Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Letër Salih Kabashit

Shko poshtë

Halit Bogaj: Letër Salih Kabashit Empty Halit Bogaj: Letër Salih Kabashit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 12:53 am

Halit Bogaj: Letër Salih Kabashit U1_HalitBogajLETËR SALI KABASHIT

Nga Halit Bogaj

Në fillim të këtij shkrimi edhe unë e falenderoj për së tepërmi Baki Ymerin si ambasador të kulturës sonë në Rumani i cili ka bërë një punë kolosale në prezentiin e letërsisë sonë atje ku jetuan dhe vepruan disa nga mendjet tona më të ndritura dhe kur Rumania ishte bërë atdheu i tyre i dytë, duke u ofruar atyre miqësi, qëndrim banimi dhe beneficione të tjera, në pajtimi me angazhimin e tyre patriotic në vendin në të cilin jetonin, siç ishte rasti me Kolosin shqiptar Viktor Eftimiu i cili letrërsisë rumune ia dhuroi rrerth 100 vepra letrare.Pra Baki Ymeri është duke vazhduar një traditë shumë të gjatë miqësie dhe kontaktesh me botën rumune e cila është shumë e afërt për kah gjeneza me atë shqptare, pa i marrë parasysh përplasjet momentale rreth Kosovës dhe mospranimit të Pavarësisë së saj nga ana e Rumanisë.Ajo gjithsesi do të ndodhë dhe dhashtë Zoti të ndodhë shumë shpejt, ngase as ata nuk kanë kah t’ia mbajnë.

Pra më nxiti shkrimi i Baki Ymerit dhe i disa të tjerëve për t’iu përgjigjur njëfarë Sali Kabashit i cili ishte kundër ndërtimit të Katedralës në Prishtinë!Pra edhe unë u inspirova dhe po i jap disa mendime përkitazi me këtë temë të nxehtë por të domosdoshme për t’u trajtuar.

Kur e pashë se çka i kishin bërë kolegët e mi Salihut besomëni se më dhembsej ai njeri por kur mendova se’’kishte hyrë lakrave’’atëherë thashë: Mirë ia kanë bërë dhe pak do t’u ndihmoj edhe unë ngase ai nuk kishte pasur fare nevojë që të merrej me atë problem i cili është më së paku i tij dhe se ka kush të merret me atë punë.Bile në shenjë revolte, kur e lexova përgjigjen e tij kur ua kishte kthyer atyre që e kishin sulmuar/e që kishin pasur plotësisht të drejtë që e kishin sulmuar/ e pashë se çfarë mishmashi ishte munduar të bënte ai njeri, duke mos qenë fare në tokë të bukës dhe në udhë të Zotit!Them kështu nga shkaku i thjeshtë se vetëm injoranti i formatit të Sali Kabashit mund ta krahasojë ndërtimin e Katedralës me ndërtimin e Kishës pravosllave serbe në Qendrën Universitare!Kisha pravosllave serbe është ndërtuar për inatin tonë dhe në praninë e 100.000 mijë forcave policore dhe ushtarake serbe/dhe ku ishte ti o Sali trimi atëherë kur ndërtohej ajo kishë?/.Kuptohet se ishe larg nga atdheu i përgjakur të cilit i rrezokohej ekzistena e përditshme dhe bëhej kërdi e paparë nga një regjim vërtet i çmendur dhe provokativ që vendosi ta ndërtonte kishën pikërisht aty ku e ndërtoi/thuase nuk kishte vend tjetër/ me shpresë se do të dilte populli për ta penguar dhe për t’i vrarë njerëzit si lepujt/dhe aq më keq duke u arsyetuar para botës dhe duke thënë;Ja pra këta që pengonë ndërtimin e kishave tona!/, kurse për ne i ndaloi të gjitha fakultetet dhe shkollat e mesme.

Prandaj të bësh një krahasim të tillë, ose nuk je duke ditur asgjë, ose të ka marrë dreqi dhe ke hyrë në ’’Vallën e djajve’’ që duan ta mbjellin farën e përçarjes sonë ndërfetare …ose…ose, por për fat të mirë nuk u shkoi për shtati asnjëherë që ta fusin atë virus midis nesh, madje as kur I përjetuam kohrat më të vështira në të dy anët e atdheut. Pra të bësh një krahasim midis këtyre dy kishave është sikur të ‘’Gdhendësh në këmbën tënde’’ ngase ndërtimi i kësaj Katedraleje Madhështore është një respect I madh dhe kthim borxhi ndaj atyre që për herë të parë në histori u rrjeshtuan kah drejtësia dhe e ndëshkuan një egërsi të paparë në Evropn e pasluftës së Dytë botërore. Nëse je i verbër dhe nuk e sheh qëllimin atëherë nuk kemi çka të bëjmë, nëse je i retarduar dhe nuk e kupton, as atëherë nuk kemi çka të të bëjmë,sepse nuk është faji ynë, por nëse të kanë thënë ata të tut që të veprosh kështu kundër Katedralës, atëherë’’Zoti u lashtë shëndosh ‘’ngase ajo do të kryhet dhe siç thotë populli ynë’’edhe nëse u del dhëmbi sa …’’.

Nëse të mbetet merak për xhamia, po ta hjek unë atë merak ngase falë Zotit kemi mjaft sosh dhe po ndërtohen ditaditës, për çka nuk jemi kundër fare. E mbaj mend se kur e paten pyetur njëherë Rugovën se Çka mendoni për ndihmat arabe që po na i japin ata për ndërtimin e xhamijave, ai u përgjegj atëherë’’I falenderojmë shtetet arbabe për ndihmat që janë duke na i dhënë në ndërtimin e tyre por kisha dashur të na ndihmojnë më tepër në investimin e ndonjë shkolle të cilat na nevojitën ngase janë ndezur gjatë luftës’’, kur disa vite më vonë të njejtin mendim të ideologut tonë e përsëriste dhe është duke e aplikuar edhe Qeveria e sotme e cila po i ndërton 80 shkolla në Kosovë gjatë mandatit të saj.

Ja pra, mendo pak se kush ishte Kolosi Ibrahim Rugova të cilin nuk e kishe lënë pa e marrë nëpër gojë edhe me këtë rast, kuptohet ashtu siç të kanë urdhëruar ata dhe fanatikët që e urrenin aq shumë, sa që ti nga urrejta patologjike që ushqen ndaj tij e kishe përmendur me ironi dhe veç që nuk kishte thënë’’Shyqyr që vdiq’’në shkrimin tënd pervers.Prandaj të ftoj edhe unë që të kthehesh kah Kibla e vërtetë/them simbolikisht/ e cila i kushtohet Nënës Terezë dhe Babait tonë, Perëndisë së vërtetë të luftës, zotit Bil Klinton për të cilin në çdo mbrëmje duhet të lutet çdo shqiptar i vërtetë.Dhe nëse njëmend nuk je duke e parë, unë po t’i çeli me zor sytë, siç shprehej herë herë babai im i ndjerë.Pra mos u lodh më tepër dhe dije fort mirë se Katedrala në qendër të Prishtinës dhe përballë Fakultetit filozofik , është përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kishës pravosllave, duke simbolizuar çlirimin tonë kombëtar nga arushanët e NATO-s që e bombarduan Serbinë për 78 ditë të tëra/nëse ke harruar/ dhe atë duke e bombarduar pikërisht shpirtin e saj –Beogradin dhe duke e hedhur poshtë teorinë e atyre që derdhnin lot krokodili’’Se kinse Kosova nuk ishte shqyrtuar në Dejton’’, duke iu treguar atyre dhe ty ‘’Se u shqyrtua atëherë kur i erdhi koha’’.

Ndër të tjera po të informoj se bota jote e dashur arabo-muislimane, edhepse i kemi të ndërtuara me mijra xhamia, ajo mbetet akoma e shurdhër në kërkesat tona për pranimin e Pavarësisë së Kosovës, edhepse edhe ajo një ditë nuk ka kah t’ia mbajë dhe se në një të ardhme shumë të afërt s’ka çare pa na pranuar ngase ua ndalë cucllën ai i madhi që vranë e kthjell dhe që na shpëtoi nga zhdukja dhe zhbërja e sigurtë me ç’rast ti dhe unë, O Salih Zeza do të këndonim nëpër Evropë ose Azi këngën’’Na iste njëherë një Kosovë’’ashtu siç kënduan gati një shekull shqiptarët e shpërngulur me dhunë në shkretëtirat e Anadollit. Prandaj mblidhi mendtë Saliho dhe mos qit rrokapenla e mos u brengos për paret e tatimpaguesve tanë për ndërtimin e Katedralës, për të cilën, nëse është nevoja, do t’i mbledhë vetë populli vetëm duke i thënë atij’’Se kështu ka pasë thënë Ibrahim Rugova’’ashtu siç ka pasë thënë’’Së shpejti do tendërtohet Autostrada Durrës Mërdar’’ me ç’rast atëherë qeshnin disa debilë’’patriotë’’të çiftit tënd. Ato pare do t’i japin të gjithë ata që mendojnë si unë, përkatësisht ata që e dinë rëndësinë e kësaj Katedrale e cila, hiç ti mos u merakos, do ta nxjerrë veten dhe ka kush e financon, mund të jetë që ndonjë çek e dërgojnë edhe vetë Papa dhe Bil Klintoni, ashtu siç po japin arabët tu për xhamia.Sali mendo pak/kuptohet nëse don të mendosh, e që nuk ma mbush fare mendjen/se kah na erdhi shpëtimi i vërtetë dhe kujt ia pamë hajrin/Për fat të mire këtë po e di edhe një mbesë e imja /Alina/e cila harton vjersha për shpëtimtarët.

Sa i përket ndihmës së botës muslimane kjo po shihet dhe të them të drjetën një ditë u iritova aq shumë kur e pashë Mahmut Abasin e Palestinës në Beograd i cili kishte shkuar atje’’Për të marrë dorë’’dhe ishte përzier sikur Kastroja e Çavezi duke thënë’’Se Kosova është Serbi’’!Kurse ne të mjerëve na dhimbsej dhe akoma na dhimbet Palestina dhe okupimi i saj nga ana e Izraelit!Ai fare debili paslestinez, në vend që t’u thoshte troç serbëve se çka u kanë bërë shqiptarëve,i përkrahte synimet e tyre ekspansioniste, edhepse abazçiçi është një plesht i vogël në krahasim me titanin Xho Bajden i cili e ka marrë në mbikëçyrje çështjen tone. Këto I shkrova për të treguar ty Salih se kush qenkan arabët/vëllezër muslimanë/kur edhe halli i Abasit të vogël u radhit drejt tradhëtisë.

Pra në këtë rrafsh rezulton edhe ndërtimi i Katedralës madhështore e cila do të shkëlqejë vazhdimisht në krahasim me natën e errët të shteteve arabe të cilat po hezitojnë akoma që ta njohin shtetin tonë të pranuar nga 62 vende më të fuqishme botërore, duke na habitur sidomos Egjipti i cili sikur ka harruar se kush e ka bërë atëherë shtet modern dhe e nxori nga kolonializimi perëndimor dhe otoman.

Ndjej keqardhje nga lexuesi që e zgjata kaq shumë këtë shkrim por ngjau ajo që thot poplli’’Fjala fjalën e nxerr’’, por mos të çuditemi fare ngase po të ishin ata të hajrit/pra shtetet arabe/me ndikimin dhe paret që i kanë,qysh moti do ta nxirrnin Palestinën nga robëria ,okupimi dhe ambisi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi