Diskriminimi ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore, i njëjtë si në regjimin e Milosheviqit
Faqja 1 e 1

Kushtrim MALIQI
INTERVISTË ME RIZA HALIMIN, KRYETAR I PVD-së
Riza Halimi, kryetari partisë më të madhe shqiptare (PVD) në Kosovën Lindore, në një interviste për kombëtaren"Bota sot" deklaron se politika diskriminuese e regjimit serb edhe më tuje po vazhdon ndaj popullatës shqiptare në Kosovën Lindore, madje me të njëjtin intensitet si gjatë regjimit të kryekriminelit Milosheviq
Riza Halimi, lider i Kosovës Lindore, në bisedë me korrespondentin tonë në Preshevë, Kushtrim Maliqin.
“Bota sot”: Z. Halimi partia juaj, PVD, këto ditë kremtoi jubileun e nëntëmbëdhjetë vjetorit të funksionimit të saj. A mendoni se ia keni dalë realizimit të misionit tuaj?
R.Halimi: Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka filluar veprimin e saj në vitin 1990 dhe me formimin e partisë sonë për herë të parë shqiptarët e kësaj treve kishin mundësin e tyre për veprimtari të pavarur politike. Vetë shtrirja e funksionimit të veprimtarisë së partisë sonë në gjithë territorin e Kosovës Lindore, flet për misionin themelor të realizuar të partisë. Ne jemi i vetmi subjekt politik rajonal i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm në konstituimet dhe zhvillimin e pushteteve lokale në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
“Bota sot”: Duke pasur parasysh periudhën prej dy deceniesh në Kosovën Lindore dhjetë vite para dhe dhjet pas lufte, cili është vlerësimi juaj për gjendjen aktuale në këto tri komuna me shumicë shqiptare?
R.Halimi: Edhe pse në këto dy decenie nga themelimi i PVD-së kemi kaluar periudha dramatike të përcjella me lufta të përgjakshme shumë orientime programore të paraqitura në programin tonë themelues në vitin 1990 vazhdojnë të jenë edhe më tutje të jenë themelore për partinë tonë. Fakti se vazhdon edhe më tutje diskriminimi shtetëror ndaj popullatës shqiptare në Kosovën Lindore, madje me të njëjtin intensitet si gjatë regjimit të kriminelit Milosheviq, flet se angazhimi ynë vazhdon të mbetet avancimi i çështjes shqiptare në Kosovën Lindore. Ky diskriminim vazhdon në arsim, e posaçërisht në arsim të lartë, meqë Qeveria serbe jo vetëm që nuk ka mundësuar krijimin e institucioneve të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Kosovën Lindore por edhe më tutje vazhdon të mos i pranojë diplomat e Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu për shkak të politikës ekonomike diskriminuese të zbatuar me decenie të tëra ky rajon vazhdon të jetë në varfëri të skajshme me shkallë rekorde të papunësisë. Mirëpo çështja më dramatike është fakti se pas luftës në Kosovë, posaçërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kosova Lindore gjithnjë e më tepër po getoizohet, duke i ruajtur në terren në vazhdimësi forcat ushtarake dhe duke i përdorur forcat speciale të policisë gjatë bastisjeve dhe arrestimeve të të rinjve shqiptarë dhe kështu po krijohet gjendja e pasigurisë dhe paperspektivës e që po reflektohet me pastrim etnik të heshtur të Kosovën Lindore.
Procesi kundër 17 shqiptarëve - i montuar
“Bota sot”: Z.Halimi, më 23 shtator në Beograd pritet të fillojë gjykimi i të arrestuarve shqiptarë nga Kosova Lindore me akuzën gjoja "për krime të UÇPMB-së kundër serbëve në Kosovë". Si e cilësoni ju këtë proces gjyqësor?
R. Halimi: Vetë shtyrja dhe zhargitja e fillimit të këtij ashtuquajturi proces ndaj të rinjve tanë, flet qartë se Beogradi jo që nuk pasur fakte, por ka përfituar kohë për të përgatitur mirë një proces të montuar dhe arbitrar. Vërtetë është e stërshtyrë koha e gjykimit të këtyre shqiptarëve sigurisht duke mos gjetur as edhe një fakt për atë që pretendohet që kanë kryer, pasi që në fillim ishte paraparë që gjykimi të fillonte në periudhë kohore prej tridhjetë ditësh, pastaj tre mujore dhe tani së fundmi është caktuar një datë e që është ajo e 23 shtatorit kur edhe pritet që para "drejtësisë" të dalin të akuzuarit dhe të përballen me akuzat deri tani të pabaza. Sigurisht se arrestimi I tyre në vete përmban prapavijë politike e që është pjesë përmbushëse e asaj që thashë pak më lart, spastrimit etnik të shqiptarëve, mbjelljes së frikës pasi që edhe pas këtyre arrestimeve ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Ivica Daciç para mediave u shpreh se "arrestimet nuk kanë përfunduar dhe se ato do të vazhdojnë edhe më tej..." Unë shpresoj se edhe pas kësaj seance gjyqësore do të fitojë drejtësia duke kërkuar ndihmë edhe nga faktori ndërkombëtar pasi që ndër të arrestuarit kemi edhe të rinj të cilët gjatë periudhës së luftës për të mos thënë kanë qenë të mitur ata kanë qenë në moshë shumë të re.
Kosova Lindore nën protektorat ndërkombëtar!
“Bota sot”: Z.Halimi, kohëve të fundit doli në shesh ideja e ndërrimit të territoreve, madje kjo teme arriti edhe deri në atë pikë sa u tha se stabiliteti I Ballkanit mund të arrihej vetëm pas ndërrimit të territoreve të Mitrovicë me Kosovën Lindore. Si e komentoni ju këtë çështje?
R.Halimi: Sigurisht që idetë për këmbimin e territoreve nuk janë reale dhe nuk i ndihmojnë në radhë të pare stabilitetit të Kosovës por edhe tërë Ballkanit. Me Platformën politike të vitit 2006 subjektet politike shqiptare të Kosovës Lindore janë orientuar që të drejtat individuale dhe kolektive t’i realizojnë në kuadër të institucioneve të Republikës së Serbisë. Por ne natyrisht se do të insistojmë që të drejtat që me pakon e Ahtisarit, të cilat janë paraprarë për serbët në Kosovë, t’i realizojmë edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore në kuadër të Serbisë. Ne jemi të orientuar që në kuadër të rajonalizimit të krijojmë rajonin për Preshevë-Bujanoc-Medvegjë, dhe kështu më me lehtësi t’i përfitojmë të drejtat tona dhe të krijojmë kushtet si ato ekonomike ashtu edhe ato sociale.
“Bota sot”: Ditëve të fundit mediat vendore dhe ndërkombëtare kanë shkruar se Kosova Lindore mund të përdoret si “kartë” për një konflikt të ri, për të mos thënë për një luftë të re në rajon. Ju si deputet i partisë më të madhe shqiptare, pritni ndonjë eskalim të situatës apo mundësisë së daljes jashtë kontrollit të situatës?
R.Halimi: Në situatën kur në vend të realizimit të programit qeveritar të vitit 2001 të përkrahur nga Bashkësia Ndërkombëtare, Qeveria aktuale serbe po orientohet gjithnjë e më tepër në strategji militare dhe në ngushtim të hapësirës jetësore për shqiptarët etnik, ky rajon sigurisht që nuk do të jetë stabil. Vetëm protektorati ndërkombëtar mund ta shpëtojë Kosovën Lindore nga kjo politike diskriminuese e regjimit të Beogradit. Prandaj, është e domosdoshme që OSBE, BE dhe SHBA që janë tërë kohën të angazhuar për zgjidhjen e problemeve të ndjeshme në këtë rajon, më drejtpërdrejtë të ushtrojnë ndikimin e tyre dhe të detyrojnë qeverinë serbe t’i plotësojë obligimet ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të respektojnë vendimin për amnisti për ish pjesëtarët e UÇPMB-së dhe të ndërpriten maltretimet që u ushtruan nga xhandarmeria serbe me rastin e arrestimeve të dhunshme që ndodhën më 26 dhjetor 2008. Gjithashtu është e domosdoshme që popullatës shqiptare në vend të kësaj dhune shtetërore t’i ofrohet siguri dhe qetësi. Në këtë drejtim është e domosdoshme të ndërpriten incidentet e rënda në të cilat në shumicën e rasteve viktima janë shqiptarët, siç ishte edhe vrasja e pronarit të pompës së benzinës, aktivistit dhe këshilltarit të Kuvendit komunal Isuf Azizi. Është e domosdoshme që kjo vrasje e rëndë sikur edhe shumë vrasje dhe kidnapime të shqiptarëve nga viti 1999 të zbardhen dhe kriminelët të marrin dënimet e merituara.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi