Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Rama të japë prova për të burgosurit

Shko poshtë

PD: Rama të japë prova për të burgosurit Empty PD: Rama të japë prova për të burgosurit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 12:21 am

PD: Rama të japë prova për të burgosurit

Zëdhënësja Mëhilli u përgjigjet akuzave të kreut socialist. Dalja e Ramës e shfazuar



Sa vjen dhe intensifikohet gjuha e debatit mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Pas deklaratës së bërë dje nga kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili akuzon PD-në se ka liruar kriminelët për fushatën elektorale ka ardhur edhe reagimi i selisë blu. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, ka deklaruar dje se dalja e Ramës është e shfazuar dhe në një ezauriment mendor sa tragjik aq edhe komik duke ripërsëritur fobinë e fundit të tij të sindromit të krijuar nga humbja e zgjedhjeve. Mëhilli thotë se "Rama, pasi akuzoi me dhjetëra e dhjetëra herë komisionerët socialistë të të gjitha niveleve për mungesë integriteti, e mbasi akuzoi mediat për breshëri sulmesh ndaj tij tani ka disa ditë rresht që merret me të burgosurit, të cilët u lejuan të shkojnë me leje në shtëpitë e tyre, në përputhje me një praktikë të të gjitha vendeve demokratike". Në deklaratën e saj, ajo i ka kujtuar kreut socialist "se të burgosurit janë lejuar dhe do lejohen të shkojnë në shtëpitë e tyre në zbatim të një rregulli që ekziston në çdo vend të lirë". Sipas zëdhënëses së PD-së, Edi Rama pati shansin dje të paraqiste qoftë edhe provën më të vogël të ndërhyrjes apo implikimit të tyre në procesin zgjedhor, por nuk e bëri. Duke u ndalur në shembuj konkretë, zëdhënësja demokrate ka deklaruar se "i vetmi rast i evidentuar është ai i Emiljano Kecit, i cili sapo u lirua me leje u shndërrua në badigardin e armatosur të Blendi Klosit, gjë që i detyroi organet e policisë ta ndalojnë atë dhe ta rikthejnë në institucionet e vuajtjes së dënimit". Ajo i ka kërkuar kryetarit të PS-së, Edi Rama, se "nëse ai disponon qoftë edhe faktin më të vogël, jo lista, por fakte, është i ftuar ta bëjë atë publik, por të sulmojë qytetarët e këtij vendi vetëm se ata janë të burgosur e t‘u atribuojë akuza pa faktuar shkelje ligji dëshmon vetëm se nga frika, tmerri dhe pikëllimi nuk di se çfarë flet". Dje, gjatë konferencës për shtyp, kryetari i PS-së, Edi Rama, ka deklaruar se opozita gjatë gjithë kohës ka folur për shkelje të hapur dhe flagrante të ligjit. Sipas tij, rastet e paraqitura nga selia rozë nuk janë raste të njerëzve që kryejnë dënimin dhe marrin një leje të zakonshme standard brenda të gjitha procedurave, por janë raste të shkeljes flagrante të kushteve që parasheh ligji për lejen e çdo të dënuari, që të kapërcejë pragun e burgut. Sipas Ramës, këta kriminelë të liruar nga burgjet, janë përdorur për të ushtruar autoritetin e tyre mafioz në funksion të fushatës elektorale, të pushtetit dhe Sali Berishës. Që pas zgjedhjeve, selia rozë ka intensifikuar deklaratat ndaj PD-së, duke e akuzuar këtë të fundit për shkeljet ligjore që ka bërë gjatë procesit zgjedhor të 28 qershorit. Por pretendimet e kryetarit të PS-së dhe drejtuesve të tjerë të selisë rozë janë kundërshtuar vazhdimisht nga selia blu dhe drejtuesit e saj, duke i cilësuar si deklarata mjerane, të cilat vijnë një personi i cili ka humbur zgjedhjet dhe që e ka ndier tashmë dështimin në krye të PS-së. Vazhdimisht, PD-ja i ka bërë thirrje kryetarit Rama të pranojë humbjen dhe t‘u kthehet debateve konstruktive për realizimin e reformave të mëdha si objektivi kryesor i politikës sot për integrimin e vendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi