Ilire Zajmi - Rugova: Identiteti evropian dhe shqiptarët
Faqja 1 e 1

Identiteti evropian dhe shqiptarët
Nga Ilire Zajmi - Rugova, gazetare në RTK - Prishtinë
Viteve të fundit jemi dëshmitarë të debateve dhe polemikave të shumta mbi identitetin kombëtar e kulturor të shqiptarëve në përgjithësi. Në veçanti po debatohet për ekzistencën dhe krijimin e një identiteti kosovar, mbi raportet e mundshme që mund të ndërtohen në shtetin më të ri në botë, me simbole e Kushtetutë të re, e mbi të gjitha për raportet që do të krijohen mes popullatës shumicë shqiptare dhe pakicave kombëtare. Debatet nuk mungojnë as në rrafshin e identitetit fetar dhe atij politik apo kombëtar, midis identitetit politik dhe atij kulturor. Por një temë e veçantë më intrigon pa masë, pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur e Sovran. Identiteti evropian i Kosovës. Është e natyrshme që aspiratat politike të shqiptarëve e në veçanti të kosovarëve për integrim në Bashkimin Evropian, kërkojnë një debat serioz mbi çështjet e lidhura me identitetin evropian, shpirtin evropian, me aspektet kulturore dhe politike, me diversitetin dhe unitetin e tij. Kjo para së gjithash implikon analizën e nocionit të identitetit në vetvete.
Çka nënkuptojmë me identitet evropian? Aurel Plasari e përkufizon identitetin evropian thelbësisht dhe rrënjësisht me krishterimin latin e shpëtimin e shqiptarëve e shikon në rizbulimin dhe në përvetësimin e këtij identiteti rrënjësor.
Sipas tij identitetit evropian i takojnë sa luftërat fetare e inkuizicioni aq edhe krijimi i shtetit laik i cili, duke e ndarë fenë nga politika, ofron kushte për liritë fetare; i takojnë totalitarizmat dhe kampet e përqendrimit por edhe zbulimi i demokracisë dhe të drejtave e lirive të njeriut, dogmatizmat fetare e ideologjike por edhe rishqyrtimi dhe rivlerësimi i themeltë i të gjitha të vërtetave dhe vlerave.
Por në të vërtetë çfarë përfaqëson identiteti evropian? Duke qëndruar larg çdo pretendimi empirik, në këtë ese do të përpiqem të ndriçojë të paktën disa aspekte të kësaj çështje, që është kthyer në temë debati e polemikash, si dhe ka ndezur pasionet e elitave gjithandej në Evropë, e veçanërisht në Shqipëri e Kosovë.
Identiteti evropian në radhë të parë duhet të jetë cilësi thelbësore e të gjithë banorëve të Evropës. Tekefundit çfarë përfaqëson Evropa, të paktën nga pikëpamja gjeografike, deri ku shtrihet ajo? Në një anketë zhvilluar kohë më parë në disa metropole evropiane, shumë të anketuar përgjigjeshin kështu: jam evropian, e pastaj italian, ndihem evropian e më pas francez, etj. Së pari Evropa, pastaj kombi. Apo qytetarë të Evropës, me dy nënshtetësi, evropiane si dhe italiane, apo franceze, çeke, sllovene e pse jo edhe shqiptare. Dyshtetësi për banorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, mund të quajmë edhe kështu.
Përkundër këtyre deklarimeve optimiste në terren që pasqyrojnë ndjenjat e qytetarëve evropianë dhe krijimin e identitetit, referendumi për Kushtetutën Evropiane ka vënë në pah dallimet e ndryshme sa i përket idesë së evropianizimit. Shumë qytetarë të Evropës edhe pse gjeografikisht janë pjesë e Evropës, votuan kundër Kushtetutës. A do të thotë kjo se koncepti gjeografik në përmbajtje nuk është aq i rëndësishëm, sa është e madhe frika nga humbja e identitetit kombëtar e politik, heqja dorë nga sovraniteti shtetëror vetanak dhe shkrirja e kulturave në një konglomerat trashëgimish, gjuhësh, kombesh e kulturash - të quajtur Bashkim Evropian.
Pavarësisht këtyre tendencave për “shmangie” nga erërat e ndryshimeve që po fryjnë në Evropë, të gjitha rrugët të shpien në Bruksel!
Ata që sot e ndiejnë veten evropianë, e perceptojnë identitetin evropian si diçka ku secili mund të shprehet lirshëm, mund të flasë gjuhën e vet, ndërkohë që çdo grup sheh pasqyrimin dhe realizimin e interesave të veta në një identitet kolektiv. Bile mund të pagëzohet edhe identitet social .
Për të zbërthyer më mirë çështjen, mendoj se ky identitet ka nevojë të nyjëzohet në elementet e tij.
Vaclav Havel, mendon se identiteti evropian paraqet një bashkësi fati ose jetese solidare, një bashkësi e zgjedhur që lejon përmbushjen e idealeve shpresëndjellëse, një bashkësi vlerash abstrakte – pluralizëm, tolerancë, barazi, drejtësi, jo-diskriminim - që në fund të fundit përbëjnë bazën e një shoqërie civile.
Përkufizime të këtij lloji mund të shkruajmë pa hesap por në qoftë se identiteti evropian ende nuk është përcaktuar si koncept, kohëve të fundit të paktën është paraqitur nevoja të përcaktohet si i tillë.
Për të fuqizuar konceptin mbi identitetin evropian duhet të kontribuojë edhe vetë Bashkimi Evropian. Ndoshta detyra më e rëndësishme që vihet sot përballë BE-së është të reflektojë qartë lidhur me atë çka quhet identitet evropian, një masë e re e përgjegjësive evropiane, një interes i shumëfishuar ndaj thelbit të integrimit evropian me të gjitha implikimet e mundshme në botën bashkëkohore. Të reflektosh për identitetin evropian nuk do të thotë që vetëm elitat, ekspertët apo qytetarët duhet të mendojnë për këtë çështje. Ka ardhur koha që përmes shprehjes së identitetit, Bashkimi Evropian të krijojë karizmin e tij identifikuese.
Në fazën që ndodhet, është më e thjeshtë që identiteti evropian të krahasohet me kaleidoskopin që ndryshon në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet përzierjes së perceptimeve të të kaluarës, në kërkim të një të ardhme koherente.
Nëse të gjitha rrugët na shpien drejt trashëgimisë së përbashkët shpirtërore dhe morale, që konkretizohen nëpërmjet “hapësirës së përbashkët evropiane” elementet më të qenësishme duhen kërkuar në kulturën evropiane.
Padyshim se ky identitet evropian është amalgamë e larmive që popujt e ndryshëm përfaqësojnë në vetvete dhe që ata sjellin në gjirin e Bashkimit Evropian.
Identiteti evropian gjithsesi paraqet një shkritore të kulturave të ndryshme, të bartura nëpërmjet qytetërimeve që kontinenti ka parë .
E konsideruar si një « dinamikë e bashkësisë që lidh të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen », kultura evropiane i ngjan atij shkëmbit konglomerat, të shtypur nga pesha e kohës, por që lejon të shihet ndërthurja e shtresave të ndryshme kronologjike.
Identiteti evropian mund të kuptohet edhe si kryqëzim i një vargu lëvizjesh të gjëra ndërkulturore të natyrës morale, politike dhe ideologjike, të cilat kanë mundur të realizojnë këtë bashkësi që lidh të gjitha kohërat.
Sipas shumë autorëve, feja e krishterë është nga elementët kryesorë të këtij vargu, pasi ndërton dhe vendos bazamentin e mendimit dhe shndërrohet në faktor të njësimit të besimeve, të organizimeve sociale dhe të mjeteve të të shprehurit.
Në këtë vazhdë hyjnë edhe praktikat politike si dhe përvojat administrative sikundër Principatat, Mbretëritë dhe Perandoritë. Në këtë mënyrë u vendos rendi dhe u formua trupi social, u ndërtuan aleancat dhe u krijuan familjet, kështu edhe u diferencuan elitat.
Cili nga këto elemente i mungon hapësirës shqiptare ? Praktikisht asnjë nga këto elemente nuk i mungojnë. Hapësira shqiptare ka bërë pjesë me mish e me shpirt në botën evropiane, duke u shkrirë në të nëpërmjet zakoneve dhe sjelljeve, dokeve dhe ligjeve, duke ndarë me të të mirat dhe të këqijat.
Aventura e vërtetë evropiane filloi në shekullin e XV -të dhe të XVI- të, në atë moment kur viset shqiptare u shndërruan në pjesë përbërëse të Perandorisë otomane. Dhe për sa i përket aventurës, otomanët nuk kanë ndarë të njëjtin fat me Evropën, nuk kanë marrë pjesë në të njëjtat dinamika sikundër dhe evropianët e krishterë. Evropa autentike përmbledh Rilindjen, Ngadhënjimin, Inkuizicionin, Reformën, Dritëzat, Romantizmin e lëvizje të tjera.
Megjithatë, kapitali i përbashkët i kulturës si dhe historia e popujve, nuk janë gjë tjetër veçse një emërues i përbashkët që quhet identitet evropian. Duhet menduar njëkohësisht për elementë të tjerë sikundër etika politike, qytetaria, arsimimi – pa harruar gjithashtu edhe ato « ngjashmëri mënyrash » që karakterizojnë praktikën shoqërore, sikundër dhe normat dhe rregullat e përbashkëta që racionalizojnë sistemin ekonomik. Përveç këtyre evropianët kanë të përbashkët edhe projektet institucionale dhe tregojnë një vullnet përkatësie. Dhe pikërisht, janë konceptet e mënyrës së trajtimit të përbashkët si dhe të shpirtit të bashkëpunimit që përcaktojnë identitetin evropian pasi nuk mungojnë as principet që i veçojnë as edhe praktikat kundërshtuese: mjafton të përmenden identitetet kombëtare të margjinalizuara, nacionalizmat agresivë, ideologjitë primitive , pushtetet diktatoriale. Këtij kapitulli të fundit i përkasin luftërat e mëdha botërore, shfarosja e çifutëve si dhe episode të tjera të llahtarshme që nuk harrohen lehtë në historinë e njerëzimit.
Në çfarë distance, identiteti shqiptar qëndron përkundrejt identitetit evropian ?
Nga pikëpamja historike, shqiptarët nuk ishin të vetmit që ju bashkëngjitën perandorisë otomane. Në atë kohë i tërë Ballkani ishte një rajon i ndërmjetëm, i gjendur mes Perëndimit e Lindjes, ku identitetet kombëtare u ndërtuan sipas shembullit të disa modeleve njëkohësisht perëndimore dhe lindore.
Elementet e para të një diferencimi rajonal shfaqen në planin socio-politik, nga momenti i vendosjes së kufijve dhe të institucioneve të pushtetit. Në këtë mënyrë, identiteti rajonal, bile dhe kombëtar, paraqitet i pajisur me funksione të reja – individ dhe pushtet, shoqëri dhe elita, gjë e cila implikon një diskriminim të njohurive, të principeve dhe të vlerave, qëllimi i të cilave është prodhimi i stereotipave që ushqejnë të sotmen.
Pa dyshim në këtë mes, Perëndimi përfaqëson modelin që duhet ndjekur dhe kopjuar ndërkohë që Ballkani mbetet shembulli që duhet harruar.
Megjithatë, evropianët nuk mund të neglizhojnë faktin që konstruksionet identitare funksionojnë gjithandej në mënyrë analoge : në hapësirën perëndimore evropiane, në hapësirën lindore , bile edhe në atë ballkanike. Evropa e parë – ajo e kombeve dhe e shteteve - deri në pragun e luftës së dytë botërore, ja la vendin Evropës së dytë – thuajse të padukshme, pasi ish ndarë nga Perdja e Hekurt dhe ish tretur brenda dy blloqeve antagoniste. I vetmi zë në shkretëtirë që guxonte të përmendte realitetin evropian si një bashkësi vlerash nga Atlantiku në Ural ishte ai i Sharl de Golit në fillim të viteve 60’. Nën frymëzimin socialist lindi një vizion i ri – Evropa si një forcë e tretë, mes kapitalizmit dhe komunizmit, e cila pas shembjes së Murit të Berlinit u konkretizua në Evropën e tretë : forcë e re e integruar politike, ekonomike dhe përfundimisht kulturore në sferën perëndimore, konkurrente e denjë në tregun liberal botëror. Në këtë stad të zhvillimit, Evropa « e Re » e shtyrë nga pragmatizmi, i besoi intuitës dhe në radhë të parë arsyes. Ajo ndërkohë e kish kapërcyer barrierën e « përplasjes mes qytetërimeve » të konfirmuar nga Huntingtoni duke pranuar në gjirin e vet fillimisht një Greqi që i përkiste jo vetëm botës ballkanike po edhe asaj ortodokse ; ajo e përforcoi gjestin e saj nëpërmjet pranimit të një varg vendeve të « botës sllave » - Poloni, Çeki, Slloveni ose Sllovaki, ndoshta e nxitur nga referencat e tyre katolike. Përfundimisht, ajo recidivoi me rastin bullgar, ndërsa me agjendën e vitit 2014 parashihet që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane.
Shqipëria, dhe në fund Kosova si një shtet i sapolindur, që po del nga një e kaluar e errët të ardhmen e sheh në intregimet evropiane. Me krijimin e parakushteve për një shtet ligjor, ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, ekonomi të fuqishme, demokraci parlamentare e respektim të të drejtave të minoriteteve, kushte këto të përfshira me planin Ahtisaari, dhe me një mision evropian të quajtur Eulex, Kosova tashmë është nisur drejt Evropës. Nëse Kosova do të mund t’i kalojë të gjitha këto sfida, ekziston shpresa reale që përfshirja e Kosovës në hartën politike të Evropës do të kontribuoj në pasurimin e identitetit evropian, si dhe do të jetë kontribut për afirmimin e Evropës si bartëse e së ardhmes së civilizuar dhe anës humane të njerëzimit.

Tirana Observer
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi