Një vit i (pa)frytshëm bisedimesh në Qipro
Faqja 1 e 1

Një vit më parë udhëheqësit e grupeve turke dhe greke nisën në Qipro bisedime ribashkimi. Euforia e madhe e atëhershme dhe optimizmi ndërkohë janë pakësuar dukshëm dhe është rritur skepticizmi për ribashkimin.
Fillim që premtonte: Dimitris Christofias, Mehmet Ali Talat dhe Alexander Downer para një viti.
Një vit më parë udhëheqësit e grupeve popullore turke dhe greke nisën në Qipro bisedime ribashkimi. Euforia e madhe e atëhershme dhe optimizmi ndërkohë janë pakësuar dukshëm. Si në veriun turk, ashtu edhe në jugun grek është rritur skepticizmi për ribashkimin e mundshëm.
Kur saktësisht para një viti u takuan për herë të parë dy udhëheqësit qipriotë të grupeve popullore, për të vënë në udhë bisedime ribashkimi, në ajër kishte mjaft shpresa. Megjithëse detyra e tyre nuk dukej se do të qe e lehtë, Dimitris Kristopias dhe Mehmet Ali Talat ishin qartësisht optimistë - një qëndrim, të cilin e ndanin me Aleksandër Daunerin (Downer), ndërmjetësuesin e ri të posaçëm për Qipron.
„Dëshiroj t'ju them se jam shumë i impresionuar nga dëshira e mirë e të dyja grupeve popullore, nga marrëdhëniet e tyre të forta personale dhe nga humori i tyre. Ky është një demonstrim i vërtetë i sinqeritetit tuaj, që kërkoni me të vërtetë të arrini një zgjidhje“, thotë ai.
Jeta në dy shtete
Sot, pas rreth 40 bisedash, shpresa e para një viti është ftohur dukshëm. Nga ambjenti përreth drejtuesve të negociatave ndihen qëndrime fort të përmbajtura, dhe ai që bisedon me popullin si në Veri, ashtu edhe në Jug të ishullit dëgjon zhgënjim të madh.
„Unë jam që të jetojmë në dy shtete të ndara. Kjo është ajo që preferoj. Më kujtohet shumë mirë koha para vitit 1974 dhe prandaj nuk besoj në një bashkëjetesë me qipriotët grekë. Më mirë dy shtete të ndara“, pohon një grek qipriot.
„Nuk duhet të kemi shpresa të mëdha, kur ca thonë: deri në dhjetor ose deri në vitin 2010. Sepse është bërë tashmë e qartë se bisedimet nuk ecin mirë dhe se nuk çojnë askund. Më e keqja është që Kristofias dhe Talat flasin për tema të parëndësishme. Kur nuk guxon të vësh në tryezë temat qendrore, nuk duhet të shpresosh, se do të ketë një zgjidhje“, thotë një tjetër.
Me të vërtetë, të dy politikanët nuk e kanë prekur ende me dorë hekurin më të nxehtë, pikërisht çështjen se cila duhet të jetë forma e ardhshme shtetërore e shtetit të Qipros. A do të kemi të bëjmë me një shtet federal – pra një shtet me një qeveri qendrore dhe dy administrata rajonale – apo me një lidhje shtetesh – me një fjalë dy vende me dy qeveri të ndara. Po të veprohej në përputhje me dëshirën e popullit, mund të mbetet zgjidhja me dy shtete. Para së gjithash po të pyesësh qipriotët turq, sepse ata vazhdojnë të jenë të zhgënjyer nga përfundimi i referendumit të dështuar në pranverë 2004.
„Unë sot e di më mirë se më parë, sa i gënjeshtërt është Bashkimi Evropian. Sepse ai nuk mbajti asnjë nga premtimet e tij. Pala jonë i tha „po“ planit të Ananit. Grekët në anën tjetër thanë “jo” dhe megjithatë u pranuan në BE. Neve na refuzuan jo vetëm pranimin në BE, jo, as premtimet që na bënë nuk i mbajtën. Për shembull, fluturimet direkte, ose ndihmën financiare me mijëra miliona euro, për të përmirësuar infrastrukturën këtu dhe për të zbukuruar gjithçka. Gjithçka nuk u respektua”, shprehet një turk qipriot.
Ky zhgënjim i shprehur më vrazhdësi nuk është megjithatë vetëm fenomen i veriut. Edhe në jug të ishullit mund të regjistrosh hidhërim të konsiderueshëm. Ky ka në radhë të parë lidhje me numrin e madh të ushtarëve turq të stacionuar, numër i cili llogaritet me 35 mijë vetë. Në përputhje me këtë, kjo grua greke është gjithçka tjetër, por jo optimiste kur hedh vështrimin në të ardhmen: “Mendimi im është, ata nuk do të bëjnë asgjë. Dhe kjo për faktin, sepse Turqia është aktive këtu në Qipro. Kur pushtojnë njëherë diçka turqit nuk e lëshojnë më. Unë nuk jam optimiste. E parë në këtë kuadër, unë nuk besoj se do të ketë një zgjidhje për Qipron.”
Po të bazohesh në këtë atmosferë, mund të konkludosh se shanset për ribashkimin e ishullit të ndarë të Mesdheut janë të vogla. Kjo edhe nëse ndonjë qipriot deklaron, se do të kishte dëshiruar që gjithçka të qe zhvilluar ndryshe: “Në kokën time unë nuk kam shpresë, por në zemër e kam.”
dw

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi