Emigrantët dërgojnë më pak para në atdhe
Faqja 1 e 1

Dërgesat e imigrantëve shqiptarë të Greqisë janë në rënie, pasi arritën kulmin me 1 miliardë euro para dy vjetësh. Dërgesat e imigrantëve priten këtë vit të jenë më pak se 800 milionë euro.
Kriza ekonomike ndër shqiptarët e Greqisë
Të ligjshëm ose jo, me ose pa llogari bankare, qindramijëra imigrantët shqiptarë të Greqisë janë një burim financimi, ose siç thuhet ndryshe “transfuzioni”, për ekonominë greke por edhe atë shqiptare. Jo rastësisht kjo “fuqi e e konsiderueshme financiare” fiksohet në raportet e përvitshme të Bankës Kombëtare Greke, kur siç rezulton 75 përqind e tyre kanë hapur të paktën një llogari nëpër bankat greke. Ndërkohë nga të dhënat më të fundit rezulton se remitancat e imigrantëve shqiptarë, që jo më larg se para dy vjetesh arrinin në 1 miliardë euro, vitin e kaluar shënuan rënie në 800 milionë euro dhe sivjet pritet të reduktohen dhe më tepër.
Në të njejtin konkluzion me të dhënat statistikore arrin dhe një studim i profesorit asistent të Fakultetit të Studimeve Ballkanike të Universitetit të Maqedonisë Perëndimore, Kristos Nikas, me ndihmen siç thotë dhe të studentëve të tij shqiptarë që intervistuan rreth 730 bashkatdhetarë të tyre në pikëkalimin kufitar të Kapshticës. Përmes gjetjeve të këtij studimi përcaktohet edhe “profili” i imigrantit shqiptar si depozitues dhe dërgues remitancash: “Ekzistojnë dy kategori, ata që elementi që i veçon është niveli i tyre më i lartë arsimor, kanë punë më të mira, përdorin sistemin bankar dhe dërgojnë paret përmes bankave apo llogarive të posaçme. Ekziston edhe një kategori e dytë me nivel më të ulët arsimor, që punojnë “part time” dhe preferojnë të dërgojnë remitancat vetë ose nëpërmjet miqve të tyre” thotë profesori grek”.
Në linjën e të njejtit konkluzion statistikor të Bankës Greke për tendencën reduktuese të remitancave Nikas e gjen shpjegimin e saj jo aq në krizën aktuale, që ka sigurisht ndikimin e saj, se sa në “fazën e pjekurisë” në të cilën ka hyrë tashmë imigracioni shqiptar: “Kuotat e remitancave ose stabilizohen ose reduktohen, për faktin shumë të thjeshtë se shumë nga shqiptarët, që janë vendosur në Greqi filluan të mendojnë për një qëndrim më afatgjatë se më parë” thotë bashkëbiseduesi ynë duke sjellë si shembull faktin se 56 përqind e të anketuarve të studimit të tij deklaruan se sollën pjesëtarë të familjeve të tyre në Greqi, në kuadrin e bashkimit familjar. “Nuk duhet ta shpjegojmë me krizën ekonomike e të themi se për një vit u reduktuan remitancat. Është diçka më afatgjate. Që nga kulmi i viteve 2006-2007 do të kemi këtej e tutje një stabilizim me tendenca uljeje,” vazhdon ai duke u bashkuar me mendimin se “kjo është tek e fundit tendenca e imigracionit global”.
Shqiptarët, sipas tij, do të vazhdojnë të dërgojnë remitanca dhe në kushtet e krizës, kur një gjë e tillë pohohet dhe nga 68,8 përqind e të anketuarve. Kjo në rastin e asaj kategorie, që veç arsyeve të tjera, ka lidhje më të forta emocionale me vendin e origjinës. “Unë të gjitha lekët i dërgoj vetëm në Shqipëri. Për shumë arsye, e para ndihmoj atdheun tim, e dyta tani për tani është vend në zhvillim dhe nuk kam frikë se do të më humbasin paret. Ndërsa me krizën që ka rënë kam frikë t'i lë këtu por edhe përqindja është e ulët, 1 përqind”.
Për investime, konsum apo ndihmë familjes dhe të afërmve, kjo kategori do d'i mbetet konsekuente traditës së “sakrifikimit” dhe dërgimit të remitancave, kur çdo familje emigranti depoziton nëpër bankat greke sipas studimit 5.390 euro në vit. Me këtë rrymë bashkohen edhe ata që nevojat imediate i sjellin në Greqi si punonjës sezonalë, si arsimtari Foto Papa: “Gjatë beharit vij e punoj këtu për të mbijetuar, sepse me rrogën që kemi në arsim dhe me vështirësitë nuk ia dalim dot. Me këto kursime arsimoj tre fëmijët, që i kam studentë. Pa këto pare është vështirë”.
Ndërkohë ekziston edhe një kontigjent imigrantësh që ndihet aq e integruar sa nuk dërgon asnjë euro në vendlindje. “Quhem Aristotel Nikollori. Nuk kam depozitime në Shqipëri. Këtu ku punoj kam blerë shtëpi, atë pak pasuri që kam bërë e kam këtu. Investoj dhe i shërbëj familjes sime këtu në Greqi. Nuk kam asnjë në Shqipëri, as babë, as nënë. I kam këtu”.
Ky rol i dyfisht i emigracionit shqiptar, si burim i konsiderueshëm financiar për ekonominë e të dyja vendeve, bën edhe më të nevojshëm sipas profesorit grek adoptimin e një politike bashkëkohore integrimi të imigracionin shqiptar.
D.V.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi