Sot, takimi zyrtar Berisha-Meta
Sot, takimi zyrtar Berisha-Meta
Sot, takimi zyrtar Berisha-Meta
PD dhe LSI do të ndajnë portofolat ministrorë në orën 18:30 në Kryesinë e Kuvendit
PD dhe LSI do të ndajnë portofolat ministrorë në orën 18:30 në Kryesinë e Kuvendit
Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, do të takohen pasditen e sotme në orën 18:30 në Kryesinë e Kuvendit. Sot pritet të marrë fund gjithashtu edhe dilema nëse Ilir Meta, përveç pozicionit të zv/kryeministrit, do të ulet në karrigen e shefit të diplomacisë, apo të ministrit të Brendshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës janë dy "portofolat" e tjerë të kërkuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
LSI ka përgatitur programin dhe tashmë pritet vetëm marrëveshja për bashkëpunimin me Partinë Demokratike për qeverisjen e vendit në katër vitet e ardhshme, e cila do të firmoset sot. Pas takimit me Metën, Kryeministri Berisha do të përshkallëzojë negociatat edhe me aleatët e tjerë, si republikanët dhe Partinë për Drejtësi dhe Integrim. E ftuar për negociata është edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Qeveria e re pritet të pagëzohet me emrin "qeveria e integrimit europian". Kjo nuk është qeveria e parë ku një forcë e djathtë bashkëpunon me një parti të spektrit të majtë. Pas qeverisë së stabilitetit, 18 vjet më parë dhe qeverisë së pajtimit kombëtar përpara 12 vjetësh, viti 2009 do ta gjejë vendin me një Kryeministër të djathtë, i cili është kushtëzuar për të pranuar në qeveri një parti të majtë. Kabineti i ri pritet të jetë qeveria e tretë e përbashkët midis të majtëve dhe të djathtëve, pas qeverisë së stabilitetit në vitin 1991 dhe asaj të pajtimit kombëtar në vitin 1997, qeveri të cilat janë përfolur mjaft për bashkëpunimin midis të majtës dhe të djathtës. Paraprakisht duket se janë qartësuar pikat e marrëveshjes së pritshme për bashkëqeverisje midis PD dhe LSI. Mësohet se Kryeministri ka rënë dakord t‘i ofrojë kësaj partie tre poste ministrore dhe një numër të konsiderueshëm zv/ministrash. Po sipas burimeve është rënë dakord që posti i parë të jetë ai i ministrit të Ekonomisë. Emri më i gatshëm për të marrë përsipër drejtimin e këtij dikasteri është ai i deputetit Dritan Prifti. Sakaq, një tjetër kabinet ministror mësohet se do të jetë Ministria e Jashtme. Kjo e shoqëruar bashkë me postin e zëvendëskryeministrit. Ato pritet të mbahen nga kryetari i partisë, Ilir Meta. Posti tjetër ministror është Ministria e Shëndetësisë. Mësohet se gjatë diskutimeve është rënë dakord që përfaqësimi në këtë nivel qeverisjeje të shkojë nga 5 deri në 7 poste zëvendësministrore. Gama e përfaqësimit në këtë nivel do të jetë sipas fushave të ndryshme, ku ka prioritetet programore Lëvizja Socialiste për Integrim. Mbrëmjen e së mërkurës do të qartësohet gjithçka dhe në takim pritet të jetë edhe nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, ose sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.
LSI, mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme
Kryetari i PD-së do t‘i japë fund sot dilemës nëse do të lërë postin e diplomacisë në dorë të Ilir Metës, apo do t`i delegojë atij vendin e ministrit të Brendshëm. Politikat e jashtme dhe karrigia e Ministrisë së Jashtme konsiderohen shumë të rëndësishme për kryetarin e PD-së, i cili ka të përcaktuar edhe në statutin e partisë që drejton, që sekretari për marrëdhëniet me jashtë të zgjidhet drejtpërdrejt nga kryetari i partisë pa vendim kryesie. Formati i strukturës së qeverisë nuk pritet të ndryshojë, dhe kabineti i ri do të përmbajë 14 ministri dhe një post zv/kryeministri. Emrat e rinj të 14 ministrave do të dorëzohen në presidencë ditën e diel, pasi ato të publikohen në një konferencë të posaçme për shtyp nga Kryeministri Sali Berisha. Kushtetuta thotë se është koalicioni i parë, ose partia e parë që garanton shumicën, ata që propozojnë Kryeministrin dhe po për shkak të Kushtetutës ky propozim mund të bëhet dhe do të bëhet në prag të mbledhjes së Parlamentit. Kushtetuta parashikon afatin 10-ditor si detyrim për Kryeministrin e ri, për të paraqitur programin në Kuvend.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Dokle apo Beja, cili do ta drejtojë seancën e parë
Dokle apo Beja, cili do ta drejtojë seancën e parë
Kryeministri Berisha refuzon të çelë Kuvendin: Nuk do e pranoj këtë privilegj
Kryeministri Berisha refuzon të çelë Kuvendin: Nuk do e pranoj këtë privilegj
Pas dekretit të Presidentit të Republikës, i cili urdhëron mbledhjen e seancës së parë parlamentare me 7 shtator në orën 18.00 kanë nisur edhe diskutimet për emrin që do të drejtojë seancën e parë parlamentare. Në bazë të rregullores së Kuvendit, seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, dhe që këtë herë i takonte Kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit, gjatë një konference për shtyp, dy ditë më parë, deklaroi se nuk do ta drejtonte ai seancën e parë, duke ia lënë këtë privilegj një deputeti tjetër. Pas kësaj deklarate kanë nisur edhe diskutimet për shkak se deputeti i dytë më i vjetër në moshë pas Kryeministrit Berisha në Parlamentin e ri është deputeti i PS-së, Namik Dokle, dhe në bazë të rregullores duhet ta çelë ai seancën e parë parlamentare, por kjo mbetet në pikëpyetje për vetë faktin se opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Parlament duke e bojkotuar atë. Nëse opozita e bojkoton Kuvendin dhe konkretisht seancën e parë të tij, atëherë do ta ketë nderin deputeti i PD-së, Fatos Beja, si më i vjetri për të drejtuar seancën e parë parlamentare. Ky postim parashikohet edhe në rregulloren e Kuvendit në nenin e parë të saj. Ku thuhet se "mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë. Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë". Në mbledhjen e parë, sipas rregullores caktohen tre deputetë, ndër deputetët me moshën më të re, të cilët caktohen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e sekretarisë së Kuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit. Përbërja e sekretarisë pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve dhe deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk zhvillohet asnjë debat. Në nenin dy të rregullores thuhet se me hapjen e mbledhjes së parë të legjislaturës, drejtuesi i seancës i njofton Kuvendit emrat e personave të zgjedhur dhe kërkon verifikimin e mandateve të tyre. Gjithashtu, Kuvendi, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh një komision të përkohshëm për verifikimin e mandateve të anëtarëve të Kuvendit. Komisioni përbëhet nga 9 deputetë dhe pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve. Propozimet për përbërjen dhe kryesinë e komisionit bëhen nga përfaqësuesit e grupimeve politike dhe miratohen nga Kuvendi me votim të hapur, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Berisha ndryshoi 6 herë përbërjen e qeverisë
Berisha ndryshoi 6 herë përbërjen e qeverisë
Kryeministri Berisha brenda katër vjetëve e ndryshoi 6 herë përbërjen e qeverisë së tij. Ndryshimi i parë erdhi pas zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit, ku u larguan nga qeveria Aldo Bumçi, Bujar Leskaj dhe Maksim Cikuli. Ndryshimi i radhës erdhi nga dorëheqja e parevokueshme e Besnik Mustafajt nga Ministria e Jashtme. Largimi i radhës nga qeveria ishte i Ilir Rusmalit, çka e detyroi Kryeministrin Berisha të ndryshojë për herë të tretë qeverinë. Ndryshimi numër katër largoi Fatmir Mediun dhe solli Gazmend Oketën në qeveri. Hyrja sërish e republikanëve duke u përfaqësuar me Anila Godon, duket se ishte ndryshimi i pestë dhe i fundit i kabinetit qeveritar për mandatin e parë qeverisës. Por skandali seksual në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve solli largimin e Ylli Pangos dhe futjen e Ardian Turkut në qeverinë "Berisha".
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
PDI: Kërkojmë Ministrinë e Punës dhe të Mjedisit
PDI: Kërkojmë Ministrinë e Punës dhe të Mjedisit
Muhedini, në takim me Kryeministrin: "Do kërkojmë dhe 2 poste zv/ministrash dhe 2 ambasadorë"
Muhedini, në takim me Kryeministrin: "Do kërkojmë dhe 2 poste zv/ministrash dhe 2 ambasadorë"
Megjithëse renditet si një ndër partitë më të reja, brenda një kohe mjaft të shkurtër PDI-ja arriti të marrë frytet e para të punës së saj, duke u përfaqësuar në Kuvend me një deputet. Para zgjedhjeve të 28 qershorit, kjo forcë politike, e cila drejtohet nga Tahir Muhedini, ka bërë një marrëveshje bashkëpunimi me PD-në dhe Kryeministrin Berisha, duke u bërë pjesë e koalicionit që tashmë do të riqeverisë sërish vendin. Por, pas suksesit të parë, duke marrë një deputet në një kohë që shumë parti të tjera të cilat përfaqësoheshin në Kuvend prej 18 vjetësh mbetën jashtë, PDI-ja ka të qartë edhe objektivat dhe synimet e saj, të cilat do t‘ia paraqesë konkretisht Kryeministrit Berisha në takimin që do të zhvillojnë së bashku para se të konstituohet qeveria e re. Duke zbardhur disa detaje, kryetari i PDI-së, Muhedini, ka deklaruar dje se në kryesinë e kësaj force politike është rënë dakord që Kryeministrit Berisha t‘i kërkohet që PDI-ja të përfaqësohet në qeveri në Ministrinë e Mjedisit ose në Ministrinë e Punëve dhe Çështjeve Sociale. Gjithashtu kjo forcë politike kërkon edhe dy poste zëvendësministrash dhe 2 poste ambasadorësh. Muhedini ka deklaruar dje se ende nuk kanë nisur negociatat mes PDI-së dhe PD-së, pasi pritet që forca kryesore, PD-ja, të mbyllë më parë negociatat me LSI-në. PDI-ja është partia politike surprizë e këtij Parlamenti, duke u përfaqësuar me një deputet, megjithëse sistemi i ri zgjedhor i miratuar me votat e PD-së dhe të PS-së sesionin e kaluar nuk i favorizonte shumë partitë e vogla. Megjithëse PDI-ja pretendon që në Fier, PS-ja, me anë të skemave të saj manipuluese, i ka rrëmbyer një mandat. Por pavarësish kësaj, drejtuesit e PDI-së shprehen se kjo forcë politike nga viti në vit është në rritje, ndaj kryetari Muhedini hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra nga deputeti i PS-së, Idrizi, që PDI-ja ka probleme brenda kryesisë së saj. Sipas Muhedinit, këto janë vetëm shpifje që bëhen nga jashtë partisë, me synimin për ta dëmtuar PDI-në.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Cili do të jetë kabineti i ri i qeverisë Berisha?
» Të dielën takimi Berisha-Rama për Presidentin
» Strasburg, nis takimi Berisha-Rama-nderkombetarë
» Meta: Lobimi për Kosovën, prioritet i Qeverisë Berisha
» Prifti: Berisha dhe Meta burrështetas që i duhen Shqipërisë
» Të dielën takimi Berisha-Rama për Presidentin
» Strasburg, nis takimi Berisha-Rama-nderkombetarë
» Meta: Lobimi për Kosovën, prioritet i Qeverisë Berisha
» Prifti: Berisha dhe Meta burrështetas që i duhen Shqipërisë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi