Këngë dhe shkrime për Nënë Terezën
Faqja 1 e 1
Këngë dhe shkrime për Nënë Terezën
Nëna Tereze është engjëll i rojës për Kosovën dhe popullin shqiptar
Pergatitur nga Agim Gashi - Zemra Shqiptare
Agneze Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza
(1910 - 1997)
"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Nënë Terezës, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër. "Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : "Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore".
Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm e u krezmua në nëntor të vitit 1916. Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, në sa Anjezja nuk i kishte mbushur endè 8 vjetët, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë.
Në moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim.
Ish Presidenti amerikan Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985 |
Nëna Tereze më 1988 |
Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t'i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. E Drejta Papnore, lëshuar Kongregatës nga Papa Pali VI në shkurt të 1965-ës, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Menjëherë pas saj u themeluan shtëpi të tjera në Romë e në Tanzani dhe, pak më vonë, në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.
Për t'iu përgjigjur sa më mirë si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtërore të të varfërve, Nënë Tereza më 1963 themeloi Vëllezërit Misionarë të Bamirësisë; më 1976, degën kundruese të motrave; më 1979, Vëllezërit kundrues dhe më 1984, Etërit Misionarë të Bamirësisë. Gjithsesi frymëzimi i saj nuk u kufizua vetëm në njerëzit e thirrur për jetë rregulltare. Organizoi Bashkëpunëtorët e Nënë Terezës dhe Bashkëpunëtorët e Sëmurë dhe të Munduar, njerëz të feve e të kombësive të ndryshme, me të cilët u bë një në lutje, thjeshtësi, flijim dhe në apostullimin e saj që shprehej me vepra të përvuajtura bamirësie. Kjo frymë e shtyu të themelonte më pas Misionarët Shekullarë të Bamirësisë. Duke iu përgjigjur kërkesës së shumë meshtarëve, më 1991 Nënë Tereza themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë, si "rrugë e vogël që i çon në shenjtërim" ata, të cilët ishin një mendje me karizmën dhe me shpirtin e saj.
Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t'ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi "për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve".
Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin. Por duhet theksuar edhe një virtyt tjetër heroik i kësaj gruaje të madhe, i cili u bë i njohur vetëm pas vdekjes së saj. E fshehur nga sytë e të gjithëve, e fshehur deri nga ata që i qëndruan më pranë, jeta e saj e brendshme u vu në provë: pati përshtypjen e dhimbshme e të vazhdueshme se ishte ndarë nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndërsa në shpirt i rritej gjithnjë e më tepër dëshira për ta pasur pranë. Atë që po provonte e quajti "errësirë". "Nata e dhimbshme" e shpirtit të saj, e cila nisi në kohën kur sapo kishte filluar apostullimin mes të varfërve e që vijoi gjatë gjithë jetës, e çoi Nënë Terezën në një bashkim edhe më të thellë me Zotin. Përmes errësirës, mori pjesë mistikisht në etjen e Krishtit, në dëshirën e tij të dhimbshme e të zjarrtë për dashuri, duke u njësuar me mjerimin e të varfërve.
Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të vitit 1997 bekoi Eproren e re të Përgjithshme, të sapo zgjedhur, të Misionareve të Bamirësisë e bëri edhe një udhëtim jashtë shteti. Si pati takuar Papën Gjon Pali II për të mbramen herë, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të jetës duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt varri i saj u bë cak shtegtimi e lutjeje për njerëz të besojmave të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtzakonshme. Duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit "Eja, të jesh drita ime!", u bë Misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit.
Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e kanonizimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.
vijon
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Mon Aug 26, 2013 4:10 pm, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Këngë dhe shkrime për Nënë Terezën
27 gusht 1910 – U lind Ganxhe Bojaxhiu në Shkup si bija e Kolë Bojaxhiut dhe Drane Bernajt nga Prizreni, me prejardhje nga Novosella e Gjakovës. 27 gushti i vitit 1910 ia shtoi familjes Bojaxhiu fëmijën e tretë pas dy të parëve, Ages dhe Lazrit. Në familjen Bojaxhiu, Ganxhja thithi nektarin e parë të fesë së Krishtit dhe të gjakut të të parëve të vet. Që nga fëmijëria e hershme, së bashku me familjen shtegtoi në shenjtëroren e Zojës Cërnagore në Letnicë.
Fati i mirë i Nënës Tereze ishte edhe lindja e saj në një familje të shëndoshë, apo siç thotë vetë Nëna Tereze: “Ishim të gjithë të bashkuar... jetonim njëri për tjetrin... Ishim familje e bashkuar dhe shumë e lumtur”.
1919 – Në rrethana të dyshimta i vdes babai, Kolë Bojaxhiu, tregtar i zgjuar, veprimtar i zellshëm dhe besnik për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë.
Gonxhe Bojaxhiu (majtas) me motren e saj Agen në veshje kombëtare |
26 shtator 1928 – Thirrja rregulltare. Pikërisht më 26 shtator të vitit 1928, niset për në Zagreb në përcjelljen e nënës Drane dhe motrës Age, ku do të qëndrojë deri më 13 tetor. Në ditën e 13 tetorit, së bashku me zonjushën Betike Kanjc, niset për në Irlandë. Udhëtimi u bë nëpër Austri, Zvicër, Francë, pastaj me anije nëpër kanalin Lamanche, kurse prapë vazhduan rrugën kah Londoni, prej kah vazhduan për në Dublin. Në Dublin qëndruan rreth dy muaj të angazhuara në mësimin e gjuhës angleze.
6 maj 1929 – Mbërrin në Darjeeling, rrëzë Himalajeve, ku pas një prove të vogël, më 23 maj 1929, filloi noviciatin, duke u quajtur Terezja e Krishtit të Vogël.
25 maj 1931 – Dha kushtet e para te Motrat e Loretos. Pas kushteve të para u dërgua në Bengal për të punuar si misionare.
1931–1937 – Motra Tereze, pasi një kohë shërbeu si infermiere, për së shpejti u emërua mësuese e gjeografisë në St. Mary High School në Kalkutë. Nga kjo kohë kemi këtë dëshmi të saj: “E kam fituar edhe një fushë të punës: shkollën e Shën Terezës. Kjo shkollë është mu në Kalkutë. Mu të njëjtën ditë, kur ma besuan këtë detyrë, shkova ta shoh. Është shumë larg, por udhëtoj me qerre indiane.
Kur më shikuan ata të vegjël për herë të parë, pyetnin njëri-tjetrin se a jam hyjneshë apo shpirt i keq. Për ta nuk ka mes. Kush është me ta i mirë, atë e nderojnë si hyjnitë e veta, ndërsa kush është i mrrolshëm, i frikësohen porsi shpirtit të keq, dhe vetëm e adhurojnë.
Me të shpejtë përvola krahët, shkova në dhomë, mora ujë dhe fillova të laj dyshemenë. Kjo i befasoi shumë, sepse ende nuk kishin parë që ndonjë mësuese të merrej me atë punë. Kur më vërejtën fytyrëgëzuar dhe të hareshme, vogëlushet filluan të më ndihmojnë, ndërsa vogëlushët sillnin ujin. Për dy orë vendi ku ishim u bë i përshtatshëm për klasë mësimi, u bë krejt i pastër.
Kur erdha këtu kishte vetëm 52 fëmijë, ndërsa sot janë rreth 300... Pasi u njohëm, nënat filluan t’i sjellin fëmijët për bekim. Në fillim pakëz më befasuan me lutjet e veta, por në misione duhet të jemi të gatshme për çdo gjë, ndër të tjera, edhe të ndajmë bekimin”.
24 maj 1937 – Pasi i kaluan kushtet e përkohshme rregulltare, motra Tereze i kushtohet Zotit me kushte të përjetshme te Motrat e Loretos, të cilat u themeluan në vitin 1609 nga anglezja Mary Ward. Te motrat e Loretos fitoi një përvojë të mirë rregulltare dhe shpirtërore. Më vonë u bë edhe drejtoreshë e St. Mary High School. Për këtë përvojë të punës do të dëshmojë: “Në Loreto isha rregulltarja më e lumtur e botës. Isha dhënë pas arsimit. Ajo punë e udhëhequr prej Zotit ishte apostullat (të dërguar) autentik që më pëlqente shumë”.
1942 – Ante Gabric, misionar kroat, në revistën “Katolicke Misije” të vitit 1942 shkruan: “Motra Tereze ishte tejet e sëmurë, dhe s’kemi pasur fort shpresë se do të shpëtojë, por tash përsëri është në këmbë dhe po punon sa dhjetë veta”.
10 shtator 1946 – Pasi kishin kaluar paksa vështirësitë e luftës dhe ishin kthyer përsëri kuvendet e motrave të Loretos të cilat i kishte përdorur ushtria, motra Tereze, duke udhëtuar për në ushtrime shpirtërore në Darjeeling, fiton edhe një thirrje të re. 10 shtatorin vetë Nëna Tereze do ta quajë “Ditë inspirimi”. Tashmë e rryer në jetën fetare dhe e regjur me vështirësitë e popullsisë së vendit, si edhe duke sjellur nëpër mend Jezusin, të cilit ia kishte kushtuar fëmijërinë dhe rininë, vendosi të lëshojë motrat e Loretos dhe t’u kushtohet krejtësisht më të varfërve ndër të varfër, duke u njëjtësuar me ta në veshje, në banim, në ushqim...
Për këtë thirrje të dytë do të dëshmojë: “Isha duke udhëtuar me tren për Darjeeling prej Kalkutës. Atje shkoja për ushtrime shpirtërore. Derisa isha në lutje intime dhe isha në gjendje prehjeje, fitova qartas një thirrje mbi thirrje. Porosia ishte tejet e qartë: duhet të lë kuvendin dhe t’u kushtohem të varfërve, duke jetuar në mesin e tyre. Ishte një dërgim. E kuptova porosinë, por nuk e dija si do ta njëmendësoja”.
7 shkurt 1946 – I shkruan Kongregatës së Rregulltarëve dhe kërkon lejen që të lë kuvendin e Loretos dhe t’u kushtohet tërësisht më të varfërve ndër të varfër. Letra në Romë u shkrua pas shumë orvatjesh dhe marrëveshjesh që Nëna Tereze i kishte pasur me ipeshkvin e Kalkutës, Ferdinand Perier, i cili ia kishte ofruar veshjen e parë rregulltare më 1929, si dhe me eproren e Loretos.
7 gusht 1948 – Mori lejen nga Papa Piu XII që të lëshojë Loreton dhe të ndjekë zërin e ndërgjegjes ku i fliste Zoti. Kjo leje ishte e nevojshme që çdo gjë të shkojë në rregull, sepse asohere Nëna Tereze kishte kushtet e përjetshme kështu që duhej leja e Kongregatës së Rregulltarëve.
16 gusht 1948 – Doli nga kuvendi i Loretos, e brumosur me dije dhe aftësi intelektuale, ku gjatë qëndrimit në këtë kuvend ishte 20 vjet profesoreshë, e më vonë edhe drejtoreshë e St. Mary High School. Pastaj kishte marrë në mbikqyrje ehd eKongregatën dioqeziane të motrave indiane, të quajtura “Bijat e Shën Prenës”.
Ishte kjo dita kur Nëna Tereze mori një rrugë të cilën ia tregoi Zoti porsi Abrahamit: e pasigurtë, plot rreziqe, përplot frikë, por sikurse edhe Abrahami, Nëna Tereze, atëherë ende motra Tereze, besonte se thirrja e “dytë” është vullneti i Zotit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Këngë dhe shkrime për Nënë Terezën
Kjo ishte ajo ditë kur Nëna Tereze pa hamendje la kuvendin, mirëqenien, kënaqësinë, miqësinë e madhe të bashkëmotrave dhe u nis (doli në rrugë) duke mos ditur qartë se kah po shkon, pos që e kishte të qartë se duhet ta kryejë vullnetin e Zotit. Dhe sikurse Zoti i premtoi Abrahamit: “Prej teje do të bëj një popull të madh dhe do të të bekoj. Do ta bëj të madh emrin tënd. Ti vetë do të jesh bekim” (Zan 12, 2), ashtu edhe Nëna Tereze, duke ecur rrugës të cilën ia kishte treguar Zoti, u bë emër i madh dhe bekim për mijëra e mijëra njerëz.
Varri i Nënës Tereze |
18 gusht 1948 – Ndërroi veshjen. La veshjen rregulltare të motrave të Loretos dhe veshi sari të bardhë të përshkuar me vijë të kaltër dhe me kryq në parzëm. Pastaj shkoi rreth tre muaj në Patna te Motrat Mjeke Misionare (Medical Missionaries) për të kryer edhe një kurs intenziv për infermiere.
21 dhjetor 1948 – Merr lejen për hapjen e shkollës së parë, lokali i së cilës ishte një kasollë. Nga lagjet më të varfëra të Kalkutës, Tilje dhe Motijil, bashkon fëmijët e lënë dhe të braktisur në atë shkollë, ndërsa vetë banonte te Motrat e Vogla të të Varfërit.
19 mars 1949 – Në banesën e parë të improvizuar, në shtëpinë e Michael Gomes, pranoi në vizitë një të re bengaliane me emrin Subashini Das, dhe e nxiti ta ndjekë misionin e saj. Kështu misioni i saj kishte filluar të mbarën. Kjo ishte shenjë se vepra e Nënës Tereze është vullneti i Zotit; kjo ishte shenjë se çka Zoti dëshiron, atë edhe e bekon dhe ia ftillon të mbarën.
19 mars 1949 – Në banesën e parë të improvizuar, në shtëpinë e Michael Gomes, pranoi në vizitë një të re bengaliane me emrin Subashini Das, dhe e nxiti ta ndjekë misionin e saj. Kështu misioni i saj kishte filluar të mbarën. Kjo ishte shenjë se vepra e Nënës Tereze është vullneti i Zotit; kjo ishte shenjë se çka Zoti dëshiron, atë edhe e bekon dhe ia ftillon të mbarën.
Nëntor 1949 – Tashmë Nëna Tereze ishte bartur në shtëpinë e familjes Gomes, e cila ia kishte lënë në disponim tërë katin e sipërm. Pos Subashinit Das që në pagëzim e kishte marrë emrin Agnes, kishin ardhur edhe vajza tjera të cilave Nëna Tereze u kishte dhënë mësim. Në nëntor të vitit 1949, Nëna Tereze do të shkruajë: “Tani jemi pesë motra. Lutuni që bashkësia e vogël të rritet në shenjtëri dhe në numër, nëse është vullneti i Zotit”.
Po këtë vit viton shtetësinë indiane.
7 tetor 1950 – Sipas porosisë së ipeshkvit të Kalkutës, Ferdinand Perier, Selia e Shenjtë e miraton Kongregatën e Misionareve të Dashurisë si kongregatë ipeshkvore. Për këtë flet vetë Nëna Tereze:
“Zoti ishte i mahnitshëm ndaj nesh, sepse siç rritej puna, ashtu rriteshin edhe thirrjet. Ati i Shenjtë, në tetor të vitit 1950, bashkësinë tonë të vogël e bëri kongregatë ipeshkvore. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë na bëri kongregatë të së drejtës papnore. Kjo do të thotë se ne jemi drejtpërdrejt të nënshtruara Atit të Shenjtë. Kjo është thjesht një mrekulli, sepse rëndom një kongregatë nuk ngritet aq shpejt në rendin e së drejtës papnore. Për shumë rreguj nevojiten 30 deri në 40 vjet për të fituar pranim të tillë. Kjo tregon dashurinë e madhe dhe kujdesin e Atit të Shenjtë për punën dhe kongregatën tonë. Kur u shpall kongregata jonë kongregatë ipeshkvore, ne ishim vetëm 12 veta. Kjo ishte në vitin 1950. Dhjetë vjet nuk kemi dalur nga Kalkuta, sepse duhej t’i përgatitnim motrat tona për punë. Kur në vitin 1959 hapëm shtëpinë në Runchi, e pastaj edhe në Delhi, numri i motrave tona filloi të rritej. Filluan të vijnë vajza nga ato vende ku kishim hapur shtëpitë”.
1952 – Hapi shtëpinë e parë pranë tempullit të hyjneshës Kalli në Kalkutë. Përurimi i saj u bë më 22 gusht, në festën e Zemrës së Papërlyer të Marisë. Këtë shtëpi e pagëzoi si Nirmal Hriday (Shtëpia e zemrës së pastër). Me këtë emër do t’i quajë edhe shumë shtëpi tjera në mbarë Indinë dhe më gjerë.
Nene Tereza ne Shqiperi |
1960 – Në tetorin e këtij viti, Nëna Tereze për herë të parë doli jashtë Indisë që prej kur kishte ardhur. Së pari shkoi në Amerikë, pastaj në Romë, ku u takua me vëllaun e vet Lazrin, të cilin nuk e kishte parë që nga mosha tetëmbëdhjetëvjeçare, kur u nis në misione.
1962 – Pasi fama e Nënës Tereze kishte filluar të rritej me të madhe, së shpejti filluan t’i jepen edhe shpërblime. Kështu, shpërblimi i parë që mori Nëna Tereze ishte ai i qeverisë indiane në vitin 1962: Padna Shri. Këtë shpërblim ia dorëzoi Pandit Nehru.
31 gusht 1962 – Qeveria filipine ia dhuroi shpërblimin Ramon Magsaysay. Në arsyetimin e këtij shpërblimi thuhet: “Komisioni për ndarjen e shpërblimit e shpërblen Nënën Tereze për shkak të përkujdesjes së saj për më të varfërit në një tokë të huaj, si edhe për themelimin e bashkësisë së re për t’u shërbyer të varfërve”.
Me këtë rast, Nëna Tereze u shpall gruaja më e merituar e Azisë.
25 mars 1963 – Në bashkësinë e Nënës Tereze themelohen edhe vëllezërit, të cilët do të quhen: “Vëllezërit Misionarë të Dashurisë”, të cilët do t’i udhëheqë jezuiti austrailan, Travers-Ball, i cili e ndërron emrin e vet në: vëlla Andreu – misionar i Kalkutës.
1 shkurt 1965 – Misionaret e Dashurisë, me të ashtuquajturin decretum laudis, marrin nga Papa Pali VI miratimin papnor.
Që nga ky vit, Nëna Tereze e fillon veprimtarinë e vet edhe jashtë Indisë: në Kokorotë të Venecuelës.
26 mars 1969 – Papa Pali VI miraton Shoqatën e Bashkëpunëtorëve të Nënës Tereze si pjesëtare të Misionareve të Dashurisë me statut të veçantë.
1965–1971 – Pas Venecuelës vazhdon të hapë qendrat e veta nëpër të gjitha kontinentet: Afrikë (Tanzani), Australi (Melbourne), në Evropë (Angli dhe Itali), Amerikë (New York).
6 janar 1971 – Mori shpërblimin ndërkombëtar për paqe Gjoni XXIII, të cilin ia dorëzoi Papa Pali VI. Ky ishte shpërblimi që themeloi Papa Gjoni XXIII më 10 maj 1963, ndërsa për herë të parë iu nda Nënës Tereze. Me këtë rast, Papa Pali VI pati thënë: “Po i ndahet për herë të parë një rregulltareje të heshtur, por jo edhe të panjohur për ata që përcollën veprat e saja të mëshirshme në botën e të varfërve. Kjo rregulltare quhet Nëna Tereze, eprorja e kongregatës Misionaret e Dashurisë, e cila tashmë 20 vjet vepron në të gjitha anët e Indisë duke kryer vepra dashurie ndër të gërbulur, ndër të vjetër dhe fëmijë të braktisur. Si shembull për të gjithë ua bëjmë me dije këtë zëdhënëse të patrembur të Krishtit, duke dëshiruar që pas hapave të saj të shkojnë sa më shumë në shërbim të vëllezërve, si edhe sa më shumë të rritet në botë ndjenja e bashkimit në mes të njerëzve”.
Shtator 1971 – Mori shpërblimin Samaritani i Mirë në New York. Në arsyetimin e këtij shpërblimi thuhet: “Duke e shpërblyer Nënën Tereze, dëshirojmë për t’i dhënë nderim punëve të saja vetëmohuese që bëri për zvogëlimin e mjerimit të të varfërve. Me këtë punë u jep guxim edhe të tjerëve dhe ofron shembull të mahnitshëm se si duhet përkujdesur për njerëz. Me shpërblimin e ‘Samaritanit të Mirë’ dëshirojmë për ta theksuar më fort shembullin e saj”.
Nene Tereza ne Shqiperi |
29 tetor 1971 – Nga universiteti katolik amerikan mori doktoratën e nderit nga shkencat shoqërore. Me këtë doktoratë nderi iu pranua puna e saj e madhe rreth kapërcimit të krizave sociale. Nëna Tereze, me fuqinë dhe me dashurinë e vet kundrejt Krishtit në figurën e të varfërve i tregoi botës se si rregullohen shumë probleme ekonomike e sociale të cilat e mundojnë dhe e ngarkojnë shoqërinë njerëzore.
1972 – Hapi qendra të reja në Bangladeshin e shkatërruar.
12 korrik 1972 – Në moshën 83 vjeçare, në Tiranë i vdes e ëma, Drane Bernaj. Në varrimin e nënës nuk mori pjesë, sepse regjimi i atëhershëm komunist antinjerëzor dhe diktatori, E. Hoxha, i cili nuk e meriton t’i përmendet as emri, nuk e lejuan hyrjen e saj në Shqipëri, për pavarësinë e së cilës u vra babai i saj, Kolë Bojaxhiu. Nëna Dranja, pati rol të rëndësishëm në rrugën flijimtare për të varfër të Nënës Tereze. Kjo ishte ajo nënë e mirë dhe e përshpirtshme e cila e përcolli të bijën e vet për Indi duke e bekuar me lot, por duke mos e kujtuar se nuk do të shihen më; kjo është ajo nënë e cila në vitin 1938 do t’i shkruajë vajzës së vet në Indi: “... Të bie ndërmend, bija ime e dashur, se ti ke shkuar atje për të varfër. A të kujtohet Filja jonë? Ajo është bërë krejt varrë e gjallë... por edhe më tepër e mundon mendimi se s’ka askënd... Ne po mundohemi, sipas mundësive tona, t’i ndihmojmë... Dhembja më e madhe për të nuk janë varrët, por që është harruar prej të vetëve...”
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Këngë dhe shkrime për Nënë Terezën
15 nëntor 1972 – India edhe një herë tregoi se sa e çmon punën dhe dashurinë e Nënës Tereze për popullsinë e varfër indiane kur ia dorëzoi shpërblimin Jawaharlal Nehru. Këtë dhuratë ia dorëzoi presidenti Giri, duke e quajtur Nënën Tereze Koruna-dut – Engjëll i mëshirës.
Komisioni për marrëdhënie kulturore, për shpërblimin “Nehru” dha këtë arsyetim: “Një flijim i tillë vetëmohues dhe i palodhshëm sikurqë ka treguar Nëna Tereze rrallë mund të shihet. Shërbimi i saj vetëmohues pa dallim feje, kombi, fisi... duke mos pritur as dhurata për punën e bërë, është shembull i mahnitshëm se si puna në heshtje e përkushtim mund të rrisë miqësinë dhe marrëveshjen në mes të popujve”. Ndërsa Nëna Tereze, me rastin e pranimit të këtij shpërblimi, pati deklaruar: “Ky shpërblim nuk po më jepet mua, por mijëra atyre që kanë nevojë për dashuri. Ju falemnderit që më zgjodhët mua ta marr këtë shpërblim në emër të tyre dhe t’u përcjell porositë tuaja të përkujdesit dhe të dashurisë. Të varfërit janë të mahnitshëm, ata janë të mëdhenj...”
1973 – Hap qendra të reja nëpër qytetet e Indisë: Viayawada, Coimbatore, Shivpur, Takdah.
25 prill 1973 – Pranoi shpërblimin Templeton i cili jepet vetëm për ata që kontribojnë në rritjen e fesë. Këtë shpërblim ia dhuroi princi Filip në London. Vetë Nëna Tereze na bën me dije për këtë shpërblim: “Para 17 vjetëve, zotëriu Templeton ka shkruar porosinë në të cilën ka lënë një shumë parash në fondacionin Templeton, prej të cilit për çdo vit pas vdekjes së tij do të ndahej një shpërblim për ata të cilët në veçanti mundohen rreth përhapjes së fesë. Para dy vjetësh ai ka ndërruar mendimin. Ka vendosur që shpërblimi të jepet për të gjallë të tij, sepse ka dëshiruar ta përjetojë vetë gëzimin kur ta ketë ndarë. Dikush ka lutur për të varfërit tanë.
Kjo është dhuratë e Zotit që do të përdoret për lavdinë e Tij e për të varfër.
Paraja nuk mjafton. Njerëzit tanë kanë nevojë për dashurinë e zemrës suaj dhe për shtrirjen e dorës suaj.
Krishti po më përdor si mjet nëpër të cilin dëshiron t’i lidhë të gjithë njerëzit. Për këtë gjë jam i bindur rreth e rrotull: njerëzit po afrohen njëri me tjetrin, sepse kanë nevojë për Zotin...”
1973 – Mori në Los Angelos shpërblimin St. Louis of Marillak “Për mirësi dhe dashuri të pashoqe”.
7 tetor 1975 – 25 vjetori i themelimit të Misionarëve të Dashurisë. Këtë përvjetor të çmueshëm Nëna Tereze me bashkëpunëtorët e vet e kremtoi me lutje dhe adhurim. Mirëpo, në një letër të adresuar “motrave të mia të dashura, vëllezërve, të varfërve tanë, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që marrin pjesë në punën tonë kudo në botë”, Nëna Tereze thotë: “25 vjet kemi punuar së bashku në shërbim të së mirës duke dhënë krejt zemrën tonë, duke i shërbyer vullnetarisht Krishtit në figurën e tij të dhimbshme, dhe në këtë shërbim kemi jetuar së bashku, punuar dhe jemi lutur së bashku, këndej edhe tanimë të themi së bashku:
Të falemnderit, Jezus, që na zgjodhe të jemi Misionaret Tua të Dashurisë!
Të falemnderit, Jezu, që na do me dashuri personale dhe kaq të thellë!
Të falemnderit, Jezu, që na ushqen me Korpin dhe Gjakun tënd!
Të falemnderit, Jezu, për privilegjin që t’mund t’u shërbejmë të varfërve!
Të falemnderit, Jezu, për të gjitha, në veçanti që je Jezus për të gjithë ne dhe që na do sikurse Ati të do Ty!”
1975 – Vëllezërit Misionarë të Dashurisë hapin shtëpinë e parë jashtë Kalkutës, në Vietnam.
29 dhjetor 1975 – Javorja amerikane Time ia kushton Nënës Tereze kopertinën me titull: “Shenjtërit e gjallë: porositësit e dashurisë dhe të paqes”.
Nene Tereza ne Shqiperi |
13 qershor 1976 – Në festën e Zemrës së Krishtit, Nëna Tereze vendosi të themelojë edhe një degë të motrave të veta: Misionaret Kontemplative të Dashurisë, misioni i të cilave është “ztë jetuarit sipas Fjalës së Zotit duke e adhuruar euharistinë, duke kundruar dhe shpallur Fjalën e popullit të Zotit; për ta bartur me Marinë, Nënën e Kishës, Fjalën e mishëruar në zemrat e njerëzve”.
31 dhjetor 1976 – Për një kohë të shkurtër, Nëna Tereze bëri aq shumë për botën e varfër dhe të lënë, saqë për shumë njerëz ishte e pabesueshme. Kështu, një statistikë e shpallur më 31 dhjetor 1976 na bën me dije se Nëna Tereze kishte 66 shtëpi në Indi, 34 shtëpi jashtë Indisë nëpër vende të ndryshme. Numri i motrave, postullanteve, aspiranteve dhe bashkëpunëtoreve ishte 1343, ndërsa numri i përgjithshëm i spitaleve, shkollave, strehimoreve, dispanzerive, qendrave për asistencë në Indi dhe jashtë saj ishte 729. Numri i fëmijëve, jetimave, të gërbulurve, të vdekurve dhe përgjithësisht pacientët tjerë të shërbyer mbërrijnë në 6.544.864.
1 mars 1978 – Nëna Tereze pranoi shpërblimin “Balzan” nga duart e kryetarit të Italisë, Sandro Pertini. Ky shpërblim jepet për humanitet, paqe dhe vëllazërim në mes të popujve. Me rastin e ndarjes së shpërblimit, si arsyetim u theksua:
“Për vetëmohim dhe dashuri të veçantë gjatë tërë jetës së saj në shërbim të të varfërve, të uriturve, të mjerëve, të sëmurëve...”
Ndërsa Nëna Tereze, “një grua shtatvogël, por më e madhja”, theksoi: “Dëshirojmë që çdo fëmijë i dëshiruar apo i padëshiruar të vijë në botë. Aborti është krim. Jemi të krijuar për të bërë sende të mëdha: nuk jemi në botë vetëm për të plotësuar një numër”.
1980–1985 – Pas marrje së çmimit Nobel për paqe, Nënës Tereze iu hapën mundësitë për veprimtari më të mëdha. Kështu, gjatë periudhës pesëvjeçare, qendrat e saj u rritën me të madhe. Filloi të hapë qendrat e veta për të mirën e të varfërve dhe njerëzve të lënë në Spanjë, Belgjikë, Etiopi, Francë, Guinenë e Re, Argjentinë (të gjitha këto në vitin 1980). Ndërsa në vitin 1981, në Gjermaninë Lindore, Çile, Kolombi, Bolivi, Japoni, Korenë Jugore, etj. Në vitet vijuese, hapi qendra edhe në Irlandë, Portugali, etj.
25 janar 1980 – Nëna Tereze shpallet Qytetare nderi e Shkupit. Edhe pse Shkupi ishte vendlindja e saj, Nëna Tereze kishte kohë që ishte shtetase indiane, e titulluar Bharat Ratna – Zbukruesja e Indisë.
23 tetor 1980 – Papa Pali II në Vatikan ia dhuron çelësat e ndërtesës Shën Injaci Papë për shërbime të fëmijëve të lënë, që gjindet në Romë, në zonën Primavalle. Misionaret e Dashurisë, pos Romës, gjinden edhe në Palermo, Napoli, Corato (Bari), Calabri, Ragusë, Milano...
27 qershor 1982 – Nëna Tereze fitoi në Kanada Shpërblimin ndërkombëtar të spitalit të Shën Bonifacit dhe Urdhërin e gjuetisë së bizonëve.
Nene Tereza ne Shqiperi |
1 tetor 1984 – Themelohet kongregata Etërit Misionarë të Dashurisë në SHBA nën kujdesin e Atë Joseph Langford.
20 tetor 1985 – Bashkohet kapitolli i Misionareve të Dashurisë. Me këtë rast, Nëna Tereze zgjedhet për herë të tretë udhëheqëse e këtij rregulli, që bëri kaq shumë të mira, që shpëtoi aq shumë shpirtëra. Zgjedhja e saj për herë të tretë në krye të Misionarëve të Dashurisë nuk ishte në përputhje me të drejtën kanonike. Për këtë rizgjedhje ishte e nevojshme leja nga Kongregata e Rregulltarëve në Vatikan. Kongregata në fjalë me gjithë dëshirë dhe nderim të madh dha dispencën nga ky ligj.
21 qershor 1985 – Nga kryetari i SHBA-ve Ronald Regan, mori shpërblimin Medalja e Lirisë.
Ish Presidenti amerikan Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985
26 tetor 1985 – Nëna Tereze thirret nga sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara Xavier Pérez de Cuéllar, t’i flasë Asamblesë gjenerale. Gjatë këtij takimi, sekretari i përgjithshëm de Cuéllar e prezentoi Nënën Tereze me këto fjalë: “Ua prezentoj gruan më të fortë të botës”. Me këtë rast u tregua edhe një film për punën dhe jetën e Nënës Tereze. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Nëna Tereze, ndër të tjera, tha: “Ky është vend ku popujt bashkohen për të biseduar për paqe, ta lusim Zotin për paqe... Jemi bashkuar për ta falënderuar Zotin me rastin e dyzetvjetorit të punës së mirë të Kombeve të Bashkuara për të mirën e njerëzimit. Raca, feja dhe kombi nuk mund të na ndajnë: të gjithë jemi bij të Zotit. Kur e shkatërrojmë një embrion në kraharorin amnor, mëkatnojmë drejtpërdrejt ndaj Zotit. Kemi frikë nga lufta bërthamore, nga ky tmerr kanoset shkatërrimi, por nuk frikësohemi kur i mbysim fëmijët. Aborti është kanosja më e madhe e paqes”.
13 dhjetor 1985 – Ishte kënaqësi e veçantë për Nënën Tereze kur hapi shtëpinë në qytetin e New Yorkut për të sëmurët nga AIDS-i. Shtëpia u quajt Gift of Love (Dhurata e Dashurisë). Më vonë hapi edhe shtëpi tjera në SHBA për së sëmurët nga AIDS-i.
Janar 1986 – Nëna Tereze shkoi për herë të parë në Kinë dhe u takua me kryetarin Deng dhe me djalin e tij të hendikepuar. Së shpejti edhe në Kinë do të dërgojë motrat e veta. Kjo u realizua në vitin 1988. Më 19 janar 1988, Nëna Tereze u ftua nga arqipeshkvi i Kalkutës, i cili ia kumtoi se ishte lejuar hapja e shtëpisë në Kinë, por me dy kushte: motrat guxojnë të ndërmarrin punë sociale e jo religjioze, si dhe nuk guxojnë të vishen në sari, por në veshje kineze.
Nëna Tereze edhe këtë vend komunist e pushtoi me përvuajtërinë dhe dashurinë e vet.
4 shkurt 1986 – Papa Gjon Pali II, gjatë udhëtimit të vet në Indi, vizitoi qendrën Hirmal Hriday (Zemra e Pastër, shtëpia e atyre në fill të vdekjes) në Kalkutë. Kjo vizitë e papës e gëzoi shumë Nënën Tereze, saqë pati deklaruar: “Ishte dita më e gëzueshme e jetës sime”.
Nene Tereza ne Shqiperi |
21 maj 1988 – Realizohet dëshira e Nënës Tereze të hapë shtëpinë brenda mureve të Vatikanit. Shtëpia u quajt Dono di Maria – Dhurata e Marisë, dhe u çel së shpejti me dëshirën e papës. “Papa na dha këtë dhuratë – tha Nëna Tereze – një kënd të shtëpisë së vet ku mund të përkujdesemi për të sëmurët dhe për të varfërit. Këta njerëz të varfër janë Krishti, dhe si mund të lihet Krishti, i trishtuar dhe i mërdhirë, jashtë shtëpisë së papës?”
1988 – Nëna Tereze ishte për një operim të syve në New York.
21 dhjetor 1988 – Shkon në Bashkimin Sovjetik për t’i shoqëruar katër motrat e para të cilat kishin ndërmend të fillojnë punën në një spital pediatrik të Moskës. Njëherit ishin edhe ditët e vështira të tërmetit në Armeni, me ç’rast Nëna Tereze dërgoi edhe disa motra të tjera për t’u ndihmuar të dëmtuarve.
Gusht 1989 – Më në fund, Nëna Tereze shkon në Shqipëri. Shkon në vendin, për pavarësinë e të cilit aq fort u mundua babai i saj, Kolë Bojaxhiu. Qe e pritur nga e veja e diktatorit, Hoxha. Ishte e krishterja e parë që shkeli këtë tokë prej që Shqipëria e shpalli veten shtet ateist (1967) dhe vuri jashtë ligjit çdo religjion.
5 shtator 1989 – Nëna Tereze kishte probleme shëndetësore.
Dhjetor 1989 – Nëna Tereze shpallet Femra e vitit.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Këngë dhe shkrime për Nënë Terezën
Prill 1990 – Për shkaqe shëndetësore ia paraqet papës dorëheqjen nga udhëheqja e Misionareve të Dashurisë.
Maj 1990 – Nëna Tereze përuron shtëpinë e parë në Çekosllovaki.
2 maj 1990 – Shkon në Romani për të përuruar edhe atje shtëpinë e parë të Misionareve të Dashurisë. Kjo shtëpi u hap për përkujdesjen e atyre që vuajnë nga sëmundja AIDS. Mirëpo, deri në fund të vitit 1992, atje çeli katër shtëpi.
27 gusht 1990 – Nëna Tereze mbush tetëdhjetë vjet. Me këtë rast mori përurime nga të gjitha anët e botës. Në veçanti rëndësi të madhe i kushtoi shtypi botëror. Vepra e saj e madhe nuk mbeti në heshtje. Prej librit që kishte shkruar Malcolm Muggeridge me titull: Something Beautiful for God (Diçka e bukur për Zotin), London 1971, një ndër librat e parë që fillimisht i dha popullaritet të madh Nënës Tereze e deri në vitin 1990, u shkruan dhjetëra libra e qindra artikuj, ishin dhënë ehde mijëra mendime dhe lavdërime për Nënën Tereze, prej burrave të shteteve, shkencëtarëve, poetëve e deri te ata që në heshtje e lavdëronin veprën e saj dhe e shëmbëllenin në jetë (numri i këtyre të fundit kap milionat).
8 shtator 19990 – Fillon punën Kapitolli gjeneral që ishte thirrur për të emëruar superioren e re të përgjithshme të Misionareve të Dashurisë. Mirëpo, edhe pse Nëna Tereze i kishte mbushur tetëdhjetë vjet, përsëri u zgjodh udhëheqëse e Misionareve të Dashurisë, sepse përkundër trupit të harxhuar, shpirti dhe mendja e saj ishin të fortë dhe gjallërues.
7 tetor 1990 – Misionaret e Dashurisë kremtuan dyzetvjetorin e themelimit. Statistika e këtij viti dëshmon se ishin 3500 motra të shpërndara nëpër 470 shtëpi në 95 shtete të botës.
Tetor 1990 – U bë përurimi i shtëpisë së parë të Misionareve të Dashurisë në Kamboxhë.
Mars 1991 – Nëna Tereze shkon përsëri në Shqipëri. Ishte kjo hera e dytë. Nëna Tereze filloi të bashkëpunojë me presidentin e atëhershëm komunist, Ramiz Alinë, për të hapur qendrat e veta edhe në këtë shtet “ateist”. Me këtë rast, Nëna Tereze bëri përurimin e dy shtëpive: në Tiranë dhe Shkodër, dhe mori pjesë në rihapjen e dy kishave: të Shën Ndout dhe katedralës së Zemrës së Krishtit e cila ishte shndërruar në kinema (Kinema Rinia). Kësaj here kishte mundësi të shkojë edhe te varri i nënës dhe motrës së vrarë nga regjimi komunist dhe të vë lule mbi varrin e tyre, si edhe dy kryqa të bronzit.
Deri në fillim të vitit 1992, në Shqipëri u hapën pesë shtëpi.
Nene Tereza ne Shqiperi |
Dhjetor 1991 – Nëna Tereze qëndroi për mjekim në një klinikë të La Jollas (Kaliforni, SHBA) pasi gjendja e saj shëndetësore ishte vështirësuar.
Mars 1992 – Nëna Tereze kthehet në Kalkutë dhe vazhdon punën e vet në përkujdesje ndaj më të varfërve ndër të varfër.
25 prill 1993 – Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë. Ishte kjo vizita e parë që një papë i bënte shtetit tonë amë. Me këtë rast tejet të gëzueshëm për mbarë popullin tonë, mori pjesë edhe Nëna Tereze. Papa ia kushtoi një mendim të veçantë Nënës Tereze: “Nuk mundem të mos përshëndes një njeri fort të përvuajtur që ndodhet mes nesh. Kjo është Nëna Tereze e Kalkutës. Të gjithë e dinë prej nga vjen dhe cili është atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohën e izolimit të plotë të Shqipërisë, kjo rregulltare e përvuajtur ishte ajo që e përçonte emrin e atdheut tuaj në mbarë botën. Në personin e Nënës Tereze, Shqipëria është nderuar gjithmonë. Ky është misioni i saj dhe i gjithë atyre që, porsi ajo, ndjekës të vërtetë të Krishtit, apostuj të Krishtit, apostuj të dashurisë e të dhembshurisë. Ju falënderoj sot në emër të Kishës Katolike për këtë bijë të tokës suaj e të popullit tuaj”.
28 nëntor 1996 – Shpallet Qytetare Nderi e Kosovës nga kryetari Rugova. Në dekretin e shpalljes së dr. Rugovës, ndër të tjera thuhet: “Nëna Tereze, me punën e flijimin e pashoq, u bë simbol dhe krijuese e filozofisë së bamirësisë dhe e dashurisë njerëzore.
Shenjtëreshë e gjallë, Nëna Tereze është shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare që u ngrit në figurë të një Nëne të gjithë njerëzimit. Nëna Tereze për së gjalli u bë mishërim i miliona njerëzve, të cilët tek Ajo gjetën dashurinë e madhe njerëzore, ndihmën e pakursyer dhe shpresën për jetë.
E lindur në qytetin e Dardanisë antike, në Shkup, rrënjët e familjes së Nënës Tereze ishin në Prizrenin e lashtë të Kosovës”.
1996 – Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i akordoi Nënës Tereze Urdhërin e Artë Nderi i Kombit me këtë arsye:
“Shqiptares më të shquar të të gjitha kohërave, shenjëtores së gjallë Nënës Tereze që me mirësinë njerëzore dhe fisnikërinë e shpirtit shqiptar pushtoi zemrën e mbarë njerëzimit, trimëroi mbi dhembjen e tij; gruas shqiptare, që është simbol i amshuar dhe tokësor i forcës hyjnore të dashurisë së njeriut për njeriun, të dhimbshurisë, për atë që vaun dhe që ka nevojë për ndihmë, të dashurisë së Zotit për lirinë, në shenjë mirënjohjeje të thellë që kombi shqiptar ushqen për misionaren e Zotit, simbolin e mirësisë dhe të shpresës, të nderit dhe të krenarisë së tij”.
Mars 1997 – Në marsin e vitit 1997, Nëna Tereze u shpërblye me Çmimin për shkëlqyeshmëri. Ky çmim, i cili iu dorëzua Nënës Tereze nga ana e presidentit të shoqatës Indo-Amerikane, Jasu Shah, iu dha në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të pamohueshëm në promovimin e shërbimit humanitar.
24 prill 1997 – Me rastin e trazirave në Shqipëri, Nëna Tereze, shqiptarja më e famshme e botës, apeloi për paqe në vendlindjen e saj. Nëna Tereze, ndër të tjera, tha:
“Lajmet për rrëmujën që kaploi shtetin tonë më shkaktuan dhembje. E dini sa shumë e dua Shqipërinë. Ndjej shumë dhembje për jetërat e humbura dhe për njerëzit e plagosur me dhunë. Kuptoj mllefin e atyre që humbën paratë, porse do t’i lusja të mos i shkaktojnë njëri-tjetrit edhe më shumë vuajtje.
20 maj 1997 – Papa Gjon Pali II priti në audiencë private Nënën Tereze. Nëna Tereze qëndroi disa ditë në Romë. Pos takimit me Atin e Shenjtë, ajo u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Romës, Françesko Rutelin, të cilit ia paraqiti një seri kërkesash në favor të aktivitetit të saj.
9 qershor 1997 – Nëna Tereze mori Medaljen e Artë të Kongresit Amerikan, medaljen më të lartë që jep organi më i lartë ligjdhënës në SHBA. Kjo medalje iu nda Nënës Tereze në praninë e shumë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. Fjalën e hapjes e pati kongresmeni Henri Hajd, ndërsa lutjen e mbajti kapelani i Kongresit Amerikan Lori Zogolvi. Në këtë tubim miqësor kushtuar 87-vjeçares, shqiptares famëmadhe, kongresmeni Xhekson Junior, përfaqësues i shtetit Ilinoi, lexoi tekstin e aktit nëpërmjet të cilit Kongresi Amerikan i jep Nënës Tereze Medaljen e Artë. Në mes tjerash u lexua: “Kongresi Amerikan vlerëson se Nëna Tereze ka ndikuar thellë mbi jetën e personave të ndryshëm në të gjitha sferat e jetës, në çdo kënd të botës. Ajo ka themeluar Rregullin Misionar të Bamirësisë, i cili ka mbi 3000 anëtarë në 25 vende. Nëna Tereze, për mendimin e Kongresit të SHBA-ve, është një instrument i vullnetit të Zotit. Dashuria e Zotit që rrjedh nga Nëna Tereze ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit. Nëna Tereze udhëheq nëpërmjet shembullit personal dhe u tregon njerëzve se si të jetojnë me dashuri për njerëzimin”.
Mëpastaj, duke ia dhënë një kopje të aktit të Kongresit, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Njut Gingriç, tha:
“Nënë Tereze, nuk jemi ne që të nderojmë me këtë akt. Jeni Ju që na nderoni duke pranuar të vini këtu dhe të ndani kohën tuaj me ne. Përjetë ne jemi borxhlinj”.
Pastaj, Nëna Tereze, si gjithnjë e përvuajtur dhe e përshpirtshme, i ftoi të pranishmit në lutje për punën e Rregullit të vet dhe shtoi:
“Jam tejet mirënjohëse për dhuratën që më bëtë. Do të lutem për Ju, për bijtë dhe bijat që bëjnë pjesë në Rregullin Misionar të Bamirësisë, që ata të kenë sukses në përpjekjet e tyre që t’u japin të varfërve dashurinë dhe kujdesin që na mëson Zoti”.
Gusht 1997 – Sipas një ankete të cilën e realizoi Instituti Infratest Berk në Gjermani, Spanjë, Francë, Britani të Madhe, Holandë dhe Suedi, Nëna Tereze u shpall personalitet i shekullit XX.
5 shtator 1997 – Nëna Tereze ndërroi jetë. Shpirti i saj e la trupin i cili u harxhua për vëllaun njeri dhe kaloi në përjetësinë e Zotit, kaloi në jetën e Zotit e cila është gjithmonë jetë. Me këtë rast u dhanë deklarata të shumta, u mbajtën ditë zie dhe pikëllimi. Lajmin për vdekjen e saj e dhanë pothuajse të gjitha kanalet televizive botërore. Ndër mendimet që dhanë njerëzit e politikës, eprorët e bashkësive fetare dhe të pendës, po veçojmë:
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Këngë dhe shkrime për Nënë Terezën
Poezi nga Gonxhe Bojaxhiu
S'KA RENDESI
JETA
Lamtumirë
GJEJ KOHE
Gjej kohë për të menduar- është burim i fuqisë.
Gjej kohë për t´u lutur-është në botë më e madhja fuqi.
Gjej kohë për të qeshur- është muzika e shpirtit.
Gjej kohë për t´u lutur-është në botë më e madhja fuqi.
Gjej kohë për të qeshur- është muzika e shpirtit.
Gjej kohë për lojë- është fshehtësia e rinisë.
Gjej kohë për të dashur- është dhurata e Hyjnisë.
Gjej kohë për t´u dhuruar- është ngadhnjimi i dashurisë.
Gjej kohë për të dashur- është dhurata e Hyjnisë.
Gjej kohë për t´u dhuruar- është ngadhnjimi i dashurisë.
Gjej kohë për të lexuar – është burimi i urtisë.
Gjej kohë për t´u shoqëruar- është rruga e lumturisë.
Gjej kohë për të punuar- është çmimi i ardhmërisë.
Gjej kohë për t´u shoqëruar- është rruga e lumturisë.
Gjej kohë për të punuar- është çmimi i ardhmërisë.
Gjej kohë për të bërë mirë- është çelësi që të shpie në Qiell.
(Përktheu Don Lush Gjergji)
S'KA RENDESI
Njeriu është i paarsyshëm, i palogjikshëm, egocentrik
S´ka rëndësi, duaje!
S´ka rëndësi, duaje!
Nëse bën mirë, do të thonë e bën për qëllime egoistike
S´ka rëndësi, bëj mirë!
S´ka rëndësi, bëj mirë!
Nëse zbaton qëllimet e tua, do të gjesh miq të rrejshëm dhe armiq të vërtetë
S´ka rëndësi, zbato!
S´ka rëndësi, zbato!
Të mirën që e bën, nesër do të harrohet
S´ka rëndësi, bëj mirë!
S´ka rëndësi, bëj mirë!
Nderi dhe çiltërsia do të bëjnë të lëndueshëm,
S´ka rëndësi. Ji i çiltër dhe i ndershëm!
S´ka rëndësi. Ji i çiltër dhe i ndershëm!
Atë që ke ndërtuar vite me radhë, mund të rrënohet fill
S´ka rëndësi. Ndërto!
S´ka rëndësi. Ndërto!
Nëse i ndihmon njerzit, do të hidhërohen
S´ka rëndësi, ndihmoi!
S´ka rëndësi, ndihmoi!
Jepja botës pjesën më të mirë të vetvetës, do të shqelmojnë!
Ska rëndësu, jepe pjesën më të mire të vetvetës!
Ska rëndësu, jepe pjesën më të mire të vetvetës!
JETA
Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, perballu me te.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyre, plotesoje.
Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është kenge, kendoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, perfito.
Jeta është aventure, kujdes.
Jeta është shume e çmuar, duaje.
Jeta është lufte, mesohu dhe me te.
Jeta është jetë, lufto për të..."
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, perballu me te.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyre, plotesoje.
Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është kenge, kendoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, perfito.
Jeta është aventure, kujdes.
Jeta është shume e çmuar, duaje.
Jeta është lufte, mesohu dhe me te.
Jeta është jetë, lufto për të..."
Lamtumirë
Po lë shtëpinë zemërfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n´Bengalin dergje.vtarë
Atje, në të largtin vis.
Vendlindje e farefis
Po vete n´Bengalin dergje.vtarë
Atje, në të largtin vis.
Lë të njohurit në mejtime
Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T´i shërbej Krishtit tim.
Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T´i shërbej Krishtit tim.
Nënë e dashur, lamtumirë
Ju lë shënde´n miq të mi
Më djeg,o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi.
Ju lë shënde´n miq të mi
Më djeg,o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi.
Dhe anija lehtë lehtë lundron
Pret valët e detit të trazuar,
Pë herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar.
Pret valët e detit të trazuar,
Pë herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar.
Qëndron në anije e galdëruar
Fytyrën e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re.
Fytyrën e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re.
Një kryq hekuri n´dorë shtrëngon
Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blatën e rëndë fli për të.
Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blatën e rëndë fli për të.
Pranoje, këtë flijim, o Zot,
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do ta madhëroj!
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do ta madhëroj!
Si shpërblim, Të lus o Hirt´,
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që-veqëse Ti e di.
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që-veqëse Ti e di.
Dhe t´imtë, të pastër si n´ag vere vesojnë
Të valët lot rrjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.
Të valët lot rrjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.
Këtë poezi Nëna Tereze e ka shkruar në moshën 22 vjeçare në rrugë për në Indi
Thanë me rastin e vdekjes së Nënë Terzës:
Kryetari i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova me rastin e vdekjes së Nënë Terezes dha këtë deklaratë:
Në rrugë për të takuar mikun e Kosovës, ministrin e jashtëm gjerman, zotin Klaus Linkel dhe ndërsa po bëja gati për ditën e Kushtetutës të Republikës Kosovës, me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Nënë Terezës, Nënës shqiptare dhe Nënës së njerzimit e qytetarës së pare të nderit të Republikës së Kosovës.
Nënen tone Tereze, bota e çmoi si personalitetin më të madh të shekullit të njëzet. Eshtë simbol i kombit shqiptar, sepse ajo vjen nga thellësitë iliro-shqiptare duke bërë dritë me kurorën e saj në epokën tone, për të mbetur përherë në historinë e njerzimit.
Në këto vite të rënda për popullin e Kosovës në ndërtimin e pavarsisë, Nëna Tereze e Przrenit dhe e Shkupit antic u bë shembull inspirimi w qëndresës për liri e paqë.
Populli i Kosovës dhe i gjithë populli shqiptar, sot është krenar para botës me Nënën Tereze, me Nënën e vet. Nëna Tereze është engjëll i rojës për Kosovën dhe për popullin shqiptar.
Nënen tone Tereze, bota e çmoi si personalitetin më të madh të shekullit të njëzet. Eshtë simbol i kombit shqiptar, sepse ajo vjen nga thellësitë iliro-shqiptare duke bërë dritë me kurorën e saj në epokën tone, për të mbetur përherë në historinë e njerzimit.
Në këto vite të rënda për popullin e Kosovës në ndërtimin e pavarsisë, Nëna Tereze e Przrenit dhe e Shkupit antic u bë shembull inspirimi w qëndresës për liri e paqë.
Populli i Kosovës dhe i gjithë populli shqiptar, sot është krenar para botës me Nënën Tereze, me Nënën e vet. Nëna Tereze është engjëll i rojës për Kosovën dhe për popullin shqiptar.
Prof Rexhep Mejdani Presidenti I Republikës së Shqipërisë
Nëna Terze ishte qytetare e madhe e botës, e cila tërë jetën e saj e kaloi në shërbim të të varfërve dhe të atyyre që kishin nevojë. Nëna Tereze ishte një shqiptare e madhe dhe humbja e saj do t´i piklloj të gjithë shqiptarët. Në këto kohë të vështira për popullin tone emri dhe shembulli i saj ishin të domosdoshme, si një simbol i tolerances dhe solidaritetit. Ajo ishte në udhërrefim që duhet të shërbej për të gjithë ne.
Pal Shtufi
Mbretresha e zemrave njerzore, misionarja e paqes dhe e dashurisë, lindi në fillim të shekullit njëzet dhe vdiq në mbarim të tij. Ndoshta është gabim të thuhet “vdiq” sepse shenjtoret nuk vdesin. Ata ndërrojnë jetë. Nëna Terezë ndërroi jetë – shkoi në amshueshmëri Ati i gjithëpushtetshëm e paste në duar!
Me mirësinë dhe bekimin që kishte, Ajo u bë nënë e gjithë njerzimit. Falenderojmë Zotin që na fail njerz të tillë ne shqiptarëve.
Shekulli i XV ishte shekulli i Gjergj Kastriotit
Shekulli i XX është i Gonxhe Bojaxhiut
Megjithatë, Zoti mbase nuk na paska lënë pasdore përderisa dishepujt e vet i zgjedh nga gjinia shqiptare.
Nëna Terezë tërë jetën punoi e u lut për njerzimin. Tani njerzimi do të lutet për shpirtin e Saj. I ndritë shpirti në përjetësi!
Me mirësinë dhe bekimin që kishte, Ajo u bë nënë e gjithë njerzimit. Falenderojmë Zotin që na fail njerz të tillë ne shqiptarëve.
Shekulli i XV ishte shekulli i Gjergj Kastriotit
Shekulli i XX është i Gonxhe Bojaxhiut
Megjithatë, Zoti mbase nuk na paska lënë pasdore përderisa dishepujt e vet i zgjedh nga gjinia shqiptare.
Nëna Terezë tërë jetën punoi e u lut për njerzimin. Tani njerzimi do të lutet për shpirtin e Saj. I ndritë shpirti në përjetësi!
Papa Gjon Pali II: “Nëna Tereze, shembull i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit”;
William Bill Clinton (president amerikan): “Vigani i shekullit tonë”;
Dr.Sali Berisha: “Bija më e shquar e kombit tonë”;
Ismail Kadare: “Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa të”.
Chirac (kryetar i Francës): “Më pak dashuri në botë pas vdekjes së Nënës Tereze”;
Tony Blair (kryeministër britanik): “Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për të gjithë ne”;
Dr. don Shan Zefi: “Shenjtëreshë e ditëve tona”;
Dr. don Lush Gjergji: “Ajo ishte dashuri në vepër”;
Dr. don Prekë Lazri: “Njeri i shekullit që i shtyri njerëzit të besojnë në Zotin”;
Imzot Mark Sopi: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm derisa të ekzistojë njerëzimi”;
Imzot Rrok Mirdita: “Nëna Tereze ishte princeshë e dashurisë”;
Akademik Mark Krasniqi: “Simbol i traditës sonë”;
Bekim Fehmiu (artist): “Pas Skënderbeut u largua edhe Nëna Tereze”;
Sabri Koçi (kryetar i Komunitetit shqiptar të besimit islam): “Vdekja e Nënës Tereze ishte vdekja më e rëndë për kombin tonë”;
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënen e saj që jetonte në Tiranë, as për të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as... për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri në fillim të viteve '90-ta.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar rishtas në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".
Në shtëpinë e Nënë Terezës kishin hyrë edhe vetë mbretëresha britanike, pastaj njerëz të tillë siç janë kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shum të tjerë.
13 shtator 1997 – U varros Nëna Tereze me nderimet më të larta që organizoi qeveria indiane. Në varrimin e saj morën pjesë shumë burra shtetesh, njerëz me famë dhe ndikim në botë. Mijëra zëra iu drejtuan Romës për ta shpallur sa më shpejt shenjtëreshë, edhe pse tashmë bota edhe pa këtë shpallje zyrtare e njeh si shenjtëreshë dhe e nderon si të tillë. Në shenjë nderimi dhe miradie ndaj Zotit që na dha këtë bijë dhe që familja e saj vinte nga Prizreni, kjo famulli, nën udhëheqjen e dr dom Prekë Lazrit, mbajti katër ditë lutje. Meshë, lutje, takime komemorative u mbajtën në të gjitha zyrat politike shqiptare.
Nëna Tereze i bëri nder të madh kombit të vet, por edhe kombi i saj i bëri nder dhe e përcolli vdekjen e saj me krenari.
2003 – shpallet e lumturuar .
2003 – shpallet e lumturuar .
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Këngë dhe shkrime për Nënë Terezën
Mirënjohjet
çmimi Damian Dutton
1962 – çmimi Ramon Magsaysay
1973 – çmimi Templeton
1978 – çmimi Balzan
1979 – çmimi Nobel për Paqe
1980 – çmimi Bharat Ratna
1985 – çmimi Medal of Freedom
1996 – qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
2003 – shpallet e lumturuar
Aeroporti i Tiranës mban emrin e saj që nga viti 2003. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua busti i saj. Sheshi kryesor i Prishtinës mbanë emrin e Saj. Shumë sheshe, rrugë, shkolla e institucione janë pagëzuar me emrin e nënës Tereze.
Pagëzime
Medalja humanitare Nëna Tereze, Kosovë
Urdhri "Nënë Tereza", Shqipëri
çmimi Damian Dutton
1962 – çmimi Ramon Magsaysay
1973 – çmimi Templeton
1978 – çmimi Balzan
1979 – çmimi Nobel për Paqe
1980 – çmimi Bharat Ratna
1985 – çmimi Medal of Freedom
1996 – qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
2003 – shpallet e lumturuar
Aeroporti i Tiranës mban emrin e saj që nga viti 2003. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua busti i saj. Sheshi kryesor i Prishtinës mbanë emrin e Saj. Shumë sheshe, rrugë, shkolla e institucione janë pagëzuar me emrin e nënës Tereze.
Pagëzime
Medalja humanitare Nëna Tereze, Kosovë
Urdhri "Nënë Tereza", Shqipëri
Hans Joachim Lanksch:
“Në lajmet e medias shqiptare, jo rrallë, iluminimi i Nanë Terezës quhet “shejtnim”. Qe shumë vjet ajo figuron si “shejtnore shqiptare”, në Treshen e Emnave që figuron patjetër kur pyesim shqiptarët a faqet e tyre në internet për shqiptarët e famshëm:
Skënderbeu (heroi kombëtar) Ismail Kadare (nji shkrimtar), dhe Nanë Tereza.”
“Në lajmet e medias shqiptare, jo rrallë, iluminimi i Nanë Terezës quhet “shejtnim”. Qe shumë vjet ajo figuron si “shejtnore shqiptare”, në Treshen e Emnave që figuron patjetër kur pyesim shqiptarët a faqet e tyre në internet për shqiptarët e famshëm:
Skënderbeu (heroi kombëtar) Ismail Kadare (nji shkrimtar), dhe Nanë Tereza.”
Rapsodi
Nobelistës së parë shqiptare
Nga Agim Gashi
Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze
Nji shqiponjë kreshtash shqiptare
për Indi u ba udhtare,
u nis Gonxhja për Kalkutë
n´mes t´mjerimit me u futë -
misionare e dashnisë –
engjullore e vorfnisë,
Lim e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
E përcollën baba e nana,
e përcollën vlla e motër
dy lot peng i la në voter…
Mori Gonxhe Bojaxhiu
fat i mire në jetë të priu.
Vashë fisnike e burrnore –
me guxim – zemër arbnore
nise punën me bekim –
besë shqiptare e përkushtim,
ti s´u ndale asnjiherë
n´ndihmë u erdhe njerzve t´mjerë;
jetën fale për të tjerë,
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum poplli qi t´ka!
Kudo njerzve u ndihmove
n´shpirt pak dritë ua dhurove,
ua ndale lotin n´buzë,
ua sherove dhimbjen n´zemër –
ua përtrive jetë e emën.
N´punën tande humanitare
ishe motër e arsimtare.
E ma vonë, besa, të tanë
Gonxhe, ty të quejtën, Nanë,
Krenari e kombit tone
Nanë Tereze, kudo t´thonë.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Nobelistja e parë shqiptare
grue e urtë edhe krenare –
për tanë botën Nanë u bane.
Për mirsi ti kurrë s´u ndale.
Ngrite shpia e spitale,
çele shkolla e internate
shumë të vorfunve u solle fate,
mu si nanë ti u flijove
si fmijë t´tu tanë i pranove.
Ora e bardhë, ti, e vorfnimit,
shpresë e drit-o e mjerimit.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Kënduar më 1990 me rastin e 80-vjetorit të lindjes.
Përtej vetvetes jetonte
Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjëjt
(Nënës Terezë)
(Nënës Terezë)
Jeton Kelmendi
Sa vjet kaluan
Nga një shkuarje e madhe
Përtej vetes jetonte një mrekulli Albanika
Me dy shpirtra
Njërin për zotin tjetrin për njerëzimin
Nga një shkuarje e madhe
Përtej vetes jetonte një mrekulli Albanika
Me dy shpirtra
Njërin për zotin tjetrin për njerëzimin
Ishte pak Gonxhe pak Kalkutë
Më shumë Albanika e më shumë dritë
Njerëzimit
Lutej dhe bëhej vet
Lutja
Më shumë Albanika e më shumë dritë
Njerëzimit
Lutej dhe bëhej vet
Lutja
Ilirika
Nëna jonë Terezë
Me 1978 paça të ra në emër
At vjet nëno
Unë erdha në ketë botë
Tash
Kur më duhet krenaria
Shkoj në Krujë të kastriotët
E i thërras Gjergjit
Kur më duhet një yll
Universi
Dal në Kodër të Diellit
I bëj zë Rugovës
Nëna jonë Terezë
Me lutjen tënde kam rënë e jam
Zgjuar
Dardan
Engjëjt që jetojnë në qiell
Buzëqeshën dhe pritën
Shkuarjen tënde
Të madhe
Sa vjet u bënë
Dhe atdheu po bëhet gati
Për një ditë tjetër
Albanika
Vazhdo lutu për njerzimin
Jetimet tu
Për tokën e shtrenjtë
Që i thonë
ILIRI
Nëna jonë Terezë
Me 1978 paça të ra në emër
At vjet nëno
Unë erdha në ketë botë
Tash
Kur më duhet krenaria
Shkoj në Krujë të kastriotët
E i thërras Gjergjit
Kur më duhet një yll
Universi
Dal në Kodër të Diellit
I bëj zë Rugovës
Nëna jonë Terezë
Me lutjen tënde kam rënë e jam
Zgjuar
Dardan
Engjëjt që jetojnë në qiell
Buzëqeshën dhe pritën
Shkuarjen tënde
Të madhe
Sa vjet u bënë
Dhe atdheu po bëhet gati
Për një ditë tjetër
Albanika
Vazhdo lutu për njerzimin
Jetimet tu
Për tokën e shtrenjtë
Që i thonë
ILIRI
Kaluan sa mote
Që shkove
Këndej po vijnë do tjerë
Gonxhe
“E di një fjalë prej guri”
E mësova n’ Shkrel
Edhe një pallat ëndrrash e kam diku
Tha Kadare
E tash
Bekoj edhe gjurmët e Prekazit
E të Glloxhanit
Ato zhgjëndrra i pamë me sy
Ati ynë në qiell
Na shikon me simpati
Që shkove
Këndej po vijnë do tjerë
Gonxhe
“E di një fjalë prej guri”
E mësova n’ Shkrel
Edhe një pallat ëndrrash e kam diku
Tha Kadare
E tash
Bekoj edhe gjurmët e Prekazit
E të Glloxhanit
Ato zhgjëndrra i pamë me sy
Ati ynë në qiell
Na shikon me simpati
Thuaje edhe një fjalë
Shqip
Zoti e bekoftë Arbërinë
Ndeze një kandil ndriçues
Ilirikase
Kjo është e para
Çdo kush e din
Nënë ti je vet drita
Shqip
Zoti e bekoftë Arbërinë
Ndeze një kandil ndriçues
Ilirikase
Kjo është e para
Çdo kush e din
Nënë ti je vet drita
Shkuarja nuk është e lakmueshme
Për kurrkënd
Veç kur shkohet si ti nënë
Është shkuarje e mrekullueshme
Për kurrkënd
Veç kur shkohet si ti nënë
Është shkuarje e mrekullueshme
Edhe Jezusi dinte për albanët
Po moti i keq na pat marrë
E çka ti bësh fatit zi
Fqinjët na qëlluan të tillë
Po moti i keq na pat marrë
E çka ti bësh fatit zi
Fqinjët na qëlluan të tillë
Përtej vetës ke jetuar
Dhe tani ke ardhur po jeton në vetveten
Përjetësi
Bashkë me engjëjt
Dhe tani ke ardhur po jeton në vetveten
Përjetësi
Bashkë me engjëjt
Të ardhmen tonë të nesërme
Sjellna sot
Sjellna sot
Lutu bre Nënë edhe një herë
Se dhjetori m’ ka frikësuar
E nuk di çka po më shohin sytë
Se dhjetori m’ ka frikësuar
E nuk di çka po më shohin sytë
Më bëhet se të ftohtit të Dardanisë
Po i vonohet pranvera
Dardanika
Mos harro edhe katër pjesë
T’ ndara
Nënë ti je emri ynë që shndrit në qiell
E tokë
Po i vonohet pranvera
Dardanika
Mos harro edhe katër pjesë
T’ ndara
Nënë ti je emri ynë që shndrit në qiell
E tokë
Dhjetor 2007, Bruksel
24 Pyetje dhe 24 Pergjigje te Nene Terezes (Gonxhe Bojaxhiu)
Dita me e bukur ? Dita e sotme
Pengesa me e madhe ? Frika
Gjeja me e lehte ? Te gabosh
Gabimi me i madh ? Te heqesh dore
Rrenja e gjithe te keqijave ? Egoismi
Argetimi me i mire ? Puna
Disfata me e keqe ? Shkurajimi
Profesionistet me te mire ? Femijet
Nevoja e pare ? Te komunikuarit
Lumturia me e madhe ? Te jesh i dobishem per te tjeret
Misteri me i madh ? Vdekja
E meta me e keqe ? Humori i keq , pakenaqesia
Personi me i rrezikshem ? Ai qe genjen
Ndjenja me e keqe ? Meria
Dhurata me e bukur ? Falja
Me e domosdoshmja ? Familja
Kursi me i drejte ? Rruga e drejte
Ndijimi me i kendshem ? Paqja e mbrendeshme
Mikpritja me e mire ? Buzeqeshja
Ilaçi me i mire ? Optimizmi
Kenaqesia me e madhe ? Detyra e kryer
Forca me e madhe ? Besimi
Njerezit me te nevojshem ? Njerezit e fese
Gjeja me e bukur ne bote ? Dashuria
Pengesa me e madhe ? Frika
Gjeja me e lehte ? Te gabosh
Gabimi me i madh ? Te heqesh dore
Rrenja e gjithe te keqijave ? Egoismi
Argetimi me i mire ? Puna
Disfata me e keqe ? Shkurajimi
Profesionistet me te mire ? Femijet
Nevoja e pare ? Te komunikuarit
Lumturia me e madhe ? Te jesh i dobishem per te tjeret
Misteri me i madh ? Vdekja
E meta me e keqe ? Humori i keq , pakenaqesia
Personi me i rrezikshem ? Ai qe genjen
Ndjenja me e keqe ? Meria
Dhurata me e bukur ? Falja
Me e domosdoshmja ? Familja
Kursi me i drejte ? Rruga e drejte
Ndijimi me i kendshem ? Paqja e mbrendeshme
Mikpritja me e mire ? Buzeqeshja
Ilaçi me i mire ? Optimizmi
Kenaqesia me e madhe ? Detyra e kryer
Forca me e madhe ? Besimi
Njerezit me te nevojshem ? Njerezit e fese
Gjeja me e bukur ne bote ? Dashuria
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi