllav!
6. Humori në stilin e dylberëve dhe artistëve kastratë
Për këngët e ashikëve dhe dylberëve, kemi shkruar disa herë më parë përmes komenteve dhe analizave të ndryshme, por tani kur jemi tek spektaklet tona humoristike, përveç banaliteteve, zhargoneve të rrugaçërisë dhe amoraliteteve që na i prezantojnë “artistët” e humorit, përmes ekraneve tona televizive, nuk janë të rralla edhe humoret që na paraqiten në stilin e dylberëve dhe të artistëve kastratë!
Kur shohim tendenca të këtilla në skenat tona humoristike, nuk mund të anashkalojmë nga pyetja e domosdoshme:-A mos, vallë, po na rikthehen epokat e dylberëve dhe kastratëve në skenat e arteve tona?!
Por të sqarojmë për lexuesit e nderuar se çka ishin artistët kastratë dikur?
Në fund të shekullit të XV-të, kur lindi opera e parë në historinë e muzikës, nuk kishte femra të cilat do t’ i këndonin rolet e tyre në skenat operistike. Andaj, regjisorët dhe kompozitorët e operave, ishin të shtrënguar që në vend të femrave, të angazhonin meshkuj, kryesisht të rinj, që kishin zë të lartë dhe pamje pak sa më të përafërt me femrat. Ata, i angazhonin që të këndonin në rolet e femrave dhe pas një kohe, meshkujt e tillë pranonin me dëshirë që të kastroheshin (tredheshin), me qëllim që të mos iu ndryshojë ngjyra e zërit dhe tiparet e femrës. Këngëtarët e tillë, atë botë quheshin këngëtarë kastratë!
Derisa, për rolin e dylberëve e dinë të gjithë lexuesit, se ata kanë qenë meshkuj të cilët janë veshur me rroba të femrave dhe kanë lidhur dashuri me meshkujt të cilët janë quajtur “ashikë”!
Tani, po i kthehemi spektakleve tona humoristike, ku ka disa vite që teleshikuesit e humorit tanë, ushqehen edhe me role të meshkujve, të cilët pa fije turpi, vishen me rroba femrash, shminkohen, ngjyrosen dhe bëjnë frizura femrash, për ta luajtur ndonjë personazh femre nga trevat tona?!
Në shekullin e 21-të, kur kemi universitete, akademi të arteve dramatike dhe një armatë femrash – artiste të specializuara e që shumica prej tyre bredhin rrugëve të pa puna, është më se absurde që dikush prej meshkujve të angazhohet në role të femrave, qoftë në aktrim, humor, apo këndim?!
Trendet e tilla, nuk kundërmojnë art e humor, por kryekëput rikthim në rolet e dylberëve dhe të këngëtarëve kastratë!
Pra, është treni i fundit që të eliminohen nga skena aktorët, humoristët dhe këngëtarët e këtillë, nga se populli shqiptarë është mjaftë i civilizuar , i arsimuar dhe i vetëdijshëm, se këta lloj artistësh më së paku i duhen skenave të artit dhe kulturës shqiptare!
Gjilan, më 05.01.2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Demir Krasniqi: Çoroditje të mëdha në spektaklet e muzikës folklorike dhe atyre humoristike
Pershendes Demir Krasniqin perzemersisht::
Te lumte goja o burr dhe patriot shqiptar, e lexova shkrimin tuaj ne tersi, edhe une shume pajtohna me mendimin tuaj, jemi ka asimilohemi ne vendin tona pa pas nevoj me shku me naj shtet tjeter.
Kultura dhe adatet e huaja ju duken shqiptarve me te mira, si pershembull. Karnivalet ne vend te ndonje festivali muzikor dhe nata e shtrigave qe ne kosove dhe shqiperi me te ardh te huajt ne vendin tone ato mbahen dhe festohen me shume se adetet tona dhe festivalet tona.
Baca Demir: Une jam Qerim Rashiti nga Londra po te lajmrohem.
Jam kusheri i Sali Rashitit qe ishte shef salle ne Hotel Grand para lufte, dhe un besoje qe e njeh dhe besa ke edhe shoqeri te mire me te. Perndryshe jam edhe nip marevci, nip i canollve te prapashtices qe besoj se nuk eshte larg Dabishefcit.
Un jam i lindur me nje fshat qe quhet verbice e zhegovcit, dhe me kujtohesh kur ke qene arsimtare ne llabjan dhe kemi kenduar bashke por eshte nje kohe e gjate ka mos gabofsha 25-27 vjet.
Edhe Xhemajli Berishen e Gjilanit e njohe dhe e kemi mik shpije, ju kam pa ne TV kendoni edhe bashke nganjehere.
Te uroje nje vit te lumtur dhe te begatshem ty dhe mbar familjes suaj.
Qofsh i nderum dhe i rrespektum gjithmone
Gjithashtu pershendes patriotin Agim Gashin nga zemra
Te lumte goja o burr dhe patriot shqiptar, e lexova shkrimin tuaj ne tersi, edhe une shume pajtohna me mendimin tuaj, jemi ka asimilohemi ne vendin tona pa pas nevoj me shku me naj shtet tjeter.
Kultura dhe adatet e huaja ju duken shqiptarve me te mira, si pershembull. Karnivalet ne vend te ndonje festivali muzikor dhe nata e shtrigave qe ne kosove dhe shqiperi me te ardh te huajt ne vendin tone ato mbahen dhe festohen me shume se adetet tona dhe festivalet tona.
Baca Demir: Une jam Qerim Rashiti nga Londra po te lajmrohem.
Jam kusheri i Sali Rashitit qe ishte shef salle ne Hotel Grand para lufte, dhe un besoje qe e njeh dhe besa ke edhe shoqeri te mire me te. Perndryshe jam edhe nip marevci, nip i canollve te prapashtices qe besoj se nuk eshte larg Dabishefcit.
Un jam i lindur me nje fshat qe quhet verbice e zhegovcit, dhe me kujtohesh kur ke qene arsimtare ne llabjan dhe kemi kenduar bashke por eshte nje kohe e gjate ka mos gabofsha 25-27 vjet.
Edhe Xhemajli Berishen e Gjilanit e njohe dhe e kemi mik shpije, ju kam pa ne TV kendoni edhe bashke nganjehere.
Te uroje nje vit te lumtur dhe te begatshem ty dhe mbar familjes suaj.
Qofsh i nderum dhe i rrespektum gjithmone
Gjithashtu pershendes patriotin Agim Gashin nga zemra
Gzimi- Numri i postimeve : 2
Registration date : 05/01/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi