Çdo gjë që i përket zgjedhjeve
Çdo gjë që i përket zgjedhjeve
Ramadan Muja, apo Zafir Berisha?.
Kjo duket se do të jetë sfida e parë e zgjedhjeve lokale të Kosovës, për faktin se ende nuk dihet kush do të jetë kandidat i PDK-së, Ramadan Muja, apo Zafir Berisha?.
[img:db4d]http://www.botasot.info/te_vogla/PDK_1[1].jpg[/img:db4d]
Mosmarrëveshje për kandidatin e PDK-së në Pizren
Prizren, Dega e PDK-së në Prizren, kandidat për kryetar të KK-së të jetë Zafir Berisha, aktualisht kryetar i kësaj dege. Pas kësaj filluan spekulimet kuluareve se këtë kandidat nuk do ta pranojë kryesia qendrore e PDK-së. Për këtë u shpreh i vetëdijshëm në një rast edhe vetë z.Berisha, duke thënë se respekton propozimet dhe vendimet e kryesisë qendrore të partisë. Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i PDK-së, sipas njoftimit të mediave, bëri të ditur se kandidatë për kryetarë komunash nga ky subjekt politik, në zgjedhjet e 15 nëntorit, do të jenë të gjithë kryetarët aktualë të PDK-së në komuna, që nënkupton faktin se për komunën e Prizrenit, sipas qendrës së vendosjes në PDK-së, do të jetë kryetari aktual, Ramadan Muja. Kryetarët e nëndegëve janë të gatshëm të përkrahin kryetarin e degës z.Zafir Berisha. Me këtë paqartësitë rreth kandidaturës për postin e kryetarit të komunës së Prizrenit, u bënë edhe më konfuze. Kjo duket se do të jetë sfida e parë e zgjedhjeve lokale të Kosovës, me faktin a thua kush do të jetë kandidat i PDK-së, Ramadan Muja, apo Zafir Berisha?. M. Shasivari

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
KDI certifikohet si vëzhgues i zgjedhjeve

Blendi Gashi
Përfaqësuesit e partive politike “kacafyten” ndërmjet vete
Rregullorja e punës e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe certifikimi i një subjekti politik ”Iniciativa qytetare për komuna”- Ranillugë, si dhe certifikimi i KDI-së si vëzhguese e zgjedhjeve kanë qenë temat, të cilat janë diskutuar më së shumti në mbledhjen e KQZ-së, të mbajtur të hënën ku pati edhe mos pajtime të anëtarëve të KQZ-së për certifikimin apo jo të tyre. Fadil Maloku anëtar i këtij institucioni nga AKR-ja, tha se kompetencat për rregulloren ndërmjet anëtarëve, dhe medieve kompetent është KQZ-ja. Mirëpo i njëjtit mendim nuk ishte anëtari i PDK-së të këtij institucioni Xhelil Pajaziti i cili mendimin e Malokut e quajti abstrakt, dhe tha se për plotësimet eventuale të rregullores duhet të bëhen me shkrim. Por Maloku e mbrojti qëndrimin e tij duke thënë se punët duhet të shkojnë në kohezion me punën e KQZ-së. Florian Dushi anëtar i LDK-së në KQZ tha se rregullorja e KQZ-së ka nevojë të rishqyrtohet dhe në mbledhjen e ardhshme, ku n fund edhe komisioni u pajtua. Në këtë mbledhje zyra e regjistrimit të partive politike kërkoi nga KQZ-ja që të certifikojë subjektin “Iniciativa qytetare për komuna”, - Ranillugë, si subjekt politik, pa kandidat dhe Institutin Demokratik të Kosovës(KDI), si vëzhgues të zgjedhjeve. Lidhur me këtë çështje Miradije Mavriqi nga ZRPP tha se këto institucione i plotësojnë kushtet e kërkuara nga ligji. Mirëpo lidhur me certifikimin e KDI-së si vëzhguese e zgjedhjeve nuk u pajtuan Fadil Maloku me certifikimin e tyre. Anëtari nga AAK-ja, Blerim Burjani i cili tha kushti i parë për plotësimin e kritereve për të qenë vëzhguese i zgjedhjeve, që të certifikohet duhet që organizata të merret me të drejtat dhe liritë e njeriut. Florim Dushi anëtar nga LDK-ja tha se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk i intereson se a kanë apo jo buxhet organizatat që kërkojnë certifikimin e tyre, por duhet të bëhet akreditimi i tyre nëse kriteret e tyre janë siç i kërkon ligji. Mirëpo me shumicë votash KDI-ja u certifikua si vëzhguese e zgjedhjeve të 15 nëntorit. Gjithashtu komisioni vendosi që data e fundit që pagesa e anëtarëve të Këshillit të jetë 12 dhjetori, dhe komisioni vendosi që për këtë çështje të mbajë edhe një takim me 9 shtator. Ndërsa në pikën e fundit Komisioni vendosi që të bëhet më shumë informimi publik për procesin e zgjedhjeve dhe të bëhet pastrimi i rifreskimi i veb faqes së KQZ-së me informata e të dhëna të reja.

LDK-ja në Drenas në zgjedhje me ambicie të rritura

[img:f8cc]http://www.botasot.info/te_vogla/LDK_logo[1].jpg[/img:f8cc]
Dega e LDK-së në Drenas, me qëllim të intensifikimit të aktivitetit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të punëve në përgatitjen e zgjedhjeve, ka formuar shtabin zgjedhor në përbërje prej shtatë anëtarëve.
Drenas - “Dega e LDK-së në Drenas, me qëllim të intensifikimit të aktivitetit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të punëve në përgatitjen e zgjedhjeve, ka formuar shtabin zgjedhor në përbërje prej shtatë anëtarëve dhe kryetar është zgjedhur Xhemajl Bajrami, sekretar i Degës, ndërsa nënkryetar Muhamet Bytyçi, kryetar i FR të Degës”, thuhet në një kumtesë të kësaj partie, pas takimit të mbajtur të hënën. Kjo parti ka dhënë edhe orientimet për kandidatët e mundshëm për deputetë të Kuvendit Komunal dhe kandidatit për kryetarë të komunës, dhe në bazë të propozimeve të deritashme është konstatuar se LDK-ja ka një listë reprezentative, që mund të përfaqësojë denjësisht elektoratin në Kuvendin Komunal. Kryesia ka kundërshtuar ndalesat e paarsyeshme në paga të kandidatëve që konkurrojnë. Por, në përgjithësi mbizotëroi një frymë pozitive dhe optimizëm se në këto zgjedhje LDK-ja do të rikthehet si forcë solide në Kuvendin Komunal, duke marr parasysh kualitetin, përgatitjen profesionale por dhe sinqeritetin e kandidatëve të kësaj partie, si dhe zhgënjimin e qytetarëve dhe dobësitë e manifestuara të partisë në pushtet, PDK-së, e cila edhe pas 10 vjetëve në pushtet nuk ka arritur të përmbushë kërkesat reale të qytetarëve.
I. Fejzullahu

Besnik Tahiri kandidat i AAK-së për Prishtinën

Besnik Tahiri është nominuar kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar në komunën e Prishtinës. Tahiri ka konfirmuar sot se ka pranuar nominimin që ka ardhur pas konsultimeve mes degëve të AAK’së në Prishtinë dhe lidershipit të kësaj partie. Por, kandidatura e tij duhet të konfirmohet nga Këshilli Drejtues i AAK’së që do të mblidhet gjatë kësaj jave. Besnik Tahiri është magjistër i shkencave për qeverisje lokale. Ai udhëheq Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale. Më herët ka qenë zëdhënës i AAK’së dhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës gjatë qeverisjes AAK-LDK.
Ai ka thënë se është i gatshëm të hyjë në garën për postin e kryetarit të Prishtinës.
Ndërkohë, mediat kanë spekuluar se kandidat i mundshëm i PDK-së për Prishtinën është dr. Astrit Salihu. Salihu ka doktoruar në filozofi dhe punon si profesor në Fakultetin e Filozofisë. Një kohë të gjatë Salihu është marrë me publicistikë dhe ka mbajtur pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm RTK-së. Ai është aktualisht është edhe këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi.

AKR: Shërbyesit civilë të lejohen të kandidojnë

Nga Express
Aleanca Kosova e Re (AKR) kërkoi sot ndryshimin e Rregullores për Shërbimin Civil, e cila u pamundëson një numri të madh të shërbyesve civilë dhe punonjësve të arsimit të kandidojnë në zgjedhjet lokale. Ndërsa Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), kjo parti i kërkoi të rifreskojë listën e votuesve.
Shefi i Grupit Parlamentar i AKR-së, Ibrahim Makolli, në një konferencë për gazetarë vlerësoi se rregullorja në fuqi për shërbimin civil, u pamundëson personave mbi moshën 18-vjeçare që të realizojnë një të drejtë kushtetuese, të drejtën për të qenë i zgjedhur dhe për të zgjedhur.
Makolli kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të reflektojë në këtë rast dhe të marrë nismën për ndryshimin e saj, në mënyrë që t’ua mundësojë shërbyesve civilë që të jenë në listat zgjedhore, ndërkaq ata po ashtu të jenë të detyruar t’i kryejnë obligimet e veta, ashtu siç parashihet.
“Edhe një çështje nuk është marrë parasysh në këtë rast. Po qe se, po e marr hipotetikisht, do të konkurronin profesorët, mësimdhënësit, në këto lista edhe me pushim dymujor, atëherë të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se arsimi do të pësonte kolaps”, tha Makolli, transmeton KosovaLive.
Prandaj AKR kërkon që t’u mundësohet edhe kësaj kategorie që të marrin pjesë në listat votuese të partive politike për t’u zgjedhur ose për të hyrë në listën e zgjedhjeve për t’u zgjedhur këshilltarë komunalë.
Ai kërkoi po ashtu rifreskimin e listave të votuesve. “Në këtë listë kemi një numër të madh të njerëzve që nuk janë në jetë dhe mundësia për të abuzuar pikërisht me këtë kategori është e madhe”.
Makolli kritikoi edhe politizimin e shkollave gjatë kësaj periudhe, ndërkaq theksoi se çdo ditë dy udhëheqësit më të lartë të vendit ndodhen në përurime të shkollave me paranë publike. Kjo sipas tij, është edhe fushatë zgjedhore duke e shfrytëzuar mundësinë që ua ofron pushteti.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi