Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KMDLNJ: Të përshpejtohet identifikimi i mbetjeve mortore!

Shko poshtë

KMDLNJ: Të përshpejtohet identifikimi i mbetjeve mortore! Empty KMDLNJ: Të përshpejtohet identifikimi i mbetjeve mortore!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:07 pm

KMDLNJ: Të përshpejtohet identifikimi i mbetjeve mortore!





KMDLNJ: Të përshpejtohet identifikimi i mbetjeve mortore! KMDLNJ
KMDLNJ ka vizituar grevistët që përfaqësojnë OJQ-në “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, të cilat, në oborrin e Institutit për Mjekësi Ligjore, kanë hyrë në grevë të pakufizuar me një kërkesë të vetme, identifikimin e afërsisht 400 mbetjeve mortore.

KMDLNJ ka vizituar grevistët që përfaqësojnë OJQ-në “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, të cilat, në oborrin e Institutit për Mjekësi Ligjore, kanë hyrë në grevë të pakufizuar me një kërkesë të vetme, identifikimin e afërsisht 400 mbetjeve mortore që për vite të tëra janë vendosur në kontejnerë të këtij institucioni.
Grevistet janë duke bërë grevë në kushte jashtëzakonisht të rënda andaj, nëse merret parasysh gjendja e tyre shpirtërore dhe shëndetësore ka rrezik të madh që shëndeti i tyre të rrezikohet seriozisht, thuhet në një komunikatë të KMDLNJ-së.
Grevistet i kanë deklaruar KMDLNJ-së se nuk do ta ndërprenë grevën derisa të bëhet identifikimi i mbetjeve mortore . Grevistet gjithashtu kanë shfaqur brengosje për mosangazhim të mjaftueshëm të Institucioneve të Kosovës e në veçanti të EULEX-it i cili nuk po e ndërmerr asnjë veprim konkret për përshpejtimin e identifikimit të mbetjeve mortore.
“KMDLNJ, plotësisht përkrah kërkesën e grevistëve, kërkesa e të cilave është krejtësisht e drejtë dhe e ligjshme. Familjarët, pavarësisht përkatësisë së tyre nacionale kanë të drejtë të mësojnë për fatin e anëtarëve të tyre që konsiderohen si të zhdukur. Është obligim i Institucioneve të Kosovës t’u sigurojnë informacione, ndërkaq i ndërkombëtarëve, tash EULEX-it të ndërmarrë veprime konkrete”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.
Fatkeqësisht, sipas KMDLNJ-së, edhe problemi i ndriçimit të fatit për persona të zhdukur është politizuar skajshëm. “Institucionet e Kosovës janë të pafuqishme të bëjnë presion sepse vet janë nën presion kurse ndërkombëtarët, UNMIK-u dhe EULEX-i për shkak të lëshimeve të vazhdueshme që i kanë bërë dhe po i bëjnë Serbisë e kanë ngrirë për vite këtë proces”, thuhet në komunikatë.
KMDLNJ me këtë rast ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës të ndajë mjete shtese për identifikimin e 400 mbetjeve mortore dhe që kësaj çështjeje t’i kushtojë rëndësi të veçantë. KMDLNJ përkujton opinionin se OJQ ‘’Thirrjet e Nënave” ka organizuar shumë greva për zbardhjen e personave të zhdukur, mirëpo procesi i identifikimit nuk ka shkuar me dinamikë të dëshiruar.
“Duke e rikonfirmuar edhe njëherë përkrahjen për grevistët, KMDLNJ mendon se moszbardhja e fatit për personat e zhdukur (të të gjitha nacionaliteteve), mosvënia e përgjegjësve për zhdukjen e këtyre personave para gjykatave përkatëse, mosndëshkimi i tyre paraqet krim të dytë ndaj këtyre familjarëve dhe dhunim të drejtësisë”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.
“Sakrifikimi i ligjit dhe së drejtës për ta ruajtur qetësinë dhe sigurinë në Kosovë është përkrahja më e madhe që u bëhet kriminelëve dhe ekstremistëve, të të gjitha ngjyrave dhe nacionaliteteve. Fatkeqësisht, kjo po ndodhë në Kosovë, që nga viti 1999”, përfundon reagimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi