Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çmitizimi i Gjergj Kastriotit, turp i kombit

Shko poshtë

Çmitizimi i Gjergj Kastriotit, turp i kombit Empty Çmitizimi i Gjergj Kastriotit, turp i kombit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 21, 2008 2:58 am

Ismail Kadare: Çmitizimi i Gjergj Kastriotit, turp i kombit
Çmitizimi i Gjergj Kastriotit, turp i kombit U1_u1_kadare
Çmitizimi i Gjergj Kastriotit, turp i kombit
Nga Ismail Kadare
Çmitizimi i figurës së Gjergj Kastriotit është një nga turpet e kombit shqiptar. Ka disa autorë që janë përpjekur ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të pafytyrë. Problemi është shumë i thellë dhe themelor për kombin shqiptar. Të ç’mitizosh figurën e Gjergj Kastriotit do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë.
Duan të na mbushin mendjen se Gjergj Kastrioti ka qenë një figurë negative e historisë shqiptare. Kjo është një histori e vjetër në shëmtinë e saj. Ka pasur teza për këtë çështje.
Teza e parë është krijuar nga fqinjët tanë rreth 200-300 vjet më parë. Para tyre, këtë tezë e kishin ngritur turqit, se për ta, Gjergj Kastrioti ishte një renegat, tradhtar dhe armik. Ka pasur përpjekje nga pjesa renegate e popullit shqiptar që janë bashkuar me këtë tezë.
Të jesh kundër Gjergj Kastriotit, do të thotë të parapëlqesh robërinë para lirisë dhe Shqipëria do të ishte vendi i parë në Europë që do ta bënte këtë.
Do të ishte vendi i parë në Europë që do t’i vinte një njollë të madhe e të shëmtuar historisë së saj e që nuk do të hiqej në shekuj. Njerëz perversë, me shpirt pseudo-intelektual janë bashkuar në këtë fushatë.
Gjergj Kastrioti është figura që simbolizon bashkimin e Shqipërisë me Europën. Fushatë më të turpshme në histori nuk ka për të pasur dhe nëse e pranojmë, do të jemi kombi më pa dinjitet në Europë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi