Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilall Maliqi: Intervistë me skulptorin Hevzi Nuhiu

Shko poshtë

Bilall Maliqi: Intervistë me skulptorin Hevzi Nuhiu Empty Bilall Maliqi: Intervistë me skulptorin Hevzi Nuhiu

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 1:13 am


Bilall Maliqi: Intervistë me skulptorin Hevzi Nuhiu U1_HevziNuhiu
Hevzi Nuhiu
INTERVISTË ME SKULPTORIN HEVZI NUHIU


SHPIRTËRISHT ME ATDHEUN MË LIDHIN FIGURAT E NDRITSHME TË KOMBIT

Nga Bilall Maliqi

(Figurat e ndritshme të kombit tonë më lidhin shumë sepse ato janë historia jonë, janë themeli ose baza e çdo gjëje, që ne kemi qenë, jemi sot dhe do të jemi në të ardhmen.me një fjalë pa Skenderbeun tonë, Adem Jasharin, Nënën Terezë, Ibrahim kodrën, Don Lush Gjergjin, Ismail Kadarenë etj., unë Hevzi Nuhiu nuk do të isha ai që sot jam, nuk do ta kisha forcën dhe vullnetin për ta bërë atë që e kam bërë deri sot).

Z. Nuhiu na thuani diçka për biografinë tuaj, fëmijërinë, shkollimin, deri te shkuarja juaj në megrim, në Kalabria të Italisë?

Nuhiu:Kam lindur në katundin IsëUkaj, Caravajkë, Karadaku i Preshevës më 1956.Shkollimin fillor e kreva në Caravajkë, Gjimnazin në Preshevë, ndërsa shkollimin e lartë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Shkup.Për disa vite isha endacak nëpër Evropë.Më parë kisha njohuri që në Kalabri jetojnë arbreshët andaj vendosa të shkoj atje, ku sot e asaj dite mbeta të jetoj atje, u martova dhe tashti veproj si skulptor.

Në Kalabria a ekziston ndonjë klub i shqiptarëve, dhe ju si skulptor me kend bashkëpunoni më tepër?

Nuhiu:Klube dhe Shoqata ka shumë në mesin e arbreshëve.Tashmë unë jam i njohur jo vetëm tek arbreshët, por edhe në tërë Italinë e gjetiu.Bashkëpunoj me poetë të shumtë, intelektualë të ndryshëm arbëresh të Kalabrisë dhe me shumë artëdashës anekënd trojeve shqiptare dhe në diasporë…

ZANAFILLA

Çdo krijues i çfarëdo zhanri qoftë ka edhe zanafillën krijuese, na thuani kur filluat të merreni me skulptura gdhendëse dhe me çfarë motive shoqërohen ato skulptura?

Nuhiu: Unë si fëmijë jam marrë me punë dore, gdhendje gjërave thjeshtë artizanale, mandej në Shkup gjatë studimeve të larta pata bashkëpunuar me studentët e Akademisë së Arteve, pata vizituar edhe kurset të cilat kanë pasur rëndësi për krijimtarinë time të artit në skulpturë.Motivet e para ishin ato kombëtare, kurse sot njihem si krijues modern.

Sa ishit në vendlindje sa keni arritur ta promovoni lëminë tuaj të artit , na i numëroni punimet tuaja sa ishit në vendlindje?

Nuhiu:Sa isha në vendlindje nuk kam bërë ndonjë punë të madhe , por fillimi ka nisë aty duke e parë nënën time që punonte qilime, jana, pëlhura leshi etj., ose në moshën e re kur vizatova Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, menjëherë zbulova se tek unë ekziston talenti për art dhe skulpturë, punova një plis dhe së fundit figurën e Nënës Tereze në Preshevë.

SUKSESET

Na i numëroni sukseset tuaja prej kohës kur mërguat në Itali e tutje?

Nuhiu:Sukseset e mia në Itali janë me të vërtetë të shumta, por po i përmendi disa:mëse 100 ekspozita,me dhjetëra çmime dhe ate në Shtëpinë e Bardhë Italiane, mëse 150 reçensione dhe shkrime e intervista nga gazetarët dhe kritikët të lëmit përkatës si dhe intervista televizive etj, kjo pra flet për një sukses të madh në lëmin e artit në skulpturë.

A jeni të kyçur në ndonjë institucion të lëmit tuaj përkatës në Itali?

Nuhiu:Unë me dhjetë artistët më të mëdhenjë Italian jemi themelues të Grupit artistik “Il Gragio” (Gërvishja), mandej të gjitha punimet e mia si në libra, katalogje të ndryshme dhe broshura janë financuar nga krahina, nga Komuniteti Evropian .Jam autor i muzeut tim nëpër lisa.

Sa shquhen vlerat e artit piktural në Itali dhe te ne-dallimi?

Nuhiu:Italia është djepi botëror i të mirave artistike, prandaj veprat artistike çmohen shumë.Tek populli ynë ekziston problemi i mirëçenjes, halleve për të mbijetuar prandaj arti, kuptohet e çmohet më pak.

Kohë më parë bëtë gdhendjen e figurës së Nënës Terezë në gurë, na thuani si të lindi idea për një hap të tillë?

Nuhiu:Siç e ceka edhe më parë , unë prej vitit ’98-të punoj një ide të muzeumit tim në natyrë , ku deri tani kam punuar tetëmbëdhjetë vepra.Nëna Terezë në Preshevë siç e kam cekur edhe më parë është pjesë e muzeumit tim…

Ju përveç që bëni gdhendje në drunj, në gurë, po në letër a keni provuar brushën tuaj?

Nuhiu:Shumica e veprave të mia më parë bëhen në skica, vizatime e mandej gdhenden dhe punohen në skulpturë.

BASHKËPUNIMI DHE PËRKRAHJA

Me cilët piktorë bashkëpunoni më tepër te ne, në Itali e gjetiu?

Nuhiu:Në Itali mëse dhjetë vjet kam bashkëpunuar, kam ekspozuar, jetuar me mjeshtrin e madh Ibrahim Kodra, Filosa, Biffi, Shabani, Nik Spatari e shumë të tjerë.Në atëdhe bashkëpunoj me Demir Behlulin, Ferid Morina etj.

Sa përkrahen krijuesit e këtij zhanri nga institucionet te ne dhe sa në Itali-komenti juaj?

Nuhiu:Siç e ceka edhe më lart dallimi është shumë i madh.Ne shqiptarët jemi një popull i vuajtur, i shkelur gjatë shekujve.Kemi pasur mejtime të tjera siç thoshte Çajupi, por sot edhe institucionet tona janë vetëdijësuar dhe besoj se në të ardhmen krijuesit do të përkrahen më shumë.

Ju në Itali punoni figurat e ndritshme të kombit , na thuani sa ju lidhin shpirtërisht me atdheun këto punime , me historinë e ndritshme të kombit?

Nuhiu: Figurat e ndritshme të kombit tonë më lidhin shumë sepse ato janë historia jonë, janë themeli ose baza e çdo gjëje që ne kemi qenë, jemi sot dhe do të jemi në të ardhmen, me një fjalë pa Skenderbeun tonë, Adem Jasharin, Nënën Tereze, Ibrahim Kodrën, Don Lush Gjergjin, Ismail Kadarenë etj., unë Hevzi Nuhiu nuk do të isha ai që sot jam, nuk do ta kisha forcën dhe vullnetin për ta bërë atë që kam bërë deri sot.

Z. Nuhiu mesazhi juaj për lexuesit e revistes “Perspektiva”.

Nuhiu:Unë për lexuesit e revistes “Perspektiva” do t’i thoja dy mendime të mia, sidomos rinisë që ta lexojnë sa më shumë këtë revistë, të shkojnë më shpesh në Teatër, të interesohen më shumë për pikturë, skulpturë, muzikë e sidomos ta duan më shumë poezinë.Mos t’i marrin lakmi shumë perëndimit dhe gjërave të rrejshme, iluzioneve, bazës materiale se njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por ka nevojë për çdo gjë që është e bukur, ka nevojë për atdhedashuri siç ka thënë Don Lush Gjergji, motoja “Bukë, krip dhe zemër”.Me bukë e kemi ushqyer edhe armikun, me krip i kemi dhënë shije jetës dhe nuk e kemi lënë atë të prishet, me zemër kemi dhënë dashuri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi