Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donik Sallova:LDK-ja në dy profile

Shko poshtë

Donik Sallova:LDK-ja në dy profile Empty Donik Sallova:LDK-ja në dy profile

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:37 pm

LDK-ja në dy profile

Donik Sallova


Tashmë është e qartë se zgjedhjet lokale të këtij viti janë shansi i fundit i LDK-së për rikthim në pozicionet e saj lideriste në skenën politike të Kosovës. Ky moment politik paraelektoral, mund të jetë edhe historik për fatin e LDK-së dhe vendosja e këtij fati është totalisht në përgjegjësinë e strukturave udhëheqëse të saj, të cilat faktikisht e bartin barrën e “mëkatit” për humbjen skandaloze të zgjedhjeve të kaluara. Kryesia aktuale e LDK-së, megjithëse e vjetruar, e dështuar dhe humbëse, e ka përgjegjësinë që qoftë edhe aktin e fundit vendimmarrës elektoral të saj, ta marrë në funksion të rikthimit të potencës politike të LDK-së dhe reformimit strategjik të saj, duke nënkuptuar kthimin e saj kah forma, Rugovizmi. Ky vendim i LDK-së për të përcaktuar pozitivisht fatin dhe kahen e saj, do të shihet që në metodologjinë përcaktuese të kandidatëve të saj për kryetar komunash dhe mbi këtë përcaktim, do vendoset edhe profili i saj fitues apo humbës në zgjedhje.
Profili fitues i LDK-së do të ndërtohet nëse strukturat vendimmarrëse të saj përcaktohen për kandidatët potencialisht fitues dhe reformues njëkohësisht. Pra, ajo duhet të kandidoj me individë të cilët përfaqësojnë fituesin në zgjedhje, por që simbolizojnë edhe rikthimin real të LDK-së në skenën politike. Rikthimi i tillë nuk mund të bëhet nëse LDK-ja i përcakton për të kandiduar individë të cilët kanë humbur në zgjedhjet e kaluara, e në këtë kategori përfshihen edhe propozimet që ata mund të bëjnë sot për kandidatë potencialisht po aq humbës sa ata, me synimin e vetëm për të bartur fajin e humbjes së tyre te partia, sepse në të kundërt e shohin veten si humbësit historik. Madje, LDK-ja nuk duhet të pranojë as kandidimin e atyre individëve humbës të së kaluarës, edhe nëse ata sot mund të jenë fitues eventual, për faktin se kandidimi potencial i tyre do të dëshmonte faktikisht shterpësinë e kuadrove në këtë parti. LDK-ja nuk duhet t’i konsideroj fitues të garantuar as kandidatët, të cilët kanë fituar në zgjedhjet e kaluara (e ata janë pak), por që me keqqeverisje e tyre gjatë këtyre dy viteve, mund të përfaqësojnë humbësit e garantuar. Duhet rikujtuar metodologjinë moderne elektorale të Presidentit Rugova, i cili përkrahte për të kandiduar vetëm individët me avantazhe të theksuara për fitore. Mbi këtë parim të Rugovizmit, duhet të mbështetet edhe logjika elektorale e LDK-së.
Nëse synimet elektorale/politike të LDK-së janë t’i ruaj komunat aktuale në të cilat qeverisë, kjo nuk do të thotë që ajo duhet t’i rikandidojë domosdoshmërisht kryetarët aktual të tyre. Këtu përjashtim absolut përbën vetëm kryetari i Prishtinës, dr.Isa Mustafa, i cili aktualisht sot përfaqëson individin e garantuar fitues të LDK-së, si në nivel lokal ashtu edhe nacional. Në të gjitha rastet tjera ku LDK-ja sot qeveris, duhet shikuar zgjedhja më e mirë, pra edhe përfundimi eventual i mandateve të disa kryetarëve që kanë keqqeverisur ose s’kanë mirëqeverisur. Nëse LDK-ja synon që t’i rikthejë komunat e humbura, ajo nuk duhet t’i rikandidojë kandidatët humbës të së kaluarës apo humbës potencial të së ardhmes. Ajo duhet që humbjet dhe humbësit t’ia lejë historisë, qoftë edhe duke i bërë ato humbje historike. Nëse LDK-ja synon që oferta e saj politike/elektorale në këto zgjedhje të jetë e ndryshme, e re dhe konkurruese, ajo nuk duhet të rikandidojë individët, të cilët janë konsumuar në të kaluarën apo janë shpërfytyruar duke keqqeverisuar. Përcaktimet e gabuara mund t’i kushtojnë shtrenjtë LDK-së, duke e çuar atë drejt një tendence të pakthyeshme të humbjes dhe duke e “certifikuar” përfundimisht epokën e qeverisjes “kleptokratike” të majtistëve në pushtet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi