“Ja e vërteta për vrasjen e deputetit Bardhok Biba”
Faqja 1 e 1
“Ja e vërteta për vrasjen e deputetit Bardhok Biba”
“Ja e vërteta për vrasjen e deputetit Bardhok Biba” |
Eskluzive Flet dëshmitari okular në momentin e vrasjes, Pal Gjoka Mirditë. Edhe pse në muajin gusht u mbushën plot 60 vite nga vrasja tragjike e deputetit të Mirditës Bardhok Biba, ende e vërteta e kësaj ngjarje vijon të rezultojë me polemika të shumta aq sa ajo ende nuk ka dalë e qartë. Debati për ktë vrasje vijon të jetë i përhershëm sidomos çdo muaj gusht, pasi kjo vrasje, e më saktë vrasësit e deputetit, drejtuesit më të lartë politik të kohës në Mirditë, indirekt u bënë shkaktarë për nisjen e një masakre të pa dëgjuar në Mirditë, e cila u finalizua me 8 burra të varur në litar, katër të tjerë të pushkatuar dhe qindra familje të interrnuara. Sipas dokumetave të kohës për edhe dy dëshmitarëve që janë të gjallë, Bardhok Biba u vra në një pritë të Komitetit të Maleve që vepronte në Mirditë, kryetar i të cilit ishtë Ndue P. Gjomarkaj, një afërm i familjes së deputetit Bardhok Biba. Ndërsa Pal Gjoka sërish i afërm i Bardhok Bibës, por edhe kushëri i parë me Ndue P. Gjomarkajn sot në moshën 88 vjeçare, ka qënë vetëm tre katër metra distancë me Bardhok Bibën në momentin që është qëlluar ndaj tij. Siç shprehet vetë, edhe pse kanë kaluar plot 60 vite nga ajo ditë e zezë, gjithshka e kujton me detaje të plota. Pal Gjoka thotë se shumë syresh për vite të tëra kanë marra penën dhe kanë shkruar për vrasjen që tronditi Mirditën, por asnjë prej tyre nuk ka qënë në vëndngjarje. Madje Pal Gjoka rrëfen për pozicionin e tij dhe të shoqëruesit tjerër Ded K. Sherri, të vetmit persona që shoqëronin nga afër deputetin i cili lëvizte nga një fshat në tjetrin për probleme nga më të ndryshme, e në rastin konkret për të mbledhur vullnetar për ndërtimin e hekurudhës. Sipas tij, duke parë se e vërteta po shtrëmbërohet me qëllim ose nga pa dija, kam vendosur të flas për këtë vrasje për të cilën gjithnjë kam ndjerë dhimbje të madhe, pasi në moemntin që Bardhok Biba ndërroi jetë, isha shumë pranë por pa asnjë mundësi për ti dhënë ndihmë. Ja e vërteta e vrasjes së Bardhok Bibës: Rrëfen dëshmitari okular në vëndngjarje, Pal Gjoka Kur lexova në një të përditshme më 4 Gusht 2009, artikullin “Kush e vrau Bardhok Bibën dhe motivin e krimit që tronditën Mirditën”, kam parë të plotë atë që e kisha lexuar me dhjetra herë faqeve 90 e 91 të librit me titullin “Lauresha e kullave Mirditore”, shkruar nga Mark Dodani, kushtuar Prenës Ndue Preng Kolës, e martuar me Baftjar Ukajn. Pikërisht kjo më nxit për të folur, pasi nuk mund të duroj pa thënë të vërtetën e kësaj ngjarje, sot që jam në moshën 88 vjeç. Më 6 Gusht 1949, me 3-4 orë ditë, Bardhok Biba arriti në Kaçinar i shoqëruar me një polic. Na ka gjetur në mbledhjen e këshillit popullor të fshatit ku isha edhe unë dhe po verifikonim edhe një herë listën e punëtorve që ishin caktuar të vini të nesërmen, së bashku me ne, për në Rrëshen. Kemi vazhduar punën në prezencën e Bardhokut deri sa është bërë natë. Unë edhe Bardhoku kemi fjetë në lagjen Shtuf, në shtëpinë e sekretarit të këshillit të katundit. Me 7 Gusht, në oborrin e kishës së Kaçinarit janë mbledhur në prezencën tonë, punëtorët që ishin caktuar të vinin me ne. Këta ishin rreth 40-50 punëtorë. Jemi nisur për në Shënpal ku do të grumbulloheshin të gjithë punëtorët e zonës dhe nga aty, me makina, do të niseshin për në Rrëshen. Në fshatin Simon jemi takua me Pashk Shytin, i ngarkuar për të bërë grumbullimin e punëtorve për këtë fshat. Me qenëse Pashkut nuk i ishin mbledhur të gjithë punëtorët, Bardhoku i la porosi të rrinte aty deri sa të mblidheshin të gjithë punëtorët që ishin caktuar në listë. Ndërsa Bardhoku, unë e Ded Kol Sherri, të ndjekur edhe nga punëtorët që kishim mbledhur në Kaçinar, kemi vazhduar rrugën për në Shënpal.Deda kishte një pushkë të gjatë italiane, Bardhoku një automatik anglez metalik, ndërsa unë kisha një pushkë mesatare italiane, e cila paskesh qenë me defekte mekanike. Nënkomiteti i maleve paskesh qenë informua për gjithë lëvizjen tonë dhe kishte zënë pritë në një grykë, e cila ishte si një dritare ku ne do të shfaqeshim një nga një, mbasi rruga këmbësore në teposhte nuk lejonte që të ecej paralel apo afër njëri tjetrit. Ded Kol Sherri ka qenë disa metra para nesh, pas Dedës kam qenë unë, dhe disa hapa pas meje ka qenë Bardhoku. Punëtorët kanë qenë njëri pas tjetrit pas nesh, jo më larg se 8-9 metra, e jo me qindra sa thonë disa. Në atë moment, është e kuptueshme se asnjëri prej nesh nuk mund t’a mendonte se ishim në shënjestër të armëve. Pasi Deda, e unë pas tij, kemi kalua cepin e stomit (e Prroskën e Keqe), radha ka qenë e Bardhokut për të qenë në shënjestër të armëve. Porsa Bardhoku është shfaqur para pritarëve, me dhjetra fishkë pushkësh e automatikësh njëherësh janë derdhur në drejtim të tij, ku dy nga këto plumba e kanë marrë në gjoks, nga të cilët gjeti vdekjen e menjëhershme. Në ato pozicione që kemi ndodhur kur kan krisur pushkët e para, unë edhe Deda kemi qenë të mbrojtur natyralisht, edhe sikur të donin të na vritnin, nuk i lejonte terreni. Në këtë moment jam shmangur dy-tre metra nën rrugë dhe kam zënë pozicion mbrojtjeje. Mbi kokë më binin gjethe e lisave që griheshin nga breshëritë e plumbave. Malet, shpatet, gryka e Valmirit oshtinin dhe ishte e pamundur që të kuptoje se nga vinin plumbat. Në këtë moment kam qëlluar me pushkë, pa ndonjë adresë, fishekun e dytë mezi e kam futur në folenë e pushkës. Qëllova dhe një herë tjetër, dhe fishekun e tretë e ruajta mbasi nuk doja të më zinin të gjallë, duke mbushur në këtë rast pushkën, e cila, mbas çdo shprazje kërkonte kohë për t’a rimbushur. Mbasi filluan të rrallohen të shtënat e armëve, në pozicion mbrojtje kam shkuar tek punëtorët që ishin strukur pas një stomi, të kërcënuar nga prita se po të lëviznin do ti vrisnin. Punëtorët janë habitur kur më kanë pa mua të gjallë, sepse kishin menduar se me gjithë atë batare pushkësh, do të ishim vrarë të tre. Në këtë moment jam sulur tek vendi ku mendoja se mund të ishte trupi i Bardhokut.. Punëtorët janë munduar të më pengonin duke më thënë: ‘..në se je i çmendur.., mund të shkosh.., ata do të të vrasin menjëherë...” Nuk jam ndaluar, në ato momente atentatoret u larguan nga pritët e para duke qëlluar në ajër. Kam gjetur trupin e Bardhokut pa jetë, ishte fikur për një sekond.., dy plumba e kishin marrë në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupin e pa jetë të Bardhokut e kam gjetur në vendin ku ka ndodhur kur plumbat i morën jetën, pa bërë asnjë lëvizje, apo rrokullisje, siç shkruhet në një të përditshme të datës 4 Gusht 2009, apo në ndonjë libër ku shkruhet për këtë vrasje. Në këtë moment ka ardhur Pashk Shyti dhe të dy kemi shkuar në vendin ku ishin vendosur pritët, ndërkohë punëtorët po përgadisnin vigun me të cilin do të transportohej kufoma e Bardhokut për në rrugën automobilistike. Unë e Pashku duke shikuar vendin ku ishin vendosur pritët, kemi gjetur një letër, mbi të cilën ishte vendosur një gur. Mbi letër ishte shkruar vendimi i Nënkomitetit të maleve që dënonte me vdekje B. Bibën, dhe ishte firmosur nga Ndue Pjetër Gjomarkaj, si Kryetar i këtij Nënkomiteti. Në këtë situatë tepër të vështir në atë grumbull punëtorësh, Ded Kola nuk më ka ra në sy, nuk e kam pa. Po e përsëris edhe një herë se, në pozicionin ku kemi qenë unë e Deda, të arratisurit nuk kishin asnjë mundësi të na vrisnin apo të na plagosnin, e kjo për shkak se nuk i lejonte terreni. Duke e kujtuar mirë atë skenë, sa herë jam pyetur përveç të tjerash, për Ded Kol Sherrin kam thënë: “ Për plagosjen e shoqëruesit tjetër të Bardhokut, Ded Kol Sherrin, edhe sot mbas gati 60 vitesh, e kam enigmë e të pa besueshme..., Deda është gjallë e mund të rrëfej për këtë plagosje e ngjarje të tjera të asaj dite. Po ashtu mund të rrëfejë me ndershmëri edhe për mua, duke e kujtuar ngjarjen e jo duke u stisur për nevoja të momentit.. Ded Sherri sipas sugjerimit, siç shkruhet në një gazetë të përditshme, qenka shprehur për ngjarjet e kësaj dite, por për momentin e vrasjes së Bardhokut, asgjë të vërtetë. Jam shastisur kur në gazetë lexova thëniet e Dedës, të cilat po i shkruaj këtu poshtë: “Tek po zbrisnim tek Prroska e Mirë (e cila ka marrë emërin Prroska e Keqe), krisi një pushkë e vetme.. Unë që isha pas Bardhokut (thotë Deda), jo më larg se 3-4 metra, kam dëgjuar kur ka bërë “heu”, mandej është rrokullisur dhe mbështetur mbi një rrasë të madhe disa metra poshtë. Pas pak kam dëgjuar edhe një pushkë tjetër... E para e goditi anash në brinjë. Unë rashë në një gropë që kisha afër dhe ndjeva goditjen e plumbit në kofshë. Nuk mund të them se sa herë kam goditur me pushkën italiane të gjatë që e mbaja me leje...” Për mua këto thënie, si dëshmitar okular i këtyre momenteve, janë krejt të pa vërteta, bile dhe qesharake.. Unë nuk e besoj se i ka thënë Deda vetë këto fjalë, por janë sajuar nga ata që kanë shkruar këto libra e gazeta. Siç jam shprehur edhe më sipër, kur janë shprazur pushkët e para mbi trupin e Bardhokut, Deda nuk ka qenë pas Bardhokut 3-4 metra, por ka qenë rreth 20 metra para Bardhokut, madje edhe para meje, dhe e ka pas kaluar Prroskën e Keqe. Këto shkrime (që nuk duhet ti besoj asnjë lexues), më detyruan të shkruaj edhe një herë të vërtetën e asaj date që nuk do të harrohet kurrë. Shkrimtarë e gazetarë që kanë shkruar për plagosjen e Ded Kol Sherrit, kanë dhënë mendime të ndryshme nga njëri tjetri. Ja disa prej tyre: 1.-Ndue Dod Biba, në librin e tij “Mirdita në shekuj” Kalendar historik (1200-2003), në faqen 246 ndër të tjera shkruan: “ Ded Kol Sherri qëlloj dy herë por pa rezultat, u plagos nga armiqtë lehtë, nuk iu bë asnjë shërbim mjekësor aq sa edhe në spital nuk lindi nevoja e shtrimit...” 2.- Mark Dudi, në një organ shtypi datë 31 tetor 2003, për Dedën shkruan: “Ded Sherri shtiu dhe u plagos, por ishte ky, ai që nuk i la kriminelët me e shkelur dhe me i marrë dokumentat siç kishin menduar..” 3.- Kol Ndreka ka shkruar në një të përditshme se me datë 4 Gusht 2009, shkrim të cilin e kam shpjeguar më sipër. 4.- Mark Dodani, në librin e tij me titull “Lauresha e kullave mirditore”, që i kushtohet Prenës së Ndue Preng Kolës, e martuar me Baftjar Ukajn, në faqen 90 e 91 shkruan për vrasjen e Bardhok Bibës e ndër të tjera thekson: “ Pal Gjoka vërtet ishte dëshmitar okular, po për çudi thotë se, “në ato kushte kundërveprimi ishte i pa mundur..” Në të vërtetë shoku tjetër Ded Sherri i armatosur, në grup me Bardhokun dhe Palin, ka kundërvepruar, bile është plagosur rëndë në përleshje me terroristët.. Ndërkaq është ashtu sikundër e pohon vetë Pali që ky i fundit nuk ka kundërvepruar. Por vjen e çuditshme pse Pali nuk shtjellon se shoku i tij i armëve, Deda, kundërveproj deri sa u plagos rëndë..” Por më e çuditshme më vjen mua për Mark Dodanin, i cili e ka lexuar artikullin tim “Ja e vërteta e 7 Gushtit 1949”, e kur Mark Dodanit para vitit 1990, ia kam shpjeguar, shtjellua me detaje të hollësishme ngjarjen e kësaj dite, duke pirë kafe në shtëpinë time në Rrëshen, dhe tani Marku, në këtë libër shkruan krejt të pa vërteta. Më poshtë në këtë libër, Mark Dodani, Dedën edhe mua na fut në një thes me disa mendime imagjinare, si: “Shokët e tij “besnikë” pse e lanë më baltë? Pse u fshehën për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe nuk i zbrazën fare armët që mbanin? Pse të arratisurit nuk i vranë edhe ata si Bardhokun?..” Nuk ka fjalë më ofenduese se ato që shkruan Marku për një të njohur, mik, shok e dashamir, siç shkruan Marku për mua. Për vrasjen e Bardhok Bibës dhe pasojat e kësaj vrasje janë shkruar ndër libra e në shtypin e përditshëm, janë dhënë edhe shumë intervista për këtë çështje. Unë do të citoj vetëm bisedën që ka bërë baba i Bardhok Bibës, Bib Marka Kola, me Mehmet Shehun, ditën e varrimit të Bardhokut. Në zhvillimin e kësaj bisede jam dëshmitar okular dhe këtë bisedë e kam dëgjuar me veshët e mi. Kjo bisedë është zhvillua në një rreth të ngushtë kuadrosh të partisë dhe të pushtetit, nga të afërmit e Bardhokut kemi qenë vetëm unë edhe Gjon Marka Kola. Përveç të tjerash,Mehmet Shehu i tha kështu babës së Bardhokut: “ Mos u mërzit.., gajret.., sot e më pas do të kesh për djal Partinë e Shokun Enver.., e Bardhokut do t’ia marrim hakun shumë-fish..” Baba i Bardhokut (Bib Marka Kola 80 vjeçar), i është përgjegjur kështu Mehmet Shehut: “.. Djali im u vra e nuk ngjallet ma.., në se mundeni me zanë dorarin.., bani çfar të doni me të.., por popullin e Mirditës mos e merrni në qafë për djalin.. “Për vrasjen e Bardhokut gjithkujt i ka ardhur shumë keq, e janë hidhruar për këtë vrasje. Por unë personalisht kam pasur dy hidhërime e keqardhje: E para: Me Bardhokun ishim kushërinj të dytë.., kemi kaluar së bashku moshën e fëmijërisë, ate të adoleshencës, rinisë e pjekurisë. E dyta: Rasti apo fati i keq e solli që edhe ditën e fundit të jetës së tij, të ndodhemi së bashku.., e situata ndodhi në atë mënyrë që unë nuk pata asnjë mundësi të jepja ndihmën e dëshiruar. Tirana Observer |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi