Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jepet leja

Shko poshtë

Jepet leja Empty Jepet leja

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 1:31 am

Jepet leja
Banorët shqiptar të lagjes Kroi i Vitakut kanë marrë lejen nga EULEX-i të vazhdojnë më rindërtimin e shtëpive të tyre. Puna pritet të fillojë të mërkurën, me gjithë pakënaqësinë e banorëve serbë. EULEX-i premton siguri. KFOR është zotuar se do të ndihmojë EULEX-in në këtë drejtim.
Jepet leja Petrit_rrahmani_-_kroi_i_i_vitakut_002-490x320


Nga Selvije Bajrami

Që nga e mërkura, banorët e lagjes Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, me lejen e EULEX-it, do të mund të vazhdojnë rindërtimin e shtëpive të tyre.

Misioni ndërkombëtar EULEX, përmes një kumtese të lëshuar, ka bërë me dije se është krijuar siguri dhe se banorët e lagjes “Kroi i Vitakut” që nga e mërkura do të jenë të sigurt për të rindërtuar shtëpitë e tyre të shkatërruara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“EULEX-i është informuar se nga nesër, shqiptarëve do t’u jepet autorizimi i nevojshëm për fillimin e pastrimit të dy parcelave, në mënyrë që të përgatisin vendin e ndërtimit”, tha zëdhënësja e misionit EULEX, Karin Limdal.

Sipas saj, EULEX-i do të jetë i pranishëm në mbështetje të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të ofrojë siguri për të gjithë.

“Ne nuk do të pengojmë punëtorët shqiptarë. Në qoftë se ka demonstrues, të cilët do të kërcënojnë situatën e sigurisë, ata do të ndalohen t’i qasen zonës, por punëtorët nuk do të ndalohen”, shtoi më tej ajo.

Procesi i rindërtimit qe stopuar para një muaji dhe atë pas tragjedisë në fshatin Suhodoll, ku aksidentalisht kishin humbur jetën tre fëmijë. Punimet patën rinisur më 24 gusht të këtij viti, mirëpo ato janë ndërprerë pas pakënaqësisë së serbëve, si pasojë e të cilave qenë krijuar edhe kordone nga ana e policisë së EULEX-it.
Pakënaqësia e serbëve dhe manifestimi i saj me gurë e armë pati lënë të plagosur shtatë persona, me çka EULEX dhe policë serbë kanë stopuar punën në tërësi.

Me gjithë stopimin, banorët dhe punonjësit e rindërtimit të atyre shtëpive çdo ditë kanë shkuar deri te kordoni policor për të shikuar mundësinë e rifillimit të punëve.

Ndryshe nga ditët tjera, kordonit të policisë së EULEX-it në lagjen Kroi i Vitakut të martën i kanë dalë përballë vetëm përfaqësuesit e lagjes e jo edhe punëtorët dhe banorët e tjerë.

Kjo pasi në takimin e të hënës ndërmjet kryetarit të Komunës, Bajram Rexhepi dhe shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, palët janë marrë vesh që është e drejtë e banorëve t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre dhe do të kërkohet nga EULEX-i dhe KFOR-i të ofrojnë siguri për këtë proces.

Përfaqësuesit e lagjes, në numër simbolik, i janë ofruar kordonit të policisë, duke kërkuar nga udhëheqësi i tyre që të dinë se çka është duke u bërë dhe kur ata mund të vazhdojnë procesin e rindërtimit të shtëpive.

“Ne jemi shku aty dhe biseduam me ata të EULEX-it. Ata na thanë që sigurimi i kësaj pjese është bërë dhe vetëm po pritet urdhëresa nga Prishtina”, tha për Express,Ahmet Rama banor i lagjes “Kroi i Vitakut”.

“Nesër ne do të buzëqeshim në atë pjesën ku kemi pretendu me i rindërtu shpiat tona”, shtoi më tej ai.

Se procesi i rindërtimit në veri të Mitrovicës nuk do të ndalet, qe zotuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti. Ai pati thënë se Policia e Kosovës do t’i përcjellë ngjarjet vazhdimisht atje, sepse procesi i ndërtimit të shtëpive në veri është një projekt i rëndësishëm i Qeverisë dhe Komunës së Mitrovicës.

Ndërkaq, edhe komandanti i Task Forcës Shumëkombëshe Veri, gjenerali Patrick Ribayrol, ka deklaruar një ditë më parë se në rast nevoje, ushtarët e tij janë të gatshëm të reagojnë për ta mbështetur policinë e EULEX-it.

“Në një gjë të jeni të sigurt, se në rast nevoje, ne jemi të gatshëm të intervenojmë edhe direkt me urdhër të komandantit, por edhe ta mbështesim EULEX-in, si në veri ashtu edhe në pjesë të tjera të rajonit”, ka nënvizuar Ribayrol.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi