Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuqi: Të dëshmojmë pjekuri qytetare dhe shtetërore

Shko poshtë

Kuqi: Të dëshmojmë pjekuri qytetare dhe shtetërore Empty Kuqi: Të dëshmojmë pjekuri qytetare dhe shtetërore

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 8:56 pm

Kuqi: Të dëshmojmë pjekuri qytetare dhe shtetërore

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi thekson se në rast të nënshkrimit të protokollit nuk duhet bërë veprime që dëmtojnë imazhin e Kosovës.


Kuqi: Të dëshmojmë pjekuri qytetare dhe shtetërore KUQI
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi


Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi ka ftuar të gjithë qytetarët dhe lëvizjen “Vetëvendosje” të mos bëjnë veprime që dëmtojnë imazhin e Kosovës, edhe nëse nënshkruhet protokolli ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë. Pas një takimi me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, Kuçi theksoi se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për bashkëpunim rajonal, por vetëm nëse trajtohet si shtet i pavarur dhe sovran.
Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kritikuan qeverinë për mos-transparencë sa i përket çështjes së protokollit për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë.
Kryetarja e këtij komisioni, Zylfije Hundozi, tha se deputetët është dashur të informohen me kohë për përmbajtjen e protokollit.
Megjithatë ky komision ka mbështetur qeverinë në kundërshtimin për nënshkrimin e protokollit nga ana e EULEX-it:
“Ne e përkrahim qeverinë në gjitha këto qëndrime që të ruhet sovraniteti i Qeverisë së Kosovës, por njëherit të ruhet edhe bashkëpunimi me institucionet evropiane, gjegjësisht EULEX-in pasi gjitha institucionet e Kosovës e kanë qëllimin përfundimtarë integrimin në BE”, ka thënë Zylfije Hundozi.
Pasi njoftoi anëtarët e Komisionit për kundërshtimin që institucionet po i bëjnë nënshkrimit të protokollit, zëvendëskryeministri Kuçi ftoi qytetarët, e në veçanti Lëvizjen “Vetëvendosje”, që në rast të nënshkrimit të protokollit EULEX - Serbi të mos bëjnë veprime të cilat dëmtojnë imazhin e Kosovës.
“Unë i ftoj gjithë qytetarët dhe pjesëtarët e Lëvizjes “Vetëvendosje” që të respektojnë rendin dhe ligjin në Kosovë dhe të mendojnë gjithmonë për perspektivën e vendit. Dhe, kësaj radhë të mos e qesim veten në pozitën e atyre që kundërshtojnë dike, që është ndërkombëtare. Ne kemi qëndrim që kundërshton raportin në dilema me Serbinë. Jam i bindur se rendi do të ruhet dhe vetëdija qytetare dhe e “Vetëvendosjes” është të mos prishet imazhi. I ftoj të jenë të vëmendshëm, jo në veprime emocionale dhe të mbështjellura me ndjenjën nacionale. Të shohim, jo vetëm veprimet afatshkurtra por edhe ato afatgjata”, ka theksuar zv/kryeministri Kuçi.
Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kërkuan që në ndonjërën prej seancave të ardhshme të Kuvendit të diskutohet çështja e protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë.
Në mbledhjen e këtij komisioni, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi raportoi edhe për planin e ri të veprimit për Partneritet evropian.
Komisioni pati vërejtje për vëllimin e këtij plani pasi në të parashihen 598 veprime për të cilat anëtarët e komisionit thanë se institucionet nuk kanë kapacitete zbatuese.
Zv/kryeministri Kuçi theksoi se plani parasheh periudhën deri në vitin 2011 prandaj përgjegjësitë që dalin nga plani e kanë afatin e zbatimit.
”Kosova po përparon prandaj raporti i fizibilitetit me BE-në do të jetë pozitiv”, theksoi Kuçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi