Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria: Kush urdhëroi operacionin për Dajtin ?

Shko poshtë

Prokuroria: Kush urdhëroi operacionin për Dajtin ? Empty Prokuroria: Kush urdhëroi operacionin për Dajtin ?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:31 pm

Prokuroria: Kush urdhëroi operacionin për Dajtin ?

Hetuesit e Krimeve të Rënda kanë kërkuar tabulatet e komunikimeve telefonike për të zbuluar bisedat e efektivëve të GOS me eprorët e tyre

Prokuroria: Kush urdhëroi operacionin për Dajtin ? PROKURORIA
Prokuroria:
Sipas planit operacional që akuza ka në dosje, të vrarët kishin mision vetëm vëzhgimin e Dajtit dhe jo arrestimin e tij.

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, veç hetimit për zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë të 7 gushtit në plazhin e Durrësit, po heton edhe në drejtim të efektivëve të policisë, për të nxjerrë para përgjegjësisë penale personin që urdhëroi agjentët e GOS-it të ndërhynin për arrestimin e Dritan Dajtit, në kohën që ata ishin nisur për mision vëzhgimi.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë akuzës, që shtuan se iu është kërkuar kompanive celulare të zbardhin bisedat telefonike të drejtuesit të Grupit të Operacioneve Speciale (GOS), të ndjerit Fatos Xhani, për të mësuar personin që ka urdhëruar ndërhyjen për arrestimin e Dajtit.
Sipas këtyre burimeve, me zbardhjen e këtyre bisedave telefonike, Ministria e Brendshme dhe organi i akuzës pritet të vënë para përgjegjësisë penale ata që kanë urdhëruar arrestimin e Dajtit në kohën kur agjentët ishin për mision vëzhgimi. Po kështu ata nuk mund ta kishin nën kontroll të shumëkërkuarin për shkak se xhamat e errët të mjetit që përdorte Dajti ua minimizonin këtë mundësi.
Ky lloj xhamash i ka dhënë një avantazh të dukshëm Dajtit para efektivëve të policisë, duke i kontrolluar lëvizjet e këtyre të fundit, gjë që ka sjellë edhe vrasjen e tyre. "Sipas planit operacional të përpiluar nga zyra e GOS-it (Grupit të Operacioneve Speciale) ditën e ngjarjes, 12 agjentët e policisë janë nisur për mision vëzhgimi dhe survejimi të Dajtit dhe jo arrestimin e tij.
Por zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë urdhëruar Xhanin që të ndërhynin për arrestimin e Dajtit. Kjo ndërhyrje rezultoi fatale për efektivët e policisë, për shkak se Dajti nga brenda makinës me xhama të errëta ka përcjellë të gjitha lëvizjet e efektivëve të policisë duke i pasur në shënjestër.
"Nuk është zbardhur ende se kush i ka dhënë urdhër drejtuesit Xhani për të ndërhyrë, duke mos i lajmëruar dhe pritur forcat speciale të RENEA-së të specializuara për arrestime të tilla.
Gjithashtu, gjatë gjithë kohës, drejtuesit e kësaj zyre dhe agjentët e policisë që ndodheshin në terren kanë komunikuar mes tyre vazhdimisht me anë të celularëve të Policisë, duke mos përdorur në asnjë rast kanalet e radiove të Policisë, pasi kishin informacion se i shumëkërkuari kishte radio policie me vete",- thanë burimet.
Për të zbardhur urdhërdhënësin, Prokuroria ka kërkuar nga kompanitë celulare të zbardhin të gjitha bisedat e kryera nga Xhani 30 minutat e fundit të jetës së tij me drejtuesit e Policisë.
Këta të fundit, të pyetur nga grupi hetimor i prokurorisë ia kanë atribuuar marrjen e urdhrit vetë të ndjerit Fatos Xhani, duke u shprehur se ka qenë "vendimi i tij për të ndërhyrë në arrestimin e Dajtit".
Plani operacional i vëzhgimit të Dritan Dajtit ndodhet në dosjen penale, ku rezulton se është firmosur nga kreu Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi, Drejtori i Antikrimit të Organizuar, Arjan Muça, dhe nga vetë i ndjeri që kishte gradën e drejtuesit të agjentëve të kësaj njësie Fatos Xhani.
Ekspertët: Armët e Dajtit, s'janë përdorur në krim tjetër
- Dy pistoletat e sekuestruara në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit, me të cilat ka kryer edhe vrasjen e pesëfishtë pasditen e 7 gushtit në zonën e plazhit të Durrësit, nuk janë përdorur në ndonjë krim tjetër të ndodhur në Shqipëri.
Ky është konkluzioni i ekspertëve të Institutit të Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit, të cilët kanë kryer krahasimin e gëzhojave të dala nga pistoletat e Dajtit të tipit "Glock" dhe "Revolver". Sipas këtyre akt-ekspertimeve që tashmë janë administruar në dosjen penale në ngarkim të shtetasit Dritan Dajti, konfirmohet se armët që ka përdorur ky i fundit për vrasjen e katër agjentëve të policisë nuk janë përdorur në ndonjë krim tjetër të ndodhur në Shqipëri.
Ky fakt, hedh poshtë disa pretendime se i dënuari me 25 vite burg Dajti, ka marrë pjesë në kryerjen e disa vrasjeve të bujshme në vend. Sipas këtij akt-ekspertimi, mësohet se nga krahasueshmërisë e gëzhojave të dala nga armët e përdorura nga Dajti për t'i ikur policise, nuk rezultojnë se janë të njëjta me gëzhojat e gjetura në vende të ndryshme të ngjarjeve të ndodhura në Shqipëri.
Gjithashtu, edhe dy pistoletat e Dajtit, rezultojnë të mos jenë përdorur në ndonjë krim tjetër të ndodhur në vend. Pritet që në ditët në vazhdim, të përfundojnë edhe akt-ekspertimet e njollave të gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes, që do të ndihmojnë hetuesit të rindërtojnë vendin se ku janë ekzekutuar katër agjentët e policisë, shoqëruesi i Dajtit shtetasi Ledion Mare dhe plagosja e kalimtarit të rastit me inicialet F.S. pasditen e 7 gushtit 2009 në zonën e plazhit të Durrësit.
AKUZAT NDAJ DAJTIT
"Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" të kryera sipas pikës c d dh ë, ndaj katër policëve
"Vrasjen me dashje" të shtetasit Ledion Mare
"Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" sipas pikës c të mbetur në tentativë ndaj policëve
"Vrasjes me dashje" të mbetur në tentativë ndaj adoleshentit F.S.
"Falsifikim dokumentesh zyrtare" të patentës italiane dhe ID-kartave të Policisë së Shtetit
"Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore"
"Mbajtje të armëve luftarake pa leje"
34 gëzhoja plumbash, janë sekuestruar në vendin e ngjarjes së shtatë gushtit, ku 33 prej tyre janë të pistoletave model 9 mm dhe një plumb model 7.56 mm. Ka rezultuar se 17 plumba janë shkrehur nga i kërkuari Dritan Dajti dhe 17 të tjera nga efektivët e policisë që kanë marrë pjesë në operacionin e arrestimit të të dënuarit me 25 vite burg
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi