Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjykatat në veri pa gjykatës vendorë

Shko poshtë

Gjykatat në veri pa gjykatës vendorë Empty Gjykatat në veri pa gjykatës vendorë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 6:31 pm

Gjykatat në veri pa gjykatës vendorë

Përfaqësuesit e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, nuk mund të japin një afat të caktuar kohor se kur do të nisë rikthimi i gjykatësve vendorë në gjykatat në veri të Kosovës.


Gjykatat në veri pa gjykatës vendorë Gjykata%20veri%20(Small)
“Pas aq shumë muajve, gjykata ka filluar të funksionojë dhe kjo gjë është në të mirë të njerëzve të Kosovës, sepse nuk mund të lejojmë që të ekzistojë një situatë pa sundimin e ligjit në disa pjesë”.

Pas zhvillimit të seancës së parë gjyqësore në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës në muajin mars, gjykatësit e EULEX-it kanë zhvilluar deri më tani edhe tri seanca të tjera, ndërsa së shpejti pritet të fillojë një gjykim tjetër.
Kështu thonë përfaqësuesit e komponentit të drejtësisë të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, të cilët, megjithatë, nuk mund të japin një afat të caktuar kohor se kur mund të funksionalizohen tërësisht gjykatat në veri.
Zëdhënësja e EULEX-it për drejtësi, Kristina Herodes, njofton se aktualisht në gjykatat në veri janë kthyer disa zyrtarë ligjorë vendorë, por thekson se përpjekjet për rikthimin edhe të gjykatësve kosovarë po vazhdojnë.
Ne po angazhohemi po ashtu për t’i kthyer edhe gjykatësit serbë dhe shqiptarë atje, por, ndonëse po punojmë në këtë drejtim, nuk mund të japim afate kohore.
“Janë mbajtur katër gjykime deri më tani dhe pritet që së shpejti të mbahet gjykimi i radhës. Për momentin, zyrtarët ligjorë serbë dhe shqiptarë janë duke punuar atje. Ne po angazhohemi po ashtu për t’i kthyer edhe gjykatësit serbë dhe shqiptarë atje, por, ndonëse po punojmë në këtë drejtim, nuk mund të japim afate kohore”, shprehet Herodes.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjykatat në veri ishin bllokuar nga serbët protestues. Madje, edhe rifunksionalizimi i tyre me staf të përgjysmuar dhe vetëm gjykatës dhe prokurorë evropianë, më se një vit pas bllokimit, kishte nxitur protesta në radhët e banorëve serbë të veriut, të cilët kishin kërkuar së pari zgjidhjen e çështjes së funksionimit të drejtësisë në veri në kuadër të planit 6-pikësh.
Angazhimet aktuale të zyrtarëve ligjorë në Gjykatën e Qarkut në veri i shpjegon kryetari i këtij institucioni, Kapllan Baruti.
“Ne e kemi një ekip atje, i cili ka shkuar për të bërë rregullimin e lëndëve sa i përket administratës. Janë dy shqiptarë dhe dy serbë - katër persona gjithsejtë - dhe për momentin ato (gjykatat) janë nën administrimin e EULEX-it“, thotë Baruti, i cili mohon të ketë marrë ndonjë sinjal nga ana e EULEX-it se kur mund të fillojë kthimi edhe i gjykatësve dhe prokurorëve kosovarë në veri.
Ekspertët ligjorë, ndërkohë, kanë tërhequr vërejtjen se mosfunksionimi i tërësishëm i gjykatave në veri mund të krijojë një, siç quhet, vakuum ligjor në drejtësi, duke e pamundësuar sundimin e plotë të ligjit në këtë pjesë të vendit. Mirëpo, EULEX e quan pozitive punën e gjykatave në veri.
“Pas aq shumë muajve, gjykata ka filluar të funksionojë dhe kjo gjë është në të mirë të njerëzve të Kosovës, sepse nuk mund të lejojmë që të ekzistojë një situatë pa sundimin e ligjit në disa pjesë. Pra, është pozitiv fakti që gjykatat tashmë janë funksionale”, thekson zëdhënësja në EULEX, Kristina Herodes.
Kthimi i të gjithë gjykatësve vendorë në Gjykatën Komunale dhe atë të Qarkut në veri të Mitrovicës si duket vazhdon të mbetet një sfidë për autoritetet përgjegjëse. Këto gjykata kishin qenë të mbyllura për më shumë se tetë muaj, si pasojë e trazirave mes serbëve lokalë dhe forcave të rendit, gjatë muajit mars të vitit të kaluar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi