Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cilat njohje të reja i paralajmëruan Pacolli dhe Tërnava

Shko poshtë

Cilat njohje të reja i paralajmëruan Pacolli dhe Tërnava Empty Cilat njohje të reja i paralajmëruan Pacolli dhe Tërnava

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 12:34 am

Cilat njohje të reja i paralajmëruan Pacolli dhe Tërnava

Besnik Boletini
Behgjet Pacolli përkrah aplikimin e lëndës fetare nëpër shkolla


Cilat njohje të reja i paralajmëruan Pacolli dhe Tërnava AKRR
"Unë i kam dërguar një letër Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, dhe i kam ftuar për një takim që të fillojmë një aktivitet që shumë shpejtë mund të kryhet me sukses dhe do të mund të kishim njohje në bllok prej 15 shteteve, por nuk kam pas asnjë përgjigje, ajo letër ka mbet si shumë letra të tjera”, theksoi Pacolli.


Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli paralajmëroi se së shpejti do të ketë njohje të reja të Republikës së Kosovës edhe nga Afrika Perëndimore. Pacolli e bëri këtë njoftim në një konferencë për media pas takimit që pati me myftiun e Kosovës z.Naim Tërnava. Pacolli sërish u ankua për mosgatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të bashkëpunuar në këtë aspekt për një lobim më të suksesshëm për njohje të reja të Kosovës . “Unë i kam dërguar një letër Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, dhe i kam ftuar për një takim që të fillojmë një aktivitet që shumë shpejtë mund të kryhet me sukses dhe do të mund të kishim njohje në bllok prej 15 shteteve, por nuk kam pas asnjë përgjigje, ajo letër ka mbet si shumë letra të tjera”, theksoi Pacolli.
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Terrnava në vazhdën e takimeve me liderët partive politike, për të marr përkrahje për aplikimin e lëndës fetare në shkollat publike, të shtunën është takuar me kryetarin e AKR-së Behgjet Pacollin. Myftiu Terrnava ka marrë përkrahjen e liderit të AKR-së Behgjet Pacollit për këtë çështje. “Kemi biseduar me Myftiun e Terrnava që mësimi fetar të aplikohet edhe në shkollat publike në Kosove, dhe kemi ardhur në konkluzion se nëse kjo është dëshira e qytetarëve të Kosovës dhe nëse e begaton rininë e Kosovës duhet të debatohet dhe të jetë pjesë përbërëse e shkollave publike”, tha Pacolli.
Myftiu Terrnava, tha se aplikimi i lëndës fetare nëpër shkolla do ta avanconte shoqërinë e Kosovës, sikurse që ka avancuar edhe shoqëritë e tjera në Evropë. Ai tha së nuk kërkon që menjëherë të aplikohet lënda fetare, por në takime me liderët e partive politike do të kërkoi futjen e lëndës fetare në shkolla. Në të kundërtën sipas tij rinia e Kosovës do të privohen nga një e drejtë e natyrshme dhe elementare e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare. Ai reagoi edhe ndaj një shkrimi të publikuar të shtunën në gazetën “Koha Ditore”, ku thuhet së ai ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë leniniste, stalisniste, komuniste etj. Ai tha së nuk ka dhënë këso deklaratash dhe kërkoi nga gazeta në fjalë që të mos keqpërdorë deklaratat e tij. “Unë u befasova kur kam pa në gazetën “Koha Ditore” së unë kam deklaruar ashtu. Unë atë nuk e kam thënë ajo është një shpifje. Unë kam thënë se shoqëria e Kosovës akoma nuk ka arritur të çlirohet nga disa botëkuptime leniniste, komuniste, stalinste apo çfarë do qofshin. Nuk me intereson politika redaktuese e gazetës “Kohës Ditore”, por nuk duhet ata ta keqpërdorin emrin e Myftiut të Republikës së Kosovës në raport me institucionet e Kosovës”, u shpreh Terrnava.
Në këtë konferencë Pacolli dhe Terrnava folën edhe për aktivitet lobuese. Myftiu Terrnava tha se ka shenja të mira që Kosova të njihet shumë shpejt edhe nga katër shtete që janë pjesë e konferencës islamike.
Behgjet Pacolli i komentoi edhe situatën e krijuar në Mitrovicë, ndërsa shprehu bindjen së nëse AKR-ja do të qeveriste me Mitrovicën, për një afat të shkurtër kohor do ta bënte bashkimin e qytetit. “Nëse AKR-ja ka fat të udhëheqë me Mitrovicën do të zgjidhej problemi, jo me forcë por me punë, si me ngritjen e vetëdijes qytetare, me ngritjen ekonomike të asaj anë, ajo anë duhet të deklarohet si një zonë e lirë dhe të fillohet me investime të mëdha vendore dhe huaja, dhe secili do të ishte i interesuar që të hapë një biznes aty ku nuk paguhen taksat”, u shpreh Pacolli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi