Yrjet Berisha: Ai ose askushi (Tregim)
Faqja 1 e 1
Yrjet Berisha: Ai ose askushi (Tregim)
Tregim
YRJET BERISHA
AI OSE ASKUSHI
“Ulkian K., ku je?”, tha ai, (që unë e quaja, i pagëdhenduri), nga dritarja e shkollës, që s’ishte shkollë, por thjesht shtëpi banimi, shndërruar në shkollë. Folësit nuk iu përgjejgja por e shikova me mospërfillje. Ai sërish vazhdoi të fliste e të bënte diç me dorë, në mënyrë të paqartë e bizare. Fillimisht s’më bëri përshtypje reagimi i tij, sepse, isha mësuar, që nga ai të dëgjoja lloj-lloj dokrrash, që prore ia gatunte dikush tjetër dhe ai, si i pagëdhendur që ishte; fjalët e tjetrit i bartte dhe i thoshte bindshëm, sikurse të ishin të vetat. Ç’është e vërteta, kur ndeshësha me fjalët e tij, i thosha: “ Ti je singël e gërvishtur e garmafonit!”. Herët e pata kuptuar se ai ishte njeri i kurdisur, që thjesht fliste ashtu siç porosinin e stërporsisnin kanalet e trajtimit të pasaçem, si zëdhënës i devotshëm për të bërë presion e ndjekje, ashtu siç parashohin paragrafet e dosjet e
tyre të pluhrosur...
Atë ditë filloi të bie një shi i rrëmbyshëm. Lagështia dhe ftohtësia e shiut më bëri nevrik dhe përpak sa nuk e humba tuoron, kur foli ai, i atyre, që nuk i pushonte goja së dëlldërisuri, kur ai niste të fliste më parë pushonte guri i mullirit, po jo edhe goja e tij.
“Unë e lexova prozën tënde dhe e di se për kë e ke shkruar atë!”-, tha ai i atyre, duke u gajisur, por edhe duke shkumuar nëpër dhëmbë gjuhë e gojë .
“Lexuesi ka të drejtë ta kuptojë sipas dëshirës së vetë!”-, thashë unë gjakftohtë ose më saktë, u përpoqa të jem i tillë.
Ai, askushi, i atyre, s’pushonte së qeshuri, sepse kështu e kishte ushtruar makineria e zejes së presionit e e ndjekjes.
“Tregimi yt, më ra në zemër si bombë!”, - tha ai, askushi i atyre, që ata vetë s’ishin të pranishëm me trup, por ai fliste bindshëm sipas porosisë së tyre që shumë herë i kishin mbajtur predikime në ndonjë dhomë të errrët.
‘Ku don të del ky?’, mendova unë. ‘Çfarë don të thotë ky?!’
“Bombë qe ai tregim.”
“E lëmë këtë bisedë se s’jam i disponuar të flas!”-, thashë unë por ai fliste e vepronte me përpikëmëri, ashtu siç e kishin dresuar ata, atje, në ndonjë kthinë të lagësht, përplotë tym e myk.
“Sapo ia filluam!”, tha ai si në tallje e si në shkarje buzësh.
‘Vallë!’ , mendova unë, ‘si është e mundshme që një fragment i prozës të zgjojë kërshërinë e këtij njeriu e të disa lexuesve të tjerë?! Çudi se si veprojnë këta njerëz? Ky njeri dhe ata idotë, mirë e dijnë zejen e tyre te të nuhaturit! Ç’t’i bësh?! E kanë trashëgim nga etritë e tyre policë-komunistë. Zeje e tyre ndjek vijën e traditës. Etritë e tyre qenë dresuar nëpër qarqe të ndryshme. Ndërsa, tash ata, i edukojnë bijtë e tyre në atë linjë që t’iu ngjajnë etërve të vetë, si veja vezëve. Ngjajshmëria e tyre mbase i trimëron, ata, por ç’është e vërteta, ata mafia e kuqe të bijtë e vetë, shihnin vetëveten. Pikërisht, për këtë arsye, prindërit e tyre, i angazhonin ata me zjarr që t’i përmbushnin detyrat e tyre të parapara më herët’.
Dikur, kur dola nga shkolla, që është me pamje të një shtëpie banimi, dhe u ktheva në kafiteri të pijë një kafe ekspresi, derisa shfletoja gazetën, krejt papritmas, në tavolinën time u ul edhe ai i atyre.
“Ti s’don të m’i shohësh sytë, por unë të nderoj, andaj erdha të pijë një kafe. - tha ai.
“Askush s’të ndalon të ulësh në tavolinë që është pasuri e huaj! , i thashë me ironi atij, pa e lëshuar nga duart gazetën.
“Erdha të bisedojmë e jo të lexosh gazetën!- tha ai.
“Fol se s’të pengoj!”, i thashë pa e larguar gazetën nga tavolina.
Prapë biseda u kthye në problemin e mëparshëm. Madje u ndez e u mërdhez dhe mori zjarr, por shpejt u shua si me shi e ujë. Kot, fare kot, i fola! Ai s’më dëgjonte që s’më dëgjonte! Ngulte këmbë me kokëfortësi, siç thoshte në disa fakte të tij, të fryra e të stërfryra, nga ata të atij, se si gjoja ua kishte stërzgjuar kurreshtjen Blinë B. dhe Ulikës K., që ua paska prishur gjakun ai tregim që e kishin lexuar, jo një herë, por dy-tri herë. Leximi i tillë i një vepreje çdo autor do ta gëzonte, por mua atë çast më hidhëroj. Unë e dija shumë mirë se gëzimi i tij s’ishte dosido. Leximin e prozës e kishte bërë me urdhër të dikujt tjetër dhe jo nga kënqësia. Ai sërish filloi të fliste prapë e mbarë.
“ Ai shkrim është i vërtetë!” -, tha ai me këmëngulje.
“ Krijimtaria artistike krejt rastësisht mund t’iu ngjajë personave a ndonjë ngjarjeje reale.”-, thashë unë, duke ia përkujtuar, se edhe ai dikur kishte mësuar për artin. Por siç duket, ai edhe atë që e kishte mësuar e kishte harruar dhe tash merrej me thashetheme. Kot mundohesha t’ia sqaroj disa imtësi profesionale, që kishin të bënin me artin, me filozofinë dhe me estetikën e cila, më mirë i sqaron disa shtresa të të krijuarit në art.
Por ai, s’donte të dëgjonte për këto probleme, sa të hershme po aq edhe të vonshme për krijmtarinë artistike. Kështu, për ta humbur durimin unë, ai herë pas here bënte ndonjë sjellje provokuese, të përcjellura me qeshje ironike dhe me shumë fjalë:
“...Pse? Ku? Si? ... Blinë B.!? ...Ulinë!? -, e kishte të mbushur gojën ai plot e përplotë me këto pyetje.
Më vonë m’u desht t’i flas edhe për disa fshetësi arti, tejet profesionale, që s’duhet folur me personat që nuk e kuptojnë atë. Po sa kupton dërrasa, aq kuptonte edhe ai. Pastaj shfaqi pakënaqësinë rreth emrave të pesonazheve. Murmuroi diç, por më tepër i interesonte origjina e emrit: Ulinë. Prandaj unë në mënyrë të veçantë i fola edhe për emrin edhe për inicialin B.., që paraqiste mbiemrin e saj shkurtimisht. Unë të gjitha këto ia sqarova, por ai thjesht s’donte të kuptojë. Gjatë kohës së qëndrimit në “World” atë e shoqëronte një buzëqeshje ironike.
“Kjo që ke shkruar ti është turp! Si është e mudur që një burrë tridhjetë e ca vjeçar të shkruajë kësi marrëzi për një vashë të re?!”-, tha ai i atyre me një stil tejet provokues.
“Turpi të pastë hije ty, se mirë të rrika!, thashë me ironi therrëse.
Ai si i kurdusur për këso raste që ishte qeshi në mënyrë cinike.
“ Qeshu ashtu si të kanë porositur!”-, i thashë unë.
“ E pse të mos qeshi kur më qeshet?! -, tha ai.
“Ti mund të qeshësh, por qesh kur është koha. Ndërsa, tash qeshësh vend e pa vend!”-, thashë unë me një dozë nervoze.
“ ...Po si të them?! Më qeshet dreqi e marrtë!”-, tha ai duke gajisur me trupin e deformuar. Ai kishte një kokë mollake. Nofulla të dala që kur qeshte i ngjanin kalit të Nilit. Kishte fytyrë me disa gjurmë zeshkane. Duart e zbehta i lëvizte prore, ashtu siç i komandonte truri i tij nevrik.
Pasi piva kafen ekspres, ftova kamariarin dhe ia pagova kafen dhe mblodha gazetat që i kisha lënë në njërin kënd të tavolinës dhe u ngrita në këmbë.
“Ulkian! Më kupto drejt!...”
“Drejt të kuptoj!”-, thashë unë duke shtyrë karrigen nën tavolinë.
“Këtu është një keqkutim!”...
“Ç’keqkuptim?!
“... Unë s’kam para të ima. … ma paguaj edhe kafen time!”-, tha ai i nxirë në fytyrë e buzë.
“ Unë s’të thirra në tavolinë, prandaj, vetë paguaje.!” -, thashë unë duke u larguar nga kafiteria.
“ ... Kështu s’bën!”-, tha ai.
“Si s’bën?! Ja edhe kësaj unë i them art! -, thashë unë duke buzëqeshur me ironi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi