Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Sali Zogiani - Anekdota

Shko poshtë

Halit Bogaj: Sali Zogiani - Anekdota Empty Halit Bogaj: Sali Zogiani - Anekdota

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 12:12 am


Halit Bogaj: Sali Zogiani - Anekdota U1_HalitBogajSALI ZOGIANI ’’ANEKDOTA’' LIBRI I IV, BOTUAR NË VITIN 2008

Nga Halit Bogaj

Dukeqnëse lexuesit tanë ishin shumë të interesuar për 3 librat e mëparshëm të anekdotave/1,2 dhe 3/, të botuara disa vite më parë, autori i hyri edhe veprës së katërt për të cilën mblodhi, sistemoi dhe botoi edhe 440 anekdota të reja, por duke e plotësuar librin me disa anekdota të mëparshme me qëllim që ai të dilte me vëllim të njejtë sikur tre librat e tjerë/përkatësisht ngase i mungonin disa për ta plotësuar si duhet atë vëllim/.Nëse i marrim parasysh tri vëllimet e para del se Sali Zogiani deri sot i ka botuar gjithsejt:1658 anekdota.

Siç thotë edhe vetë autori, ai i kishte hyrë kësaj pune mjaft të vështirë dhe që kërkon angazhim edhe nga shkaku se kishte respekt të madh për Anton Çettën i cili i kishte dhënë vullnet dhe e kishte inkurajuar për t’i hyrë një pune të tillë aq të dobishme si gjini e rrallë.

Siç dihet trashëgimia e gjithmbarshme e një populli ka rëndësi të madhe për zhvillimin e tij ndaj si pjesë e asaj trashëgimie të përgjithshme bën pjesë edhe anegdota si formë e shkurtër tregimtare e lashtësisë sonë.Anekdotat tona janë krijuar parasëgjithash nga gjendja jonë e vështirë nën sundimin e të huajve , prandaj në kushte të tilla nuk mund të shprehej haptazi mendimi por thuhej në mënyrë të tërthortë dhe alegorike.Anekdotat pra ndryshe quhen edhe ‘’biseda me rrotulla’’por të cilat kanë kuptim të thellë , duke shprehur mendimet në mënyrë figurative dhe herë herë përmes metaforës, alegorisë , ironisë etj.Siç dihet në krijimet e kësaj trashëgimie tonë të fuqishme popullore rol të rëndësishëm kishte edhe Oda jonë tradicionale. Ajo ishte thuajse shkolla jonë e vetme gjatë periudhave të ndryshme të historisë sonë të vuajtur, por edhe të lavdishme. Nëpër odat tona mësohej edhe historia dhe shumë ngjarje të tjera që ndodhnin tek ne dhe në botë.

Ndër krijuesit më të spikatur të anekdotave tona shquhen sidomos: Lekë Dukagjini , Shtjefën Gjeçovi, Ramadan Shabani, Xhemajl Abria, Tahir Berisha, Dervish Goxhuli e shumë të tjerë që kanë dhënë kontribut të pakompensuar në kultivimin e tyre, e që meritojnë respekt të veçantë deri në ditët tona.Ata ishin jo vetëm krijues të pasionuar të anekdotave por edhe njerëz shumë të ditur dhe pleçnarë të këtij populli të cilët me autoritetin që kishin ftoheshin nëpër të gjitha viset tona, ashtu si edhe rapsodët tanë më të njohur.Autori tregon se si kishte filluar të mblidhte anegdota ngase në odën e tij në fshat /kur kishte qenë i ri/kishin shkuar shumë musafirë dhe njerëz që rrëfenin anegdota të ndryshme dhe se ajo odë ishte bërë një vend shumë i përshtatshëm që ai ta fillonte punën e tij të palodhshme që e kurorëzoi me botim e 4 vëllimeve të përmendura, për të cilat, siç u tha edhe më lart, u ngjall një interesim i madh nga lexuesit e shumtë të interesuar për këtë gjini të artit tonë letrar. Në këtë kontekst duhet evidencuar edhe faktin se autori nuk ishte ndalur asnjëherë nga mbledhja dhe regjistrimi i anekdotave që nga viti 1965.

Gjithashtu duhet theksuar se çdo anekdotë e zgjedhur posedon edhe porosinë e saj për të cilën është krijuar dhe shkruar në libër . Anegdotat e mbledhura nga Sali Zogiani/ por edhe tjerat që janë grumbulluar deri sot nga të tjerët, siç ishte edhe i madhi Anton Çetta/ sjellin porosi të ndryshme patriotike, shoqërore, etiko-morale, fetare, satirike, komike etj.Ato tregohen shkurt dhe vetëm atëherë kur dhe ku e kanë vendin ngase përndryshe do të bëheshin shumë qesharake dhe të pakuptimta.Sa për ilustrim po e marrim edhe një shembull. Njëherë njëri i thotë tregimtarit drenisac Mujë Loshit që ta merrte ndonjëherë musafir nëpër oda në mënyrë që ai të mësonte nga Muja anekdota dhe t’ i përdorte edhe vetë sepse i dukeshin të hijshme duke i treguar Muja. Muja i thot: ‘’ Jo bre burrë nuk mund të marr me vete ngase ti ato i përdorë vend e pavend me ç’rast më duhet të vijë me ty kudo që shkon ,sepse duke i treguar bëhesh qesharak.’’

Sali Zogiani gjatë përpilimit të librit është përpjekur që ta ruante sa më tepër origjinalitetin e anekdotës, për të qenë ajo sa më interesante, funksionale dhe e mbajtur në mend.

Anekdotat janë edhe ushqim shpirtëror në çaste të caktuara të ekzistencës sonë, ngase ato trajtojnë ndodhi të posaçme jetësorre, in dividuale apo shoqërore, duke qenë në të njejtën kohë edhe filozofi popullore e ngritur në nivel shumë të lartë.

Vëllimi i parë i librit/1995/ përfshin 442 anekdota/të mbledhura nga 73 tregimtarë/kryesisht në fshatin e autorit dhe në rrethinë/.

Vëllimi i dytë , i botuar në vitin 2000, përfshin 400 anekdota, nga 83 tregimtarë, të cilat u kushtohen ngjarjeve të paraluftës sonë të fundit dhe që lidhen me barbaritë serbe të ushtruara ndaj popullit tonë dhe trashëgimisë së kulturës shqiptare.

Vëllimi tretë i botuar në vitin 2005, ka 376 anekdota/të mbledhura nga 51 tregimtarë/ të cilat përmbajnë mesazhe të fuqishme për sjelljen e disa individëve dhe partive tona politike, duke u nisur nga fakti se të gjitha të metat dhe dukuritë negative, populli ynë i ka vënë përherë në shënjestër me një mjeshtëri të rrallë.

Mëtej në libër mësojmë se nga 3 vëllimet e mëparshme ishin zgjedhur dhe sistemuar disa prej tyre për t’i botuar në gjuhën angleze në vëllimin’’Albanian anecdots’’.

Meqenëse për katër vëllimet kërkesat ishin të shumta, ato u ribotuan dy herë, duke qenë të vlerësuara në nivel të lartë nga njerëz profesionistë dhe nga mediume të ndryshme të shkruara dhe vizuele.

Vëllimi i katërt është i veçantë/thotë autori/ ngase përbëhet nga një numër anekdotash të mbledhura kohën e fundit dhe disa prej tyre të botuara edhe më parë nga shkaku se duhej përmbushur vëllimi në fjalë.

Mes tjerash autori u falenderohet edhe tregimtarëve të shumtë të ankdotave të cilët ia kanë dhënë një ndihmesë shumë të madhe në përpilimin e 4 librave, të cilat u përcollën me recensione nga studjuesit/Dr.Zymber Neziri dhe Dr.Muzafire Mustafa/.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi