Albumet e Agim Gashit-Albumi i dytë
Faqja 1 e 1
Albumet e Agim Gashit-Albumi i dytë
Ekskluzive: Agim Gashi - O Atdheu im
Ky album është incizuar në Studion e Musa Tolajt më 1992 dhe për redaktor kishte kompozitorin Mehdi Bajrin, ndërsa producent i kasetës ishte Sali Agushi.
KANGË PËR ISA BOLETININ
Agim Gashi duke folur në një demostratë në Bon të Gjermanisë |
Për shkak se autori u detyrua të emigrojë, këtë album e boton Lazim Dastani që në atë kohe ishte pronar i AT “Sharr Turist” me seli në Stolberg të Gjermanisë.
Vlen të theksohet se në vitin 1999 muzikantin e njohur Musa Tolajn, policia serbe e vrau mizorisht në Studion e tij. Më vonë do të kemi rastin të njihemi edhe me një album të Agim Gashit, i cili në shenjë respekti dhe kujtimi për Musa Tolajn i dedikon një album.
AGIM GASHI - O ATDHEU IM
Faqja A e albumit
1.-Shtatë Shtator në Kaçanik
2.-Kërcet pushka
3.-O atdheu im dhe
4.-Këngë për Isa Boletinin
2.-Kërcet pushka
3.-O atdheu im dhe
4.-Këngë për Isa Boletinin
Faqja B e albumit
1.-Këngë për Aziz Kelmendin
2.-Nënës shqiptare
3.-Ku i kam shkronjat dhe
3.-Këngë pë Ramë Bllacën
2.-Nënës shqiptare
3.-Ku i kam shkronjat dhe
3.-Këngë pë Ramë Bllacën
Agim Gashi në mesin e Kongresmenëve dhe Senatorëve amerikan dhe intelektualëve Kosovar në restaurantin „Dubrovnik“ në Prishtinë 1990 |
Tekstet e këngëve në album
KUSHTETUTA KAÇANIKUT
O, shtatë shtator, në Kaçanik,
Janë tubu´ trimat për Republikë,
O për të mirën-o, për atdhe,
E shpallën Kushtetuten e Re!
O Kaçanik, o faqebardhë!
S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë,
Ushtri e mbretit s´pati çka të ban,
Sulesh e vritesh-o, për vatan.
Janë tubu´ trimat për Republikë,
O për të mirën-o, për atdhe,
E shpallën Kushtetuten e Re!
O Kaçanik, o faqebardhë!
S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë,
Ushtri e mbretit s´pati çka të ban,
Sulesh e vritesh-o, për vatan.
O n´shpi t´kuturës-o, janë tubu´,
Me lule t´kuqe mirë zbukuru´,
Po ky kuend u ba historik
Themelet t´Kosovës-me Republikë.
Kaçanik, o faqebardhë,
S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë,
Ushtri e mbretit s´pati çka të ban,
Sulesh e vritesh-o për vatan!
Me lule t´kuqe mirë zbukuru´,
Po ky kuend u ba historik
Themelet t´Kosovës-me Republikë.
Kaçanik, o faqebardhë,
S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë,
Ushtri e mbretit s´pati çka të ban,
Sulesh e vritesh-o për vatan!
O në ato gryka, në Kaçanik,
U shpall Kosova shtet DEMOKRATIK,
Ku Idriz Seferi jetën ia ka falë-
Kosovës trime dhe nderit kombëar.
O kaçanik, o faqebardhë,
S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë,
Kurrë prej zaptuesit nuk pate frikë,
Sulesh e vritesh për REPUBLIKË!
U shpall Kosova shtet DEMOKRATIK,
Ku Idriz Seferi jetën ia ka falë-
Kosovës trime dhe nderit kombëar.
O kaçanik, o faqebardhë,
S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë,
Kurrë prej zaptuesit nuk pate frikë,
Sulesh e vritesh për REPUBLIKË!
Zagreb, 7 shtator 1990.
KËRSET PUSHKA
Kërset pushka n´mes t´Prishtinës,
Vrajn´ shqiptarë këta t´bijt e shkinës,
Vrajnë shqiptarë e shqiptaresha,
Të tanë beqarë e beqaresha,
Jau çojnë nanave, t´vdekun, n´shpi,
T´mbulu´m n´flamurin kuq e zi,
Se dhanë jeten-o për liri,
Për të drejta, DEMOKRACI.
Vrajn´ shqiptarë këta t´bijt e shkinës,
Vrajnë shqiptarë e shqiptaresha,
Të tanë beqarë e beqaresha,
Jau çojnë nanave, t´vdekun, n´shpi,
T´mbulu´m n´flamurin kuq e zi,
Se dhanë jeten-o për liri,
Për të drejta, DEMOKRACI.
Kërset pushka, vret shqiptarë,
T´bijtë e shkinës-o barbarë.
“Ndale turrin, shka i shkinës,
Ka me t´vra gjaku i Prishtinës.
Se shqiptari s´vret pas shpinës,
Kur don t´vrasë more barbar,
Ka me t´dalë ty´ ballë për ballë,
S´ka fuqi turrin t´ia ndalë.“
T´bijtë e shkinës-o barbarë.
“Ndale turrin, shka i shkinës,
Ka me t´vra gjaku i Prishtinës.
Se shqiptari s´vret pas shpinës,
Kur don t´vrasë more barbar,
Ka me t´dalë ty´ ballë për ballë,
S´ka fuqi turrin t´ia ndalë.“
Kërset pushka po vret trimnesha,
Vasha t´reja, shqiptaresha,
Të bukura, t´pastra, beqaresha,
Sikur Nita, ajo arbëresha,
An´e kand nëpër Kosovë,
I bajnë nder po tokës sonë,
Sikur Nora e Kelmendit,
E si Shota, ndera e Vendit.
Vasha t´reja, shqiptaresha,
Të bukura, t´pastra, beqaresha,
Sikur Nita, ajo arbëresha,
An´e kand nëpër Kosovë,
I bajnë nder po tokës sonë,
Sikur Nora e Kelmendit,
E si Shota, ndera e Vendit.
(Prishtinë, 1989)
O ATDHEU IM KOSOVË!
O atdheu im, Kosovë,
Mori Pejë edhe Gjakovë,
O ti Llap edhe Gollak,
S´pate frikë as në Pollatë,
Kaçanik, të nderojmë ne,
Na ke falë Kushtetutë t´re.
Mori Pejë edhe Gjakovë,
O ti Llap edhe Gollak,
S´pate frikë as në Pollatë,
Kaçanik, të nderojmë ne,
Na ke falë Kushtetutë t´re.
O Gjilan, ti në Moravë,
Oj Viti, ti e bame varrë,
Suharekë-o në Podrime,
Ti e ke dhe Bllacën trime,
Prizren, ti me Kala,
Edhe nji lidhje kem´ m´e ba.
Oj Viti, ti e bame varrë,
Suharekë-o në Podrime,
Ti e ke dhe Bllacën trime,
Prizren, ti me Kala,
Edhe nji lidhje kem´ m´e ba.
Moj, Kosovë, o vendi im,
Sot për ty kam nji kushtrim,
Ne lirinë duhet me fitu´
O me pushkë,ose t´u shkru´
Se Prishtina zemrën çelik,
Me 2 Korrik shpalli Republikë.
Sot për ty kam nji kushtrim,
Ne lirinë duhet me fitu´
O me pushkë,ose t´u shkru´
Se Prishtina zemrën çelik,
Me 2 Korrik shpalli Republikë.
Ferizaj, vend historik,
Për atdhe ishe besnik,
Mori Shtime e Carralevë,
Ju luftuet gjithë me nderë,
Plavë, Gusi, Tetovë, Kërçovë...
Për shqiptarin janë Kosovë.
Për atdhe ishe besnik,
Mori Shtime e Carralevë,
Ju luftuet gjithë me nderë,
Plavë, Gusi, Tetovë, Kërçovë...
Për shqiptarin janë Kosovë.
1990-Burgu i Smrekovnicës
Agim Gashi më 1989 në Tetovë |
Hej, krisi pushka e na duel timi
Ja ka mbërri Isa Boletini,
Mbi anmikun, vëllazën, bini,
More, asnji t´gjallë kund mos e lini!
Asnji i gjallë kund mos t´na jesë,
Të luftojmë, vëllazën, si e kem´ adet.
Bini, vëllazën, tha bini!
Burrat e malësisë!
Bini, vëllazën, bini,
Ju dielli i lirisë!
Ja ka mbërri Isa Boletini,
Mbi anmikun, vëllazën, bini,
More, asnji t´gjallë kund mos e lini!
Asnji i gjallë kund mos t´na jesë,
Të luftojmë, vëllazën, si e kem´ adet.
Bini, vëllazën, tha bini!
Burrat e malësisë!
Bini, vëllazën, bini,
Ju dielli i lirisë!
Hej, krisi topi e ra n´kullë,
S´ja lëviz frengjitë, jo, kurrë!
Se atë e ndërtoi vetë dora e shqiptarit,
E Isa Begi na rri ma i pari,
Rri i parë, e ambël na flet:
-Të lidhim besë, vëllazën, si e kem adet!
Bini,vëllazën, bini,
Burrat e malësisë!
Bini, trima, bini,

O, jarga n´gojë Pashës po i shkon:
-Due gjallë, Isën m´e zanë.
Por, mashtrue Pasha ish kanë,
Se kurrë dragoni gjallë nuk o´ zanë.
E Isa Begi tash urdhën po jep:
-Bini, vëllazën, si e kem adet!
Bini,vëllazën, bini,
Burrat e malësisë!
Bini, vëllazën, bini,
Ju dielli i lirisë!
-Due gjallë, Isën m´e zanë.
Por, mashtrue Pasha ish kanë,
Se kurrë dragoni gjallë nuk o´ zanë.
E Isa Begi tash urdhën po jep:
-Bini, vëllazën, si e kem adet!
Bini,vëllazën, bini,
Burrat e malësisë!
Bini, vëllazën, bini,
Ju dielli i lirisë!
KANGË PËR AZIZ KELMENDIN
Oficerët në kambë janë çu,
Aziz Kelmendin e kanë rrethu´,
E rrethojnë kët´ djalë të ri
Për m´e vra, po, në tradhti.
Kështu dha urdhën gjenerali:
N´Paraqin me u vra shqiptari!
Aziz Kelmendin e kanë rrethu´,
E rrethojnë kët´ djalë të ri
Për m´e vra, po, në tradhti.
Kështu dha urdhën gjenerali:
N´Paraqin me u vra shqiptari!
Në mes të natës e rrethojnë,
Kështu mendu´n që ta nënçmojnë,
Për m´e vra këtë djalë bujar,
Pse ish trim e ish shqiptar.
Kështu dha urdhën gjenerali :
N´Paraqin me u vra shqiptari !
Kështu mendu´n që ta nënçmojnë,
Për m´e vra këtë djalë bujar,
Pse ish trim e ish shqiptar.
Kështu dha urdhën gjenerali :
N´Paraqin me u vra shqiptari !
Në çdo mënyrë e torturu´n,
Porse trimin s´e nënshtru´n,
Nana shqipe e kish le-
Mos me pasë frikë për atdhe.
Për këtë urdhnon gjenerali:
N´Paraqin me u vra shqiptari!
Porse trimin s´e nënshtru´n,
Nana shqipe e kish le-
Mos me pasë frikë për atdhe.
Për këtë urdhnon gjenerali:
N´Paraqin me u vra shqiptari!
Aziz Kelmendi, sot t´kendojmë,
Për Kosovë ke ra dëshmor,
Shembull t´mirë ke lanë ndër ne,
Si vdes trimi për atdhe.
I tregove gjeneralit,
Se je bir e bir shqiptarit.
Për Kosovë ke ra dëshmor,
Shembull t´mirë ke lanë ndër ne,
Si vdes trimi për atdhe.
I tregove gjeneralit,
Se je bir e bir shqiptarit.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Albumet e Agim Gashit-Albumi i dytë
Agim Gashi me Josef Dioguardin në Prishtinë |
NANES SHQIPTARE
Oj nanë që lindë fëminë
Msoja çunit historinë,
O mësoja çunit historinë !
Mësoje për Mic Sokolin
Që ndjeku Turqinë,
Që me shumë tjerë trima
U vranë për lirinë.
Msoja çunit historinë,
O mësoja çunit historinë !
Mësoje për Mic Sokolin
Që ndjeku Turqinë,
Që me shumë tjerë trima
U vranë për lirinë.
Oj nanë që lindë fëminë
Msoja çupës historinë,
O mësoja çupës historinë !
Mësoje për trimneshat
Që mbrojshin vatani,
Për Shote Galicën
Që dridhte Ballkanin !
Msoja çupës historinë,
O mësoja çupës historinë !
Mësoje për trimneshat
Që mbrojshin vatani,
Për Shote Galicën
Që dridhte Ballkanin !
Oooooooooo,
Oooooooooo,
Prite Azem Galicen more !
Oooohohohohooooooo !
Seç ushtoj mbarë Qyqavica
Dha kushtrim Azem Galica,
Dha kushtrim dhe Shota e Tij,
O për Kosovë edhe Shqipni !
Hej për Kosovë edhe Shqipni !
Kur u vra Azem Galica
Qau Kosova e qau Drenica,
Qan fushat, qan dhe malet,
O se vetë Shota ja lau varret !
Oooooooooo,
Prite Azem Galicen more !
Oooohohohohooooooo !
Seç ushtoj mbarë Qyqavica
Dha kushtrim Azem Galica,
Dha kushtrim dhe Shota e Tij,
O për Kosovë edhe Shqipni !
Hej për Kosovë edhe Shqipni !
Kur u vra Azem Galica
Qau Kosova e qau Drenica,
Qan fushat, qan dhe malet,
O se vetë Shota ja lau varret !
Oj nanë shqiptare
O gjithë ke qenë krenare !
O gjithë ke qenë krenare !
Se linde trimnesha
Trima djel të ri,
Që s´kursyen jetën
Për t´shtrejten liri !
Për t´shtrejten liri !
O gjithë ke qenë krenare !
O gjithë ke qenë krenare !
Se linde trimnesha
Trima djel të ri,
Që s´kursyen jetën
Për t´shtrejten liri !
Për t´shtrejten liri !
KU I KAM SHKRONJAT E MIA
Po e pyet nanën fmija
Ku i kam shkronjat e mia ?
Msesi im ku më ka mbetë
Libra e çantë ku mu kanë tretë ?!
Ku i kam shkronjat e mia ?
Msesi im ku më ka mbetë
Libra e çantë ku mu kanë tretë ?!
Ku më mbet dhe shkolla ime
Që në te unë pata gzime ?
Shokë e shoqe ku m´kanë mbetë ?
Në kurbet bijë të kanë tretë !
Që në te unë pata gzime ?
Shokë e shoqe ku m´kanë mbetë ?
Në kurbet bijë të kanë tretë !
Shkronjat tua i ndaloj Serbia,
Msuesit zemra ju ka ndry,
Shkollat tona janë n´Kosovë
Porse t´mbylluna me dry !
Msuesit zemra ju ka ndry,
Shkollat tona janë n´Kosovë
Porse t´mbylluna me dry !
A vjen koha Oj nana ime
Me ia hjekë shkollës drynin,
Me i msue shkronjat tona
Edhe vjershat e Naimit ?
Me ia hjekë shkollës drynin,
Me i msue shkronjat tona
Edhe vjershat e Naimit ?
Kur do t´kthehen shok e shoqe
Edhe msuesi me i pri valles,
Me i këndue kangët tona
Dhe triminë e Jusuf Gërvalles !?
Edhe msuesi me i pri valles,
Me i këndue kangët tona
Dhe triminë e Jusuf Gërvalles !?
Në shtëpin e Nobelistit gjerman Hajnich Böll me Akademik Rexhep Qosjen, bashkshorten e tij dhe poetin e madh Ali Podrimen |
KANGE PER RAME BLLACEN
N´katër anët u hap lajmi
Se shqipart´ hupen vatanin,
Qiti lajmin ajo krali
T´gjithë shqiptart´ po me shku´ n´Turqi.
Deputetët kanë nënshkrue
Veq Ramë Bllaca ska pranue,
Jo s´pranoi ai trim me fletë
Për Kosovë thojke kem me vdekë.
Se shqipart´ hupen vatanin,
Qiti lajmin ajo krali
T´gjithë shqiptart´ po me shku´ n´Turqi.
Deputetët kanë nënshkrue
Veq Ramë Bllaca ska pranue,
Jo s´pranoi ai trim me fletë
Për Kosovë thojke kem me vdekë.
N´Beligrad shkon ai zog shqiptari
Pa trokit po hyn te krajli,
Shkyn vendimin, ja ban copa,
Po çuditet mbarë Evropa !
Jan´ idhnu Krali e Kralica
Deri n´palcë u ka hy frika,
Se ua prishi të mbarë planin
Kurrë shqiptart´ sdo ta lshojnë vatanin !

U hakmirrën anmiqt e zi
Kan´ vra Ramën në pusi,
Por pa vdekë amanet e foli
Kurrë Kosovën vllazën mos e l´shoni.
Sot na kangën po ja knojmë
E Ramë Bllacën e kujtojmë,
E kujtojmë kët´ trim për ne
Ai dha jetën për atëdhe.
Kan´ vra Ramën në pusi,
Por pa vdekë amanet e foli
Kurrë Kosovën vllazën mos e l´shoni.
Sot na kangën po ja knojmë
E Ramë Bllacën e kujtojmë,
E kujtojmë kët´ trim për ne
Ai dha jetën për atëdhe.
SHARKIA E AGIM GASHIT SI GULINOV I UÇK-së
Nga Maxhun Smajli
Ishin vitet e ´90-ta, kur sharkia dhe zëri melankolik i rapsodit të mirënjohur Agim Gashit,dëgjohej kudo në Kosovë nëpër tubime për pajtime të gjaqeve që i printe i madhi dhe i pavdekshmi Anton Çetta. Ishte viti 1990 kur në oborrin e xhamisë, në Bubavec të Malishevës kishin vërshuar lumenjë njerzish për të marrë pjesë në tubimin madhështor, ku do të faleshin mbi pesëdhjet gjaqe e ngatrresa. Në mesin e tyre ishte edhe rapsodi Agim Gashi me sharkinë e tij. Prej kësaj kohe u largua nga vendi dhe shkoi në perëndim. Ky rapsod ka marrë pjesë në shumë tubime festive nëpër qytete të Gjermanisë, për ta ruajtur të pashuar në gjirin e mërgimtarëve zjarrin e oxhaqeve të kullave shqiptare, të cilat as shkau nuk mundi t´i rrënojë.
Këngët e para Agim Gashi i ka filluar që në moshën e re. Në fillim ka kënduar me axhën e tij Milazimin. Në moshën dhjetëvjeqare i recitonte dhe i këndonte vargjet e „Lahutës së Malcisë“. Kjo edhe e ka shtyrë rapsodin tonë që vetë të krijoj dhe përpiloj këngë, të cilat i ka ndarë në shtatë blena. Në krijimtarinë e tij folklorike përfshihen këngë rapsodike, elegji, këngë trimërie, këngë vaji, këngë kurbeti e deri tek këngët humoristiko-satirike të cilat i përgjigjen kohës. Poashtu ka shkruar edhe tri libra, „Vaji i shqiptarit“, „Me grykë pushke këndon Kosova” dhe “Këngët e vendit tim“. Deri më tani ka inçizuar dhjetë audio kaseta. Janë rapsodët ata që historikisht nëpër shekuj bartën brez pas brezi , gjeneratë pas gjenerate lavdinë e kombit tonë, luftrat e lavdishme për ta mbrojtur nderin, gjuhën dhe kulturën. Një detyrë të tillë ia kishte parashtruar vetit edhe rapsodi ynë Agim Gashi, duke e shënuar dhe kënduar çdo ngajrje të kohës. Për shkak të tyre disa herë iu nështrua torturave policore dhe ishte denuar me shtatë vjet burg, pesë prej të cilave i kishte mbajtur. Por, asnjeherë nuk kishin arritur ta largojnë nga ideali i tij. Përkundrazi, vetëm krijonin tek ky rapsod një capital forcash e vullnetesh për të punuar edhe më tej. Në fillim ka kënduar me çifteli, por siç thot Agimi “për të kënduar vetë dhe në stil të Riza Bllacës të cilin e kasha dhe e kam idol nuk mjaftonte çiftelija, andaj u drejtova në sharki”. Që nga viti 1993 është bërë këngëtar I RTP-së.
Kontakti dhe bashkpunimi me Lorenc Antonin, Anton Çettën, Demush Shalën, më vonë me Bahtir Shehollin, Rexhep Munishin, Anton Berishën, etj. bëri që Agim Gashi, jo vetëm të merret me këtë zhanër muzikor, por edhe me studimin e kësaj lënde. Në Lubjanë kanë pasuar dy kasetat e para me të njejtin titull “I këndojmë Kosovës, I këndojmë Demokracisë”, me këngë kushtuar demostratave të ´81-shit, vrasjes së vllëzërve Gërvalla e Kadri Zekës, këngë kushtuar ushtarëve shqiptarë të vrarë nga armata Jugosllave, Ylfete Humollit, Shukrie Obertincës, etj.Për shkak të kërcnimit nga regjimi I atëhershëm gjatë viteve ´91-´92, Agimi u strehua në Slloveni e Zagreb bashkë me Ukshin Hotin. Atje u angazhua në shoqatën bëmirëse “Nëna Tereze” duke grumbulluar ndihma për Kosovën. Një gjë të tillë e ka bërë edhe në Sarajevë bashkë me këngëtarin Safet Isoviqin, i cili ishte kryetar për ndihma Kosovës pë BH.
Në këtë kohë në Sarajevë për fëmijët shqiptarëqë kishin pësuar nga helmimet ishte organizuar një concert i madh para mëse 18.000 shikuesve. Këtu, paten kënduar Safet Isoviqi, Hanka Palldum, e shumë këngëtar të estradës së Sarajevës, por kulminacionin e pati arritur paraqitja e Agim Gashit me këngët kushtuar Isa Boletinit dhe Ramë Bllacës. Publiku I ngritur në këmbë që ky rapsod të këndoj prap, e shtynë Agim Gashin që të këndoj këngën të cilën ia kisht kushtuar mikëpritjes dhe solidarizimit të boshnjakëve me fëmijët shqiptarë.
Dashuria për Kosovën e detyron Agimin që të kthehet në shtëpi të tij në Lypjan, ku jetoi ilegalisht më shumë se një muaj. Aty arrestohet nga policia të cilët nën torture e detyrojnë ta hajë kasetën me titull “Po na vjen shkau n´konak”. Pasi mrekullia e zotit e shpëtoi nga vdekja dhe nga një burgosje e gjatë, Agim gashi u arratis në Austri. Me kënaqësi e kujton mikpritjen e mr. Skënder Gashit, me të cilin kishte organizuar shumë tubime e koncerte. Pastaj kalon në Gjermani ku sot jeton dhe krijon. Tani Agim Gashin mund ta shohësh kudo nëpër tubime kombëtare, me një çantë të madhe të madhe të mbushur përplot me këngë malli për atdhe, këngë vaji për kurbetqarët, por edhe me këngë krenarie, këngë për teimat dhe trimëreshat, këngë për ushtrinë tone të pare e të shenjtë, UÇK-në. Kohë më pare është nxjerrë albumi me këngë patriotike “O vendi im”. Tani në shenjë kujtimi për Musa Tolajn ka dale kaseta me këngë që titullohet “Këngët e vendit tim”.
Së shpejti pritet të dale kaseta me këngë humoristiko-satirike që titullohet “Dy tezet e mia azilante”. Agim Gashi me një elan të madh për të krijuar dhe për t´i dalur besnik çdo ngjarjeje me rëndësi të kombit tone, po vazhdon krijimtarinë e tij. Por, vrasjet e fundit të njerzëve të mëdhenjë të kombit tone nga dora e ndytë kriminale, që si qëllim kanë zgjatjen e robërisë së kombit tone, Agim Gashin e kanë prekur thellë në shpirt dhe gjithmonë këngët për ta i këndon duke qarë. Bile në një tubim gjerman në Düren, ku Agimi ishte i ftuar, kishte bërë që të gjithë të pranishmit (gjermanët) edhe pse nuk kishin kuptuar fjalë në gjuhën shqipe, të qanin, mase Agim Gashi e kishte kënduar këngën duke qarë me lot. Agim Gashi të kujton njerzit e mëdhenjë të kohës. Por, mua shpesh ma kujton të ndjerin Mirko Gashin, kurse edhe më shpesh Tahir Deskun të cilin unë e dua shumë. Kushdo që i bën nder dhe rrespekt Agimit, tek ai reflektohet i madh dhe nuk harrohet. Por, edhe borgj nuk i mbetet kujt për çdo të mire që i afrohet, kurse për të kqijat nga ky nuk merr kurrfarë përgjigjeje. Përmes kësaj reviste, në shenjë kujtimi për ndihmën e madhe që ia kanë dhënë poeti i madh Ali Podrimja dhe shkrimtari e gazetari Faruk Tasholli, falenderohen nga Agimi. Sepse, siç thot Agimi “ Rapsodi e këngëtari, domosdo duhet të bashkpunojnë me poet e shkrimtarë, sepse ata më së miri e njohin shpirtin e popullit”. Për fund i shtyrë nga interesi që kultura e jonë folkloristike të ketë një fond sa më të pasur me këngë kombëtare, Agim Gashit i dëshirojmë jetë të gjatë dhe suksese në punën e tij.

P.S. Ky shkrim i gazetarit dhe reporterit të luftës , Maxhun Smajlit u botua në numrin 07. Viti i VIII, e shtune 17 shkurt 2001 në Euro Zëri.
Përgatiti Gëzim Marku
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albumet e Agim Gashit-Albumi i parë
» Albumet e Agim Gashit-Albumi i tretë
» Albumet e Agim Gashit-Albumi i katërt
» Albumet e Agim Gashit-Albumi i shtatë
» Albumet e Agim Gashit-Albumi i gjashtë
» Albumet e Agim Gashit-Albumi i tretë
» Albumet e Agim Gashit-Albumi i katërt
» Albumet e Agim Gashit-Albumi i shtatë
» Albumet e Agim Gashit-Albumi i gjashtë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi