Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kostaq Xoxa:Edi Rama, Enver Hoxha-2 i Shqipërisë

Shko poshtë

Kostaq Xoxa:Edi Rama, Enver Hoxha-2 i Shqipërisë Empty Kostaq Xoxa:Edi Rama, Enver Hoxha-2 i Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2009 4:10 pm

Edi Rama, Enver Hoxha-2 i Shqipërisë

Kostaq Xoxa


Enver Hoxha ka qenë lunatik, sëmundje e të çakërdisurve nga truri, që vuajnë për mungesë koherence, që në moshë rinore. Plot 73 vjet më parë, në gushtin e vitit 1936, kur Enveri ishte vetëm një student i pasuksesshëm 28-vjeçar, kishte botuar në revistën “Minerva” të kohës një shkrim që u thurte lavde Hitlerit, Stalinit, Musolinit.. Në librin „Mjeshtri i intrigës, bishti i dreqit“ (botuar një vit më parë), gjejmë disa hollësi të tjera: numri i gushtit të revistës në fjalë u zhduk në mënyrë misterioze nga biblioteka fill pas rrëzimit të statujës së diktatorit (f. 13-14). Mentor Çoku e kishte zënë në flagrancë E.H-në duke vjedhur, në çantën e së bijës së konsullit të Belgjikës, Xhorxh Maroty. Hajdutllëkun ia kishte vënë në dukje edhe kryeministri grek Caldaris, në Konferencën e Paqes në Paris, me të dhëna nga komisariatet franceze të policisë, që dëshmonin ikjen pa paguar nga hotelet duke zhvatur, madje, edhe perdet e dhomës së hotelit! Kur u zhvendos nga Monpelié në Paris, strehohej te studentët shqiptarë Abaz Omari, Qemal Gega, Hasan Jero, Mentor Çoku, Foto Bala, Fejzi Dika..., të cilët e mbanin përkohësisht për sevap, si shqiptar, ndonëse e përcaktonin si një aventurier të rëndomtë imoral. Lista e gjirokastriteve që e kanë ndihmuar në fshehjet gjatë luftës dhe materialisht, por që “u shpërblyen” në mënyrë mizore është tepër e gjatë.
Në një Dosjé të botuar në “55-n”, jepeshin dokumente sesi ky shënonte një precedent të pazakontë në shmangien e detyrimit ushtarak dhe konkludohej se ishte agjent i regjimit të kohës.
Patër Mëshkallës i kishte bërë përshtypje një letër që kishte marrë në vitin 1936 nga një prift belg, që e njoftonte se në Bruksel po zhvillohej një gjyq kundër disa agjentëve të GPU-së (Shërbimet sekrete sovjetike). Njëri ndër këta, që nuk ndodhej në bankën e akuzës, ishte edhe E. Hoxha. Në Kujtimet e Vedat Kokonës, me titullin “endur në tisin e Kohës”, ky portret i diktatorit të ardhshëm, absolutisht i papërgënjeshtrueshëm (botuar: 2005), plotëson më së miri të dhënat e mësipërme. Në vitin 1940 Enveri banonte me Vedatin në Korçë, në një dhomë. Le të lexojmë në faqen 101 të këtij libri kujtimesh: “Gjatë atyre dhjetë javëve që banuam bashkë, nuk e pashë kurrë të punonte. Nuk më foli kurrë për politikë, palé për komunizmin. Të ishte komunist, si adept i një doktrine për të cilën të tjerët vajtën në Spanjë për të luftuar, do të përpiqej të më bënte për vete, një neofit të këtij besimi, sepse s’kishte frikë se mund ta kallëzoja. Kam qenë me të deri në gjysmën e vitit 1940. Jam më se i sigurt që s’kish deri atëherë në kokë ato ide të mbrapshta që do ta ngrinin shumë, katër vjet më vonë, në ato lartësi marramendëse nga u dha munxët atyre që i kishin dhënë të hante dhe nga i hodhi në greminë të afërmit, shokët dhe, sidomos, vendin që i kishte hapur sytë”.
Prof. Fejzi Dika, njëri ndër më të kulturuarit e kulturës franceze, ia kishte tmerr t’i përmendte edhe emrin, ndonëse e kishte mbajtur e strehuar, siç thamë, në Francë.
Edhe vjershat kishte frikë t’i shkruante në shqip. Në poezinë “La complainte d’un Infortuné” (Kënga e vajtimit e një fatkeqi), citojmë një strofë për lirinë:
“On parle de la liberté/Et je me sens dans l’esclavage;/On peut lire sur mon visage/Le dur coup que j’ai suporté.
Le të më lejohet përkthimi në nëntërrokësh:
Na flitet dendur për lirinë/Por po jetoj veç skllavërinë./Fytyra ime mjaft e vrenjtur/Shpreh fare qartë se ç’kam hequr (“Në ëndërrime pa kufi”, f. 129).
Sa për dashurinë ndaj atdheut, mjafton të kujtojmë grishjen që i është bërë Josip Broz Titos, që të merrte ofiqin e Sekretarit I të PPSH-së. Kaq thellë në honin e mohimit të dinjitetit kombëtar, as Kuislingu nuk ishte gremisur. Prandaj ia vlen të përsëritet ky fakt ekzemplar në analet e kolaboracionizmit. Mjaft nga nacionalçlirimtarët tanë që s’kanë qenë kolaboracionistë, janë ekzekutuar si të tillë. Enverit, që ka qenë kolaboracionist ndaj armiqve shekullorë të kombit tonë, iu dashka t’i thurim ditirambe edhe sot në Pezë, ku ai kishte një rol të papërfillshëm (më 16 shtator 1942). Mëkatari numër një i kësaj aurole të diktaturës, është Edvin Rama.
* * *
Po ç’ka bërë ky pseudodemokrat i orëve të para në proceset e para demokratike? Që të mos i iknin huq provat e elokuencës që kishte bërë në bunkerët e largët, - që të mos dëgjohej zëri i tij bubullues i një ekstravaganti, - në proceset e para demokratike do të bëhej i përmendur për zërin e tij të fuqishëm në ekzaltim të demokracisë. Disa nga të zhvidhosurit si ai, ia kishin përkëdhelur sedrën, duke i thënë se e kishte zërin si të Hitlerit! Kur flasim për provat në bunkerë, na shëmbëllehet Enveri, të cilin nacionalçlirimtari me emër, Kadri Hoxha, e kishte zënë gafil në pyjet e Labinotit, duke ulëritur sa e kishte në kokë! Duket se Edi nuk donte të zbulohej në këto prova dhe nuk kishte vajtur në bunkerët afër shkollës, bunkerë në të cilët bënte masturbime kolektive me disa nga shokët e përdhosur të klasës, siç e shkruan vetë në tregimin “Ina, Ina, hiqi brekët” (Ina - nxënëse e shkollës tetëvjeçare). E pa na del, duke hipur në një tribunë të improvizuar në shkallët e hyrjes, para sheshit të stadiumit Q. Stafa, që vijonte gjer në sheshin Nënë Tereza, para Institutit të arteve. Paçka se s’ishte i ftuar. Në atë kohë fliste kush të mundte.
E ç’nuk volli nga goja kundër Enver Hoxhës dhe diktaturës së tij kriminale. Foli me tërsëllëmë për tiraninë që e kalonte atë të Pol Potit, për etjen e Drakulës për gjak, për pabesinë e diktatorit ndaj shokëve më të afërt, për burracakërinë e tij në fshehjen gjatë Operacionit të dimrit, për kampet e panumërta të internimeve, për vrasjet pa gjyq nëpër burgjet, për Shqipërinë që përfshinte një pambarim burgjesh të vegjël brenda atij burgu të madh që ishte Shqipëria... Për shitjen e atdheut Josif Brozit... e ç’nuk tha. Gjer te lidhjet me verdhacukët e Azisë së Largët, e të tjera e të tjera.
Sytë, natyrisht që i zgurdullonte dhe hedhjet e përdredhjet pas çdo fjale e fraze bëheshin sikur të kishte vënë susta nën këpucët e tij jasht serie (ia kishte prurë Kristaqi nga jashtë shtetit, paçka se ishte grindavec edhe përbrenda familjes).
Atëherë synonte të bëhej njeri i madh në radhët e PD-së. Për çudi, nuk ia vërshëllyen fort në partinë e re, së cilës ia kishte vënë syrin. Duket se e njihnin mirë, që në tekat e Bllokut e gjer në huqet pranë ekipit të basketbollit të Dinamos...
Pasi ia mbathi i zhgënjyer për në Francë, duke i këputur edhe një sharje të madhe vendit të tij, sharje të cilën nuk duam ta përsëritim, se e dinë të gjithë, na erdhi si fanti spathi. Fillimisht, si ministër i kulturës, i tërboi artistët që u futën në grevë urie për shkak të mujshive të tij të pareshtura. Përdori dhunën kundër njerëzve të artit, për t’i nxjerrë nga greva. Kur u bë kryetar bashkie, një monitorizues shkroi një libër (“Ditari personal”), në faqen 191 të të cilit provohet me shifra konkrete se e kishte vënë në dorë bashkinë “me një të gjashtën e votuesve të regjistruar”. Këtu zëra të shumtë na bëjnë të ditur se në brigjet spanjolle zotëron në pronësi jo një pallat, por një qytezë turistike.
Tani eja e dili përpara. Është shndërruar në një demiurg (pra, një krijues i universit). Pa dyshim është ithtari më i përgjëruar i diktatorit Enver Hoxha. E ka të qartë se partia e tij, PS-ja, ka në radhët e saj mëkatarët më të pangopur në krime gjatë asaj periudhe arbitraritetesh në masë, ish-operativë që të nxirrnin gjak ne vetull, ish-gardianë sadistë, ish-prokurorë e ish-gjyqtarë që i kishin si zbavitje dënimet me vdekje. E me këto kontingjente të vijës së parë të dhunës kërkon, tani, të bindë Europën (se shqiptarët nuk janë bindur), se zgjedhjet nuk i kanë arritur standardet. Duhet të jetë ende kryetar, paçka se përdhunon edhe statutin e PS-së, për humbësit. Ndonëse shumë kandidatë dhe parti të vogla ia kanë përplasur në sy se votat ia ka vjedhur ai, Edvini, ky lunatik kërkon vjedhës të tjerë, në halucinacionet e tij, vetëm që të jetë sërish kryetar, paçka se humbës.
Kush i ka bërë autostradat këtë katërvjeçar? Edvini thotë se do t’i përurojë ai (!).
Kur të pranohemi, së shpejti, në Bashkimin Europian, ai prapë do të thotë se na çoi ai, Edvini! Ai mbase nuk e kupton se duke mohuar standardet zgjedhore, që Olli Rehn,Volfgang Grosruk e personalitete të tjera euroatlantike, i quajnë si më të mirat e gjertanishme, ai pengon futjen sa më të shpejtë në BE, liberalizimin sa më të shpejtë të vizave dhe ngritjen në një nivel më të lartë të ekonomisë së vendit. Këto atij nuk i interesojnë. Por i interesojnë Shqipërisë!
Ai është lunatik, si ithtari i vet Enver Hoxha. Shqipëria për Enverin s’kishte asnjë rëndësi, në krahasim me atë karrigen e tij.
Po ashtu Shqipëria është dytësore edhe për Edvin Ramën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi