Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerja e kohës

Shko poshtë

Blerja e kohës Empty Blerja e kohës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:15 pm

Blerja e kohës



Që nga 9 shtatori 2008, thuaja asgjë e re nuk ka ndodhur në skenën politike të Kosovës, së paku në fushën e realizimit të “programeve” që i kanë paralajmëruar organizatat civile të OKB-së brenda strukturës politike të Brukselit. Sikur merremi vesh (ata, jo ne) me ata që refuzojnë kategorikisht në mënyrë programore zbatimin e ligjshmërisë (EULEX-i). Ligji zbatohet, për ligjin nuk mund të bëjmë negociata, e pranojnë a jo serbët, apo edhe kosovarët e tjerë! Shkalla diplomatike e mirëkuptimit të EULEX-it (mbase shihet se ai provon që ligjet të zbatohen si urdhra policorë, e jo si procese normale juridike) prandaj është krejtësisht e kuptueshme, madje edhe e justifikueshme arroganca e “misionit”. Deri para skandalit të fundit të EULEX-it që kërkon marrëveshje me MUP-in, askush nga kosovarët (shqiptarë) nuk e ka kritikuar EULEX-in për metodologjinë e tij të punës, që më shumë dukej “pedagogjike” se sa juridike. Por e kritikonin serbët, edhe pse EULEX-i nuk punonte që të kishe pse e kritikojnë. EULEX-i mbase nuk e ditka se në Kosovë megjithatë ka ekspertë që e kuptojnë se kur juridiksioni merret me metoda pedagogjike (korrektuese policore) e jo juridike, atëherë ai përpiqet që të bëjë zgjidhje politike, e jo juridike, sidomos me ata që shkelin ligjet (Kushtetutën e Kosovës)?! Si EULEX-i që duket sheshit përpiqet të blejë kohë, njësoj edhe “faktoriteti” politik opozitë-pozitë në Kosovë blen kohë duke pritur që rivalitetet “politike” të bëjnë “gabim në hapa” dhe të dështojnë duke dalë nga skena politike. Derisa politika vendore frikohet nga këto kurthe që ia ngre opozita-pozitës dhe anasjelltas, EULEX-i shihet haptas se nuk frikohet nga ndonjë sfidë që do ta nxirrte prej loje. Por nëse është bindur kështu, atëherë beson në urtësinë qytetare të opinionit të Kosovës që kishte besim të palëkundshëm ndaj “bashkësisë ndërkombëtare”, por ai tash nuk e ka më këtë besim, dhe po të mos e kishte, populli asnjëherë nuk ka pasur fuqi të iniciojë lëvizje politike, sepse kjo është punë e elitave politike, e jo e popullit. EULEX-i duhet ta dijë se në shtator sivjet e “mbush” një vit moshë, dhe ai, si fluturat e natës, mandatin e kadyvjeçar. Sa do të mund ta zgjasë mandatin (dhe me lejen e kujt) kjo nuk mund të prejudikohet nga jofaktoriteti politik i vendorëve, ama do të shihet, pas një viti e disa muajve, se “blerja e kohës” nuk ka qenë e dobishme në zgjidhjen e problemeve që EULEX-i nën ombrellën e UNMIK-kut ka premtuar se do t’i zgjidhë. Nëse blerja e kohës u sjellë përfitime thjesht materiale opozitës dhe pozitës në Kosovë, si edhe “punëtorëve” të EULEX-it, edhe të parët, edhe të dytët do të duhej ta kuptonin se blerja e kohës, ose zvarritja e status quo-s rëndon mbi kurrizin e popullatës, e cila jeton në teh të varfërisë së skajshme dhe të akulturimit total, i cili, sipas filozofisë gojore shqiptare, “këputet së trashuri”. Pra, pa marrë parasysh se si deklarohet pushteti vendor ose pushteti gjyqësor (i EULEX-it) këto të dyja bashkë e bëjnë shtetin, dhe shteti që nuk e ka parasysh situatën e gjendjes psikike dhe ekonomike të popullit, do të falimentojë në mënyrë të turpshme. Kooperativa e misioneve ndërkombëtare nën ombrellë të UNMIK-ut (OKB-së) do të duhej të kuptojë nga bindjet politike të sotme të OKB-së që e sheh se Kosova më nuk e duron UNMIK-un dhe refuzon në mënyrë vullnetare të bashkëpunojë me të. Kjo përmendet këtu si përkujtim, dhe e kemi përmendur disa here në editorialët tanë, se instalimi i UNMIK-ut në kohën e tij, para dhjetë vjetëve është pritur shumë mirë nga opinioni qytetar i popullit dhe nga klasa politike. Kështu ky përkujtim le t’i bëjë ta vënë gishtin në tëmth jo vetëm “euleksistët” që u zbuluan për vetëm një vit, se edhe këta e mirëpritën populli dhe klasa politike e Kosovës. Le të mos të mbështeten fort në faktin se nuk ka “rezervë opinion” dhe nuk është vetëm “Vetëvendosja”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi