Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Server: Prishtina duhet të mësojë të sillet si e pavarur

Shko poshtë

Server: Prishtina duhet të mësojë të sillet si e pavarur Empty Server: Prishtina duhet të mësojë të sillet si e pavarur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 1:36 am

Server: Prishtina duhet të mësojë të sillet si e pavarur

Prishtina ka të drejtë të jetë e shqetësuar


Server: Prishtina duhet të mësojë të sillet si e pavarur Servi%20(Small)
“Institucionet e Kosovës kanë të drejtë të jenë të shqetësuara për aranzhimet e BE-së me Beogradin”, thotë Daniel Server, nga Instituti amerikan për paqe me seli në Uashington. Sipas tij, pasi ka shpallur pavarësinë, Kosova duhet të mësojë të sillet si e pavarur.


Një Komitet i Bashkimit Evropian e ka mbështetur misionin EULEX në Kosovë, për të nënshkruar “aranzhime teknike” me Serbinë për bashkëpunim policor. Institucionet e Kosovës janë fuqishëm kundër këtyre aranzhimeve. Si e shihni ju këtë situatë?
Server: Mendoj se institucionet në Prishtinë kanë të drejtë të jenë të shqetësuara për aranzhimet e Bashkimit Evropian me Beogradin. Më duket se Prishtina, pasi e ka shpallur pavarësinë, duhet të mësojë të sillet si e pavarur.
Pra, ju mendoni se është i drejtë kundërshtimi nga institucionet e Kosovës?
Server: Mendoj se ato duhet të shikojnë në çdo aranzhim të këtij lloji me qëndrimin për mbrojtjen e asaj, që ato e shohin si sovranitet të tyre, ashtu sikur që Beogradi e shikon çdo aranzhim të këtij lloji, në përpjekje për ta mbrojtur pretendimin e tij në sovranitet.
Si e shpjegoni një lëvizje të këtillë të EULEX-it?
Server: Bashkimi Evropian nuk është unik në njohjen e Kosovës. Për aq kohë sa BE-ja nuk është unike në njohjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, duhet të pritni që do të sillet në atë mënyrë, e cila ndoshta autoriteteve në Prishtinë nuk do t’u pëlqejë.
Por, 22 prej 27 vendeve të BE-së e kanë njohur Kosovën...
Server: Por, rregullat e bashkësisë janë rregulla që bazohen në konsensus, jo në shumicë. Në këtë aspekt, mund ta shikoni çështjen rreth emrit të Maqedonisë. Vetëm Greqia është problem. Kjo është pjesë e punës së BE-së.
Gjatë javëve të fundit, në veri ka pasur tensione, pasi serbët lokalë nuk kanë lejuar rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve. Disa zëra thonë se kjo ka ndodhur pasi atje nuk ekziston jo vetëm autoriteti i institucioneve të Kosovës, por edhe i misioneve ndërkombëtare e veçanërisht i EULEX-it. Nga pikëpamja juaj, kush duhet të fajësohet për këtë situatë?
Server: Mendoj se nuk ka autoritet të institucioneve ndërkombëtare në veri dhe veriu kontrollohet nga Beogradi. Prandaj, lejimi apo moslejimi i rindërtimit të shtëpive është për shkak të Beogradit dhe kjo situatë fatkeqe është lejuar që të vazhdojë.
A mendoni se edhe më tutje do të vazhdojë kjo situatë?
Server: Mendoj se kjo situatë do të vazhdojë për aq kohë sa Beogradi të jetë i përkushtuar për ta mbajtur një pjesë të Kosovës dhe ky përkushtim më duket shumë i fuqishëm.
Por, po ashtu, bashkësia ndërkombëtare thotë se është e vendosur që Kosovën ta mbajë të plotë...
Server: Komunitetin ndërkombëtar do ta përshkruaja si të vendosur në përpjekje për shmangien e një ndarjeje formale të Kosovës. Por, nuk kam parë vendosmëri të fuqishme në përpjekje për të evituar ndarjen de facto të Kosovës.
Zoti Server, deri tash, Kosovën e pavarur e kanë njohur 62 shtete. Sipas jush, a është ky numër i lartë apo i vogël?
Server: Nuk është numër i keq, por nuk është i mjaftueshëm. Duhet të shkojë në më tepër se 100. Mendoj se gjërat do të duken krejtësisht ndryshe me më tepër se 100 njohje. Kjo mund të arrihet me diplomaci. Duhet të zhvillohen negociata me çdo vend. / REL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi