Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Bajram Curri

Shko poshtë

Halit Bogaj: Bajram Curri Empty Halit Bogaj: Bajram Curri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 9:30 pm

Halit Bogaj: Bajram Curri U1_bajram-curri
Halit Bogaj

BAJRAM CURRI

Dridhej bjeshka e Dragobisë

Po lufton biri i Shqipnisë

Bajram Curri tuj luftue

Shumë asqerë i kish farue

2

O nja t’gjallë s’donte me lshue

Ni toger na ish idhnue

Gjithë ushtrisë i ish bashkue

Bajram Currin me rrethue

3

Ai ish kanë Toger Kadria

E mallkon sot shqiptaria

E mallkon sot shqiptaria

Digjte stane digjte shpia

4

Me asqerë shkojnë përpjetë

N’Bajram Currin janë zatet

Dil Bajram për me u dorzue

Me xhanarë t’kam rrethue

5

S’um ka lidhë as kral as mbreti

Jo po m’lidh Kadri Mehmeti

Thuj Kadrisë more budallë

S’lidhet burri sa asht gjallë

6

Po thot Curri o faqezi

Shumë punova unë për ty

Mundi kot më paska shkue

Për ty pare kam harxhue

7

Të kam çu për me t’shkollue

Hakikat të kam nimue

Ty për vehte t’paskna rue

Që kaq keq më ke tradhtue

8

Dridhet toka n’Dragobi

Lufton Curri me ushtri

Lufton Curri me ushtri

I rrethuem me tradhëti

9

Kur i vrahej fort ushtria

Se çka bante Qen Kadria

Se çka bante Qen Kadria

Lypke ndihma nga Serbia

10

Bajram Curri tuj luftue

Shumë ushtarë i kish varrue

Asgja t’gjallë s’donte me lshue

Shumë anmiq kish pushkatue

11

Bajram Curri ish ngushtue

Nis Shqipninë për me vajtue

Haj medet kuku për mue

Qysh shiptarët me m’sulmue?

12

Lot për faqe i kanë shkue

Edhe shokt e kanë ndëgjue

Kurrë prej fisit nuk jam rue

Qysh mu fisi me m’tradhtue?

13

Bajram Curri n’Dragobi

E dha jetën për liri

E dha jetën për liri

Për Flamurin kuq e zi

14

Fort po kajnë djem e Gjakovës

Për atë Currin e Kosovës

Qan Kosova e Shqipnia

Po vajton mbarë historia

Kënga kushtuar Bajram Currit gjithashtu është ndër këngët më madhështore që i kemi dëgjuar ndonjëherë nga gjeniu ynë krjues dhe rapsodët tanë të shquar.Kjo këngë e dhembshme na kthen edhe njëherë në një kohë të tmerrshme/por edhe shumë heroike dhe krenare/ kur Kolosi Bajram Curri mbyllet në Shpellën e Dragobisë për të luftuar heroikisht dhe për t’u vrarë për lirinë e dyanshme të shqiptarëve/andej e këndej kufirit/.

Nganjëherë iritohem sëtepërmi kur i dëgjoj disa të flasin ose të shkruajnë pozitivisht për personalitetin vërtet kontraverz të Ahmet Zogut. Unë ndoshta mund të mos di fare rreth kësaj teme, por shikuar dhe menduar logjikisht, mjafton vetëm vrasja e tre viganëve/Bajram Currit, Luigj Gurakuqit dhe Avni Rrustemit/ për ta kuptuar të vërtetën se kush ishte Ahmet Zogu dhe personaliteti i tij’’pozitiv’’në historinë shqiptare, aq më tepër kur ai në kohën më të vështirë në Paramuzgun e pushtimit fashist të Shqipërisë e la atdheun në’’ gojë të ujkut’’dhe iku prej tij me tërë pasurinë e kombit dhe vendit të vetë!!!!Prandaj unë/si një individ, qofsha edhe laik/si mund ta konsideroj’’pozitiv’’atë njeri që i bëri ato të pabëra të cilat ndryshe quhen edhe krime shumë të mëdha për të cilat edhe duhej të pushkatohej, pa marrë parasysh pse ishte mbret?!

Pra Kënga kushtuar’’Dif Dragoit të Dragobisë’’/, siç shkruante me të drejtë Noli për Bajram Currin, është këngë shumë e dashur dhe njëkohësisht e dhembshme në shumë kuptime, ku bën pjesë edhe Tradhëtia tragjike si një fenomen kanceroz i instaluar ndër shqiptarë, siç ishte rasti me tradhëtarin e njohur Kadri Mehmeti/oficer i Zogut/që e rrethoi dhe e vrau Bajram Currin. Themi ’e vrau’’por siç e shohim në këngën popullore, Bajram Curri e vret veten për të mos rënë në duarte armikut i cili do të luante me kufomën e tij.

Bajram Curri në këngën e përmendur, duke mos dashur të dorëzohet në asnjë mënyrë shprehet’’S’më ka lidh as kral as mreti./Jo po m’lidhë Kadri Mehmeti/Nxuer alltinë e ri veti/, duke mallëkuar edhe faqen e keqe tradhëtare, duke thënë se vetë e kishte shkolluar atë qen që e tradhëtoi dhe duke u realizuar edhe ajo thënia e njohur’’Nganjëherë të vret edhe buka jote’’, e dëshmuar disa herë gjatë historisë sonë të përgjakshme kur edhe daja tradhëton nipin si te’’ Selman Kadria’’ ose dhëndërri mikun në’’Fryni era na u çel taraba’’dhe raste të tjera mjerisht të shumta që i njohim dhe i dëgjojmë nga këngët tona popullore.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi