Teki Dervishi:Nuk ka brirë ‘lufta speciale’
Faqja 1 e 1

Nuk ka brirë ‘lufta speciale’
Teki DERVISHI
Sheshi në sirtar
Ne të gjithë, si gjithë bota normale, i frikësohemi luftës. Por ne i frikohemi pak më shumë se të tjerët, dhe kemi arsye. Arsyen na e ligjëron historia kombëtare.
Çka po ndodhë qe dhjetë vjet në Kosovë, luftë apo paqe? A ishte Kumanova “armëpushim”, “çlirim”, “varrosje e sopatës” apo zëvendësim i luftës frontale, me një luftë speciale për t’i korrektuar “bëmat politike” të Fuqive të Mëdha? Sidoqoftë u bë shkak EULEX-i dhe “hija e thellë” e prapavijës logjistike të Zanierit, që ta kuptojnë të gjithë qytetarët e Kosovës se Evropa dështoi në Kosovë, por që për këtë dështim të mos ketë guxim të flasë askush.
Pra - dolën në pah dhe në dritë problemet “e vogla”, se ato kot mund të përpiqen t’u bëjnë hije unmikistaneze problemeve “të mëdha”. Kot mundohemi me cikërrima kamerash të KQZ-së, largimesh partiake, dekonversacioneve krahinore politike, me kinse korruptimin (e të gjithëve pa përjashtim) liderëve… pleshtin ta bëjmë buall, t’i fshehin sfidat “e mëdha” që na i nxjerr parasysh Solana.
Heshtja e çështjeve kruciale politike të Kosovës që bëhet me zhurmën e problematizimit artificial të kacafytjeve mediale të mëhallëve, na bën të prejudikojmë se dukuria e koordinimit “të të heshturit” kombëtar është një aranzhman i porositur i BE-së. Të them më së buti - heshtja e tillë - ta përkujton qetësinë para stuhisë. Ose frikën paranojake. Traumën kolektive të kombit.
Dhe qoftë kështu, kështu e kemi nga indoktrinimi 10 vjeçar. Na kanë bindur se “bac u kry’”, u çliruam, stuhia e madhe kaloi, së shpejti do t’na pranojnë arabët e të të painkuadruarëve, etj. Të gjithë ata që janë “kompetentë” dhe të vendosur në poste zyrtare politike ndërkombëtare këtu në Kosovës, pohojnë se luftërat tashmë kanë mbaruar. Pas tyre kështu pohojnë të gjithë analistët, e para tyre liderët kosovarë. Ata e dinë, janë të sigurt, ndaj konstatojnë kështu. Pra politika ku nuk heton së paku një fije të hollë dileme! Politika kategorike.
Por, e keqja e punës qëndron në faktin se ne shqiptarët “tipet” e luftërave i përfytyrojmë vetëm si “të armatosura”, “fushata ushtarake”, dhe duke qenë me shekuj të robëruar, “shtetrrethimin” e gjendjeve speciale të jashtëzakonshme dhe protektoratet e shteteve armike historikisht, asnjëherë nuk i kemi konsideruar si “luftë speciale” për zhbërjen, dekulturimin, shkombëtarizimin e popullit shqiptar, por i kemi konsideruar si “kohë e paqes”.
Luftërat që nuk janë të armatosura quhen “luftëra speciale” dhe pikërisht kjo sintagmë nuk është parë në shkrimet e mediave tona në dekadën e parë të shek. të 21-të. A ka luftë speciale në Kosovë, a mund të quhet “paqja e koordinuar” në krizë kulturore dhe ekonomike, një luftë speciale për degradimin e shoqërisë shqiptare në Kosovë?
Pra, janë temat tjera më të vogla (problemet) që ne i marrim në dorë t’i trajtojmë, duke pasur ose frikë ose pasiguri në qasjen e tyre, që qasja të mos jetë një dërrasë e kalbur ku nuk guxojmë të shkelim. Çfarë tipi është gjendja speciale e ashtuquajtur “konflikt i ngrirë” (i cituar dhe i përfolur, i theksuar dhe asnjëherë i analizuar, në median shqiptare në Kosovë). Nëse nuk ekziston si i tillë, si luftë speciale për ta stimuluar vendnumërimin në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Kosovës, atëherë pse zotërinjtë që prodhojnë politikat për Kosovën nuk dalin të prononcohen e të thonë, a është kjo situatë “konflikt i ngrirë” (siç pohon media ndërkombëtare), apo është “situatë stabile” e sigurisë, siç pohon KFOR-i dhe zotërinjtë e tjerë në Mitrovicë.
Heshtja prodhon Status Quo-n, pikërisht kur fillon zhurma e madhe e trumbetimit të problemeve lokale që shurdhojnë dhe hutojnë opinionin, ia tërheqin vëmendjen andej kah problemi është fare lokal dhe fare efemer. Përsëri pyesim, a vjen spontanisht ky koordinim i të heshturit, apo është i planifikuar me ndonjë strategji precize politike të BE-së së dështuar? Nëse është i planifikuar, atëherë kush janë zbatuesit e këtij plani në Kosovë? Këtë nuk mund ta dimë, natyrisht, por mund të supozojmë. E si? Me analizë, të përimtojmë se kush nga faktorët ndërkombëtarë, ose nga këta vendor, ka interes që të ruhet Status Quo-ja e luftës 10-vjeçare speciale në Kosovë?
Një fjalë e urtë kineze, sipas Perl Bak-ut, thotë se kur frikohesh, këndo, bën zhurmë, bërtit, shko pas Vetëvendosjes. Anasjelltas kësaj urtësie kineze po i bie se heshtja është frikësuese. Në heshtje fshihet ai virusi i kërcënimit permanent nga e panjohura. Dhe është krejtësisht logjike: vazhdimisht na figurojnë, vazhdimisht na i qesin përballë armiqtë që assesi dhe kurrsesi nuk do të lejojnë sovranitetin e Kosovën. Kurse ne të gjithë e dimë: pa stabilitet dhe sovranitet, nuk ka investime ekonomike ndërkombëtare, ka tkurrje dhe kujdes në injektimin me premtimet boshe të Konferencës së Donatorëve që nuk shihen gjëkundi.
Nuk është problem lobimi për pavarësinë, por menaxhimi pavarësisë!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Teki Dervishi:‘Medalioni nga Jerusalemi’
» Teki Dervishi:LDK-ja kundër LDK-së
» Teki Dervishi:ORA ME KUKUVAJKË
» Teki Dervishi:Shqiptarë esperanto!
» Kimete Berisha:Eh, Teki Dërvishi
» Teki Dervishi:LDK-ja kundër LDK-së
» Teki Dervishi:ORA ME KUKUVAJKË
» Teki Dervishi:Shqiptarë esperanto!
» Kimete Berisha:Eh, Teki Dërvishi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi