Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj

Shko poshtë

Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj Empty Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 12:00 am

Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj



Nga Enver Gjon Mehaj

Të dielën mbrëma më datën 30.08.09 në ora 23:35, derisa Isak (Ismet) Mehaj ishte në gjumë dhe unë lexoja librin "Sadams hemmeligheter" (Fshehtësitë e Sadamit) cingërron telefoni celular i Isakut. Numri ishte i fshehur. Iu përgjigja thirrjes si zakonisht me fjalë "Alo, urdhëroni". Thirrësi kishte vendosur të na kërcënojë. "A je ti Ismeti (Isaku)?" më pyeti. Pa asnjë hamendje ju përgjegja, "Po, zotëri" Pastaj më pyeti edhe një herë me zë më të egër që në këtë moment ma kujtonte tonin e lartë të zërit të policëve serb. "A je ti Ismeti (Isaku)?" "Po, unë jam Ismeti", iu përgjegja. "A di cka..., kam me ta pre kryet me thikë, në emër të Xhihadit" Në atë moment mbeta i shtanguar dhe nuk doja t`i besoj as kësaj telefonate. Por duke menduar se kërcënimet e para janë realizuar, atëherë vendosa t`i tregoj Isakut se ishte një kërcënim për të. Mendja na shkonte cdo kund. Kishim frikë se ishim të rrethuar dhe se koha kishte ardhur që edhe një herë të mbrohet pragu i shtëpisë Mehaj, por tash nga xhihadi shqiptar. Isakun e urdhërova të këndellet nga gjumi i parë bashkë me nënën e tij e cila flinte në dhomën tjetër. Menjëherë kontaktova me stacionin e policië në Pejë i cili më kaloi në atë të Istogut. Pasi e spjegova rastin, kërkova asistencë nga policia, e cila nuk ishte e njohur me terenin në thellësi të fshatit Prigodë. Atëherë alternativa tjetër ishte që ne të udhëtojmë me makinën tonë 1 km rrugë për të takuar policinë në qendër të Prigodës. Dolëm nga shtëpia me nxitim dhe shpejtësi nëpër errësirë deri te makina të cilën Isaku pastaj e ngaste me shpejtësi. Nëna e Isakut ishte e shqetësuar tejmase dhe mbante një sepatë në dorë. Kjo skenë i ngjante atyre të viteve 98/99. Mua më dukej ëndërr e trishtuar. Por kjo nuk ishte ëndërr, ishte realitet në Kosovë. Policia na shoqëroi deri në Istog, ku unë dhe Isaku deponuam informatat e nevojshme bashkë me telefonin celular. Në këto caste ishim të ndjekur nga shtëpia dhe toka jonë. Derisa kisha ortodokse serbe në Istog ruhet 24 orë nga policia kosovare ne detyroheshim të bëjmë gjumë në makinë jashtë shtëpisë dhe pa asnjë siguri. Nuk dëshironim ndihmë private por institucionale sepse kryeministri dhe presidenti i Kosovës po thirren në liri dhe demokraci për të gjithë kosovarët.
Realiteti i hidhur nuk pranohej nga ne dhe dyshonim se ndoshta dikush është tallur me ne, por as kjo s`na qetësonte. Cka të bëjmë? Ku të shkojmë?
Në këtë moment m`u kujtua një insert i filmit "Njeriu prej dheut" kur serbi gjuante me pushkë drejt shqiptarit për të bërë presion shpërnguljeje. Sot, këto janë shenjat e para të projektit "Xhihadi thërret" që sfidon qeverinë e Kosovës, projekte, të cilat janë kopjuar apo edhe hartuar nga serbët. Besoj që askush nga institucionet tona nuk mirret seriozisht me këto probleme edhe pse janë raportuar në zyrën e kryeministrit Thaqi. Athua qeveria e Kosovës pret për të intervenuar derisa dikush të likuidohet nga kjo organizatë terroriste? Jam i bindur se atëherë do të bëhet vonë, atëherë nuk do të mjaftojë ngushëllimi as nga Hashim Thaqi as nga Fatmir Sejdiu. Dua të rikujtoj rastin e zjarrvënies në shtëpinë ku kishte kaluar pushimet verore 2009 Bajram Gjergj Kabashi. Vetëm fati deshti që Tahiri, vëllau i Gjergjit, bashkë me të tjerët intervenuan me kohë dhe arritën të parandalojnë një tragjedi të shkaktuar nga terroristët 3 orë pas djegjes së shtëpisë së Mehaj-ve. Athua kemi të drejtë të vetmbrohemi nga terroristët të cilët qeveria e ka obligim për t`i burgosur? Ne mendojmë se e kemi kryer obligimin tonë qytetar ndaj institucioneve, duke i njoftuar ato me kohë dhe korrektësi.
Derisa kriminelët tani janë në liri, ne kemi kërkuar dhe kërkojmë arrestimin e tyre dhe njëherit mbrojtjen institucionale të Isakut i cili me nënën e tij nuk fle i qetë sikurse të tjerët që kanë shtëpitë e tyre të rrethuara me rojë në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj Empty Reagime ndaj këtij shkrimi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2009 1:37 pm

Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj



Respekt fam.Mehaj

musa 03-09-2009, 09:33am



Shprehi dhembjen time te thelle per rastin e fam.Mehaj e Kabashi.Po valle athua deri kur do te durojme qe keta kriminele gjakepiresa-terrorista te paskrupulle te na i djegin shtepite tone-te vllezerve tane.Nuk jane vetem keto fam.qe i jane kthyer besimit te vjeter por nje gje te tille do ta bejme edhe shume e shume fam.tjera-pra do e ndjekim rrugen e fam.Mehaj.une kame bindjen se kriminelet qe jane duke i bere keto gjera jane nene mbrojtje te policise-bile kame dyshimin se edhe brenda organeve te policise gjinden kesi pisemiletash.,andaj duhet qe te bejme qmose ne si qytetare te kosoves dhe ti izolojme keta kokederra serbo-talibano-arab.Andaj keta te pa njerez na i kane djege shtepite e vllezerve tane,por ne do i ndertojme perseri,bile do e ndertojme edhe nje katedrale mu ne kete fshate-katedrale kjo qe do ti jape hijeshi bjeshkeve tona te bukura te istogut-burimit,sepse nuk jane vetem keto fam.qe kane kaluar ne besimin e vjeter por jemi te gjithe ne qe do ta bejme nje gje te tille.fam.e lartepermendura duhet qe te jene kryelarte dhe duhet te jene te pamposhtur ne ate drejtim....me respekt











Mos u nxehni he burra !!!!!

Blerimi 03-09-2009, 07:54am



Mosni bre burra mos ja nisni luften bre ! Po nese veq keni vendos atehere gjithsesi komandant ta vendosni Selim Hasanajn e zevendes te tij Xhevat Rexhajn e pastaj per te tjeret vendosni vet. Ju dhash keto sugjerime te ju ndihmojn sadopak ne stafin udheheqes.Po lereni more drejtesine e organet kompetente ta zbardhin rastin e ta dhene versionin perfundimtar te djegjes se shtepive. A mos ndoshta ka ketu qellime krejt tjera pe te cilat ne as nuk mund ti paramendojm, pra atehere te ua leme organeve tona te cillat vete i kemi zgjedh apo te bejme thirrje te ato te serbise e ndoshta jan me te kualifikuar, per ata qe nuk u besojne tonave.Thote nje fjale e urte popullore -Kush e lyp e gjen-











Kushtrim demokratik!

Baki Ymeri 02-09-2009, 10:38pm



Te nderuar! Ja se c'me shkruan nje dashamir yni (Flamur Daka) per artikullin tim Reforma fetare shqiptare, botuar ne disa media para disa vitesh: Lexova shkrimin dhe jam me se i mahnitur me qasjen tuaj problematikes me te ndieshme te qeniesimit shqip. Jam gjithashtu i emocionuar, nga guximi juaj te thuani te verteten ashtu hapur dhe shtruar, ngase jemi mesuar qe ne keso raste (kur preken qeshtje te tilla) te perdorim nje gjuhe qe here thote nje gje, here nje tjeter; qe te njejten gje ngapak e kritikon e ngapak e ledhaton per te ruajtur poziten e te pranueshmit nga te dyja taborret.

Letra e Flamurit ka edhe nje fragment tjeter qe do ta shohe botimin ne kuadrin e fejtonit Larg fanatizmit nga trojet tona! Heshtja e policise kosovare ne rastin e familjes Mehaj me duket qesharake, ndaj nuk na mbetet tjeter vecse ti drejtohemi komunitetit nderkombetar duke i perkthyer artikujt dhe komentet Tuaja ne gjuhet e qarkullimti te gjere nderkombetar, qe te marre masa kunder kurvave mashkullore te xhihadit islamist qe i perkin shtepite tona, te kriminelve te internetit qe fyejne hershemrine tone te krishtere, te zullumqareve te Kosoves qe jane duke ia bere sherrin Kosoves permes bashkeveprimit me organizatat teroriste serbe dhe turko/arabe. Nuk kultivohet harmonia konfesionale ne Kosove me heshtje por me veprim energjik. Po te ndodhte nje krimi i tille kunder shtepive tona ne Gjermani, Angli e gjetiu, kriminelet do te kapeshin brenda 24 oresh apo me pake, ndersa autoritetet kosovare te paguar per zbulimin dhe ndeshkimin e krimit te organizuar deshmojne se jane te paafte apo te papregaditur profesionalisht per ti thene Stop tradhetise kombetare ne Kosove. Te ngresh dore kunder krishterimit apo islamit, te kallish shtepite e shqiptareeve te krishtere apo myslimane, nuk eshte tjeter vecse krim i paramenduar me prapavije iltranacionaliste serbe dhe ekstremiste turko/arabe. Zgjohu nga gjumi, Drejtesi kosovare dhe deshmo para faktorit kombetar dhe nderkomebtar se din ta mbrosh paqen dhe demokracine! ZPolicia dhe Drejtesia ne kete konetkst ka nevoje edhe per massmedian e shkruar dhe radiotelevizive per zbardhjen e se vertetes lidhur me kriminelet qe veprojne ne Kosove per talibanizimin e saj sipas rekomandimeve te sherbimeve sekrete serbo/turko/arabe, sherbime kriminale qe kane bashkevepruar edhe per debimin e shqiptareve te Dardanise histrike ne shkretetirat e Anadollit. Zgjohu nga gjumi Kosove!

Baki Ymeri,

kryeredaktor i revistes Shqiptari ne Bukuresht











...

Ilir Dardani 02-09-2009, 09:39pm



Asnjehere, per asnje cast mos u pendoni per hapin e madh kombetar qe keni marre, me te cilin keni arritur tek Gjergji Yne dhe jeni larguar nga Sulltani i Atyre.



Do ju vije dita ketyre plehrave islamike. Nje dite do te mbarojne fjalet dhe do te fillojne veprat.

Nese shteti i Dardanise (dhe ai i Shqiperise, pa harruar as shqiptaret e Maqedonise, nje pjese e te cileve eshte me halldupe se vete halldupet), nuk merr masa te menjehereshme per ndalimin e terrorit osman ne trojet tona, atehere do fitoje me i forti dhe djalli me zotin nuk do jetojne ne te njejtin vend!



Se kush eshte islami e tregon shtepia e djegur, e tregojne kercenimet e ofendimet e vazhdueshme, e tregon injoranca dhe poshtersia e shqipfoleseve qe luten ne xhamin e Sulltanit, e tregon primitizmi qe ka mberthyer keta njerez duke e larguar vendin tone nga Europa, e tregon krenaria e ketyre halldupeve, kur une as ne hale nuk shkoj me islamin!



Zoti i bekofte te gjithe qe jane kthyer dhe qe po kthehen perdite tek zemra e tyre, tek lavdia, tek njerezia, tek shqiptaria.











dakord me Bekimin

Selim Hasanaj 02-09-2009, 09:18pm



Sygjerim i drejtë dhe mendim i shnosh Bekim. Edhe unë ashtu i kamë thanë mikut tim Gjonit.

Ku nuk e lanë Gjorgj Bushin edhe nja 10 vjet se do i faronte këta katil psikopat.











talibanet intesifikojn sulmet-qeveria hesht

Jetoni 02-09-2009, 09:00pm



siq po duket talibancat deshirojn te hapin nje vater te re lufte sipas porosis se Serbis .



Kuptohet qeveria hesht se ajo i ka mbrenda ata njerz talibanca dhe shqipfolsa gjakprishur nipa te titizmit qe deshirojn ti arrijn qellimet e errta kunder Shqiptarve.



Eshte koha per vetembrojtje ,,zgjohuni shqiptar kudo qe jeni dhe qendroni vigjelent´´





Jetoi /Germany











Perhajr na kjoft pasa fillue a

Bekimi 02-09-2009, 08:09pm



Si po me duket edhe njeher me u kthye prej Gurbetit e me ja msye Kosoves e me luftue kesaj here kunder Shqiptaro-Talibaneve. Une ne vend te juaj do te kerkoja se pari ndihm vetem te Amerikanet (Bonsvil) ata ju bien ne hakit atyre kopilave Taliban, se sa per Qeveriné do te ju mbysin te gjithve se ata jané edhe veté te atille.

vazhdon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj Empty Re: Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2009 1:38 pm

Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj





Te pagezohemi edhe ne qe po rrahim gjoks

Agim 03-09-2009, 10:52pm



U lumte familjes Mehaj dhe asaj Kabashi nga Istogu. Qendroni se jemi me juve. Ndersa ne qe po rrahim gjoks duhet te shkojme ne kishen katolike dhe te pagezohemi. Ashtu kthehemi ne fene e te parve tone. Kam qene ne kishe dhe eshte kenaqesi te degjosh predikimin ne shqipen e paster. Besoj qe dikush duhet te ja filloj dhe te i kushton sikurse ketyre dy familjeve, por ne duhet te vazhdojme sepse keta e kan thyer akullin.











Xhihadi kercnon ... prijsi perkon futjen e xhih.neper shkollat tona ç'ironi e shekullit te Ri.Dhurate per çlirim dhe pavarsi

Endrit LURA 03-09-2009, 08:20pm



Me idinjate te thelle shprehi keqardhjen dhe zemrimin tim kunder atyre makabrave qe bene ate shemtim,dhe perseri çdo dite ndersyhen si lavire te pangopshme kunder vellezerve

te tyre,te cilet besojne,mendojne dhe veprojne paksa dryshe nga ata,pasi e dijne mire se cilen rruge duhet zgjedhur, dhe se ku i kishte qua e kunderta .S'duhet zgjatur shume me te paditurit,te perfalurit,te shiturit dhe tum-tumat e hidherinjve qe mundohen te hyjne ne ombrrelen e ngjyrimeve gjysemhenoe duke u bashkuar me xhihadin,alkaiden,talibanin,djallin dhe te birin ,dhe si duket token e shqiponjave do u kishin falur arbeve ,ose pretendojne qe ky vend te shnderrohet ne xhihado-xhamahyri per ta levizur me karrocen e aladinit e bashkangjitur me turko-arabine.Ky far lloji Eris,reis,tum-tum baftishengynyl,kartushegelnush nje askush,mos te lebetit me ,si nje shizoid debil dhe i retarduar ment.pse jo imbecil,bashk me llaven e imbecilave tjere.Me mire do ishte te shkojne e te bejne vetflijime kamikaze diku ka Ararati se do ti pret xhehneti.Po kush mund ta dridhe folene e Shqipes he...!

Familje e nderuar Meha, ne kete çmenduri kohe qe po kaloni,ne token tuaj te shenjte,ne themelet e parajetes e ketej.Mos luhati nga drejtpeshimi,se Shqiptaria eshte me ju, ne gezime,halle,hidherime dhe gjithmone ne qendrese.Tum-tumet xhihadiste do te perhumben bashke me eren e qelbesires se tyre ne katrahuren e neperkambjeve te veta.











...

Ilir Dardani 03-09-2009, 07:31pm



Selam elejkum hambdirala blasmdnah Lagah all'ah, Eris



Sepse e kane kuptu mire se kush eshte islami amerikanet po bejne c'eshte e mundur ta ndryshojne, dhe kjo behet per popujt qe jane viktima te islamit.

Babai i Obames eshte myslo, por Obama nuk eshte breshke dhe ka ecur me kohen, pra nuk eshte myslo. Ndryshe bejne shqiptaret tane breshkaxhinje qe hedhin cdo dite hapa prapa!



Mbreti i Popit? Per Michael Jackson e ke fjalen? Jo o halldup, asnjehere nuk e ka ndryshuar fene ai, por nje nga vellezerit e tij sepse eshte njeri i humbur dhe si pasoje ka problem edhe me Krishtin.

Islami po zvogelohet cdo dite sepse njerezit e kuptojne se nuk jemi ne vitet 600!

Perendimoret jane te rralle qe kalojne ne kete fe antinjeezore, por edhe ata qe e marrin kane probleme te ndryshme:



Muhamed Ali u be myslo sepse ishte kunder luftes ne Vietnam, kunder qeverise amerikane.

Mike Tyson, i cili eshte nje nder boksieret me te shquar te te gjitha kohrave, njekohesisht nje nder njerezit me palaco te te gjitha kohrave, e nderroi fene per inat te amerikaneve sepse kur perdhunoi nje femer e denuan, kur keqtrajtoi njerezit ne rruge i vune prangat dhe protestoi per drejtesine qe i behej.

Nje lojtar bilardoje nga Skocia e kishte babane vrases dhe pasi ofroi para per ta liruar, qeveria skoceze nuk e beri sepse vrasesi duhet te kryeje denimin dhe ky u hakmor duke nderruar fene.



Pra, sic e shikon jane njerez protestues dhe me plot probleme dhe me gjithe qejf ja falim islamit tipa te tille.



Megjithate per ne shqiptaret me gjak shqiptari islami eshte pushtuesi qe na beri kombin me te ulet ne Europe. Te gjithe ata qe jane shqiptare te vertete duhen te c'pushtohen per 7 milione arsye.

Ky eshte nje vetekzekutim, ky eshte nje turp i papare, tek asnje komb tjeter.



Plot sinqeritet

Ilir Dardani



P.S. Kurani thote: Femra eshte dytesore, nuk ka vleren e njeriut te gjinise tjeter, mashkullit, si dhe meqe jeni me te fuqishem fizikisht zhdepeni ne dru!!!











Jo une nuk e urrej Islamin

Bekimi 03-09-2009, 06:59pm



Ju z.Eris nuk e paseni lexuar mir komentin tim , une askund nuk shkruaj qe kam urrejtje per fené Islame ( me keqardhje i takoj edhe une kesaj feje). Siq e diné edhe ti veté fjala Islam do te thoté Paqé atehere mu pergjigj te lutem a eshte paqé kur ne emer te Allahut i djeget dikujt Shtepija e ma voné vrahet ( i prehet koka) edhe dikur edhe me sulme vetvrasese. Barak Obama i lutet Zotit (Allahit) e shton yftar ne menyré paqesore ka te drejt qdo njeri edhe nese Amerikanet konvertohen siq thua ti athua mos po ua djeg dikush atyre Shtepit jo, jo se atje nuk ka Taliban ketu ne Kosové ka Taliban se nuk ka rend nuk ka ligj eshte béré si ne Afganistan. Perveq asaj per cilen dashuri po flet ti Eris Kosoven ka te drejt ta doné qdo banor i saj, edhe Muslimanet edhe Katoliket apo Ortodokset,Evangjelistat, jehova etj,etj, mos valle po i takojka Kosova Vebahistave apo Talibaneve apo Xhihadeve kujt kujt me trego ketyre bastardave duhet mbushur barkun barut. Eris nganjeher kur bie shi mund te gjuaj edhe rrufeja e ta shkatrroj ate shkemb qe nuk e shkatrrojn pikat e shiut.











Hershmeria jone e shenjte

Baki Ymeri 03-09-2009, 06:55pm



O Eris more muriz! Nuk kemi gje kunder fese islame por kunder kuckave islamiste qe menjen i ngrejne vithet neper xhami gje qe si ka hije shqiptarit, ndersa ne anen tjeter djegin shtepite e vellezerve tane, dhe ate tinezisht, Obama mbron interesat e Amerikes per bashkeveprim me boten islame per modernizmin dhe demokratizimin e saj, ndersa rinia shqiptare mbron interesat nacionale te Kosoves per rikthim ne hershmerine tone te she njte, ngase nuk ka grusht me te rende per Serbine antishqiptare se sa rikthimi i shqiptareeve atje ku e ka vendin: ne hershmerine e tyre te shenjte, atje ku predikohet shqip e lutet shqip, e jo atje ku Zotit i thone Zot e jo Allah, Zeus apo Bog. tek e fundit, sa i perket fese, me e mencur na duket intervista e Myftiut Ternava se sa kacafytjet tona te kota per te cilat ka te drejte te na perqeshe bota. Mire qe e pranove ne fund se feja e atyre qe kane prekur shtepine e familjes Mehaj eshte fe terroristash, talibanesh dhe sharlatnesh.











O te mjere, armiq te vetvetes suaj.

Eris 03-09-2009, 02:54pm



O Bekimo, pse bre a thu amerikanet do ta zgjidhin friken dhe islamofobine qe keni, jo bre jo, amerikanet jane tu e kuptu mire kush eshte Islami dhe kush jane muslimanet. Biles edhe vet presidenti Obama, po shtron yftar, qe ju aq shume ju frikson, e shtron se ka respekt per kete fe, se din fart mire ai(CIA+FBI), se kjo fe po perhapet shpejt, biles edhe ne Amerike po shtohen ato qe po konvertohen. Pse valle Selimos po konvertohen keto Amerikanet, Evropianet ne fene Islame? Na e thuaj bre Selimos, cfare e shtyvi yllin e popit te kovertohej ne Islam, a thu valle se eshte fe e dhunes dhe e shkaterrimit? Na u pergjigj, apo ke nevoje te konsultohesh me miqte ne Serbi apo gjetk? Konsultoju bre bac konsultoju, dhe thuaji atyne qe ta rrisin rrogen edhe ma.

Kosovaret dhe Shqiptaret do te zgjohen nga gjumi bre Baki, mos ke galje, do te vijne nje dite qe do mirret vesht se kush e doka kete vend ma shume.

Mu me vjen keq per ju, qe aq shume po i futni zor vedit. Ju jeni si puna e pikave te shiut, qe bien mbi nje shkemb te forte. Po nuk i beni gja shkembit jo, ju vetem se e pastroni ate, e pastroni nga gjumi dhe kllapia qe kane te tjeret rreth tij. Ju lumte, se te pakten po shtoni ndergjegjen e njerezve per te mesu, per te lexu me shume rreth kesaj feje "terroristash", "talibanesh", "sharlatanesh"......











Cfare shqiptaresh jeni Ju qe nuk delni ne log te mejdani me mesazhe te qarta kunder kercenimit xhihadist!

Kushtrim Kastrioti 03-09-2009, 12:52pm



Rikthimi në hershmërinë tonë të shenjtë bëhet shkallë-shkallë, madje edhe me shtëpi të djegura, nga hiri i të cilave do të ngritet një kishë simbolike me ikonat e engjëjve tanë të shenjtë, që nga Shën Pali i Formulës së Pagëzimit e deri te Shën Rugova, arkitektii i pavarësisë së Dardanisë, flamuri i së cilës një ditë (me lejen e faktorit nderkombetar) do ta zëvendësojë flamurin e heshtakëve tanë që nuk dinë të solidarizohen me viktimën në momentin e duhur. Çfarë shqiptarësh jeni Ju!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj Empty Re: Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi