Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Koalicioni PD-LSI do të fitojë edhe një mandat në 2013

Shko poshtë

Meta: Koalicioni PD-LSI do të fitojë edhe një mandat në 2013 Empty Meta: Koalicioni PD-LSI do të fitojë edhe një mandat në 2013

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:17 pm

Meta: Koalicioni PD-LSI do të fitojë edhe një mandat në 2013

Meta shtoi se, për të nuk ka rëndësi vendi që ai do të ketë në kabinetin e ardhshëm, por realizimi i prioriteteve të kësaj partie.




Meta: Koalicioni PD-LSI do të fitojë edhe një mandat në 2013 METAL
LSI-ja të gjitha vendimet që ka marrë në të gjitha rastet, i ka marrë në mënyrë tepër transparente, në mënyrën më të hapur dhe në mënyrën më demokratike.
Meta: Edi Rama ka nevojë për psikiatër, nuk e ndihmojnë dot diversioni dhe diversantët”

TIRANË - Me shpalljen e dekretit nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për fillimin e punimeve të Kuvendit, më datë 7 shtator, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, konfirmoi se negociatat për qeverinë e re do të përfundojnë brenda kësaj periudhe.
Në konferencën për shtyp, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ishte i rezervuar në bërjen publike të dikastereve që kjo parti pretendon në qeverinë e re, duke u justifikuar se bashkëpunimi me Partinë Demokratike nuk kushtëzohet me emra ministrish apo institucionesh. Meta shtoi se, për të nuk ka rëndësi vendi që ai do të ketë në kabinetin e ardhshëm, por realizimi i prioriteteve të kësaj partie. "Nuk mund t'ju them dot asgjë, sepse çdo gjë mbetet e hapur deri në konkludimin final. Për mua nuk ka rëndësi aspak se ku do të jem unë. Për Ilir Metën ka rëndësi suksesi i kësaj mazhorance të re, që është një risi në jetën politike shqiptare, që është produkt i një maturie në rritje të klasës politike në vend, që është një përgjigje e përgjegjshme për rezultatin e zgjedhjeve të dalë nga ai Kod elektoral, ndërsa për çështje të tjera, unë jam i hapur për çdo zgjidhje që i shërben realizimit të prioriteteve të LSI-së në agjendën e mazhorancës së ardhshme",- tha ai.
Për të siguruar median se bashkëpunimi me PD-në do të jetë solid dhe frytdhënës, kryetari i LSI-së ka deklaruar gjatë konferencës së djeshme për shtyp se, koalicioni me PD-në, mund të zgjasë edhe për zgjedhjet e 2013-ës, duke konfirmuar në këtë mënyrë edhe shkëputjen përfundimtare nga e majta. "Ky funksionim dhe ky afirmim i këtij koalicioni nuk do të jetë çudi të përsëritet me shumë sukses dhe në 2013-ën",- tha Meta.
Kritikat
Gjatë konferencës së djeshme, Ilir Meta ka akuzuar ashpër liderin e opozitës, Edi Rama, lidhur me vendimin për bashkëpunim me PD-në. "Nuk e di për çfarë kundërshtarësh të mi bëhet fjalë në këtë rast. Pasi unë i kam konsideruar dhe i konsideroj të gjithë si bashkëpunëtorë. LSI-ja të gjitha vendimet që ka marrë në të gjitha rastet, i ka marrë në mënyrë tepër transparente, në mënyrën më të hapur dhe në mënyrën më demokratike. Fakti që z. Rama ka shpallur një LSI, nuk më çudit, sepse ky mentalitet i tij bizantin, ka qenë në themel të fatkeqësisë, që e ka kapluar, që çon në ato shpërthime, që nuk mund të komentohen nga asnjë politikan përfshirë dhe mua, por për të cilat duhet të pyesni ndonjë psikiatër",- tha ai. I pyetur konkretisht për deklaratat kritike të mbajtura nga një grup anëtarësh të kryesisë së LSI-së, Meta është përgjigjur se qëndrimet i ka mësuar përmes deklarimeve të kryetarit të PS-së. "Unë në fakt kam qenë me pushime të gjata, por telefoni im ka qenë gjithmonë i hapur dhe selia e LSI-në ka qenë gjithmonë e hapur, dhe natyrisht që përmes medieve dhe përmes deklarimeve të zotit Rama, kemi mësuar për iniciativat brenda LSI-së. Nuk e di se kush është penguar nga anëtarët e LSI që të shprehë mendimet e veta në mënyrë të hapur, civile dhe demokratike",- tha ai. Meta i ka cilësuar qëndrimet kritike brenda kësaj partie si diversione dhe lëvizje të stisura nga kryetari i opozitës, Rama.
"Kushdo që ka një mendim më të mirë është i mirëpritur që të vijë në mënyrë individuale, apo dhe në grup. Jo vetëm kaq, po unë jam aq transparent se do ju ftoja dhe ju në rast se ata e kanë të domosdoshme, që të ketë dhe media në një takim me kryetarin e LSI-në. Po unë me shpalljen e LSI-së që bën zoti Rama jam mësuar, se ka shpallur LSI-në e atij Sanxhakut në Lushnjë, ka shpallur dhe disa LSI-ra të tjera nëpër Shqipëri. Mirëpo ato nuk e ndihmuan as që të arrinte ato qëllimet e tij, dhe nuk e ndihmojnë dot, sepse diversioni nuk është diçka e re në Shqipëri, në politikën shqiptare nuk jep efekte afatgjata, dhe aq më tepër diversantët. Politika bëhet e hapur, bëhet në mënyrë transparente, bëhet në mënyrë të ndershme",- tha ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi