BEHAR GJOKA - DEBATI PËR DEBAT I REXHEP QOSES
Faqja 1 e 1

Në datat 3-4, si dhe përmbledhtas më 6 shtator 2009, “Gazeta shqiptare”, përcolli “goditjen” e akademik Rexhep Qoses, në përgjigje të kundërshtisë ndaj disa pjesëve të ligjëratës, mbajtur në seminarin e albanologjisë në Prishtinë. Ajo çfarë paraqet gazeta si goditje e shkrimtarëve të Shqipërisë, më tepër është një debat për debat, që duket si e stisur dhe e tufëzuar (nga gazeta apo nga akademiku, nuk merret vesh), kur secili nga replikuesit, njëri prej të cilëve jam edhe unë. Kemi të bëjmë me një situatë të pastër të një debati për debat, sidomos për këto rrethana:
A - Gazeta “Ekspres” dhe “Gazeta shqiptare”, në ditë të ndryshme, prezanton një koment, shoqëruar edhe me fragmente nga ligjërata, me nënvizimin se “letërsia shqipe nuk ka vlera evropiane”, bërë nga Qosja, çka nxiti idenë dhe mendimin reagues. Tashmë, duket qartë se jemi në një lajm të bujshëm mediatik, që e ka zanafillën tek shprehjet e Qoses, sepse pjesë të ligjëratës së tij janë përcjellë në të dyja gazetat.
B – Disa ide të ligjëratës gojore të Qoses, të cituara, besoj në ligjëratë të drejtë, u bënë shtysa e parë, për të shprehur mendimin personal, secili në liri të plotë, dhe jo të kooperuar, kurrsesi jo si pozicionimi “Tirana kundër Qoses”, sepse jemi në situatën e mendimit ndryshe.
C – Nëse komentet e gazetës janë fiktive, çka nuk do shumë mend, si i bëhet ligjëratave të Qoses, të vëna midis thonjëzash, të cilat e bartin logjikën e ligjëratës. Pikërisht, mungesa e logjikës së gazetave, për shkak të komenteve dhe citimeve, të cilat të shpien tek ligjërata e referuar, shpërndërrohet tanimë nga vetë Qosja, në një alogjikë në fuqi të tretë, për të vijuar debatin.
Mendimi ndryshe nuk është gabim
Shoqëria ku kemi hyrë, e sidomos Evropa, të cilës i referohemi shpesh, rastin e debateve për ide dhe mendime e përcakton qartësisht si situatë të mendimit ndryshe. Me sa duket, ne shqiptarët e të gjitha anëve vërtet e kemi vendosur pluralizmin politik, me jo pak mund dhe sakrifica, me jo pak kompromise dhe tjetërsime, por siç duken shenjat, jemi larg së institucionalizuari mendimin ndryshe. Tentativa për të parë mendimin ndryshe, si një gabim, të ndreqshëm ose të pandreqshëm, si armiqësor dhe jodashamirës, buron edhe prej konceptit për intelektualin dhe pozicionin e fituar në opinion. Për mua intelektuali është njeriu i mendjes, e jo një tip intelektuali, i pranishëm në mjediset shqiptare, në të dyja anët e kufirit, i zyrtarshëm dhe i partiakshëm, i pushtetshëm ose i rënë nga vafti, që ulëret me fanfara dhe tramundanë, se po lodhet për të ndryshuar dhe përmbysur botën. Përkundrazi, në dëshirën për t’u marrë me letraren, intelektuali që e ka lidhur jetën me punët e mendjes, është thjesht pasioni për t’u shprehur rreth botës, natyrisht për të dhënë një vështrim personal, sidomos për praninë e letrares në letrat shqipe, edhe në përqasje me letraren e përbotshme.
Personalizim i debatit
Në bindjen time, ajo çfarë themi dhe shkruajmë, thjesht është një mendim, i argumentuar ose i paargumentuar, një tezë apo hipotezë, një ide që zgjidh ose që e ndërlikon situatën edhe ca më shumë, një sugjerim për të parë dhe pranuar të gjitha rruginat që të shpien tek dekodimi dhe vlerësimi i letrares, dhe jo për të thënë mendimin e fundmë dhe absolut. Kundërthëniet, emocionale dhe të personalizuara, evidentojnë si alternativë të verifikimit letrar, zemëratën dhe inferioritetin, pra vetëparagjykimin e letrares, që në fakt shënon një aspekt tjetër të kundrimit provincial të letërsisë dhe kulturës shqipe. Anatemimi, biografik dhe rajonal, siç shpërfaqet në replikë, është vijim i mendësisë së leximit të letërsisë si shenjë e tillë. Letrarja, një term më i gjerë se sa letërsia, sipas sugjerimit të Jakobsonit, pra pjesa e vlertë e letërsisë, gjithëkohore dhe gjithëhapësinore, nuk varet shumë as nga paralelet e as nga meridianët gjeografikë, porse para së gjithash është e vjerrun në ligjësitë e letrares, si dhe nga shija e leximit, për të cilin bën fjalë Tomas Elioti, aty nga fillimi i shekullit të kaluar.
Tipikja dhe atipikja në letërsinë shqipe
Qosja këmbëngul se letërsia shqipe është atipike, pra e përshpejtuar. Kjo tezë, e pikëvështurar në aspektin teorik dhe praktik, për letërsinë shqipe, më tepër se ujdinë (dakordësinë) e faktorëve të interesuar, sa i përket të qenit tipike dhe atipike, në krye të herës ka të bëjë me rezultatin, sa vlera të njëmendta përcjellë. Kemi një situatë tipike, gjithnjë sipas njohjes dhe studimit të letërsisë së hershme shqipe (sipas akademikëve, letërsi e vjetër), e cila përkon me shumicën e zhvillimit të letërsisë së vendeve të lindjes dhe të gadishullit tonë, që buron prej rrethanave të krijuara nga Kundërreformacioni i Papatit, me librat e Buzukut, Matrangës, Budit, Bardhit dhe Bogdanit, të cilat nuk janë thjesht dhe vetëm një fakt gjuhësor dhe historik, por vlera letrare e nis udhën qysh me “Mesharin” dhe veçanërisht me poezinë dhe prozën e Budit dhe Bogdanit. Kjo periudhë, tipike dhe e njëkohshme me një mori gjuhësh të Evropës Lindore dhe të gadishullit tonë, nga Qosja jo vetëm nuk është përcaktuar si e tillë, por i mohohet literaliteti, ose siç edhe ka ngjarë edhe me vetë akademikun, që herë i ka kërkuar socialitetin dhe herë i ka mohuar atdhetaren, e cila vuloset qartësisht me shkrimin e letërsisë në gjuhën shqipe. Qenësia e tyre, si tipike apo atipike, ka të bëjë me verifikimin dhe optikat shqyrtimore dhe jo me praninë letrare. Nëse, siç është vënë re nga historiografia, për disa shekuj, atipikja e letërsisë shqipe ishte e ndërvarur nga rrethana, përtej gjuhësore dhe përtej letrare, të natyrës së sundimit osman ose edhe të synimeve fqinjore, në jug dhe në veri të trevave shqiptare, për të tjetërsuar trojet dhe qenie shqiptare. Në shekullin e njëzetë kemi edhe faktologjinë e ligjërimit letrar, koherente me ligjërimin e përbotshëm, përkatësisht me Koliqin, Konicën dhe Kutelin në prozë, po kaq me Asllanin, Fishtën, Poradecin, Migjenin dhe Mekulin, në poezi, të cilët çelën hullinë e ligjërimit modern të letrave shqipe. Po ashtu, realizmi socialist, që ka zanafillën qysh me introduktat (hyrjet) e Nolit, së paku siç e sugjeron Arshi Pipa, hyn në radhën e ligjërimit tipik, por edhe më nuanca atipike, pra afërsisht të njëkohshme me tekstet e Gorkit, Majakovskit, Barbysit, Rolanit, Brehtit, Ricos, Nerudës etj., pra si model letrar, që tejkaloi caqet e hapësirës së rendit socialist. Atëherë, tipikja apo atipikja janë shenja të verifikimit letrar, i cili në shumicën e vetë është edhe më atipik se sa ligjërimi i letrares, të cilat ndërrohen tekembramja nga prania dhe mosprania e vlerave letrare.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: BEHAR GJOKA - DEBATI PËR DEBAT I REXHEP QOSES
A ka vlera evropiane letërsia shqipe?
Thelbi i pyetjes dhe përgjigja kategorike mohuese e vë në zgrip, gjithnjë si optikë shqyrtimore, interpretimin letrar. Besoj, përgjigja pohuese dhe mohuese, pa sjell argumente në ilustrim të idesë, nuk e përndrit tezën e debatueshme të akademik Rexhep Qoses. Puna bëhet edhe më e vështirë, sepse do të duhej prekur i gjithë pentagrami i ligjërimit në gjuhën shqipe, në rrafshet gjithëkohore dhe gjithëhapësinore. Qenia e trojeve shqiptare, pra edhe të kulturës dhe letërsisë shqipe, në udhëkryqin e Lindjes dhe Perëndimit, bën që letërsia shqipe të jetë ushqyer në të dyja arteriet. Çdo përpjekje, për të eksperimentuar me këtë çështje, pra po të rrekeshim që ta dëlirnim letërsinë shqipe prej elementeve lindore, po ashtu edhe prej elementeve perëndimore, do të realizonim një fantazmë të frikshme, që nuk ka të bëjë aspak me letërsinë shqipe. Bazuar në njohjen e periudhave, teksteve dhe vlerave të pranishme letrare, bashkëlidhja dhe ngjizja e dyfishtë, lindore dhe perëndimore, madje në situatë organike dhe sintetike, shoqërohet edhe më një anim dhe kahje nga tiparet evropiane të letërsisë shqipe. Po flasim për tiparet dhe natyrën e tyre, të cilat i prekim në disa shenja thelbësore:
- Alfabeti i gjuhës shqipe, që zë fill me praninë e shumicës së gërmave latine, qysh me Buzukun dhe Budin, që mbërrin njësimin e vetë përfundimtar, si alfabet me gërma latine, në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
- Shkrimi i veprave historiografike të Biçikemit, Barletit etj., në gjuhën latine, pra si një urë komunikimi me gjuhën e kulturës së Evropës.
- Shkrimi i librave në gjuhën shqipe nga Buzuku, Matranga, Budi, Bardhi dhe Bogdani, si gjurmë dhe pjesë e Kundërreformacionit, pra e përlindjes fetare dhe atdhetare, të cilët një pjesë të librave i shkruan në latinisht dhe italisht.
- Edhe periudha e Rilindjes Kombëtare, me De Radën dhe Naim Frashërin, rrënjët e veta i ka tek iluminizmi dhe romantizmi evropian.
Thelbi i çështjes, sipas reagimit të bërë nga Qosja, ka të bëjë me nivelin dhe mospraninë e gjenive. A ka një Dante, Shekspir, Servantes apo Gëte letërsia shqipe? Kuptohet dhe nuk ka gjasa që ta ketë, sepse në këto çaste as letërsia italiane nuk e ka një Dante, letërsia angleze një Shekspir e me radhë dhe nuk ka se si t’i ketë, sepse rrezatimi i rrathëve të ndikimit të këtyre mjeshtrave të ligjërimit letrar vijon edhe sot, po kaq edhe në letrat shqipe, por kjo nuk pengon për të parë rrezatime të tilla në tekste të veçanta. Evropa letrare ka gjezdisur nga Athina në Romë, nga Londra në Spanjë, nga Parisi në Vajmar, nga Moska në Amerikë, atdheu i letërsisë së kësaj kohe, sidomos me veprën e Borgesit, Markesit etj. Vlerësimet e vazhdueshme të albanologëve, e qindra hulumtuesve, me studime të thelluara në gjuhë dhe letërsi, janë dëshmi e vlerave evropiane të letërsisë shqipe, se po të ishin ndryshe, së paku moria e albanologëve të huaj, nuk do ta bjerrin kohën në kërkim të mungesës së vlerave. Pjesë e vlerave evropiane është arti gojor, sidomos cikli i kreshnikëve, por edhe literatura e kultivuar, që zë fill me Buzukun, De Radën, N. Frashërin, Fishtën, Konicën, Migjenin, Kutelin, Koliqin, Nolin, Seremben, Skiroin, Pipën, Camajn, Kadarenë, Agollin, Qosen, Trebeshinën, Pashkun, Shkrelin etj. Mohimi i çdo pranie të vlerave letrare evropiane, sjell edhe një kriter “letrar” jo fort bindës, se i përket shenjave letrare, pra leximi rajonal, evropian dhe ballkanik. Shtimi i një kriteri, të vlerave evropiane, pa dyshim si një përqasje e kontinentit të përbashkët, ku jetojmë prej shekujsh edhe ne shqiptarët, do të çonte punën që letërsia të kundrohej dhe shqyrtohej edhe në kritere të leximit fetar, katolik apo mysliman, ortodoks ose bektashi, po kaq edhe krahinor, veriak dhe fushor, kodrinor apo liqenor, provincial apo si fanar ndriçues i botës, çka në fakt është hedhur si tezë më herët nga Eqrem Çabej, por prania e këtyre kritereve jashtëletrare do të pamundësonte leximin dhe shijimin e letrares. Për këtë çështje, të debatueshme dhe që kërkon trajtime, vlen një sugjerim i Niçes, teksa shprehet: “Nuk është e lehtë të shartosh një mit të huaj (apo artin) me tëndin, pa dëmtuar bimën amë” tek libri “Lindja e tragjedisë”. Qëndrimi ndaj Martin Camajt, krijuesit të pranishëm në qiellin letrar evropian, por jo të prekshëm në qiellin e letrave shqipe, siç e meriton, poetit, prozatorit, dramaturgut dhe shkencëtarit të gjuhës dhe letërsisë, që e lëvroi gegërishten dhe solli jo pak shenja të arbërishtes, në kushtet e ndalimit, të cilit sapo i përmendet emri, në Prishtinë dhe në Tiranë, shkrimtarët dhe studiuesit ngrysen dhe rrudhen, madje më ligsht ende, prej sojit të tyre, lëshohen hipoteza se na qenka një “emigrant ekonomik“ ose se e ka lënë Shqipërinë për “teka djaloshare“. Jemi thjesht në një problem brenda gjuhës dhe letërsisë shqipe, ndaj të cilit nuk mundet të fshihemi për gjithë jetën prapa fasadës së një kongresi, brenda dhe jashtëgjuhësor, që në fakt kodifikoi gjuhën zyrtare dhe jo gjuhën e letërsisë.
Hapja dhe mbyllja e debatit Qosja - Kadare
Disa herë prej vitit 2006, i risjellë në qendër të vëmendjes më shkak dhe pa shkak, nuk ka prurje të re, por vetëm sa rreshton debatuesit në një situatë, që më së shumti rrëshqet në personalizim të thekur, në fyerje e shpifje të pafundme, e tipit të fletërrufeve të veterinerëve, që s’kanë asnjë lidhje me letraren. Zanafilla e debatit Qose - Kadare lidhet me çështjen e identitetit të shqiptarëve, pra një çështje mjaft e gjerë, që si realitet i jetuar e ka marrë përgjigjen. Ne jemi shqiptarët e tri besimeve dhe me tolerancë të admirueshme, se përpara se të vijnë osmanët kemi qenë kristian, por se e ndërruam besimin në kohën e osmanëve për të shpëtuar prej skizmës, në veri dhe në jug, por hallka e identitetit, padyshim që ka edhe kontributin e historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, antropologjisë dhe më e thjeshta nuk është një problem mirëfilli letrar. Në momentet e tjera, kinse po e zgjerojmë debatin Qosja - Kadare ka rrëshqitur në një lum akuzash të ndërsjella, politike dhe personale, që më tepër nuk kanë të bëjnë me letërsinë. Kur vjen puna e letrares, debati vjen në situatën e leximit etik dhe estetik të letrares, çështje të cilës autori i këtyre radhëve ia ka dhënë përgjigjen në një libër të titulluar “Sistemi letrar piramidal“, i përfunduar qysh në vitet 2000, por që nuk e pa dritën e botimit në Shqipëri, për arsye financiare dhe jofinanciare dhe u botua në Prishtinë në vitin 2007. Si rimarrje e asaj ideje, leximi etik, pra biografik, me të gjitha rrjedhojat e leximit përmbajtjesor dhe të ideve, leximit patriotik dhe antipatriotik, leximit sociologjik dhe të estetikës së brendisë, vijon pengimin e leximit të tekstit, të strukturës dhe formësimit letrar, pra leximi estetik, e jo thjesht si lexim ndryshe, por një lexim real dhe prekje e vatrave të pranisë së letrares. Përpara disa kohësh, Qosja u shpreh për nevojën e një rileximi dhe rivlerësimi të arealit letrar të soc-realizmit, pra edhe të Kadaresë, një ide që na shpie tek verifikimin letrar, për të qëmtuar vlerat dhe jo verifikimin e mungesave letrare. Verifikimi letrar, për asnjë arsye dhe rrethanë, nuk humbet udhën në mungesën letrare, por qëmton dhe përndrit historinë e vlerave letrare. Krijimtaria e Kadaresë, sidomos romanet e tij, të cilat dikur u panë si dëshmi e një gjenerali të prozës romanore nga vetë Qosja, e tani ka ndërruar mendim, nga studiues të ndryshëm, tekstet në prozë, kundrohen ndryshe nga Qosja jo thjesht se janë përkthyer në gjuhët e botës, jo se është autori më i njohur dhe më i lexuar i letrave shqipe, qoftë edhe prej rrethanave të krijuara qysh në diktaturë, që i dha famën, jo vetëm prej faktit të marrjes së disa çmimeve nga Evropa. Pra, teksa është lexuar si tekst letrar, në atë kohë dhe në këtë kohë, kundrohet ndryshe nga nihilizmi i tanishëm i Rexhep Qoses. Po sjell në vëmendje sugjerimin e Ibrahim Rugovës, tek libri ”Refuzimi estetik”, ndërsa shprehet: “Ata që shkruajnë për sundimtarët e pushtetit, mbeten shkrimtarë të oborrit, si faktografi dhe jo si letërsi, e shkrimtarët që janë shkrimtarë, ata edhe në oborr bëhen shkrimtarë”, si një sugjerim i vlertë, tashmë për të qëmtuar vlerat dhe jo mungesën e tyre, sepse të fjetur e gjejmë edhe Shekspirin në disa tekste dhe emri i tij lidhet me kryeveprat e jo me përgjumjen.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi