Bruceloza, e zë fjetur AVUK-un
Faqja 1 e 1
Bruceloza, e zë fjetur AVUK-un
Bruceloza, e zë fjetur AVUK-un
Bruceloza është shfaqur sërish në Kosovë. Pas deleve, nga kjo sëmundje është bartur tek anëtarët e familjes Mujota nga Mollopolci i Shtimes. Veterinerët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë kuptuar se kafshët janë të sëmura vetëm pasi kanë marrë një lajm nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik se bruceloza ka prekur njerëzit. AVUK-u nuk ndihet fajtor dhe apelon te fermerët që mos t’i fshehin rastet e dyshimta
Nga Agon Sinanaj
Është dashur që të sëmuren njerëzit, e pastaj Agjencia e Veterinës dhe i Ushqimit të marrë vesh se bruceloza po kërcënon bagëtitë në Kosovë. As familja e Bajrush Mujotës nga fshati Mollopolc i Shtimes nuk e ka hetuar se kjo sëmundje kishte prekur delet, derisa nuk janë sëmurë njerëzit.
Ka qenë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që për këtë rast e ka njoftuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, e cila është përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollimin e rasteve të dyshimta. Më të dalë në vendin e ngjarjes, veterinerët e këtij shërbimi kanë marrë mostrat e gjakut të deleve dhe pas analizave kanë konstatuar se 200 nga 400 krerë sa kishte kjo familje, janë të prekura nga sëmundja.
Edhe pse sëmundja është hetuar vetëm pasi janë infektuar familjarët, zyrtarë nga AVUK-u thonë se kanë reaguar me kohë, duke bërë asgjësimin e deleve të prekura. Shefi i sektorit të shëndetit të kafshëve në këtë institucion, Bafti Murati, ka thënë për “Express” se procedura për asgjësimin e deleve ka përfunduar, dhe tash duhet të bëhet kompensimi.
“E kemi bërë testimin e gjakut të 400 deleve të Bajrush Mujotës. Nga analizat ka dalë që gjysma e tyre janë të prekura, prandaj edhe janë asgjësuar”, thotë Murati.
Ai nuk mendon se ka pasur vonesa, megjithëse pranon se për sëmundjen janë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik, vetëm pasi janë prekur familjarët. Sipas tij, sëmundja nga kafshët lehtë kalon edhe te njerëzit.
“Kësaj familjeje i janë infektuar disa anëtarë të familjes”, shton ai.
Murati fajëson fermerët, të cilët hezitojnë që të lajmërojnë rastet e dyshimta. Por, njësoj problem është identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve në Kosovë.
“Nuk ka evidencë për numrin e kafshëve. Ky është problem i madh”, është shprehur ai.
Megjithatë, fermerët nuk e pranojnë këtë faj dhe përgjegjësinë ia bartin Shërbimit të Veterinës. Duke tërhequr një paralele me kohën para luftës, fermerët thonë se ky shërbim gjithmonë ka inspektuar me kohë rastet e infeksioneve, madje duke zbuluar sëmundjet qysh në fillim. Tash kjo nuk po ndodh. Ata thonë se sëmundjet e kafshëve shumë më herët duhet të zbulohen nga AVUK-u, e jo pasi që të infektohen njerëzit. Kjo mund të bëhet vetëm përmes inspektimit të rregullt, çdo vit.
Burim Piraj, kryetar i Shoqatës së prodhuesve dhe përpunuesve të mishit, thotë se fermerët kanë më së paku faj, pasi veterinerët janë ata që duhet t’i zbulojnë sëmundjet.
“Është fat i keq që AVUK-u nuk ekziston. Ai më shumë ka shërbim zyrtar veterinar, kurse në terren është një gjendje krejt tjetër”, thotë Piraj.
Ai thotë se kjo sëmundje është paraqitur në periudha të ndryshme. Ka ndodhur edhe para luftës. Atëherë, kujton Piraj, kontrollet kanë qenë të rrepta dhe janë asgjësuar të gjitha kafshët e prekura. Sot në Kosovë mungon kontrolli, edhe pse thotë se ka mjaft veterinerë.
Piraj ka theksuar se bruceloza është sëmundje shumë e rrezikshme. Njerëzit mund të infektohen nëse konsumojnë produktet, kryesisht nga qumështi i kafshëve të infektuara. Ndërkaq, mishi i zier është më pak i rrezikshëm. Por, nëse në fillim nuk hetohet sëmundja, atëherë është rrezikshme, sepse mund të bëhet e pashërueshme.
Fermerët thonë se bruceloza nuk është sëmundje e panjohur, pasi ajo është paraqitur shpesh. Ajo ishte shfaqur edhe në vitin 2004. Pak vite para luftës, nën dyshimin e përhapjes së brucelozës, në Kosovë ishin asgjësuar mbi pesë mijë krerë dele e gjedhe. Pronarët e tyre edhe sot kanë dyshimin se arsye për asgjësim ishte sëmundja, apo një pretekst që pushteti serb të dobësojë edhe fondin e bagëtive në Kosovë.
Mirëpo, nga shfaqja e kësaj sëmundjeje nuk është shqetësuar Qerim Halilaj, fermer nga Dubrava e Istogut. Ai ka një fermë të madhe të gjedhëve për qumësht, e cila është nën kontroll të veterinerit, kurse për çdo vit bagëtia vaksinohet nga Agjencia e Veterinës.
Bruceloza është problem i të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian. Shtetet anëtare të kësaj familjeje obligohen për strategji në luftimin e saj. Zyrtarë të AVUK-ut thonë se për luftimin e çfarëdo sëmundjeje duhen para. Ata tregojnë se në Maqedoni ka simptoma të brucelozës. Atje qeveria ka ndarë 2.5 milionë euro për të parandaluar këtë sëmundje. Njëjtë duhet të veprojë edhe qeveria jonë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi