Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi: Dy lisat binjakë

Shko poshtë

Demir Krasniqi: Dy lisat binjakë Empty Demir Krasniqi: Dy lisat binjakë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:02 am



Demir Krasniqi: Dy lisat binjakë U1_DemirKrasniqiDemir KRASNIQI

DY LISAT BINJAKË

Jem dy vëllezër – lisa binjakë ,
Mbirë e rritur në Gollak .
Jem dy vëllezër nga një trung –
Njëri Qarr e tjetri Bung !

Kem rritë shtat e kem rritë degë ,
Njëri Toskë e tjetri Gegë,
Kem një farë e kem një gjak ,
N’ daç për luftë, n’ daç për bajrak !

Jetojmë këtu me qindra vjet ,
S’ka dorë njeriu që na pret !
Jemi bimë të këtij vatani -
S’ na tremb rrëmuja , as murrlani !

S’ na trembë pyka, as sëpata ,
S’ na tremb terri, as shtrëngata !
S’ na ngrinë bora , as acari ,
S’ na tremb sharra , as barbari !...

Njerëzit ikën n’ botën mbarë ,
Ne këtu jetojmë krenar ,
S’ na plakë malli, as vetmia ,
Na e ka rritë këtë trup Malësia .

Ç’ prej se u bimë ne në Gollak ,
Kjo Malësi , shpesh u përgjak ,
Qëndruam t’ fortë vëllai me vëlla ,
S’ pat armik që t’ na përça !

Jemi bimë me trung Iliri –
Pararojë e këtij kufiri ,
Do t’ qëndrojmë këtu krenarë ,
Rrënjë e degë i kem shqiptarë !

Gjilan, më 31 Gusht 2009.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi