Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sllavizohet sheshi i Shkupit

Shko poshtë

Sllavizohet sheshi i Shkupit Empty Sllavizohet sheshi i Shkupit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2009 4:05 pm

Sllavizohet sheshi i Shkupit

Si po hegjemonizohet sheshi i Shkupit me figura antike dhe sllavomaqedonase.


Sllavizohet sheshi i Shkupit MAQEDPNIA
Sheshi i Shkupit


Sheshi i Shkupit që nga muaji i ardhshëm do të pushtohet nga përmendoret e njëpasnjëshme, të cilat tashmë janë të përfunduara dhe pritet ventëm ceremonia e vendosjes. Ndërkohë, heshtja e madhe ka përfshirë institucionet dhe qarqet politike shqiptare për këtë uzurpim të sheshit të kryeqendrës.
Komuna Qendër në bashkëveprim me Qeverinë e Maqedonisë tanimë ka zgjedhur edhe vendet e përshtatshme përreth sheshit ku do të vendosen fillimisht disa nga 17 përmendoret e planifikuara. Ky projekt gjithsejt ka kushtuar mbi 10 milion euro, ndërsa paratë kryesisht janë pjesë e buxhetit të shtetit. Në fillim të muajit tetor, për rreth urës “Goce Dellçev” në të dyja anët do të vendosen statuja të “luanëve”, dy statuja antike dhe një e shekullit të XVI, por kryesisht me elemente sllavomaqedonase. Ndërsa pas tyre vijon edhe vendosja e përmendoreve të Dame Gruevskit, pastaj përmendorja gjigande e Aleksandrit të madh, Goce Dellçevit, Nikolla Karevit dhe figura të tjera historike kryesisht sllavomaqedonase. Në këtë projekt ka pranuar se është i kyçur edhe vetë kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ka ndjekur punimet e deritanishme të realizuara nga skulptorë të njohur në Firenca të Italisë. Derisa sa projektet janë drejt kurorëzimit final, reagimeve të fuqishme i janë bashkangjitur intelektualët dhe historianët shqiptarë.
Intelektualët: Të ndalojmë këtë hegjemonizëm
Intelektuali dhe profesori universitar, Fadil Sulejmani vlerëson se qeveria dhe politika e saj po tenton të vulos trojet tona me elemente sllavo-maqedonase, duke shlyer çdo gjurme shqiptare. “Ata po e bëjnë reprezentimin e vlerave të tyre sllave, duke krijuar strategjinë e zhdukjes së elementeve shqiptare. Kjo është politikë e diskriminimit të rëndë. Me këtë po i tregohet shqiptarëve se ju jeni të huaj dhe se Maqedonia është sllavomaqedonase. Apelojë që të ngritet zëri edhe përmes protestave masive kundër këtyre skenareve, por ndërkohë të mos rrijë heshtur edhe bashkësia ndërkombëtare’, ka theksuar ish-rektori i UT-së, Fadil Sulejmani, duke shtuar se ky shtet është unitarist, një nacional që njeh vetëm një gjuhë, një komb, një fe dhe një kulturë. Historiani Vehbi Xhemaili vlerëson se me vendosjen e busteve po bëhet hegjemonizëm totalitar i kulturës sllave mbi kulturat tjera, ndërsa aspak nuk bëhet fjalë për ndonjë figurë shqiptare.
”Kjo bëhet me tendencë të Akademisë dhe politikës ditore maqedonase dhe për intenca të ngushta të palës tjetër me qëllim që të tregojnë se këta figura kanë dominuar në këto troje”, ka theksuar Xhemaili, duke theksuar se të gjithë shoqatat dhe institucionet me influencë duhet të reagojnë sepse kjo është një falsifikim i paparë dhe kjo duhet të ndalet. / ina /
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi