Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Edhe diçka përkitazi më këngën ''Demë Ahmeti''

Shko poshtë

Halit Bogaj: Edhe diçka përkitazi më këngën ''Demë Ahmeti'' Empty Halit Bogaj: Edhe diçka përkitazi më këngën ''Demë Ahmeti''

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 2:01 am


Halit Bogaj: Edhe diçka përkitazi më këngën ''Demë Ahmeti'' U1_HalitBogajEDHE DIÇKA PËRKITAZI ME KËNGËN ‘’DEMË AHMETI’’

Nga Halit Bogaj

Zotëri Demir, duke e lexuar komentin tuaj lidhur me Këngën ’’Demë Ahmeti’’, apo origjinali i Këngës që këndohet nga rapsodi popullor ,ju informoj se jam përpjekur që varianti im të jetë sa më tepër krijim i imi por diku diku nuk kam mundur t’u iki disa vargjeve të rimuara nga origjinali i Këngës e cila gjendet e botuar në Vëllimin e dytë kushtuar rapsodit Rizah Bllaca /i cili edhe e këndon vetë këtë këngë/nga autori Adem Borofci e cila i ka përafërsisht tamam siç thoni ju 325 vargje, kurse varianti im vetëm 74 sosh.Domethënë unë isha i mahnitur nga Kënga’’Demë Ahmeti’’dhe trimëria e burrave shqiptarë që i ndihmuan Demës për t’u hakmarrë ndaj armikut dhe për ta kthyer nderin shqiptar në vendin e vetë, prandaj u inspirova dhe e shkrova ,përkatësisht e adaptova atë këngë mahnitëse duke u përpjekur që ajo të ishte dhe të mbetej sa më e bukur, sa më e fuqishme dhe sa më afër origjinanalit, në mënyrë që të mos pësonte/të mos dëmtohej/ madhështia e saj e pavdekshme.Natyrisht se u përpoqa edhe ta shkurtoja sa më shumë që ishte e mundur.

Në pyetjen- përkatësisht vërejtjen tuaj dashamirëse, korrekte, kolegiale, domethënëse, humane, pozitive, për të mirën time etj. që nuk guxoj të ndërhyj në tekstin origjinal të këngës, unë e kuptoj brengën tuaj dhe faktin se gjithsesi keni të drejtë, por ju informoj gjithashtu se gjatë periudhave të ndryshme të historisë sonë dhe zvillimit permanent të folklorit tonë shumë të begatshëm, janë bërë transformime dhe intervenime të llojllojshme pozitive, duke u përmirësuar, zbukuruar dhe rimuar tekstet e shumë e shumë këngëve tona popullore të cilat, nga studjuesit tanë folklorikë , janë quajtur’’motërzime’’ose varianta të ndryshme të cilat i kanë pasur nga dy tri sosh dhe janë botuar si të tilla nëpër libra të ndryshëm.Dua të them se edhe nëse kam huazuar diçka nga këngët popullore/duke i inkuadruar vargjet në varantet e mia/, atë e kam bërë ngase siç thotë populli ‘’nuk kam pasur kah t’ia mbaj’’sepse ajo këngë do të ishte krejtësisht e imja dhe nuk do të quhej ‘’adaptim’’, përkatësisht nuk do ta kishte fuqinë e pashterrshme të origjinalit të kënduar nga rapsodët tanë të shquar/në rasin tonë nga Rizah Bllaca/.

Unë tërë këtë angazhim që e bëj , e ushtroj nga dëshira dhe vullneti im se ndoshta këto botime do t’i pëlqejnë dikujt, por nëse jo unë do t’i ndërprisja dhe nuk do t’i ofroja fare për botim në Redaksinë e nderuar’’Zemra shqiptare’’, të cilën, e shrytëzoj rastin ta falenderoj përzemërsisht për botimin e punimeve të mia të dërguara të cilat u përkasin fushave të ndryshme të artit .Me fjalë të tjera ju Zotëri Demir keni të drejtë që ma tërhiqni vërejtjen për kompilim/kopjim/ ose thënë më butë dhe në mënyrë xhentëllmene/huazim/, por të jeni të bindur se unë jam ndër të parët që e urrej kopjimin/kompilimin ose huazimin adliteram’’fjalë për fjalë’’/ ose sido që ta quajmë, i cili është veprim që shprehë paaftësinë njerëzore për të krijuar vetë, ndaj kompilatori hyn në ujërat e turbullta nga të cilat s’umnd të del fare!

Edhe njëherë po theksoj se Kënga’’Demë Ahmeti’’dhe disa këngë të tjera të cilat jam duke i punuar, unë i klasifikova si’’Adaptim/përshtatje/’’, e jo si krijime të mia origjinale nga shkaku se s’mund t’u ikja disa vargjeve të domosdohme të këngës/këngëve/në të cilat qëndron tërë madhështia dhe fuknsionalteti i këngës së botuar nga ana ime.Kjo do të ishte sikur’’Hamletit’’t’i hiqeshin vargjet’’Të jesh apo të mos jesh’’, ,ose/O botë, o prapësi o dreq/Që paskam lindur unë të të ndreq/.

Zotëri Demir kërkoj ndjesë nga ju dhe lexuesi që e zgjata kaq shumë këtë shkrim të cilin mund ta dërgoja vetëm si koment në komentin tuaj për Këngën time të botuar, por nuk veprova ashtu ngase nuk mund t’i përfshija të gjitha ato që dëshiroja t’i thoja dhe e shkrova këtë tekst kaq të gjatë njëkohësisht edhe për t’i informuar edhe lexuesit tjerë të nderuar të cilët ndoshta nuk do të mund ta lexonin komentin tim.

Edhe njëherë po e theksoj se nuk kisha asnjë mundësi që të mos i përdorja vargjet nga origjinalet’’Por Rrustemi fort bërtiti/dhe me fjalë Ramën e priti/ ose te Kënga’’Imer Popoci’’Sa ta bajmë qefin taman/Rrokim llafet ku i kem lanë/, ose kur flet për pushkën/O nuk muj t’shkretën me ta dhanë/shtatë vjeç baba ma ka lanë/ose/Nuk muj t’shkretën me e dorëzue/Se m’kesh nana me gjithë grue/.

Por më duket se në Këngën që e ‘’Adaptova’’unë janë shumë funksionale edhe vargjet e mia : ‘’Ato nuse në mjerim/E vajtonin atë rrëmbim/Lutshin Zotin e Profetin/T’ua sillte Demë Ahmetin/.

Por Z.Demir po e theksoj edhe faktin e pamohuar se zhvillimi njerëzor është bërë edhe në saje të huazimeve të variantave të ndryshme midis popujve ose brenda të njejtit popull.

Në një rast kur e kishin pyetur Geten se‘’A kishte kopjuar nga Shekspiri, ai ishte prgjigjur: ‘’Po të mos ishin Platoni, Aristoteli, Eskili, Sofokliu dhe dramaturgë të tjerë të mëdhenj grekë, nuk do të ishim fare as Shekspiri as unë’’.Ma merr mendja se më kuptuat çka desha të thosha, apo jo dhe ma merr mendja se me këtë shkrim ia kam arritur qëllimit dhe nuk e kam lodhur lexuesin e nderuar të ‘’Zemrës shqiptare’’.

Përshëndetje nga Halit Bogaj i cili do të vazhdojë edhe mëtej që të kontribuojë sipas mundësive dhe aftësive të tij intelektuale, të akumuluara nga fusha të ndryshme të artit dhe letërsisë/si specializim më i ngushtë./
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi