Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Bytyqi:Polemika e përsëritur

Shko poshtë

Enver Bytyqi:Polemika e përsëritur Empty Enver Bytyqi:Polemika e përsëritur

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:15 pm

Polemika e përsëritur

Enver Bytyçi


Si shumë të tjerë edhe unë kam marrë mundimin dhe kam lexuar reagimin e Rexhep Qosjes botuar në Gazeta shqiptare, me titull "Mjerimi i provincializmit". U riktheva në disa polemika që ai ka bërë më parë, sidomos me shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Lexova dhe disa artikuj të tjerë, mes tyre kritikun dhe studiuesin, Mehmet Kraja dhe zonjën Miranda Haxhiu. Përfundimisht unë për vete u binda se nuk ia vlen të bësh polemikë e të reagosh më ndaj sllogvordeve që i kanë mbet t'i thotë e t'i shqiptojë akademiku i njohur. Dhe kjo bindje më vjen nga fakti se ai është aq kontradiktor me vetveten, sa nuk merret vesh çfarë mendon, çfarë thotë, çfarë komunikon me të tjerët. Duket ashiqare se ai flet me vetveten. Kam takuar të tillë njerëz në jetë, të cilët nuk e kanë mendjen se çfarë thotë tjetri. U punon truri vetëm për atë që do të thonë vetë. Pastaj ia fusin rroma për toma, sepse nuk e dinë për çarë bëhet fjalë.
Kështu më duket edhe Rexhep Qosja. Ka shkuar në një konferencë shkencore për gjuhën e letërsinë shqipe dhe pa e ditur për çfarë bëhet fjalë, ka thënë atë që e ka fiksuar në trurin e tij: "Letërsia shqipe nuk ka asnjë vlerë europiane". Dhe disa shkrimtarë në Tiranë e kanë marrë seriozisht, pa e ditur se në atë çast akademiku e ka pasur mendjen si t'i hakmerret Ismail Kadaresë. Ai nuk ka pasur asgjë me letërsinë as me gjuhën shqipe. Se e ka pasur inatin me Kadarenë duket edhe në reagimin e botuar ditët e fundit. Të tjerë shkrimtarë e kanë kritikuar, megjithatë ai merret me shkrimtarin e shquar shqiptar. Aty i rrah atij. Dhe ne duam ta mbushim mendjen që "ta dojë e përqafojë Kadarenë"! Po e ul veten akademiku u shquar deri këtu?!
Pra, Rexhep Qosja në vend që të reagojë për idetë e tij famoze për letërsinë e kritikën letrare, është marrë me akuza abstrakte kundër Ismail Kadaresë. Fillimisht thashë se ndoshta shkrimtari shqiptaro-europian, Kadare, ka shkruar diçka kundër Qosjes në rastin e simpoziumit të Prishtinës. Por nuk gjeta gjë të shkruar. Epo thashë Qosja mund të shohë edhe ëndrra e t'i duken si të vërteta. Se t'i ngatërrosh emrat, p.sh nga Mehmet ose Diana, në Ismail është paksa e çuditshme. Megjithatë duhej të kisha durim e ta lexoja deri në fund reagimin e Qosjes, sepse andej nga fundi i duket më mirë inati.
Qosja nuk polemizonte me Kadarenë. Ai përpiqej ta denigronte atë, "ta varroste" së paku si shkrimtar. I fut lloj-lloj akuzash, të cilat ia ka thënë te veshi spiuni Paskal Milo. Por më e dukshme është akuza e këtij stani enveristësh që Kadarenë e quajnë "stalinist". E gjithë pjesa e dytë e reagimit të Qoses ka ketë temë. Kur dëshiron ta "fusë dikë nën dhe", Qosja bëhet antistalinisti dhe antienveristi më i madh në botë. Kur enveristët dhe stalinistët shqiptarë, miqtë e Qosjes, ngrihen në revolucion të dhunshëm, ai i mbështet me të gjithë arsenalin teorik stalinist e enverist të revolucionit. Në korrik të vitit 2008, po sipas gazetës shqiptare, Qosja thoshte se për të bërë historinë e letërsisë kishte shfrytëzuar përvojën e Dhimitër Shuteriqit, pra të njeriut më përfaqësues të realizmit socialist në Shqipëri. Pas një viti thotë për Kadarenë se nuk është hiç gjë tjetër, veçse "shkrimtar i realizmit socialist". Në vitin 1997 u thoshte enveristëve "pse e vonuat kaq shumë revolucionin kundër Sali Berishës", më 2009 thotë se Berisha është "komunist". Më 1998, kur Skënder Gjinushi e lau me gjakun e Azem Hajdarit parlamentin shqiptar, Qosja ishte personi kryesor në krah të vrasësve. Më 2009 për ndonjë sherr në parlament ai i thotë Josefina Topallit "të ekzaminohet të psikologu".
Dikur, kur ia pati marrë mendja se më ndihmën e Gjinushit, Milos, Meidanit, Nanos etj e pati "mundur" Rugovën, ishte krekosur "për t'u kurorëzuar mbret i Kosovës". Por kur në zgjedhjet e para pas luftës nuk mori as votën e gruas së tij, atëherë akuzoi popullin që votoi kundër tij. Madje thoshte se "Unë jam luftëtari i pavarësisë dhe populli votoi kundër meje. Prandaj dhe jap dorëheqje nga politika". Sipas tij vota për Rugovën ishte votë kundër pavarësisë. Pas nja dy-tri vitesh te TV21 ky luftëtari i pavarësisë u thoshte shqiptarëve se "Duhen korrigjuar kufijtë e Kosovës". Dhe kur gazetari e pyeste se si e mendonte këtë korrigjim, ai përgjigjej: - Ja kështu thonë edhe ndërkombëtarët, jemi në kohën e globalizimit". Prej globalizimit tash ka kaluar në logjikën e izolimit dhe mohon se letërsia shqiptare të ketë vlera europiane.
A ka bir nëne t'i marrë vesh kontradiksionet e Rexhep Qosjes?! Nuk e besoj. Prandaj dhe kam një lutje: Lëreni në fatin dhe qejfin e tij, le të bëjë ç'të dojë, le të shpifë sa të dojë, le të shajë sa të mundet! Të paktën me këtë mllef, inat e urrejtje patologjike që shpreh i mban mëlçitë edhe ndonjë ditë shëndosh e mirë. Mos ia shkurtoni të shkretit jetën me reagime dhe kritika ndaj tij. Mjaft më! "Një baba ka kombi i Rexhep Meidanit"!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi