Mexhid Yvejsi: Haxhi Jahja Daci
Faqja 1 e 1
Mexhid Yvejsi: Haxhi Jahja Daci
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Haxhi Jahja Daci ishte një nga hoxhallarët atdhetar, i cili fesë e atdheut me zemër e shpirt iu përkushtue dhe për këtë e dha jetën, u pushkatue…
Jahja Daci lindi në vitin 1905 në Pejë. Rrjedh prej një familje intelektuale, besimtare, me prejardhje nga katundi Dacaj, në rrethin e Rozhajës. Një nga të parët e tij ka shërbye në Pejë si Myfti.
Mësimet fillestare i kreu në Pejë, në “kohën e Austrisë” dhe menjëherë i vazhdoj mësimet në medresenë e Pejës, ku ishte një nga nxënësit më të dalluar.
Me një grup haxhinjshë nga Kosova, në moshë të re, u nisë për në Qabe, për t’i vizitue vendet e shenjta, Meken e Medinen, dhe prej asaj kohe e gëzon titullin Haxhi…
Haxhinjtë nga Kosova u kthyen prej nga kishin ardhur, kurse Haxhi Jahja Daci e vazhdoj rrugën për në Kairo të Egjiptit….
Në Kairo të Egjiptit u regjistrue në Universitetin e njohur “Az-har”, ku përveç që i thellojë njohuritë, ai aty i përvetësojë edhe më shumë gjuhët: turke, perse, arabe dhe angleze…
Me këtë përgatitje, Haxhi Jahja Daci e filloi veprimtarinë e tij në shërbim të Zotit, në shërbim të popullit….
Shërbimin ndaj Zotit, shërbimin ndaj popullit e filloi si Imam në Rahovec, kurse më vonë në Istog, ku përveç detyrave fetare, i kryente në ilegalitet edhe detyrat kombëtare…
Haxhi Jahja Daci, meqë ishte vazhdimisht në lidhje me popullin, në xhami, në lindje, në vdekje, fejesa, martesa, e kuptonte fort mirë gjendjen e mjerueshme ekonomike. arsimore, edukative, kulturore…
Ai ishte vrojtues shumë i vëmendshëm i rrethanave dhe zhvillimeve politike nëpër të cilat po jetonin e kalonin shqiptarët, në trojete e tyre, në Mbretërinë e Jugosllavisë. Bënte përpjekje, me të gjitha mundësitë, që populli shqiptar të dilte në dritë…
Nuk hezitonte, çdo rast e shfrytëzonte, që me këshillat e tij, popullin e shkretë, të robnuem, ta ndërgjegjësonte, ta vetëdijesonte…
.Burimi i këshillave të tij ishte i pashtershëm, sepse buronte nga Dija Hyjnore, profetike e nga përvoja njerëzore…
Veprimtarinë e tij për atdhenë e zhvillonte, sipas nevojës, herë me pushkë, herë me pendë….
Gjenevës, ku ndodhej selija e Lidhjes së Kombeve, vazhdimisht i shkruente, i raportonte për keqtrajtimin, përdhunimin, masakrimin, dëbimin, që zbatonte regjimi i Mbretërisë së Jugosllavisë mbi shqiptarët…
Me shkatërrimin e Mbretërisë së Jugosllavisë, prill, 1941, veprimtaria atdhetare e Haxhi Jahja Dacit, gjatë vitetev 1941-1944, u zhvillue në tri kahje: kundër fashizmit-nacizmit, komunizmit dhe bandave çetnike…
Në luftë kundër bandave çetnike, që terrorizonin fshatrat shqiptare nëpër Kosovë, por edhe në Tutin, Sjenicë, Novi Pazar e teposhtë, Haxhi Jahja Daci me hoxhallarët atdhetarë si Mulla Zekë Bërdynaj, nga Radavci i Pejës, që e kishte krye Medresenë e Madhe në Gjakovë, i diplomuar te Myderriz Fahri Efendiu, Mulla Iljazi i katundit Burojë të Drenicës etj., organizonin formacione të luftëtarëve vullnetarë për mbrojtjen e shqiptarëve nga masakrimet armike të bandave partizane-çetnike…
Populli ende i përmend me lavdi, edhe sot e kësaj dite, kontributin e hoxhallarëve, të luftëtarëve në mbrojte të shqiptarëve, ndërsa historianët, kryesisisht, heshtin. Heshtnin dje, për shkak të ieologjisë, kurse sot për “arsye” të islamofobisë…
Haxhi Jahja Daci ishte anëtar e veprimtar i organizatës “Lidhja e Dytë e Prizrenit”
“Lidhja e Dytë e Prizrenit”, organizatë politike-ushtarake, themelue në Prizren, gjatë Kuvendit themelues, që zhvilloi punimet prej 16-20 shtator 1943…
Sipas gazetes “Kombi” të Tiranës, gazetari i së cilës ishte pjesëmarrës në Kuvendin Themelues, informonte lexuesit me këto fjalë:
“Pika e parë e programit të bisedimeve përmban kërkesën e bashkimit të përhershëm dhe të pazgjidhshëm të të gjithë krahinave të banueme qysh prej mija vjetsh prej popullsinash shqiptare”.
Pika e dytë e Programit “përmban bashkimin me Shqipni të krahinave të Mitrovicës, Vuçiternës, të Pazarit të Ri dhe të Senicës – toka shqiptare të kërcënueme nga shumë anë nga bota slave…”
Kurse, gazeta “Kosova” e Tetorit 1943, e informonte kështu:
“Dita e lumnueshme e 16 Shtatorit 1943 gëdhinë tue gjetun Prizrendin të zbukuruem në nji mënyrë të jashtëzakonshme me flamurë kombëtarë, me harqe ngadhënjimi, mbi të cilët zotnojnë figurat e të gjithë martirëvet dhe luftëtarvet ma të shquem të përpjekjevet kombëtare të popullit shqiptar…”
Haxhi Jahja Daci, si hoxhë që ishte, dijetar e atdhetar, nuk i besonte komunizmit, as komunistëve shqiptar… Ai i thoshte rinisë, popullit, në xhami, në male e nëpër shtëpi, se:
“Ai që nuk i beson Zotit asht e zeza e popullit…”
Në dhjetor të vitit 1944, bandat partizane-çetnike e arrestojnë në Drenicë hoxhën, Haxhi Jahja Dacin, dhe pasi e torturojnë e pushkatojnë…
Hoxha, Jahja Efendi Daci, besimtar, intelektual, dijetar, veprimtar, atdhetar, kur u pushkatue ishte 39 vjeçar, por mbeti shembull frymëzimi për besimtarë, për atdhetarë…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mexhid Yvejsi: Haxhi Vehbi Dibra
» Mexhid Yvejsi: Mulla Haxhi Zeka
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
» Mexhid Yvejsi: Ago Agaj
» Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...
» Mexhid Yvejsi: Mulla Haxhi Zeka
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
» Mexhid Yvejsi: Ago Agaj
» Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi