Kush hesht ‘për të hapur çështje’?
Faqja 1 e 1
Kush hesht ‘për të hapur çështje’?
Kush hesht ‘për të hapur çështje’?
Editoriali
Gjithnjë e më shumë që po mundohen ta nxjerrin Kosovën si “çështje (ende) e hapur”, sidomos Serbia dhe UNMIK-u. Por këto dy “instanca” e kanë dikë prapa, që i mbështet qëndrimet e tyre, qoftë nëse e quajmë edhe “bashkësi ndërkombëtare”, ose Këshill i Sigurimit, ose Bruksel. Shpallet “çështja e hapur” në formatin e konferencave të rastit për media, pas “takimeve” në të cilat “është biseduar”, por çka dhe si, ata e dinë vetë. Komunikatën nuk e përcjell analiza që do të dëshmonte se nuk ka më “çështje të hapura” madje le të jenë ato edhe “teknike”, si u thonë. Media në Kosovë këto përpjekje “për të hapur çështje” i “shënon” gjithnjë në formë raporti, nganjëherë edhe duke i komentuar, brenda fjalëve të censuruara të mediatorit, por në raste të rralla, shumë të rralla, komenti përcillet edhe me analizë, por kjo ndodh shumë rrallë. Kështu mediat sikur i eskivojnë “përgjegjësive” ndaj veprimeve të “mira” ose “të këqija” të bashkëbiseduesve (Beograd-UNMIK), thuajse janë organizma zyrtarë dhe marrin përgjegjësi zyrtare nëse i analizojnë anakronitë e UNMIK-ut, lere që të gjitha sa janë, mediat, proklamojnë pavarësinë e tyre. I pavarur pra duhet të ishte edhe qëndrimi i tyre që hë për hë është vetëm format “komunikate” e stërholluar, por jo qëndrim-përfundim i pavarur. Mbesin të komunikojnë atë që ka thënë spikeri në media-konferencë, ose edhe “faktori” eminent, sillen rreth atyre të dhënave dhe të thënave, duke kujtuar se komunikata e gjerë mbi to, mund ta shtyjë opinionin të nxjerrë përfundime mbi “lojërat” politike, mbi humbësin ose fitimtarin në ato lojëra, pa e nxjerrë me analizë rezultatin e saktë. Sot në Kosovë janë hapur çështje, të cilat kanë qëndruar të mbyllura “ad acta” dhjetë vjet, por ato vetëm “hapen” në komunikatë, si ndodhje, mbase edhe si lajm i thjeshtë, e pastaj lihen në harresë. Riaktivizimi i tyre nuk bëhet, pra, nga opinioni medial, por bëhet përsëri sa herë del “lajmi” për to, në perioda kohësh që zakonisht nuk janë më të shkurtra sesa një muaj. Kjo të bën të duket atmosfera e Kosovës pa “ngjarje të mëdha” politike, jepen lajmet “bombastike”, por nuk shpërthejnë debate spektrash gjithëpërfshirës publicistikë. Mbase shënohet me ndonjë “emision” kontaktues, ose me një artikull (komunikatë) shtypi. Pra komunikohen problemet, e pastaj ato mbesin të qëndrojnë statike në status kuonë e tyre, dhe mbulohen “veprimet e problemeve” me heshtjen e cila duhet të shitet si stabilitet i reklamuar edhe në qarqet më të larta botërore. Vallë a është e mundur që opinioni shqiptar të jetë kaq i dezinformuar, saqë kur dëgjon opinione qytetare të të duket se “folësit” nuk e kanë të qartë fare se çka po ndodh rreth tyre, pos që thonë se “do të bëhet mirë”. Kjo “do të bëhet mirë” në të ardhmen është pasojë e deklaratave gjithmonë optimiste të pikërisht bashkësisë ndërkombëtare, e cila edhe është skenariste e gjithë kësaj situate, është fabrikë me makina të sofistikuara që prodhojnë optimizëm joreal...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi