A ka 'bashkësia ndërkombëtare' opozitë në Kosovë?
Faqja 1 e 1

Sado dhe sido kemi spekuluar dhjetë vjet me programet politike të administratës “pushtetkonsoliduese” të institucioneve të Kosovës, në asnjë aspekt dhe me asnjë argument që do të provohej faktikisht, nuk mund ta mohojmë faktin se UNMIK-u ka qenë pushtet ekzekutiv i Kosovës, që nuk ka qenë pushteti vendor. Këtë sot më nuk e mohon askush. Nëse kjo tashmë është një aksiomë politike e pamohueshme, atëherë imponohet një pyetje shumë e thjeshtë: a ka pasur shteti i quajtur Unmikistan opozitë vendore? Tragjikomedi, por jo! Shteti i huaj nuk ka pasur në Kosovë opozitë. Përkundrazi të gjitha strukturat politike të Kosovës në “orientimet” e tyre “diferente” politike janë pajtuar vetëm në një pike: në pranimin, mirënjohjen, falënderimin dhe himnizimin e punës destruktive akulturuese dehumanizuese të OKB-BE-së! Kemi thënë këtu në editorialet tona, disa herë, se partitë politike të Kosovës, jo vetëm që kanë dalë nga i njëjti burim “ideologjik”, por edhe kur janë ndarë, ato të gjitha nuk kanë arritur të dallohen nga njëra-tjetra në saje të programeve dhe platformave politike, por kundërshtitë midis tyre, që i kemi quajtur opozitë-pozitë nuk kanë trajtuar probleme më të mëdha sesa ato që në median e instrumentalizuar nuk kanë arritur shkallë më të lartë sesa të lajm-informatave për korrupsionin dhe paaftësinë menaxhuese politike të opozitarëve vendorë, kosovarë. Pra një gazetar praktikant ka arritur ta shprehë krejt “dekoverzacionin” e partive pozitë-opozitë, e edhe sot, krejt këto dekoverzacione opozitare nuk e tejkalojnë nivelin e intrigave të bashkësive lokale politike që bëjnë njëra kundër tjetrës. Kështu, “pushteti ndërkombëtar” ka qenë komod, nuk ka pasur opozitë. Kështu, ekzekutori i politikës në Kosovë, “misionari” i OKB-BE-së, nuk ka pasur opozitë (dhe ndonjë grup alternativ që ende nuk është parti, por vetëm organizatë politike (që nuk mund të ketë status opozitari). Nëse një shtet ka arritur të ligjësohet (shteti i ligjit) deri në nivelin kushtetues, kjo nuk do të thotë se shtetet që kanë kushtetuta, a priori janë të mbrojtura nga paligjësitë dhe shkeljet e normave të demokracisë dhe vetëvendosjes, referendumeve dhe zgjedhjeve të liria, parime këto të demokracisë liberale. Kushtetuta e Kosovës, që gati një vit nuk po arrin ta bëjë ekzekutiv pushtetin e Kosovës, kështu që shteti i Kosovës përballë shtetit prezent të “misionit të huaj”, nuk ka kurrfarë ekzekutivi, kështu pozita në Kosovë nuk është fare më e faktorshme në ekzekutimin e qeverisjes, sesa që është opozita jashtë pushtetit. Pra nuk ekziston modus vivendi për çka do të kishin kontradikta dhe dekoverzacione pozita dhe opozita e Kosovës. Por këto aktrojnë dhe improvizojnë sistemin demokratik të Kosovës, duke u opozicionuar kundër njëra-tjerës, vetëm e vetëm që të mos bëhen opozitë e vërtetë e shtetit ekzekutiv “ndërkombëtar” në Kosovë. Shteti ekzekutiv në Kosovë që quhet “Mision” (bashkë me “federatat” e tij në zyrat “ndërkombëtare” të “popujve” të “Evropës”) haptas dhe zyrtarisht nuk e pranon shtetin e Kosovës, që do të thotë pushtetin, parlamentin, presidencën. Kjo do të thotë që nuk e pranon zyrtarisht as pozitën as opozitën shtetërore të shtetit të Kosovës, kështu që faktoriteti i opozitës dhe pozitës është i barabartë për nga funksioni politik dhe ekzekutiv, është barazi me zero. Për këtë arsye, pra, nuk ka opozitë BE-OKB dhe deklarimet verbale paushall që bën pozita kundër pikave të ndryshme antishtetërore, janë vetëm deklarime pa ekzekutivitet dhe pa fuqi të vendosjes ose refuzimit të organizatave që pa e pranuar shtetin tonë e qeverisin. Prandaj BE-OKB-ja trillon opozitën në Kosovë, që kinse bëjnë politikë duke “problematizuar” zgjedhjet lokale, ose zgjedhjen e kuadrove në AKI ose FSK ose bordeve të ndryshme mediale dhe ekonomike në Kosovë, kur dihet se këta njerëz nuk i zgjedh as pozita as opozita, por shteti ndërkombëtar ekzekutiv, ai që po e shkel Kushtetutën e shtetit tonë të njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi