Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit gjatë emigracionit në Vienë në periudhën 1918-1919

Shko poshtë

Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit gjatë emigracionit në Vienë në periudhën 1918-1919 Empty Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit gjatë emigracionit në Vienë në periudhën 1918-1919

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 2:22 am


Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit gjatë emigracionit në Vienë në periudhën 1918-1919


Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit gjatë emigracionit në Vienë në periudhën 1918-1919 dhe letër këmbimet e Mit’hat Frashërit

Zbulohet pjesë e arkivit të Bajram Currit gjatë emigracionit në Vienë në periudhën 1918-1919 Bajram-curriI angazhuar me historikun e qytetit të Tiranës prej disa kohësh kam pëqëndruar vëmendjen edhe tek arkivi i familjes Erebara në Tiranë ku ka mjaft të dhëna dokumenta, fotografi, akte juridike dhe botime të kohës të mbajtura me kujdes nga kryefamiljari aktual i kësaj familje Suad Erebara. Gjatë këtij hulumtimi ndeshëm edhe në një korrespondencë mjafë interesante me rreth 40 dokumentash në formë kartolinash, telegramesh dhe karta postale në adresë të Bajram Currit
Bajram CURRI
Më 1918, Bajram Curri emigron drejt Vjenës, ku në dhjetor
të atij viti, zgjidhet anëtar i Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës
dhe u bë një nga udhëheqësit e tij kryesor, anëtar i delegacionit
për ne konferencen e Paqes ne Paris, në të cilën kërkonte që të
njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe të popullsisë shqiptare në
Kosovë korespondenca i përket kësaj periudhe
Jashar EREBARA
Jashar Erebara Lindi në Dibër më 1873, u shkollua në Shkup dhe
Bukuresht, atdhetar dhe intelektual i shquar dha një kontribut të
madh patriotik dhe publiçistik .U mor mjaft me botimet në gjuhën
shqipe, kryeredaktor i gazetave "Albanija" dhe "Shkupi"; etj
Pjesëmarës në kongresin e Manastirit, në shpalljen e Pavarsisë në
Vlorë ku dha një kontribut të velfshëm në jehonën e shpalljes së
pavarësisë së Shqipërisë. Së bashku me Bajram Currin dhe Hasan
Prishtinën themelojnë “Komitetin Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës” ku punon me Bajram Currin për disa kohë në emigracion në Vienë në krye të degës së Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës themeluar me 1918, Jashari ka qenë edhe në Kongresin e Lushnjes, është zgjedhur edhe deputet i Dibrës ka drejtuar edhe pushtetin vendor në Tiranë për një periudhe të shkurtër.
Jashar Erebara ka një veprimtari aktive si atdhetar por edhe si arkivues dhe publikues i dokumentacionit të organizmit ku ai ka qenë angazhuar u nda nga jeta më 24 qershor 1953 në Tiranë.
LETËRKËMBIM ME DISA PATRIOT TË SHQUAR
Bir i familjes patriote Frashëri
Pas largimit të Princ Vidit,
Mit'hat Frashëri largohet nga
Shqipëria dhe deri në vitin 1918
jeton në disa shtete të Ballkanit.
Në vitin 1916 vendoset në
Bukuresht ku arrestohet nga
policia dhe internohet në
vitin 1918, me mbarimin e
Luftës së Parë Botërore, lejohet
të largohet dhe vendoset në
Lozanë
Më 6 gusht 1919
( Transkriptim i pjesëshëm )


I dashuri Zotri
Tash po marr letrën e Z- tate të 28-VII- , po kujtoj
se do ta kesh marr deri tash letren t’eme të shkrume
dhjet dit më para bashkë me atë për Z Hasan Qinami
Lajmet e zeza mi Kosovën ton i çova n’Paris e
n’ Londër , qi t’ botohen. T ‘ lutna fort me m’çue edhe
lajme t’jera kur t’kesh të fala me shëndet

Midhat Frashëri
( Vazhdon për Jashar Erebarën )
Epni t’ lutem këto fjalë Zotit Jashar Erebara :
I dashur Jashar, shum t;lutem të shkosh te librarit që
kan libra mi Shqypnin ,sidomos ato të shkrume prej Carl
Paë, Nopsea , Ippen, etj dhe libra arti e të diplomacies,
prej Theologjis, Jereçekut , Soufflaj dhe u thua t’mi
çojnë Katologët ose me Z-tate adresat e tyre. Te listat e
librave du me thane sa perqind I shesin ma shtrenjt . Tani na kemi nevoj për libra dhe dua me ble çdo far libri mi tokën të kombit tonë do më jetë e dobishme, prandaj dua ma mir katologat. T’hollat dua me i çu me post ose anë t’nji banke
Të fala Midhat Frashëri
6 gusht 1919 Posta restante Luzane
Nga Milto Sotir Gurra 1919
Milto Sotir Gurra, lindi më 16 maj të vitit 1884 në Opar dhe vdiq në vitin 1972 në Tiranë, ishte atdhetar, shkrimtar e publicisti, që botoi revistat "Shkëndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi veprat: "Rrëjenjë", "Goca e malësisë", "Kur rilindej Shqipëria", vëllimin poetik "Dëshirë", etj. Gjithashtu ai përktheu mjaft shkrimtarë të mëdhenj botërorë.
Nga Luigj Gurakuqi e pa transkrituar
Luigj Gurakuqi veprimtar i shquar i çështjes kombëtare për pavarësi , për konsolidimin e shtetit shqiptar i zgjedhur ne disa legjislatuar dhe anëtar (ministër) në disa qeveri që ka patur një bashkëpunim shumë vjeçar me Bajram CURRIN
Në përpjekjet e patriotëve bien në sy edhe synimi i evidentimit të personaliteteve të çështjes shqiptare duket qartë emëtimi i kësaj Kart Postale më titullin “Albania dhe Shqipëria” dhe me figurën e njërit nga veprimtarëve aktiv të lëvizjes shqiptare
Kartolinën e dërgon Sotir Kolea (1872-1945) i lindur në Berat ishte leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare në vitin 1928. Drejtoi gazetën “L’Albanie” në Lozanë të Zvicrës në vitet 1915-1919
Në kushtet e një emigracioni të vështirë dhe të një veprimtarie të përndjekur nga zbulimet e huaja kundërshtare Bajram Currit i duhej të përdorte edhe një korrespondencë klandestine të koduar. Profesor Myslim Islami sqaron se shumë kartolina që i dërgonte Ali Kelmdi ishin me shkronja turke, pa emër dërguesi (se me pseudonim), pa datë, pa vend dërgimi dhe transkriptoheshin vetëm me gjuhën shqipe. Në koleksionin e gjetur janë 5 kartolina të tilla.Kjo korrespondencë e shumëllojshme përbën tashmë një objekt studimi për disa fusha të trajtimit të dokumentacionit si transkriptues, studiues të historisë, etj. Është kjo arsye që familja aktuale Erebara ka mendimin që pas 90 vjetësh t’i japë këtij arkivi të vogël vlerë kombëtare dhe shkencore duke i dorëzuar pranë Drejtorisë së Arkivit Qendror të Shtetit për trajtimin e nevojshëm e shkencor
Gazeta falenderon familjen Erebara që zgjodhi “Tirana Observer” për botimin e arkivit të rrallë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi