Vangjush Ziko: Poeti, mëkati dhe dashuria
Faqja 1 e 1

POETI, MEKATI DHE DASHURIA
Nga Vangjush Ziko
Fjala "mekat" eshte fjala me e anatemuar ne Librin e Shenjte. Adami dhe Eva bene mekatin e pare biblik, mekat i cili i zboi ata nga parajsa dhe na beri edhe neve trashegimtare te ferrit tokesor. Njerezimi, njeriu i thjeshte apo shoqeria njerezore, ka mekatuar ne rrjedhen e koherave dhe ose eshte perpjekur ta fshehe mekatin, ose i eshte lutur Perendise qe t'ia fale.
Poetet, ne pergjithesi, e kane shpallur sheshit duke i kenduar mekatit pa pasur ndroje dhe frike nga asgje.
Paradoksale!
Ne permbledhjen e zgjedhur "Digjen meteore" te poetit Skender Rusi, te perpiluar me kujdes dhe me dashamiresi nga poeti i mirenjohur dhe studjuesi i apasionuar dr. Moikom Zeqo, jane perfshire mbi tridhjete poezi qe i kendojne "mekatit". Fjala eshte per "mekatin e mishit".
Ky mekat eshte bir apo bije e pasionit njerezor. Eshte trill apo fiksion, nje provokim i natyres njerezore qe lakmon ate qe nuk e ka dhe i pelqen ta kete te tijen, qofte dhe per nje cast te vetem. Per poetin Skender Rusi, ky mekat vjen si nje trill i moshes se thinjave, qe kerkon te kompesoje deficitet e paplotesuara te rinise ("Teper vone", "Ne ate mbremje studentesh") kur njeriu e ndjen veten "nje diell te perenduar" qe i duket se nuk ka per te rilindur me ("Mekatar pa faj") dhe keron te jete ndopak i cmendur ne kete bote te trishtuar ("Ne kete bote te trishte", "Shtepia e brengave"). Mekati per te eshte nje "rrebesh ndjenjash", qe vjen rralle, por te ben te mekatosh, te ndrosh shtrat ("Lumenjte")...
Ky "mekat" eshte dy llojesh: "i shenjte" dhe "zgjedhje fatale". Shenjteria e te parit justifikohet nga poeti me misionin profetik te krijuesit, "kush kryqezohet me poetin/o behet Krisht, /o Perendi" ("Kryqezim"). I dyti eshte pasoje e vesit biologjik njerezor qe "dashurine kerkon gjer tek e pamundura" ("Gruaja mekatare"). Te dyja llojet e mekatit, letrarisht, jane te barazvlefshem, na japin te njejtin produkt letrar me emrin "poezi lirike".
Dhe per kete poezi po flasim.
Poeti Skender Rusi nuk i perket grupit te poeteve "boheme", apo poeteve qe u kendojne trilleve te dashurise "pa dorashka". Ai eshte sa i permbajtur, delikat aq edhe "i pacensuruar", spontan ne ndjenjat e veta. Duke i kenduar "mekatit", ai nuk harron per asnje cast se, mbi te gjitha ndjenjat dhe pasionet njerezore qendron dashuria e vertete dhe e shumanshme. Per heroin lirik te poetit dashuria eshte nje forme e ekzistences se qenieve njerezore te dy te dashuruarve, qe thithin ajer nga fryma e njeritjetrit ("Cuditerisht"). Ajo i ngjall ndjenjen pasionante te joshjes dhe te sakrifikimit ("Meditim");ai dhe ne dy varre do te pranonte te tretej, vetem qe femra, qe ai dashuron, te mos kishte asnjehere vdekje ("Qe ti te mos vdesesh"). Largimi, qofte dhe i perkohshem, i femres se dashuruar i ngjall trishtim dhe e ben te harroje vetveten ("Naten buze Nilit"). Kjo eshte nje dashuri reciproke dhe e natyrshme, qe nuk ka te beje aspak me dashurine platonike. Sekretin e kesaj dashurie e ruan te shenjte zemra e poetit ("Zemer poeti").
Zemer qe ditka dhe sekretin e "mekatit".
Midis "poezive mekatare", ne vellim gjejme edhe poezine "Grate e poeteve". Gruaja e poetit, na thote poezia, eshte fillimi i cdo vjershe dhe fundi i cdo marrezie te madhe, "engjelli shpetimtar". Me duket interesant fakti qe kjo vjershe eshte shkruar ne nje vend te huaj, ne nje shtet europian. Ajo me tingellon si nje "apologji" apo "autokritike" e heroit lirik. Sic duket, bota e huaj, me shfaqjet e saj, e ka bere te reflektoje per nje cast. Ajo i ka nxjerre perballe "modelin" e njeriut (dhe te krijuesit artist) qe "unazen martesore"te vene perpara altarit te Zotit dhe librit te Ligjit(opinionit shoqeror) e ka shkrire me kohe ne laboratorin e alkimise martesore dhe perpiqet te nxjerre ne drite "gurin filozofik" te lirise individualiste, te bashkejetese se dashurise dhe te mekatit bashkeshortor. Mbi heroin lirik te shqiptarit Skender Rusit (dhe jo vetem te tij), per heroin lirik te poezise sone, ne pergjithesi, vigjelon akoma hija e "herezise". Kjo "bashkejetese", na thote poeti, eshte nje drame qe mund te shkaktoje "rrenoja te nje tradhetie te mundshme" dhe "dimer ndjenjash bashkeshortore" ("Grate e poeteve"). Ky hero lirik jeton me unazen e arte ne gishtin e katert te dores se majte(ose te djathte), kurse ne enderr ai ve dhe unazen e padukshme te "dashurise mekatare";ne enderr dhe... ne nje cast "rebelimi"te pasionit...
Skender Rusi ne poezine "Ndodhi nje dite" na permend Seremben dhe Esenini. Domethene liriken e tyre. Poezia e Serembes eshte modeli i puritanizmit lirik dashuror. Lirika e Eseninit eshte modeli i shkaperderdhjes se dashurise tragjikisht andej-ketej neper mekate fatale. Poeti yne perpiqet t'i gershetoje qe te dyja keto modele. Ne poezine e tij, pra, bashkejetojne "dashuria' dhe "mekati".
Asgje paradoksale. Edhe ne jete te kundertat rrine prane e prane.
Poezia e Skender Rusit eshte midis me te lexuarave, ajo eshte joshese per cdo moshe dhe seks. Ajo ka terhequr me kohe vemendjen dhe pelqimin e lexuesit. Eshte bere e njohur ne shkalle kombetare. Ne nje miting poetik kushtuar kesaj poezie (une kam pare videokaseten)publiku, qe mbushte sallen, duartrokiste edhe poezite "mekatare" te autorit, qe u recituan nga aktore te njohur. Duartrokiste poezite apo aktoret? Sigurisht, te dyja. Dhe, patjeter, "mekatin".
Paradoksale! Por realitet.
Kjo, per mua, do te thote se kjo pezi pasqyron nje raport te ri midis ketyre dy te kundertave edhe tek ne. Kodi i etikes sone morale, si komb, nuk e ka pranuar hapur tradhetine bashkeshortore. Ate e ka denuar Kanuni. Sic e pat denuar dhe Dekalogu i profetit Moisi dhe Testamenti i Ri. Bile, shqiptari nuk e ka praktikuar ne jete lirine kuranore per t'u martuar me me shume se nje grua. Ndersa kultura mijevjecare e qyteterimit europian e ka sfiduar me kohe kete, ka toleruar dhe toleron.
Sistemi i vlerave tona morale, sic duket, eshte lekundur.
Dhe Skender Rusi, poezia e tij, nuk mund ta anashkalonte kete dukuri. Dhe poezia lirike jeton me kohen e vet. Sigurisht, vete poezia nuk e ndryshon boten, ajo ndihmon per ta kuptuar dhe per ta duruar kete bote te mbushur me shume me mekate se sa me dashuri. Joshja poetike e poetit ndaj "mekatit"nuk eshte gje tjeter vec se nje ritual sinqeriteti perpara Muzes, perendeshes virtuale te poeteve. Pra, nuk kishte se si te ndodhte ndryshe dhe me poetin tone. Vetem Hyjnise nuk i fsheh dot asgje. Dhe jo vetem kesaj. Edhe perpara idhujtarve (lexuesve) poeti nuk mund te shfaqet vec se me fytyren e tij te vertete. Ndryshe nuk te beson, nuk te adhuron askush. Arti i vertete fillon me sinqeritetinDhe vecanerisht dhe ekskluzivisht Lirika.
Skender Rusi eshte poet i mirefillte dhe i paster lirik. Eshte poet qe del me zemren ne dore perpara lexuesit te vet, sic del perpara llauzit predikuesi me kupen e kungimit. Poeti del me kupen e Poezise te mbushur me gjakun e zemres se tij, qofte ky gjak i perzjere dhe me... "uthullin e embel". C'kuptim do te kishte po ta mbushte vetem me "veren e shenjteruar"! Tempulli i tij(Poezia) do te mbetej bosh pa besimtare (lexuesa) bashkekohes.
Dhe, per ta mbyllur kete meditim te pjesshem rreth lirikes se Skender Rusit (ai trajton dhe tema te tjera te rendesishme, si raporti midis jetes dhe vdekjes, miqesise dhe pabesise, cmires), per te qene i sinqerte dhe i sakte plotesisht (jo per nje "happy end"), poeti jo vetem na deshmon qe kjo bote eshte e mbushur me mekate, ai e denon kete "marrezi te bukur", qe e shtyn njeriun gjer ekstrem sa te kerkoje "dashurine" edhe atje ku nuk mund te gjendet, ne "zanatin me te lashte ne bote"... Eshte e kote dhe e turpshme, na thote ai, qe ky "mekatar" apo "mekatare" te kerkoje falje per nje gje qe do ta perserite ("Gruaja mekatare"). Kredon e tij te vertete morale poeti na e shpall natyrshem ne poezine "S'dua te te humb": "Nuk jam perendi/sic me ke ditur. /as kam qene ndonjehere/Krisht... /Ne se do me ndodhe/qe ndonjeres, /T'ia fal gjysmen me te mire/timen, /Kjo do te jesh ti/qe ke kuptuar, /se mekati vdes/prej dashurive".
Po!
Ne qofte se mekati lind atje ku ka vdekur nje dashuri, ai vdes ne castin kur lind dashuria e vertete.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vangjush Ziko: Poeti (poezi)
» Ese nga Vangjush Ziko
» Vangjush Ziko: Tri kartolina
» Vangjush Ziko: Gardhet
» Vangjush Ziko: Në çarkun e një krijuesi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi