Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekspozitë e Fani Zguros në Kolumbi

Shko poshtë

Ekspozitë e Fani Zguros në Kolumbi Empty Ekspozitë e Fani Zguros në Kolumbi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 6:42 pm

Ekspozitë e Fani Zguros në Kolumbi

Artistët shqiptarë nëpër botë

Ekspozitë e Fani Zguros në Kolumbi Zguro
Pamje nga video “Ti kthehesh”

Më 10 shtator 2009, në ora 19.30 galeria Valenzuele & Klenner me qendër në Bogota, prezanton ekspozitën personale me titull “Goca, viktima, spiunë, policë, gestapo, ushtarë, burra“ të artistit shqiptar Fani Zguro, ekpozitë e cila konsiston në prezantimin e videove.
Video e parë është ajo “Fije që priten” është manipulimi i filmit shqiptar me të njëjtin titull nga regjisori Muharrem Fejzo, në përpjekje për të krijuar trailerin e filmit. Si kolonë zanore për këtë video është përdorur një nga hitet e Nick Cave and the Bad Seeds’, “The Curse of Millhaven”, marrë nga albumi Murder Ballads. Ky projekt kërkon të ironizojë fenomenin e krimit dhe revolucionit, i cili e ka zanafillën në periudhwn e hershme, kur jezuitët e refuzuar konspironin kundër atyre në pushtet. Motoja ‘atje ku mbaron puna jote fillon puna ime’, duket se është në kontekst me qëllimin e kësaj videoje. Struktura e saj vijon si një trailer i mirëfilltë, duke i bashkëngjitur seleksionimit të filmit “Fije që Priten” kolonën zanore “The Curse of Millhaven”, e cila ndonëse në periudhë dhe kohë të ndryshme nga filmi krijon më së miri komunikimin me të. Pastaj ajo “Kalimtarë” e cila konsiston në manipulimin e filmit shqiptar “Nusja dhe shtetrrethimi” të regjisorëve Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro. Kjo video zgjat 20 sekonda dhe përsëritet në loop, duke krjuar kështu edhe performancën në video, në të cilën vihen re pesë ushtarë gjermanë të Luftës së Dytë Botërore, të cilët janë duke ecur në një rrugë të zbrazët, shoqëruar nga zhurma e lehtë e shiut. Ky është dhe fillimi i filmit shqiptar, i cili trajton ngjarje të kohës së Luftës II Botërore, gjatë periudhës së okupimit të Shqipërisë nga nazistët. E veçanta në video konsiston në faktin se ushtarët nuk arrijnë të përfundojnë performancën e tyre, falë ndërhyrjes në montazh dhe përsëritjes në loop. Duket sikur ata shkojnë gjithmonë deri në gjysmën e rrugës dhe kështu nisin marshimin përsëri nga e para.
Videoja e tretë është “Ti kthehesh” e cila është një lloj versioni i ri i filmit me të njëjtin titull “U Turn” të regjisorit amerikan Oliver Stone. Në këtë përballje midis artistit dhe personazhit të vetëm në video kemi të bëjmë me një intervistë, e cila ngjason më tepër me shkëmbim batutash. Intervista merr një karakter cinik, e cila shndërrohet në një test negativ inteligjence. “Ti kthehesh” fillon si një regjistrim turistik, për t’u shndërruar mandej në një situatë, ku e kaluara dhe e tashmja e personazhit të videos marrin një karakter grotesk.
Ekspozita do të jetë e hapur në Galeria Valenzuela & Klenner, Bogota (Kolumbi), deri më 30 shtator 2009.
M.H.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi