Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Debelldeasit, mbrojnë tokat dhe Kosovën

Shko poshtë

Debelldeasit, mbrojnë tokat dhe Kosovën Empty Debelldeasit, mbrojnë tokat dhe Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 9:10 pm

Debelldeasit, mbrojnë tokat dhe Kosovën

Qytetarët thonë se nuk do lejojnë që tokat e tyre t' i jepen Maqedonisë.

Debelldeasit, mbrojnë tokat dhe Kosovën DEBELLDE
Shënimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë konsiderohet të jetë i përfunduar rreth 98 %, ndërkohë që i gjithë procesi është bllokuar në zonën e quajtur Kodra e Furrës, që nënkupton se pikësynim kryesor i gjithë marrëveshjes Shkup-Beograd në vitin 2001 për kufirin, ishte pikërisht kjo zonë.

Qytetarët e fshatit kufitar Debellde kanë deklaruar sot se nuk do të lejojnë që tokat e tyre, tek vendi i quajtur Kodra e Furrës, t’i jepen dhuratë Qeverisë së Maqedonisë, si kusht për vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Ata shprehen se për asnjë çmim nuk do të pajtohen që kjo zonë të kalojë në territorin maqedonas. Shënimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë konsiderohet të jetë i përfunduar rreth 98 %, ndërkohë që i gjithë procesi është bllokuar në zonën e quajtur Kodra e Furrës, që nënkupton se pikësynim kryesor i gjithë marrëveshjes Shkup-Beograd në vitin 2001 për kufirin, ishte pikërisht kjo zonë.Ndonëse vlerësohet që Kodra e Furrës është një nga pikat më gjeostrategjike, banorët e fshatit kufitar Debellde posedojnë pronat e tyre private në këtë pjesë.Bejtullah Ferati është njëri nga 14 pronarët e atjeshëm të cilit i rrezikohet humbja e 8 hektarëve tokë, të cilën nuk e ka shfrytëzuar për 9 vite me radhë.
Përfaqësuesi i fshatit Debellde Zymri Ilazi, potencon faktin e posedimit të pronave të banorëve në vendin Kodra e Furrës dhe se për asnjë çmim ata nuk do të pranojnë që kjo zonë ti dhurohet Maqedonisë.Ndërsa, Sali Abdullahu përfaqësues i Debelldeut në KK të Vitisë, thotë se kjo tokë e cila po kontestohet, kurrë s’ka qenë e Maqedonisë.
Pakënaqësitë e banorëve të Debelldeut, vijnë si rezultat i deklarimeve të zyrtarëve maqedonas, të cilët janë shprehur se nuk do të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovën përderisa të shënohet edhe milimetri i fundit i kufirit mes këtyre dy vendeve
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi