Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi zgjedhor ishte i rregulltë sikurse edhe kryetarja që është legjitime

Shko poshtë

Kuvendi zgjedhor ishte i rregulltë sikurse edhe kryetarja që është legjitime Empty Kuvendi zgjedhor ishte i rregulltë sikurse edhe kryetarja që është legjitime

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2009 12:37 am

Kuvendi zgjedhor ishte i rregulltë sikurse edhe kryetarja që është legjitime

Përgjigje e Degës së LDD-së në Zvicër

Gazeta “Bota sot” e datës 17.07.2009 ka botuar një shkrim me titull “Kryetare e vetëzgjedhur”, shkruar nga një person me emrin Fatmir Ibishi. Kryesia e Degës së LDD-së në Zvicër, në mbledhjen e mbajtur më 16.08.2009, pasi e shqyrtoi këtë shkrim, për hir që opinioni të informohet me të vërtetën, vendosi që të bëjë këtë sqarim.
Ne nuk e dimë a ekziston realisht personi Fatmir Ibishi, si aktivist kështu që nuk ia vlen të merremi as me emrin e as me personalitetin e tij. Megjithatë, mendojmë se anëtarësia jonë, por edhe gjithë opinioni duhet ta dijë të vërtetën lidhur me ato që ka shkruar ai.
Së pari, kryetarja e degës, zonja Zize Pepshi,nuk eshtë e vetëzgjedhur. Ajo është zgjedhur në kuvendin e degës të dates 10 maj 2009, një kuvend shumë demokratik dhe transparent, i hapur per mediat dhe opinionin,në të cilin kanë marrë pjesë 85 delegatë nga nëndegët e LDD-së ne Zvicer. Nga këta 85 delegatë, zonja Zize Pepshi, në një konkurencë të mirëfilltë demokratike, në përputhje me të gjitha procedurat e statutit të LDD-së ,mori më së shumti vota. Pra, mori 73 nga 85 votat e mundshme të delegatëve, që morën pjesë në këtë kuvend. Numrimi i votave ka qenë transparent dhe publik. Secila votë është lexuar me mikrofon para të gjithë delegatëve.
Së dyti, nuk është e vërtetë se në këtë kuvend kanë marrë pjesë vetëm shtatë nëndegë. Në këtë kuvend kanë marrë pjesë njëzetë e shtatë nëndegë. Nuk dijmë ndonjë degë të ndonjë partie tjetër politike të Kosovës në Zvicër që ka një shtrirje dhe përfaqësim më të madh.
Së treti, nuk është e vërtetë se disa nëndegë nuk kanë qenë të ftuara në kuvendin e degës. Procesi i organizimit dhe mbajtjes së kuvendit të degës ka filluar shumë më heret. Janë mbajtur disa mbledhje të kryesisë së atëhershme të degës, si dhe mbledhja me kryetarët ose përfaqësuesit e nëndegëve, janë diskutuar hollësisht dhe në mënyrë demokratike të gjitha çështjet dhe janë marrë vendimet adekuate.
Së katërti, absolutisht nuk qëndron pohimi se nëndega e Baselit nuk ka qenë e ftuar të marrë pjesë në kuvend. Kryesisë së kësaj nëndege i janë dërguar 11 (njëmbëdhjetë) e-maila nga sekretarja e atëhershme e degës, e cila mund të dëshmohet pa vështirësi me kopjet e e-mailave të dërguar. Poashtu, kemi edhe përgjigjet e kryesisë së nëndegës së Baselit, si dhe konfirmimin e emrave të tre delegatëve të kësaj nëndege. Këta janë Ahmet Ahmeti, Agim Ahmeti dhe Shemsi Shillova. Këta emra ia ka dërguar kryesia e nëndegës së Baselit kryesisë së degës si delegatë për kuvend. Kjo mund të dëshmohet pa vështirësi.
Rregullësinë e mbajtjes së kuvendit e kanë konfirmuar të dërguarit nga kryesia e LDD-së në Prishtinë, nënkryetari i LDD-së zotëri. Xhemal Hyseni, si dhe koordinatori me degë i Kryesisë së LDD-së, zotëri Hajrush Bajraliu të cilët qenë prezentë dhe i përcollën punimet e kuvendit. Se ky kuvend ka qenë në përputhje me statutin dhe rregullat demokratike, transparent dhe i rregulltë, dëshmon edhe vlerësimi shumë pozitiv nga kryesia e LDD-së në Prishtinë.
Mbajtjen e suksesshme të kuvendit të degës se LDD-së në Zvicer dhe zgjedhjen e kryesisë dhe kryetaren zonjën Zize Pepshi e kanë përkrahur dhe uruar me shkrim, përmes postës elektronike, por edhe gojarisht kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci, nënkryetarët dhe anëtarë të kryesisë së LDD-së, shumë kryetarë dhe kryesi degësh në Kosovë dhe mërgatë, aktivistë dhe funksionarë të lartë të Forumit të gruas të LDD-së, kryesi të nëndegëve si dhe shoqata e organizata të ndryshme të rëndësishme në Zvicër.
Shkrimin e përmendur ne e marrin si një shkrim qëllimkeq, i cili kishte për qëllim dezinformimin e opinionit dhe ishte një përpjekje e pasuksesshme për ta zbehur suksesin e plotë të kuvendit zgjedhor të degës së LDD-së në Zvicër, si njëra prej degëve më të fuqishme, jo vetëm në mergate, por në gjithë LDD-në.
Ne nuk kishim për qëllim dhe nuk do të merremi më me personin Fatmir Ibishi. Shkrimi i tij, por as niveli i tij nuk ishin të denjë për reagimin tonë. Qëllimi ynë i vetëm ishte informimi i drejtë dhe korrekt i opinionit.
Kryesia e degës së LDD-së në Zvicër, Besim Canolli, sekretar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi