Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vjeshta zuri me ‘protokolle’ dhe ‘pika’

Shko poshtë

Vjeshta zuri me ‘protokolle’ dhe ‘pika’ Empty Vjeshta zuri me ‘protokolle’ dhe ‘pika’

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 8:57 pm

Vjeshta zuri me ‘protokolle’ dhe ‘pika’



Vajti puna sa të mos kemi vullnet madje as verbalisht të kundërshtojmë. Kur jemi në këtë “pikë”, atëherë humbim dëshirën madje edhe ta konstatojmë të vërteta, duke kujtuar kështu se të gjithë që kanë sy e shohin dhe e prekin “të vërtetën”. Është për të ardhur keq (modestisht) në këtë rast shkrimi të ishim të detyruar të insistojmë konstatimin e vjetër - jofaktoritetin politik të “faktorit” shqiptar në Kosovë. Sa i përket “faktoriteti politik” të proveniencës politike të Kosovës, ja këtu, dhe jo një vit a dy, po qëkur ajo ka marrë rolin e saj në politikëbërje protokollare, kemi pohuar pikërisht këtu me ngulm se asaj i mungon “faktoriteti politik”, e le të mos flasim për fuqinë e vendosjes ekzekutive qeverisëse shtetërore a qeveritare administrative. Jo këto ditë vetëm Ahtisari dhe Rohani, por para më pak se 100 ditë na këshilloi në mënyrë “urdhëruese” Angjelina Merkel, duke insistuar se “lidershipi në Kosovë duhet vetë të angazhohet t’i kryejë punët, pa pritur nga të huajt”. Kurse të huajt i këshilloi: “lërini le të punojnë ata vetë”! Pse nuk paskemi pasur faktoritet… e, për këtë gjë, jemi ngushëlluar duke u mbështetur në “masën e sasisë” që ka pasur ajo “sasi lejeje” ndërkombëtare për të ekzekutuar legjislativisht (qeverisje pushteti). Mendojmë se pas pavarësisë “leja për të qeverisur” e ka humbur “kredibilitetin” e saj, sepse kjo dikur “leje” tash më nuk është “leje”, por është Kushtetutë. Sa herë jepet rasti të flitet parimisht për mundësinë reale që ka faktori vendor për të implementuar shtetin ligjor, gjenden njerëz që gjithnjë janë të arsyeshëm, e që thonë se “lehtë është të flitet e të shkruhet, por është pak më me nge të ballafaqohesh me ata që e sfidojnë pavarësinë e Kosovës”. Më lehtë e më rëndë e me kualifikime “kritike” dhe me avokaturë mediale të tyre, megjithatë nuk mund të dëshmojmë se bëjmë përpjekje të faktorizohemi këtu në vendin tonë ku na kanë defaktorizuar totalisht. Mos është diçka pak edhe me keq sesa “defaktorizimi” që po na ndodh? Mosgatishmëria jonë të pranojmë se na kanë “eskivuar”, mosgatishmëria jonë të pranojmë se ata po i “zbatojnë” pikat konkretisht dhe realisht… dhe më shumë se kaq, as që po na varin veshin çka mendojmë ne, e lere më ta respektojnë qëndrimin zyrtar të shtetit dhe të qeverisë se “gjashtë pikat janë të vdekura”. Reinkarnohen (ringjallën) përsëri deklarimet zyrtare të okbistëve të ndryshëm satelitor, prapë pastaj shpallen (rishpallen) të vdekura “protokollet” dhe “pikat”. Por ky pingpong është vetëm deklarativ dhe në shkallë të medias, e asnjëherë në shkallë të Kuvendit, Parlamentit të Kosovës. Çka po heziton sot ky Parlament? A vendos ky “rendin e ditës” apo është kaq shumë parlament, saqë mbi të dikush tjetër ndërkombëtar vendos “rendin e ditës”. Këtu edhe fshihet kallauzi! Faktoritet do të thotë - zyrtar, pra institucion dhe jo lider i vetëm, ose edhe lider i vetëm, por vetëm kur flet në emër të institucionit, vendimit që ka marrë ai, p.sh.- Parlamenti. Dhe ja, shtatori i “prejudikuar” si mbiemër “i nxehtë” dhe ja shtatori zuri me të ftohtë, po bën kohë të fusim turrshi heshtjen tonë meskine. Athua çka do të duhej “të themi kur na thonë prerazi”: protokolli me Serbinë do të nënshkruhet, deshën a jo “kosovarët” shqiptarë!?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi