Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nxehet çështja e pronave të ish-Jugosllavisë

Shko poshtë

Nxehet çështja e pronave të ish-Jugosllavisë Empty Nxehet çështja e pronave të ish-Jugosllavisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:59 pm

Nxehet çështja e pronave të ish-Jugosllavisë

Maqedonia dhe Kroacia kërkojnë lëvizje të procesit të suksesionit të pronës së ish-Jugosllavisë.


Nxehet çështja e pronave të ish-Jugosllavisë EURO
Maqedonia dhe Kroacia do të kërkojnë lëvizje të procesit të suksesionimit të pronës së ish-Jugosllavisë.


BLED- Maqedonia dhe Kroacia do të kërkojnë lëvizje të procesit të suksesionimit të pronës së ish-Jugosllavisë, që është ngrirë tashmë dy vite. Për hapjen e kësaj çështjeje, biseduan ministrat e Punëve të jashtme të të dy vendeve, Antonio Milloshoski dhe Gordan jandrokoviq në margjinat e Forumit strategjik në Bled. "E hapëm çështjen e për suksesionimin e pronës diplomatike të ish-Jugpsllavisë, që ishte aktuale para dy viteve, por, pas asaj kishte pauzë dhe mosaktivitet të caktuar nga Serbia", deklaroi pas takimit ministri Milloshoski, i cili shtoi se do të dëshironin të shohin jetësim të kësaj nisme, në mënyrë që të punohet në marrjen e asaj që i takon secilës nga vendet. Ai sqaroi se para dy viteve është bërë marërveshje formale, e cila është harmonizuar në letër, por se realizimi i saj nuk ka ndodhur.
"Shumë objekte ende janë në dorë të Serbisë dhe ende nuk u janë dhënë vendeve të tjera. Mungon zbatimi i asaj marrëveshjeje dhe do ë dëshironim që ta hapim atë çështje, të shohim se çka mjnd të bëhet, sepse as ne nuk kemi dodi nga gjendja e tillë, e as Serbia, e cila edhe krahas asaj që mban shumë objekte në sundim të vet, shumë prej tyre nuk i shfrytëzon", tha ministri Milloshoski. "Qëndrimi ynë është se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesa për anëtarësim në BE. GJithsesi se ka një dallim kyç ndërmjet kontestit të Kroacisë dhe Slloveninë dhe atij të Greqisë dhe Maqedoninë, e ai është që ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë nuk ekziston ndonjë marrëveshje bilaterale apo marrëvwesgje që i obligon për sjellje të caktuar, përderisa ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ekziston një marrëveshje e tillë që prej vitit 1995, në të cilën Greqia është obliguar se nuk do ta pengojë apo bllokojë anëtarësimin tonë në organizatat ndërkombëtare. Për këtë arsye ekziston edhe kontesti para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, për shkak të shkeljes së neneve të marrëveshjes", theksoi Milloshoski.

Ai shtoi se ka përpjekje të përbashkëta dhe se së shpejti edhe me miratimin e Marrëveshjes së Lisbonës në BE do të ketë madje së paku rrethana më të mira dhe më të thella për t'u biseduar rreth çështjes për zgjerimin e BE-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi