Njeriu i Shekullit, përse Ajshtajni dhe jo Hitleri
Faqja 1 e 1

Të mëdhenjtë e kohës
"Liria është ideja më e fuqishme e shekullit, por lufta është tejmase mbizotëruese e tij" ka shkruar ambasadori i Kombeve të Bashkuara, Richard Holbrooke
Si mund të mos të zgjidhni Hitlerin, pyet një nga drejtuesit e ulur në tryezën e rrumbullakët të revistës "Time". Kush ka patur impaktin më të madh në shekullin e kaluar, qoftë për mirë apo për keq? Është shumë e lehtë të thuash thjesht që ai humbi, ndërkohë që edhe duke humbur ai ndryshoi gjithçka. Ishte ai personi që hapi venat e Shekullit të Përgjakur, një epokë që ka parë me sy sakatim, shfarosje të një shkalle të paimagjinueshme për shekujt e mëparshëm. "Që nga koha e Hitlerit", debatoi Elie Wiesel në mbledhjen e revistës "Time", "tashmë një njeri përcaktohet nga ajo çfarë e bën atë çnjerëzor." Ndërkohë që Reishtagu mbijetoi vetëm për 12 vjet dhe jo për 1.000, sporet e tij vazhdojnë të mbijetojnë dhe të shumëfishohen. "Esenca e hitlerizmit - racizmit, urrejtjes etnike, nacionalizmit ekstrem, krimit të organizuar shtetëror - është ende gjallë, vazhdon ende të shkaktojë miliona vdekje", ka shkruar ambasadori i Kombeve të Bashkuara, Richard Holbrooke, kur me gjysëm zemre nominoi Hitlerin si njeriun mbizotërues të shekullit.
Mund t'ja bëni vetes këtë pyetje për çdo vit, çdo shekull: Kush ka patur impaktin më të madh, e mira apo e keqja, heronjtë apo keqbërësit, Roosevelt dhe Churchill apo Hitleri dhe Stalini? Sa e madhe është shtrirja e vartësisë së tyre nga njëri-tjetri, kur kërcënimet prodhojnë vendosmëri, kur terrori sjell kurajo, kur një sfidë përfundimtare e principeve ka bërë që principet të fuqizohen duke i mbrojtur ato me gjak? Njerëzit e mençur që debatonin për Hitlerin në një kohë kur shumica nuk donin ta nderonin si Njeriu i Shekullit, duan të bëjnë autopsinë e psikologjisë tij, të kuptojnë se çfarë e bënte aq të fortë dhe çfarë e vrau në fund. Ata duan të bëjnë kërkime dhe ndoshta të zbulojnë një vaksinë për virusin, i cili vazhdon të shfaqet në ditët e sotme në enklavat etnike, në faqe interneti, në labirintet e mendjeve të sëmura të anarkistëve dhe në klasën e një gjimnazi kolumbian, ku dy djem festuan ditëlindjen e Hitlerit, duke masakruar disa fëmijë për nder të tij.
Nëse impakti do të matej vetëm nga numri i jetëve të marra, atëherë do të ishte një debat i mbyllur, pasi Hitleri do të mbetej shumë mbrapa miqve të tij tiranë, Stalini dhe Mao. Ka nga ata që insistojnë se Hitleri nuk ka qenë figura dominante e shekullit, pasi ishte thjesht një emër në fund të listës së gjatë të figurave vrasëse të historisë, duke ndjekur hapat e Genghis Khan. E vetmja diferencë ndërmjet tyre ishte teknologjia: Hitleri realizoi masakrën e tij cinike i ndihmuar nga efiçenca e industrisë moderne.
Ky është problemi kryesor i përkufizimit të impaktit. Çfarë ka më shumë rëndësi, një jetë e humbur apo një jetë e ndryshuar përgjithmonë? Një ide, e cila ndryshon jetën mund të ketë më shumë fuqi se sa një ushtri që e merr atë, gjë që e bën Gutenberg të sundojë shekullin XV dhe Jefferson të sundojë atë të XVIII.
"Pesëqind vjet më pas, ne nuk do ta mbajmë mend Hitlerin", thotë teologu Martin Marty. "Hitler ndoshta ka përpiluar axhendën e shekullit; ka qenë një lloj vorbulle energjie negative që thithte brenda saj çdo gjë tjetër. Megjithatë, unë mendoj se Zoti zgjedh njerëzit e thjeshtë si Roosvelt dhe Churchill dhe i gdhend ata sipas qëllimit të tij. Pas pesë shekujsh, do të kthejmë kokën prapa dhe do të themi se historia e shekullit nuk ka qenë as Hitleri dhe as Stalini; ishte mbijetesa e shpirtit njerëzor gjatë genocidit".
Nëse e vetmja gjë që ka bërë Hitleri ka qenë vrasja e një numri shumë të madh njerëzish në një mënyrë aq efiçente sa kurrë më parë, atëherë debati për rëndësinë e tij gjatë shekullit përfundon këtu. Genghis Khan zgjodhi kontekstin e një stepe nomadësh, ku plaçkitja e fshtrave ishte një normë. Hitleri krijoi shoqërinë më të civilizuar të Tokës, tokën e Beethoven, Goethe dhe Schiller. Ai doli jashtë duke vrarë njerëz jo për ato çfarë bënin, por vetëm për ato çfarë ishin. Edhe Mao dhe Stalini që kanë shkaktuar më shumë vdekje se ai, vrisnin vetëm "armiqtë e klasave". Hitleri vrau miliona njerëz dhe bebe hebrejsh vetëm sepse ekzistonin.
Ky ndryshin na fut në zemër të konfliktit, i cili është edhe debat i gjatë dhe modern mbi natyrën e së keqes. Debati ka lindur që në kohën e Sokratit, i cili argumentonte se çdokush që është njohur me të mirën, nuk mund të zgjedhë qëllimisht të keqen. Mendimtarët e ndriçuar shkuan më tej duke i shtyrë konceptet e së mirës dhe së keqes në sferën e supersticionit. Por, Hitleri e ndryshoi edhe këtë. Ndoshta ishte pikërisht ai më shumë se çdo figurë tjetër që kërkoi një riinterpretim të së mirës dhe së keqes, të Zotit dhe njeriut.
Ka teologë dhe historianë që kanë arritur në këtë përfundim. Më të drejtpërdrejtë janë ata që e kanë quajtur Hitlerin, dënimi i Zotit për laicizmin e hebrenjve të Europës dhe shkojnë më tej duke argumentuar se vetëm për shkak të Hitlerit dhe Holokaustit u përmbush profecia biblike dhe lindi shteti i Izraelit. Vetëm pendimi i Perëndimit në një shkallë kaq masive mund të hapte rrugën e Tokës.
Ka edhe një version politik të këtij ekuacioni, i cili thotë se në fillim të shekullit, Perëndimi drejtohej vetëm nga tiranët "e vegjël", me përjashtim të demokracive të konsoliduara të Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara. Hitleri nuk besonte se demokracitë e Perëndimit ishin të afta të mbronin pricipin që përfaqësonin dhe ndërkohë që ata lëkundeshin, mashtronin dhe tradhtonin duke mos lejuar zgjerimin e tyre, doli që Hitleri kishte të drejtë.
Ishte Churchill-i dhe Roosvelt-i ata të cilët rizgjuan Perëndimin për t'i drejtuar në zemër të vlerave të tij: liri, civilizim, humanizëm kundër së keqes dhe forca destruktive të urrejtjes. Sfida që prezantoi Hitleri u bë shkaku që Churchill dhe Roosevelt bashkë me dashamirësit e tjerë të lirisë të luftonin sëmundjet e mëdha të shekullit: nihilizmi dhe disfatizmi. Apostujt e Churchillit debatojnë se ai është titani i shekullit për këtë Tokë dhe kjo është tejmase e qartë në ditët e errëta të vitti 1940, kur aleatët perëndimorë arritën të triumfonin kundër akseve. Optimizmi i tij për fitoren dhe bindja e tij se ekzistonin ende disa të vërteta për të cilat duheshin mbrojtur me jetë ishin po aq të rëndësishme sa identifikimi i rrezikut dhe përballja me të. Dyzet vjet më pas, kur Ronald Reagan tha se lufta e ftohtë ishte një luftë që jo vetëm duhej luftuar por edhe duhej fituar, ai ishte duke ndjekur një strategji churchilliane.
Pra, a ishte i dosdoshëm një Hitler, një kërcënim vdekjeprurës, që demokracitë e bashkuara të kalonin nga enklavat vetëkënaqëse tek institucionet e fuqishme botërore, të cilat në fund të shekullit përqafuan njerëzit e të gjithë botës? Kjo është një pjesë për t'u nënvijëzuar. "Ndoshta është e vërtetë që për shkak të luftës, tashmë kemi shpikje të jashtëzakonshme mjekësore, radarë dhe hidrolokatorë", thotë teologu Marty, "por nuk më pëlqen aspak ideja e krijimit të një teologjie prej saj, këto janë vetëm produkte aksidentale".
Rosenbaum bie dakort në faktin se po të fokusohesh në benefitet e saj, rrezikon ta bësh të parëndësishme tragjedinë e jetuar. "Ka shumë njerëz që duan të besojnë se Zoti po na jepte një mësim, po na tregonte se e keqja ekziston dhe se duhet të mësojmë të luftojmë kundër saj. Mua më duket barbare të mendosh se Zoti ka nevojë të masakrojë mijëra foshnje vetëm që të përmirësojë karakterin tonë. Më ngrihen nervat kur dëgjoj njerëz që tentojnë të nxjerrin një leksion për njerëzimin nga gjithë kjo tragjedi".
Gjithsesi, pas luftës demokracitë perëndimore u bënë aq të forta saqë mundën jo vetëm fashizmin, por edhe vetë komunizmin, duke e paguar atë me një kosto të tmerrshme. "Sa shumë e lumtur do të kishte qenë bota sikur njerëzit nuk do t'u ishte dashur të hipnin mbi kryqëzata kundër fashizmit, izolimit, Holokaustit dhe asgjësimit të njerëzve inferiorë", thotë historiani presidencial Robert Dallek. "Nuk na duhet e keqja. Do të kishim qenë shumë më mirë pa një Hitler, një Stalin apo një Pol Pot. Mendoni vetëm për shumat marramendëse të parave dhe energjisë së harxhuar për Luftën e Dytë Botërore, sikur ato të ishin shpenzuar në mënyra konstruktive. E mira nuk ka nevojë për të keqen. Do të ishim shumë mirë po të mos ekzistonte".

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi