Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atdhe Mirdita: Vehabizmi boshnjak po përëndon?!

Shko poshtë

Atdhe Mirdita: Vehabizmi boshnjak po përëndon?! Empty Atdhe Mirdita: Vehabizmi boshnjak po përëndon?!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2009 1:09 am

VEHABIZMI BOSHNJAK PO PERENDON ?!

Nga Atdhe Mirdita

Ne kantinën e fabrikës ku punoj para meje ne radhë ishte një boshnjak qe quhej Demo dhe iu lut kuzhinierit qe kësaj radhe mos ti jepte mish te derrit. E dija fort mire se Demo nuk ishte myslimano-madh se e kisha pare disa here duke pi alkool e sa për mish te derrit nuk ja ndante kurrë. Për ta nguc pak e pyeta: Çka ka ndodhe me ty Demo ? Ti e ke ngrënë mishin e derrit deri tani, e pse tani jo? – Jam ne ramazan mu përgjigj, me e inue ramazanin nuk po mundem bile thash mishin e derrit nuk po e ha këto tridhjete dite. S´po me duket se ka dobi kjo pune i thash, kur e hanë tanë vitin e veç një muaj nuk e hane Allahu te shef e te vret. Ky tha është mendimi yt, kurse unë mendoj ndryshe, nëse nuk mundem me e pastrua krejt shpirtin bile pak thash po e pastroj. Ne rregull i thash te ndihmoftë por mendova se mos te ka binde kushëriri e te ka bere si veten .

Kushërini i tij ka punua para tre vitesh ne te njëjtën fabrike me ne dhe papritmas e pat lëshuar punën. Me gjithë se nuk banonte larg meje nuk e pata pare nja dy muaj e kur u takova me te ne rruge nuk e njoha po edhe ai beri sikur nuk me njihte. Kishte ndryshuar i teri, i kishte rruar flokët kishte lëshuar mjekër dhe mbante te mbathura një pare sandale dhe pantallona te shkurtuara. Mendimi i pare qe me erdhi ne koke ishte; paska luajtur. Mandej tek ai erdhi e shoqja dhe vajza, te dyja te mbuluara. Gruaja me ferexhe kurse vajza me një shami rreth koke te pështjellur. Mu duk çudi dhe te nesërmen ne pune e pyeta kushëririn e tij Demon se çka ka ndodh me Shefkon? Është bere Vehabist me tha. Me qe e kuptoi se nuk e mora veshtë ma shpjegoj se Vehabistet janë një sekt qe financohen nga shtete arabe e qe e ndjejnë veten ma mysliman se te tjerët dhe qe te gjithë myslimanet te cilët nuk vishen e nuk duken si ata nuk janë mysliman te vërtet. Sipas tyre myslimani duhet te mbaje mjekër kurse grat duhet te jene te mbuluara. I thash se e takova ne rruge e nuk me foli. Nuk me flet as mua tha Demo. Ne fillim pat tentua te me bind edhe mua te bëhem sikur ai por kur unë nuk pranova u hidhërua me mua e ma nuk me flet. Shefko qe 50% te jetës se tij ka qene i dehur, dhe gruaja e tij qe ka qene ma tepër e ç´veshur se sa e veshur sot me shesin mend e me thonë se unë nuk jam mysliman i vërtet dhe me te tillë njerëz nuk dëshirojnë te kontaktojnë.
Te kthemi edhe një here te darka dhe biseda e ime me Demon ne kantinën e fabrikës. Me te thëne te drejtën nuk ndryshova unë po ndryshoi ai, me tha Demo. Kushëriri im ka rruar mjekrën, gruaja e tij vishet prape normal dhe kane ndërrua vend banim. Po pse e pyeta?- Me qe ka marr vite te tera para prej shteteve arabe ata tani prej tij kanë kërkuar te shkoi e te flijohet për Xhihadin, kurse ky e ka pa te rrugës ma mire me u tërheqë e me vazhdua jetën normale si e ka pas përpara, por ka frike se mos po i del si ai tregimi kur i thotë djali babës e zura hajnin e babai i tij i thotë ani bir lësho, po e lëshoj unë i pat thane po nuk po me lëshon ky mua. Boshnjaket edhe mund te ndryshojnë mendim! Po“shqiptaret”?
A do te vetëvriten, a do te vrasin, a do te djegin shtëpia apo do ti rruajnë mjekrat kur ta kuptojnë se janë te zhgënjyer.
Nëse këta njerëz pretendojnë te shkojnë ne PARAJSE (XHEHNET) atëherë unë ma me dëshire dua te shkoj ne FERR (XHEHENEM)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi