Meta: Pse nuk e pranova ftesën e Ramës për t’u bërë kryeministër
Faqja 1 e 1
Meta: Pse nuk e pranova ftesën e Ramës për t’u bërë kryeministër
Meta: Pse nuk e pranova ftesën e Ramës për t’u bërë kryeministër |
Pse ndryshuat deklaratën tuaj, të bërë dy ditë para zgjedhjeve që nuk do bënit asnjëherë koalicion me PD-në? Mua nuk më ka shkuar mendja që të kishim një koalicion PD-LSI sepse në të gjitha rastet mendoja që do të ishte i mundur vetëm një koalicion PS- LSI, megjithatë askush nuk mund të më akuzojë sepse nuk ka qenë verdikti i Ilir Metës por ka qenë verdikti i shqiptarëve. Sepse me logjikë fare të ftohtë dhe jashtë emocioneve duhet të jemi të ndërgjegjshëm se zgjedhjet nuk jepnin asnjë mundësi matematikore për një koalicion qeverisës PS- LSI. Në këto kushte kur unë nuk kisha bërë asnjë premtim nga ai që synonim para 28 qershorit, padyshim që kjo është e vetmja zgjidhje që ka qenë e vështirë dhe nuk ka qenë e lehtë, e vetmja zgjidhje që i shërben stabilitetit të Shqipërisë, integrimit dhe lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Nëse ju nuk do nxitoheshit a ishte e mundur qoftë dhe teorikisht që ky koalicion të mos bëhej dhe pse duhet të nxitoheshit kaq shumë? Ka pasur një marrëveshje PS- LSI, përpara zgjedhjeve por kjo është shkelur në një mënyrë të njëanshme. Qëllimi kryesor ka qenë bashkëpunimi i Ramës me Sali Berishën. Këto përpjekje kanë qenë konstistente për më shumë se një vit, gjatë grevës së urisë, pas grevës së urisë dhe një javë para zgjedhjeve ku unë shtrova tryezën progresiste dhe Edi Rama e injoroi këtë. Unë do t’ju siguroj se vendimi që unë kam marrë për ti thënë po, z. Berisha për një koalicion qeverisës ka ardhur pasi kam qenë mëse i bindur që ishte i pamundur një koalicion PS- LSI, pas ofertës së bërë nga z. Rama, që unë do bëhesha kryeministër dhe do trafikoheshin dy tre deputetë nga PD. Për të shpjeguar se unë isha në dijeni të gjitha përpjekjeve që bëheshin për të më destabilizuar mua dhe për të destabilizuar situatën në vend. Si u arrit që ju të filloni të bëni këtë kompromis me Berishën? Ka funksionuar në një mënyrë logjike, duke u referuar fakteve konkrete se cilën forcë politike preferonte PD-ja. PD-ja mund ta bënte qeverinë dhe pa LSI sepse ka pasur shumë deputetë të gatshëm për ta bërë këtë gjë, madje ka pasur edhe deputetë të dhënë hua nga Partia Socialiste vetëm që Berisha të mos bënte koalicion me mua. Berisha më mori në telefon pasi e ka bërë publike në konferencë. Ma ka bërë të ditur që unë do të thërras. Ishte LSI apo PD më e lumtur që u arrit kjo marrëveshje? Këtu nuk bëhet fjala për lumturi dhe eufori por për përgjegjësi. Unë jam i kënaqur nga mënyra e hapur e komunikimit deri tani me zotin Berisha, kjo nuk është një mënyrë shumë e stërholluar apo e ngatërruar, është një mënyrë shumë e qartë. Ka edhe çështje për të cilat nuk kemi rënë dakord dhe kjo është normale, por shumica e atyre që u intereson shqiptarëve janë në këtë marrëveshje dhe janë në objektivat kryesore të qeverisë së ardhshme. Çfarë ju shtyu më shumë të bënit koalicion me PD-në? Në ditën e zgjedhjeve ka ndodhur një proces korruptim nga strukturat e PS-së për vjedhjen e votave të LSI-së dhe përpjekjet e tyre të çmendura për të eliminuara LSI. Ajo që ka ndodhur atë ditë me votuesit tonë, me strukturat tona, e ka lehtësuar këtë bashkëpunim me partinë demokratike, përveç rezultatit që nuk mund të injorohet. Ju kur keni qenë kryeministër e keni arrestuar Sali Berishën? Së pari kryeministri nuk merret me këto gjëra, marrëdhëniet tona kanë qenë te përballta sepse z. Berisha ka qenë agresiv ndaj institucioneve tona. Me Berishën jo vetëm ia vlen të luftosh sepse është kundërshtar që ka vlera por mesa duket edhe ia vlen të bashkëpunosh sepse ka vlera të cilat un nuk i kam parë tek ndonjë politikan tjetër me të cilin kam bashkëpunuar apo që e kam pasur koleg. Çfarë ndryshimi shihni mes Ramës dhe Berishës gjatë arritjeve të marrëveshjeve? Nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin në drejtim të seriozitetit. Ju e dini që zhgënjimet e mia me z.Rama kanë qenë shumë të hershme. Por pas zgjedhjeve të tij, në krye të PS-së duke qene se ne kemi pasur raport kontradiktor me PS-në u përpoqëm që ti japim një mundësi z. Rama. Ai ishte i interesuar të zgjidhej kryetar Bashkie dhe në këtë drejtim ne bëmë një marrëveshje afatgjatë dhe e vërteta është se sapo u zgjodh kryetar Bashkie ku ne e mbështetëm fuqishëm, ai që në atë moment nuk e thirri me tryezën e koalicionit, ndërsa LSI ishte gati për çdo gjë që ai të fitonte Bashkinë. Të bësh marrëveshje me z.Rama është bezdi. Ndërsa me z.Berisha situata ka qenë krejt ndryshe. Pse zgjodhët z. Prifti dhe z. Vasili për ministra? Këto janë kandi9daturat më të përshtatshme dhe më të merituara, në radhë të parë brenda LSI-së sepse kanë patur një përpjekje të madhe për LSI-në, kanë eksperiencës përveç energjive dhe një formim profesional për të përfaqësuar këto fusha. Nuk është tabu të ketë një koalicion midis një force të djathtë dhe një force të majtë, por realizon një ekuilibër të ri. Marrë me shkurtime nga Ora News |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi